AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Intriga e zonjes franceze per mbretin e Shqiperise

Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
jerimida


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

Intriga e zonjes franceze per mbretin e Shqiperise Empty
MesazhTitulli: Intriga e zonjes franceze per mbretin e Shqiperise   Intriga e zonjes franceze per mbretin e Shqiperise Icon_minitimeTue Sep 25, 2007 8:28 pm

Kronikat rozė tė salloneve tė Parisit, pėr fronin e Shqipėrisė
Aventura e dukės Ferdinand de Montpensier qė kėrkoi tė ishte mbret i shqiptarėve dhe arsyet se pse u tėrhoq ai

Ishte njė kohė kur Shqipėria edhe ishte edhe nuk ishte. Njė kohė kur princėr apo sharlatanė nga mė tė ndryshimit tentonin tė bėheshin mbretėr apo gjithēka tjetėr mbi njė vend qė sapo kishte fituar pavarėsinė. Ėshtė pikėrisht ky momenti, kur veē njė klouni cirku qė thuhet se mbretėroi pėr pesė ditė nė Durrės, nė lojė u futėn edhe fisnikė tė Evropės, njė pjesė e tė cilėve ishin thjeshtė aventurierė, ndėrsa tė tjerė u shtyn nga vendet e tyre me qėllime politike. Njė lojė e tillė duket se ėshtė luajtur jo vetėm nė zyra dhe korrespondenca diplomatike, por edhe nė sallonet mondane tė Parisit, kur zonja tė bukura kanė “marrė pėrsipėr” tė zgjidhin ēėshtjen dhe fatin e kombit shqiptar. Pėr njė tė tillė flitet nė artikullin eNju Jork Times tė 6 prillit 1913, kur duke cituar njė gazetė franceze mėsohet se njė zonjė mjaft e famshme e Parisit qė kishte magjepsur Dukėn Ferdinand de Montpensier, sė bashku me miq tė saj aventurierė, kanė shtyrė Dukėn edhe ky mjaft aventurier pėr nga natyra qė tė pėrpiqej tė zinte fronin e Shqipėrisė. Times i referohet njė gazete tė Parisit, qė thotė se e gjithė loja ishte bėrė pėr tė rrjepur dukėn e kamur nga paratė.Duka i Montpensier ėshtė regjistruar nė fakt si pretendent pėr fronin shqiptar nė vitin 1913 dhe ėshtė tėrhequr pak javė pas kėtij artikulli duke deklaruar se nuk hiqte dorė nga qytetaria franceze, pėr asnjė fron nė botė. Intrigat rreth Montpensierit vėlla i Dukės sė Orleansit (trashėgimtar i fronit francez, edhe pse vetėm nė mėnyrė simbolike pasi vendi ishte republikė), janė paraqitur nė forma tė ndryshme nga Baroni Nopēa edhe ky njė pretendent pėr fronin vakant, i cili thotė se kishte qenė ai qė i kishte prishur planet Montpensierit.

Historia e kėtij tė fundit ėshtė shumė kontradiktore. Ai fillimisht ėshtė vetėpropozuar me anė tė disa miqve tė tij shqiptarė, pėr tė qenė mbreti i tyre dhe mė pas ka "refuzuar" fronin. Duket se nxitjen pėr tė qenė mbret i njė mbretėrie qė nuk ekzistonte Montpensieri e ka marrė pikėrisht nga njė grup oborrtarėsh tė tij dhe zonjės sė bukur dhe enigmatike qė pėrmendet nė Nju Jork Times.Sipas njė tjetėr medie mjaft tė njohur nė SHBA, "Time Magazine" mė 1913 Montpensier zbriti nė Vlorė dhe u ofrua si Mbret i Shqipėrisė duke thėnė: "Unė i kam rėnė shpesh vėrdallė botės, duke vrarė luanė, tigra dhe hipopotamė. Tani jam kėtu pėr tė vrarė armiqtė tuaj." Sipas Time ai u detyrua nga Gjermania dhe Austria tė tėrhiqte ofertėn e tij. Ndėrsa Baroni Nopēa, tregon nė kujtimet e tij se ai kishte zbuluar komplotin e Montpensierit dhe kishte detyruar Fan Nolin ta dekonspironte kėtė pėrpjekje nė Kongresin e Triestes, ku pritej tė caktohej fati i Shqipėrisė. Versioni tjetėr ėshtė qė duka mjaft aventurier pėr nga natyra, u tėrhoq pas presionit tė familjes sė tij, qė e kėrcėnoi se do t’i hiqte titujt qė gėzonte nėse pranonte ofertėn. Tėrheqja e tij nga kandidimi, vjen 3 javė pas publikimit tė kėtij artikulliqė akuzonte njė grup sharlatanėsh pjesė e oborrit tė tij se e kishin shtyrė nė kėtė rrugė me qėllim qė tė pėrfitonin pasuri. Pikėrisht mė 25 prill 1913 Montpensieri, duke parė se nuk mund tė realizonte ėndrrėn e tij apo i shtyrė nga presioni,vendosi tė tėrhiqej burrėrisht duke pretenduar se fronin ia kishin ofruar dhe ai kishte refuzuar ta merrte atė. Mė 25 prill 1913 ai citohet tė ketė shkruar: “Nuk ka asnjė kurorė nė botė qė do tė mė tėrhiqte, nėse pėr ta marrė atė do tė duhej tė vija nė diskutim dy tituj pėr tė cilėt jam krenarė, atė tė qytetarit tė Francės dhe atė tė Princit Francez. Kėshtu jam i detyruar tė mohoj ēdo lloj kandidature pėr kurorėn e Shqipėrisė". (Burimi: Arkiva Diplomatike franceze, vol. 127, fq. 96, e publikuar nė internet nė njė faqe qė i kushtohet historisė sė princėrve tė Orleanit). Sidoqoftė, duka francez i ndihmuar edhe nga dy kandidatė tė tjerė arriti qė me jahtin e tij "Mekong", tė thyente bllokadėn qė flota greke i kishe bėrė portit tė Vlorės. Ai dhe jahti i tij do tė ishin prezentė edhe nė njė sėrė luftash dhe aventurash tė tjera, ku ai merrte pjesė pa qenė i ftuar pėr tė fituar titullin e heroit dhe aventurierit tė madh.

Intriga e zonjės franceze, pėr mbretin e Shqipėrisė

Njė grua mjaft e famshme dhe shumė e bukur e kryeqytetit tė Francės vuri nė lojė Dukėn e Montpensier, duke e futur nė garė pėr fronin e Shqipėrisė

Paris 6 prill 1913- Duka i Montpensierit, nė pėrpjekjet e tij pėr marrė fronin e Shqipėrisė, duke se ėshtė shtyrė dhe bėrė vegėl i njė grup aventurierėsh tė paskrupullt dhe nė krye tė intrigės ndodhet njė grua mjaft e bukur dhe e famshme nė Paris. Lajmi ėshtė siguruar nga gazeta franceze “L’Intransigeant”, nė njė artikull nė tė cilin emrat e personave tė akuzuar janė fshehur mjaft mirė pas inicialeve tė tyre.

Hetimi i kryer nga korrespondenti i Nju Jork Times, dėshtuan pėr tė zbuluar nėse kjo histori ishte e vėrtetė apo e rreme, pasi miqtė e personave tė pėrfshirė nė aferė kanė preferuar tė mos flasin. “Fatmirėsisht,” thotė “L’Intransigeant”, “Franca nuk ka interesa direkt nė Shqipėri. Do tė ishte e kotė t’i lejonim vetes tė implikoheshin, nga disa manovratorė tė paaftė, nė ēėshtjen e vėshtirė tė Shqipėrisė, tė cilėn Evropa tani duhet ta zgjidhė”, thuhet nė artikullin e tė pėrditshmes franceze.

Ēdo kush qė ėshtė i mirė informuar mbi ēėshtjen nė fjalė, e di mirė qė Duka i Montpensierit nuk ka shansin mė tė vogėl pėr tė mbretėruar mbi Shqipėrinė. E vėrteta ėshtė qė shoqėria e tij ėshtė mjaft e pėrzier nė kėtė punė dhe duket se nė krahė tė fisnikut tė nderuar ndodhet njė farė G.N dhe disa aventurierė tė tjerė, tė cilėt tashmė ia kanė hedhur paq princit. Pasi ja kanė grirė kuletėn, ata tani po pėrpiqen ta peshkojnė dhe ta fusin nė ujėrat e turbullta pėr tė ngritur njė feud nė Shqipėri qė duket se do tė mbushė xhepat e tyre sėrish.

Intriga drejtohet nga Parisi. Sipas tė gazetės lokale gjithēka ėshtė kurdisur dhe luhet nga duart e njė gruaje shumė tė bukur dhe me ndikim tė madh nė jetėn mondane tė vendit. Princi i magjepsur prej saj, i dhėnė pas sportit, me kurajė tė madhe dhe i dashuruar pas aventurėsdhe me njė karakter kryengritės por tė sinqertė e ka gjetur veten tė papėrgatitur para intrigės sė ngritur nga oborri i tij i vogėl, e ka lejuar veten tė tėrhiqet prej hundėsh pa e ditur se ku po e ēojnė.Gazeta franceze thotė se Ministri i Punėve tė Jashtme ėshtė pėrgatitur tė denoncojė kėta “miq” jo shumė tė kujdesshėm, tė cilėt po pėrdorin njė emėr tė madh, pėr tė ngritur njė skemė pėr pėrfitime personale.

Njė vend pune si mbret

7 prill 1924/Time Magazine

Kurora e Shqipėrisė u ėshtė ofruar dy herė amerikanėve. Fillimisht Xherome Bonaparatit tė Manhatanit dhe mė pas milionerit Herri F. Sinkleir. Por javėn qė shkoi, Ulises Grant-Smith, Ministėr i SHBA-sė nė Tiranė, njoftoi se milioner ėndėrrimtar kish trokitur nė derėn e tij, pėr tė parė nėse ai "vendi i punės" pėr mbret ishte ende bosh. Emri i milionerit u mbajt i fshehtė pėr arsye tė etikės. Ai thuhet se kishte hyrė nė Tiranė aq i pasur sa mund t'i lejonte vetes tė mos sillej me edukatė. Ai i tha ambasadorit (ministrit) se kishte ėndėrruar tė ishte Mbret i Shqipėrisė dhe se kishte kaluar oqeanin pėr tė parė nėse kishte mundėsi tė vinte nė jetė ėndrrėn e tij. Njė mik e nxori atė jashtė kryeqytetit dhe prej atij momenti asgjė nuk u dėgjua mė pėr njeriu qė donte tė bėhej mbret.

Dashuri dhe politikė

03 shtator 1923/ Time Magazine

Mbretėresha Mari e Britanisė, shkaktoi shumė thashetheme nė Paris dhe Londėr, duke shkaktuar njė seri zhurmash tė palejueshme pėr njė tė sėrės sė saj. Zyrtarisht ajo kishte udhėtuar pėr nė Paris pėr tė blerė njė karrocė pėr fėmijėn e parė (do tė lindė muajin e ardhshėm) tė vajzės sė saj Mbretėreshės Mari tė Jugosllavisė. Por duket se qėllimi i saj i vėrtetė ishte shkuesia dhe politika.

Mbretėresha, thuhet se kishte ujdisur martesat mes vajzės sė saj Elizabet dhe Mbretit Xhorxh tė Greqisė, djalit tė saj Karol dhe Priceshės Helenė tė Greqisė, vajzės sė saj Marie dhe mbretit Aleksandėr tė Jugosllavisė. Por tani ajo ka nė dorė edhe dy fėmijėt e tjerė, princin Nikola dhe princeshėn Ileana. Ēfarė do tė bėjė me ta? Nikollėn ajo do ta bindė tė pranojė fronin vakant tė Shqipėrisė, ndėrsa duket se do tė ndreqė njė martesė tė tij me Ileanėn, e cila duket se ėshtė pėlqyer nga princi i Uellsit....

Klloun cirku pėr mbret

Sharlatani gjerman i quajtur Oto Vite (kloun cirku), i cili ngjante me Halim Edine, arriti tė bindte "kryengritėsit" dhe Haxhi Qamilin se ishte djali i Padishahut dhe nė kėtė mėnyrė, mbajti pėr 5 ditė me radhė kolltukun mbretėror. Historia e Vite nuk ėshtė konfirmuar nga ndonjė dokument zyrtar veē, njė shėnimi nė regjistrat e policisė Gjermane e cila nuk dihet se pėrse e kishte arrestuar klounin. Nė shėnimin pėrbri emrit tė tij thoshte se nė kartėn e identitetit ishte shkruar: "Kloun cirku... njė herė e njė kohė mbret i Shqipėrisė". Vite pretendonte se kishte zbritur nė Durrės, ku njerėzit e Haxhi Qamilit e kishin kurorėzuar mbret mė 13 gusht 1913.Ai shoqėrohej nga trupa e tij dhe miku i ngushtė Maks Shlepsig, qė ushtronte profesionin e "ngrėnėsit tė shpatave". Ai tregon se qė nė ditėt e para krijoi njė harem dhe pastaj i shpalli luftė Malit tė Zi. Sipas dėshmisė sė tij, nė momentin qė u zbulua mashtrimi ai sė bashku me "ngrėnėsin e shpatave" arritėn tė largoheshin duke vjedhur dhe njė pjesė tė "thesarit mbretėror". Historia e tij mbetet e pa vėrtetueshme, sidoqoftė ajo ka shėrbyer si fabul pėr romanin e Harri Turtledove "Every Inch a King" (Nė ēdo centimetėr mbret).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Intriga e zonjes franceze per mbretin e Shqiperise
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» EMIGRIMI, SHKATERRIM APO PERMIRESIM I SHQIPERISE?
» Roli i diaspores per afrimin e Shqiperise ne perendim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: Te NdrYshMe-
Kėrce tek: