U vra nga babai dhe njerka -Zbulohet,11 vjet e fshehur nen toke, apo Babai: Nuk jam penduar, qe vrava vajzen se vura nderin ne vend, Ekzekutohet me 6 plumba pas nje sheri banal futbollisti i Kastriotit
, Vret gruan, dyshonte se shtatzanine e kishte me nje tjeter e shume e shume kallzime te krimeve te renda, qe ndodhin ne familjet shqiptare. Lajme te tilla nuk mungojne pothuaj asnjehere ne shtypin e dites e ne media. Ne qofte se do te analizojme pamjen tjeter, ate te vrasjeve te panumerta qe bandite, kusare, mafioze bejne shpesh per arsye shfrytezimi te femrave, te grabitjes, te hakmarrjes personale, te rivalitetit apo perplasje te interesave kriminale, te vjedhjes se parave, pasurive, te trashigimise apo te zhdukjes se gjurmeve te krimeve te meparshme
..
Po te vazhdonim me renditje arsyesh dhe shkaqesh te krimeve te zbuluara, te denuara apo jo do te vazhdonim me nje liste te gjate. Ne finale, krimet te te gjitha llojeve jane shtuar shume, ne menyre te frikshme. Kriminelet apo vrasesit vrasin pa ju dridhur dora dhe bejne, ne rastin me te keq, pak vite burg e dalin shendoshe e mire. Krimi brenda familjes eshte tregues i nje shoqerie te tronditur, pa rrugedalje dhe te coroditur. Si mund te ndalet e gjithe kjo kasaphane? Te rivendoset ligji i denimit me vdekje per ata, qe kryejne krime te renda! Eshte e domosdoshme me shume se kurre dhe eshte me e pakta, me e vogla dhe me e para qe ne duhet te bejme. Amerika e perbere nga popuj te kombesive dhe kulturave te ndryshme e ka ligjin e denimit kapital ne fuqi, pothuaj ne te gjitha shtetet e veta. Mendoj, se ndonese Europa eshte kunder denimit me vdekje, Amerika dhe vende te tjera qe e mbajne nuk e kane gabim dhe per shumecka u vlen. Besoj se ka ardhur koha, qe duhet te ngrihet fuqishem pyetja: A nevojitet rikthimi i denimit me vdekje si dikur?
A nuk do te ishte mire qe, sikurse me pare, keta kriminele te denohen me denime nga me te rendat?
Cili do ishte mendimi juaj per kete pyetje reteorike?