AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme nga rajoni dhe bota

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
webmaster
ViP
webmaster


Male
Numri i postimeve : 802
Age : 39
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga rajoni dhe bota Empty
MesazhTitulli: Lajme nga rajoni dhe bota   Lajme nga rajoni dhe bota Icon_minitimeSat Sep 01, 2007 2:20 am

Lajme nga rajoni dhe bota Harta
23.08.2007

PRISHTINĖ
Fillon sot vizitėn disa ditore nė Kosovė i dėrguari i Bashkimit Evropian nė treshen ndėrmjetėsuese pėr statusin, ambasadori Volfgang Ischinger.
Ischinger pritet tė takohet me drejtuesit mė tė lartė vendorė e ndėrkombėtarė nė Prishtinė.Njė ditė para vizitės pėr mediat britanike Ischinger ka deklaruar se ndarja e Kosovės nuk mbėshtetet nga Bashkimi Evropian.Ndėrkaq zyrtarė evropianė kanė deklaruar se treshja nuk do propozojė zgjidhje, por do kėrkojė nga palėt tė mendojnė dhe tė dalin jashtė kornizave tė tyre nė mėnyrė qė tė gjejnė njė kompromis.

MOSKĖ
Rusia pranoi sot se arritja e kompromisit midis shqiptarėve dhe serbėve nė rundin e ri tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės ėshtė “pabesueshmėrisht e vėshtirė”. Komentet janė bėrė nga i dėrguari rus nė bisedime Aleksander Harchenko. Rusia kundėrshton vėnien e afateve kohore pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, ka shtuar Harchenko. “Nuk duhet vėnė kornizė tė fortė kohore. Sekretari i pėrgjitshėm i OKB-sė e ka pėrcaktuar afatin e dorėzimit tė raportit tė treshės, e jo tė negociatave” tha diplomati rus.

VJENĖ
Ministri austriak i mbrojtjes Norbert Darabosh e ka quajtur fatale idenė e ndarjes sė Kosovės. Nė njė intervistė pėr Die Presse ai thotė se Austria vazhdon tė besojė nė njė zgjidhje nė Kombet e Bashkuara sa i pėrket cėshtjes sė Kosovės.
Darabos ishte kritik pėr faktin se Serbia nuk ishte pėrfshirė mjaftueshėm nė negociata.

PRAGĖ
Lideri i levizjes “Vetėvendosje” Albin Kurti ka deklaruar pėr gazetėn amerikane “Uashington Post” se shqiptarėt e Kosovės “duhet tė fokusohen nė pavarėsi”.
“Gjėja mė e keqe qė ne mund ta bėjmė tash ėshtė t’i sulmojmė serbėt” tha Albin Kurti dhe shtoi se “kjo vetėm do ti radikalizonte enklavat e tyre dhe do ti shkatėrronte marrėdhėniet tona me ata”.

BAGDAD
Raportet nga Iraku thonė se tė paktėn 55 persona janė vrarė sot nė sulme tė ndara nė jug dhe veri tė vendit. Ushtria e Shteteve tė Bashkuara njoftoi se njė ushtarė amerikanė dhe katėr irakianė janė vrarė gjatė 24 orėve tė fundit nė Bagdad.

UASHINGTON
Drejtuesit e Partisė Demokratike amerikane kanė kritikuar presidentin Bush pėr qėndrimet e tij lidhur me Irakun dhe krahasimin me Vietnamin nėse trupat amerikane largohen nga Iraku. Cdo tėrheqje e forcave amerikane nga Iraku do forcojė terroristėt dhe do sjellė vuajtje tė civilėve ashtu sic ndodhi nė Vietnam pas largimit tė forcave amerikane, tha Bush duke folur para veteranėve nė Kansas.
Senatori Harry Reid tha se strategjia e Bushit ka dėshtuar nė ofrimin e njė zgjidhje tė nevojshme politike pėr stabilitetin e Irakut”.
Edhe senatori John Kerry kėrkoi nga presidenti Bush tė ndryshonte politikėn nė Irak.

NJU JORK
Gjeorgjia dhe Rusia kanė vazhduar me akuza tė ndėrsjellta pas deklaratave tė Tbilisit se aeroplanė rusė kanė shkelur hapėsirėn ajrore tė Gjeorgjisė dy herė gjatė kėtij muaji.
Ambasadori i Gjeorgjisė nė Kombet e Bashkuara ka akuzuar Moskėn se po pėrdor fuqinė ushtarake ajrore pėr tė destabilizuar njė shtet demokratik. Rusia i ka hedhur poshtė akuzat.
Marrėdhėniet mes Rusisė dhe Gjeorgjisė kanė njohur vėshtirėsi qė kur nė Gjeorgji ndodhi revolucioni i purpurtė, qė largoi nga pushteti strukturat pro ruse.

LONDĖR
Kryeministri britanik Gordon Broėn diskutoi me homologen e tij gjermane Angela Merkel zhvillimet nė Afganistan dhe kontributin e tė dyja vendeve. Takimi u zhvillua derisa nė Britani ėshtė kritikuar qėndrimi gjerman, pėr mospėrfshirje aktive nė veprimet ushtrake tė trupave qė veprojnė nė kuadėr tė misionit tė NATO-s atje.

PRISHTINĖ
Aktori i njohur dhe profesori Faruk Begolli ka vdekur dhe ėshtė varrosur sot nė Prishtinė nė moshėn 63 vjeqare nga njė sėmundje e gjatė dhe e rėndė. Begolli ka lindur nė Pejė ndėrkaq akademinė e teatrit e ka kryer nė vitin 1966 nė Beograd. Vitet e fundit ka punuar si profesor nė fakultetin e arteve nė Prishtinė. Faruk Begolli ka luajtur nė mėse 70 filma dhe seriale televizive dhe konsiderohet si njėri ndėr artistėt mė tė njohur nė Kosovė dhe mė gjėrė.
++++++++++++++++++++++++++++++++

PRAGĖ/BRATISLLAVĖ 26.05.2007
Nė Bėrno tė Ēekisė sot ka pėrfunduar samiti i presidentėve tė vendeve tė Evropės Juglindore, nė tė cilin u diskutua pėr statusin e Kosovės dhe pėr integrimet nė bashkimin Evropian. Raportohet se mbizotėroi bindja se statusi i Kosovės duhet tė zgjidhet ekskluzivisht nėpėrmjet tė rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
Sipas medive nė Bratisllavė, presidenti, Ivan Gashparoviq ka thėnė se Sllovakia “nė asnjė mėnyrė nuk do ta kundėrshtoj vendimin kolektiv tė Kėshillit tė Sigurimit pėr Kosovėn”. Dje, ditėn e parė tė samitit, i cili ėshtė i mbyllur pėr media, presidenti i Ēekisė, Vacllav Kllaus tha se “Ēekia i mbėshtet negociatat e bėra nga Kombet e Bashkuara pėr statusin e Kosovės” dhe shtoi se “ėshtė e domosdoshme qė tė gjindet zgjidhje qė do tė pranohej nga popullata lokale”. KIEV
Mė se 2 mijė trupa tė Ministrisė sė brendshme tė Ukainės, lojale ndaj presidentit Viktor Yushchenko, janė dėrguar nė Kijev, ku presidenti Yushchenko dhe rivali i tij, kryeminsitri Viktor Janukovych po zhvillojnė bisedime krize. Ministri i brendshėm, Vasyl Tsushko tha sot se vendimi pėr vendosjen e traupave ishte marrė pa miratimin e tij:
- Nėse komanda e trupave tė Ministrisė sė brendshme e ka marrė pėrgjegjėsinė dhe i ka lėvizur trupat atėherė ajo do tė jetė pėrgjegjėse. Dėshiroj ta pėrsėrisė edhe njėherė se nuk ka vendime nga unė.
Zartari i lartė i Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare tė Ukrainės, Ivan Plyushch, njėherėsh aleat i presidentit Yushchenko, ka thėnė se presidenti i ka dėrguar trupat pėr ta ruajtur Zyrėn e prokurorit tė pėrgjithshėm dhe atė tė Gjyqit Kushtetues, qė janė institucionet kryesore nga tė cilat varet zgjidhja e krizės politike. Kjo krizė u pėrshkallzua tė premten kur presidenti Yushchenko urdhėroi qė trupat e Mnistrisė sė brendshme tė vendosen nėn komandėn e tij. Bashkimi Evropian, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanė shprehur shqetėsim pėr mundėsinė e pėrdorimit tė forcės nė kėtė krizė. UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush ka nėnshkruar legjislacionin me tė cilin parashihen fonde nė shumė prej 100 miliardė dollarėsh pėr luftėrat nė Irak dhe nė Afganistan deri nė fund tė muajit shtator. Ky legjislacion ishte miratuar nė Dhomėn Pėrfaqėsuese dhe nė Senat, pasi shumica demokrate, qė e kundėrshton luftėn, u tėrhoqė nga pėrpjekja qė nė legjislacion tė pėrfshihet edhe afati pėr tėrheqjen e ushtarėve tė Shteteve tė Bashkuara nga Iraku.BAGDAD
Ushtria amerikane ka njoftuar se dy pjesėtarė tė saj janė vrarė dje nė Irak. Njėri ėshtė vrarė nė provincėn Diyala, ndėrsa tjetri nė njė lagje tė Bagdadit. Agjencitė e lajmeve raportojnė se prej invadimit tė Irakut, nė mars tė vitit 2003, e deri tash janė vrarė 3440 ushtarė amerikanė.BEJRUT


Aeroplanat transportues me ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe nga aleatėt arabė kanė arritur nė Bejrut tė Libanit. Me kėtė synohet tė ndihmohen forcat libaneze nė luftėn e tyre kundėr militantėve islamikė nė njė kamp tė refugjatėve palestinezė nė veri tė Libanit. Nė njė zhvillim tjetėr nga Libani, lideri i grupit militant shiit Hizballah, Sheikh Hassan Nasrallah ka ftuar pėr negociata pėr zgjidhjen e krizės, duke thėnė se Libani po tėrhiqet brenda luftės sė udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara kundėr militantėve tė inspiruar nga Al-Qaeda. SARAJEVĖ
Ish ushtari serb i Bosnjės, Radovan Stankoviq i dėnuar pėr dhunim tė grave tė zėna myslimane gjatė luftės nė Bosnjė, ka ikur nga burgu. Ai nė nėntor tė vitit tė kaluar ishte dėnuar me 16 vjet burgim pėr krime tė luftės gjatė luftės nė Bosnjė. Policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė tij dhe i ka bllokuar rrugėt nė qytetin e Foēa, ku Radovan Stankoviq po vuante dėnimin me burg.
Lajme nga bota


UASHINGTON 24.05.2007
Zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit Tom Casey tha se ėshtė ende herėt tė flitet rreth njohjes eventuale tė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės.
“Qėndrimi ynė nuk ka ndryshuar. Pėrkrahim planin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari dhe e shfrytėzojmė si bazė pėr tė shtyrė pėrpara procesin dhe pas njė kohe tė caktuar tė zgjidhet ēėshtja e Kosovės” tha Casey, nė konferencėn pėr shtyp.
Ai tha se nė Kėshillin e Sigurimit po vazhdon diskutimi dhe Uashingtoni beson se brenda Kėshillit “mund tė arrihet marrėveshje”.

PRAGĖ 24.05.2007
Presidentėt nga 16 vende evropiane u takuan nė Bėrno pėr takimin e rregullt vjetor. Kosova ėshtė njėra ndėr temat e takimit. “Rajoni, deri nė njėfarė mase nuk ėshtė stabil dhe kėtė duam ta trajtojmė” tha nė prag tė takimit, presidenti i Ēekisė Vaclav Claus, duke iu referuar nė veēanti Kosovės.
“Tė krijosh vend tė ri me popullsi tė vogėl dhe kufij tė ri gjithnjė ėshtė detyrė e komplikuar. Por, status quo-ja ėshtė e patolerueshme” tha Claus, si nikoqir i takimit.
Takimi do tė vazhdojė edhe nesėr e pasnesėr. Pėrveē tė tjerėve marrin pjesė edhe presidentėt: e Shqipėrisė, Maqedonisė, Serbisė, Austrisė dhe Italisė.

ROMĖ 24.05.2007
Italia theksoi mbėshtetjen pėr pavarėsinė e Kosovės.
“Ne mbėshtesim nevojėn pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, njė zgjidhje e cila pėr Serbinė mund tė jetė e vėshtirė, por e cila aktualisht paraqet linjėn pėrfundimtare nė procesin historik qė tashmė ka marrė fund” tha Ministri i Jashtėm Massimo D’Alema, njoftuan agjencitė e lajmeve.
Sipas agjencive, ai u ka thėnė biznesmenėve shqiptarė nė njė konferencė pėr investime nė Bari se “njė vend i fortė dhe vital si Serbia duhet tė drejtohet kah e ardhmja, pa mbetur e lidhur pėr idetė e tė kaluarės”.

BRATISLAVĖ 24.05.2007
Ministri i Jashtėm i Sllovakisė Jan Kubish tha se negociatat e reja pėr Kosovėn janė tė kota dhe plani i krynegociatorit Martti Ahtisaari ėshtė baza e vetme pėr rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Pėr agjencinė sllovake tė lajmeve SITA, ai paralajmėroi se Sllovakia nė Kėshillin e Sigurimit do tė votojė “njėsoj si vendet tjera tė Bashkimit Evropian”.
“Palėt nuk kanė qenė nė gjendje tė merren vesh deri tani dhe nuk vlerėsojmė se kjo ėshtė e mundur as nė tė ardhmen” tha Kubish.

BRUKSEL 24.05.2007
Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha tha sot nė Bruksel se nuk ka alternativė pėr planin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari pėr statusin e Kosovės dhe Shqipėria e pėrkrah kėtė plan me “besimin e plotė se ai mund tė jetė marrėveshje pėr paqe tė pėrhershme dhe stabilitet nė Kosovė”.
Pas takimit me Komisionerin pėr Zgjerim tė BE-sė Olli Rehn, Berisha tha se “kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė dhe fqinjėt tjerė tė Kosovės”.
Rehn ndėrkaq, tha se Bashkimi Evropian pret qė Kėshilli i Sigurimit i KB tė miratojė rezolutėn dhe me kėtė tė shtrojė rrugėn e zgjidhjes sė qėndrueshme pa shtyrje tė panevojshme”.

PARIS 24.05.2007
Ministri i Mbrojtjes i Francės Herve Morin do tė zhvillojė nė Kosovė udhėtimin e tij tė parė jashtė vendit si ministėr. Ai do tė vizitojė trupat franceze nė Kosovė, njoftoi Ministria. Tė hėnėn, ai do tė takohet me komandantin e KFOR-it Roland Kather, i cili nė shtator do tė kalojė komandėn tek njė gjeneral francez.
Rreth dy mijė trupa franceze janė duke shėrbyer nė kuadėr tė KFOR-it nė Kosovė.

UASHINGTON 24.05.2007
Presidenti i Shteteve tė Bashkuara George Bush tha se gjatė muajve tė ardhshėm pret luftime tė ashpėra dhe mė shumė viktima nė Irak.
“Kjo verė do tė jetė kohė vendimtare pėr strategjinė e re. Pesė brigada shtesė do tė arrijnė nė Bagdad nė mesin e qershorit. Sapo kėto pėrforcime tė fillojnė misionin e tyre, armiqtė e Irakut tė lirė, pėrfshirė Al Kaidėn dhe milicitė ilegale, do tė vazhdojnė me bombat dhe vrasjet, nė pėrpjekje pėr tė na ndalur. Mund tė presim mė shumė viktima amerikane dhe irakiane” tha Bush, gjatė konferencės pėr shtyp nė Shtėpinė e Bardhė.
Bush tha se ligjvėnėsit dhe ai do tė votojnė pėr fonde urgjente pėr luftėn nė Irak, por Bagdadi duhet tė “tregojė progres real” nė luftimin e kryengritėsve dhe pajtimin politik.
Presidenti amerikan foli edhe pėr programet bėrthamore tė Iranit dhe tha se do tė punojė me aleatėt e Shteteve tė Bashkuara pėr ashpėrsimin e sanksioneve ndaj Teheranit.
“Ne do tė punojmė me partnerėt tanė evropianė pėr sanksione tė reja. Kėtė ēėshtje do ta diskutojė edhe me presidentin rus Putin ashtu si edhe me atė kinez Jintao. Ata duhet tė kuptojnė se Irani me armė atomike do tė ishte faktor destabilizimi nė botė” tha Bush.

LUKSEMBURG 24.05.2007
Agjencia Ndėrkombėtare pėr Energji Bėrthamore tha se Irani me siguri ėshtė ndėrmjet tre dhe tetė vite larg prodhimit tė armėve atomike. Shefi i Agjencisė Mohamed El Baradei i bėri thirrje Iranit qė tė “dėgjoj bashkėsinė ndėrkombėtare”.
“Irani duhet tė dėgjoj bashkėsinė ndėrkombėtare. Duhet tė pezullojė aktivitetet pėr pasurimin e uraniumit si mjet i ndėrtimit tė besimit” tha El Baradei.
Ndėrkohė, presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad tha se Teherani nuk do tė ndalė “pėr asnjė moment” programin bėrthamor.

NABLUS 24.05.2007
Trupat izraelite arrestuan nė Rripin e Gazės mė shumė se 30 zyrtarė tė lartė tė Hamasit, pėrfshirė Ministrin e Arsimit Nasser Shaer. Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbaz tha se arrestimet janė goditje pėr pėrpjekjet e paqes.
Shtetet e Bashkuara thanė se arrestimet kanė ngritur “shqetėsimet”.
Shefi i diplomacisė sė Bashkimit Evropian Havier Solana u takua sot nė Gazė me Abbaz-in dhe u bėri thirrje palestinezėve dhe Izraelit qė tė ndalin dhunėn.BEJRUT 24.05.2007
Kryemininistri i Libanit Fuad Siniora u zotua se qeveria e Libanit do tė asgjėsojė militantėt islamikė qė luftuan kundėr ushtrisė nė kampin e refugjatėve palestinezė. Kėtė koment ai e bėri nė fjalimin drejtuar kombit, pas disa ditėsh tė luftimeve tė ashpėra ndėrmjet ushtrisė dhe grupit Fatah al Islam, i lidhur me Al Kaidėn, i cili kishte hyrė nė kampin e refugjatėve nė Bahr al Bared.

LUKSEMBURG 24.05.2007
Presidenti i Rusisė Vladimir Putin u bėri thirrje vendeve tė Evropės Qėndrore dhe Lindore, anėtare tė Bashkimit Evropian, qė tė “luajnė sipas rregullave” pėr tė zbutur tensionet nė rritje me Moskėn.
“Nė bashkėpunimin tonė ka probeme, por ne po provojmė t’i zgjidhim sė bashku”, tha Putin gjatė vizitės sė sotme nė Luksemburg.

STRASBURG 24.05.2007
Ligjvėnėsit e Bashkimit Evropian pėrmes njė deklarate vlerėsuan se keqėsimi i raporteve ndėrmjet Rusisė dhe Estonisė mund tė ndikojė edhe nė raportet e Rusisė me BE-nė. Nė deklaratė u tha se autoritetet ruse kanė pėrdorur “retorikė armiqėsore”.
Po sot, kryetari i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso tha se embargoja e Rusisė ndaj importit tė mishit nga Polonia ėshtė “diskriminuese”.MOSKĖ 24.05.2007
Ish presidenti sovjetik Mikhail Gorbachev kritikoi planet e Shteteve tė Bashkuara pėr vendosjen e pjesėve tė sistemit tė mbrojtjes raketore nė Evropė. Ai tha se sistemi mund tė rrezikojė sigurinė ndėrkombėtare dhe tė rris garėn pėr armatim.
Shtetet e Bashkuara planifikojnė qė sistemi tė vendoset nė Ēeki dhe nė Poloni.KOMBET E BASHKUARA 24.05.2007
Ish Ministri i Jashtėm i Maqedonisė Srgjan Kerim ėshtė zgjedhur president i sesionit tė 62-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara. Ai ka qenė ambasador i Maqedonisė nė KB nė vitet 2001 deri nė 2003. Sesioni i 62-tė fillon nė shtator.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albrelax.com
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga rajoni dhe bota Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga rajoni dhe bota   Lajme nga rajoni dhe bota Icon_minitimeWed Sep 19, 2007 3:07 am

17:25/17.09.07 - Klaus: Cekia eshte kunder pavarsise se njeanshme te Kosoves


Presidenti i Republikės Ēeke, Vaclav Klaus, thotė se njė marrėveshje mes serbėve dhe shqiptarėve tė Kosovės do tė ishte mėnyra mė e mirė pėr tė garantuar stabilitetin afat-gjatė nė Ballkan.

Udhėheqėsi ēek paralajmėroi se njė zgjidhje e njėanėshme mund tė kishte pasoja negative, jo vetėm pėr Serbinė por edhe pėr gjithė Evropėn. Ai i bėri kėto deklarata sot nė Pragė pas bisedimeve me Presidentin serb, Boris Tadiē. Udhėheqėsi serb shprehu pėrsėri kundėrshtimin e tij tė fortė pėr pavarėsinė e Kosovės.

Takimi i Pragės u zhvillua nė prag tė bisedimeve dy ditėshe tė ndėrmjetėsuara nga ndėrkombėtarėt nė Londėr, mes pėrfaqėsuesve serbė dhe shqiptarė.

Udhėheqėsit e shqiptarėve tė Kosovės kanė thėnė se janė tė pėrgatitur tė shpallin nė mėnyrė tė njėanėshme pavarėsinė, nė qoftė se bisedimet me Serbinė nuk pėrfundojnė me rezultatet e dėshiruara deri mė 10 dhjetor, qė ėshtė afati i fundit pėr mbylljen e negociatave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga rajoni dhe bota Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga rajoni dhe bota   Lajme nga rajoni dhe bota Icon_minitimeWed Sep 19, 2007 3:08 am

18:05/17.09.07 - Samarxhiē: Zgjedhjet ne komunat serbe te Kosoves do te zhvillohen njelloj me zgjedhjet ne Serbi


Kreu shtetėror i Serbisė ka vendosur qė zgjedhjet lokale nė komunat me shumicė serbe nė Kosovė tė mbahen nė tė njėjtėn kohė me zgjedhjet lokale nė Serbi, ka thėnė Sllobodan Samarxhiq, ministėr pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė.
Pėr organet shtetėrore tė Serbisė dhe pėr Serbinė nė pėrgjithėsi, do tė jenė relevante vetėm ato zgjedhje nė Kosovė, tė cilat do tė mbahen bashkė me zgjedhjet lokale nė Serbi, ka thėnė Samarxhiq.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga rajoni dhe bota Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga rajoni dhe bota   Lajme nga rajoni dhe bota Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 5:38 pm

Ushtria e Turqisė paralajmėron se do tė mbrojė sistemin laik tė qeverisjes sė vendit

Ushtria turke paralajmėroi se do tė mbrojė sistemin laik tė qeverisjes sė vendit, ndėrkohė qė deputetėt pėrgatiten pėr hartimin e njė kushtetute tė re.

Shefi i shtabit tė ushtrisė turke, Gjenerali Jashar Bujukanit, tha sot nė Stamboll se asnjė fuqi nuk mund ta ndryshojė strukturėn laike tė Turqisė. Ai pėrsėriti gjithashtu kundėrshtimin ndaj krijimit tė njė shteti tė pavarur kurd nė Irakun verior, duke thėnė se kjo do tė pėrbėnte njė rrezik politik dhe tė sigurisė pėr Turqinė.

Partia nė fuqi e Drejtėsisė dhe Zhvillimit, e ka bėrė hartimin e Kushtetutės sė re njė pėrparėsi kryesore qė pas fitores nė zgjedhjet e korrikut.

Strukturat laike tė vendit, duke pėrfshirė ushtrinė, e akuzojnė kėtė parti me rrėnjė islamike se pėrpiqet tė forcojė rolin e fesė duke pakėsuar kufizimet ndaj simboleve fetare siē janė shamitė islamike tė kokės.

Presidenti turk, Abdullah Gyl, i cili i pėrket partisė nė pushtet, mohon tė ketė ndonjė prapavijė islamiste.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga rajoni dhe bota Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga rajoni dhe bota   Lajme nga rajoni dhe bota Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 5:40 pm

Gazetarėt bojkotojnė kryeministrin maqedonas

Tė enjten nė Shkup gazetarė dhe kameramanė kanė braktisur njė konferencė pėr shtyp tė kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski.
Ky gjest u bė nė shenjė proteste ndaj dhunės tė shfaqur ditėve tė fundit ndaj gazetarėve.

Ata, siē thuhet, protestojnė pėr shkak se po bėhen viktimė e padrejtė e tensioneve politike.

Kryeministri Gruevski bashkė me gjithė kabinetin qeveritar mbetėn tė shokuar tek shikonin se si gazetarėt dhe kameramanėt dolėn nga salla ku ishte planifikuar tė zhvillohej takimi me gazetarė.

Zoti Gruevski, i habitur ndėrpreu fjalimin e tij dhe i hutuar pyeste se mos ndoshta gazetarėt u larguan nga salla pėr shkak tė vonesės sė konferencės me gazetarė.


Porosis tė gjithė ata qė mė kėrcėnohen mua se do tė jem gjithmonė nė krye tė detyrės me mandatin e popullit tim dhe se nuk u frikėsohem atyre burrave qė trimėritė i tregojnė me gra



Mė pas ekzekutivi i Maqedonisė tha se shpreh solidaritet me gazetarėt, por edhe pėrkundėr paralajmėrimeve se do tė bojkotohet nga media, qeveria sėrish zhvilloi konferencėn pėr shtyp. Kėsaj here ajo u transmetua direkt vetėm nga televizioni shtetėror.

Brenda dy ditėsh, njė kameraman i televizionit Alsat u rrah nga policia kurse njė ekip gazetarėsh i po kėtij televizioni u arrestua dhe mė pas u liruan. Nė tė dy rastet policia kėrkoi kasetat me filmime.

Ndėrkohė njė zyrtar i BDI-sė sulmoi njė gazetar tė televizonit A1.

Gazetarėt tė pakėnaqur

Mlladen Ēadikovski, kryeredaktor i televizionit A1, thotė se protesta ishte vetėm njė gjest vetėdijėsimi:

"Ky gjest ishte i nevoshėm. Ai vetėm ishte njė paralajmėrim simbolik se ēfarė mund tė ndodhė nėse do tė ketė sulme ndaj gazetarve. Pėrpjekjet pėr tė heshtur gazetarėt bėnė qė tė heshtė qeveria", tha Ēadikovski.
Ministria e Brendshme ndėrkohė njoftoi se ka pezulluar nga puna katėr policė kurse ndaj njėrit ėshtė ngritur padi penale.

Shoqatat e gazetarėve nė Shkup thonė se qėndrmi i qevrisė nuk ėshtė masė e mjaftueshme.

Ato thonė se gazetarėt po kthehen nė viktima nė mėnyrė tė padrejtė pėr shkak tė zhvillimeve politike.

Ata u sulmuan nė kohen kur ndiqnin ngjarjet nė tė cilat ishin tė pėrfshirė deputetė tė parlamentit nė incidente mes tyre dhe me policinė.

Akuza dhe kundėr-akuza.

Dhe pikėrisht pėr kėto tensione, deputetėt shprehin akuza dhe kundėr-akuza.


Ky gjest ishte i nevojshėm. Ai vetėm ishte njė paralajmėrim simbolik se ēfarė mund tė ndodhė nėse do tė ketė sulme ndaj gazetarve.


Mlladen Ēadikovski, kryeredaktor i televizionit A1

Teuta Arfi, nėnkryetare dhe deputete e BDI-sė akuzoi hapur kryetarin e PDSH-sė Menduh Thaēi pėr dhunė:

"Ftoj Prokurorin publik qė tė marrė masa dhe tė marrė nė pyetje Kryetarin e PDSH-sė. Unė jam e gatshme qė bėjė deklaratė para prokurorit pėr kėtė. I porosis tė gjithė ata qė mė kėrcėnohen mua se do tė jem gjithmonė nė krye tė detyrės me mandatin e popullit tim dhe se nuk u frikėsohem atyre burrave qė trimėritė i tregojnė me gra", Teuta Arfi.

Por zoti Thaēi hodhi poshtė akuzat:

"Ėshtė mashtrim. Ata bėnė turp tė madh qė sulmuan fizikisht zotin Vejseli. Jam i gatshėm qė tė heq dorė prej imunitetit, tė shkoj nė gjyq. Zonja Teuta duhet tė jetė korrekte, unė kam bėrė njė veprim tjetėr", thotė Menduh Thaēi, kryetar i PDSH-sė.

Deputetė e gjithė spektrit politik pa sukses u pėrpoqėn tė enjten tė krijojnė njė komision i cili do tė hetojė rastet. Maxhoranca kėrkon tė ketė shumicė nė kėtė komision, gjė qė nuk pranohet nga opozita.

BDI ka bėrė thirrje pėr zhvillimin e njė protestė tė premten nė Sheshin Skėnderbej nė Shkup.

Tensionet politike ndodhėn ditėn e martė kur deputetė shqiptarė tė maxhorancės dhe opozitės u pėrlasėn fizikisht gjatė debateve pėr ndryshimin e kodit zgjedhor.

Shqetėsime pėr situatėn

Kėto ditė zyrtarė tė lartė evropianė nga Brukseli dhe Shkupi, por edhe ambasada e SHBA-ve, NATO, OSBE-sė dhe subjekte tė tjera vendore shprehin shqetėsime pėr situatėn e krijuar dhe kėrkojė normalizim tė politikės.

Tė gjithė vlerėsojnė se zhvillimet e fundit si nė parlament ashtu dhe sulmet ndaj gazetarėve, janė njė kėrcėnim serioz i demokracisė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga rajoni dhe bota Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga rajoni dhe bota   Lajme nga rajoni dhe bota Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 6:15 pm

Ndėrron jetė Presidenti i Bosnjės Milan Jeliē

Presidenti i Republikės serbe tė Bosnjes, Milan Jeliē vdiq dje nė moshėn 51 vjeēare. Kryeministri Milorad Dodik njoftoi mbrėmė pėr vdekjen e Presidentit, duke e cilėsuar ditėn e djeshme, njė ditė tė dėshpėruar pėr republikėn.

Jeliē vdiq nga njė goditje nė zemėr. Ai u zgjodh njė vit mė parė si President i Republikės serbe tė Bosnjės. Mė parė ai kishte mbajtur postin e Ministrit tė Ekonomisė dhe Zhvillimit Industrial. Ai ishte po ashtu Kryetar i Shoqatės sė Futbollit tė Bosnjės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga rajoni dhe bota Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga rajoni dhe bota   Lajme nga rajoni dhe bota Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 6:15 pm

Athina me kompromis dhe kėrcėnime dėshiron ta zgjidhė problemin me emrin

Athina pėrmes kompromisit, por edhe mė kėrcėnime do tė tentojė tė pėrballet me krizėn nė rritje lidhur me problemin me Maqedoninė pėr emrin.



Kjo bėhet e ditur nė komentin e gazetės "Elefterotipia" tė publikuar sot. Gazeta bėn tė ditur se njėra prej mėnyrave ėshtė shfrytėzimi i tė gjitha mundėsive pėr zgjidhje kompromisi.

Mėnyra e dytė e Athinės janė kėrcėnimet dhe ndalimi i integrimeve evroatlantike tė Maqedonisė nė rast se nuk zgjidhet kontesti me emrin, "gjegjėsishtm tė mos pėrsėriten gabimet nga e kaluara, si pėr shembull, negociatat pėr aderimin e Turqisė drejt Bashkimit Evropian".

Sipas "Elefterotipisė", Athina do tė dojė ta shfrytėzojė edhe pozicionin e "shumicės sė aleatėve evropianė", tė cilėt nuk dėshirojnė zgjerimin e NATO-s me Maqedoninė dhe Shqipėrinė, nė kėtė moment pėr shkak tė Kosovės, por edhe pėr shkak se kėto dy shtete nuk kanė qenė tė gatshme pėr anėtarėsim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Lajme nga rajoni dhe bota Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga rajoni dhe bota   Lajme nga rajoni dhe bota Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajme nga rajoni dhe bota
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme nga kultura...
» Lajme Nga Vendi
» Lajme Te ndryshme
» Lajme Te Fundit
» Lajme nga Kosova

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: AkTuaLiteTi BoTėroR-
Kėrce tek: