AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Laureta Meēi : Shqiptarja qe po ecen drejt Holliwoodit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Laureta Meēi : Shqiptarja qe po ecen drejt Holliwoodit Empty
MesazhTitulli: Laureta Meēi : Shqiptarja qe po ecen drejt Holliwoodit   Laureta Meēi : Shqiptarja qe po ecen drejt Holliwoodit Icon_minitimeTue Oct 02, 2007 7:06 pm

Laureta Meēi: Vajza e aksionit nė filmat amerikanė

BEQIR SINA, NJU YORK

Para shtatė vitesh, kur shkoi nė Amerikė nisi ta kėrkonte fatin tek rastėsia. Laureta Meēit, sot njė aktore e kėrkuar, fillimisht iu desh tė bėnte "headshots" me shpresėn qė njė ditė do t'i hapeshin dyert. "M'u desh mundim, sakrificė dhe sigurisht disa vjet qė tė hidhja hapat e parė nė rrugėn e artit", kujton Laureta, imazhi i sė cilės u bė ikonė e njė serie produktesh tė flokėve nė tė gjithė Amerikėn. Fotografitė dhe posterat e saj shoqėronin produktin nėpėr dyqane dhe vitrinat e tyre, duke zėnė dhe faqet e para tė revistave, si "Billboards". Kur vajza e bukur u vu pėr herė tė parė nė "ēakun" e filmit amerikan, nuk bėhej mė fjalė pėr ėndrra, por pėr njė realitet tė prekur. Ambicja, pėrgjegjshmėria, janė armėt qė i dhanė shpirtin e aventurės Lauretės. Ndėrsa nė auditore tė ndryshėm tė Manhatanit, iu dha mundėsia tė jepte prova pėr filmin e saj tė parė "Shadoė kill". Nė Florida, filmi ku ajo interpreton rrėmben ēmimin e parė nė njė festival filmi. Media dhe kritika lėshojnė njė sėrė vlerėsimesh dhe pėr aktoren e bukur shqiptare. Mė pas vijnė serialet e filmave "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda", tė cilėt janė vetėm fillimi, pėr njė vajzė qė kėrkon tė prekė majat e Hollivudit.


Kush ėshtė Laureta Meēi nė botėn amerikane tė kinematografisė?

As shumė e as pak, po mundohem tė eci dhe tė vazhdoj rrugėn tė cilėn mė kanė lėnė qė nga mė tė mėdhenjtė e skenės dhe ekranit tė vendit tim, si: i madhi Kadri Roshi dhe Sandėr Prosi, duke vazhduar tek gjigandėt e skenės evropiane dhe asaj botėrore si: Aleksandėr Moisiu, Stan Dragoti, vėllezėrit Belushi e me radhė.

Si u "zbuluat" nė botėn e filmit?

Mund t'ju them se njė sėrė faktorėsh kanė ndikuar pėr zbulimin nė botėn e filmit. Mund tė pėrmend kėmbėnguljen, dėshirėn dhe pasionin tim pėr artin, mund tė them rastėsia dhe fati dhe siē ėshtė dhe thėnia amerikane "In the right place, at the right time" (Nė vendin e duhur, nė kohėn e duhur), kanė ndikuar paksa pėr hyrjen time nė botėn e filmit. Po ėshtė e ditur se isha unė, qė kėrkova rastėsinė dhe fatin e nuk erdhi ai tek unė. Unė jetoj kėtu, qė prej 7 vjetėsh dhe nė vitet e para kisha filluar tė dėrgoja fotoportrete (headshots) nė destinacione tė ndryshme, me shpresėn qė njė ditė mund tė arrija diēka nė botėn e artit. Por u desh mundim, sakrificė dhe sigurisht disa vjet qė tė hidhja hapat e
para nė rrugėn e artit, duke filluar atje ku u zgjodha si modelja kryesore pėr njė seri produktesh tė flokėve nė tė gjithė Amerikėn dhe fotografitė e posterat e mi shoqėronin produktin nėpėr dyqane dhe vitrinat e tyre, nė revistėn
"Billboards" dhe reklama tė ndryshme. Pavarėsisht se isha dhe jam e apasionuar me artin nė pėrgjithėsi, kisha shumė dėshirė filmat "aksion". Siē edhe e pėrmenda, se duke shkuar nėpėr auditore tė ndryshėm nė Manhatan, m'u dha mundėsia dhe qė tė jepja provė pėr filmin e parė amerikan qė luajta, me titull "Shadow kill". Por kryesore dhe vendimtare nga faktorėt ka qenė ajo ėndėrr, qė filloi ashtu si njė ėndėrr fėminore, qė nė moshėn 7-vjeēare e mė vonė nė shkollėn e mesme, kur mėsuesit, prindėrit, shokėt e miqtė e prindėrve e kishin fiksuar portretin tim, por mbi tė gjitha ata kishin fiksuar shpirtin tim pėr artin. Por do tė duheshin komente me tė vėrtetė profesioniste, qė tė fokusonin portretin dhe shpirtin tim pėr art. Dhe ajo ėndėrr, qė filloi si ėndėrr fėminore, arriti tė shndėrrohej nga njė ėndėrr e madhe, tė kthehej nė realitet, vetėm kėtu nė "Perėndimin e largėt", nė SHBA.

Si e keni parė vetveten deri tani nė rrugėn e kinematografisė amerikane?

E shoh veten si nė botėn e ēudirave, sepse qė kur isha ende fėmijė 7 vjeē, siē e thashė dhe mė lart, e ėndėrroja kėtė botė tė ēudirave, derisa sot e shijoj dhe e prek atė. Sigurisht, qė ky udhėtim nė botėn e artit qė kam filluar do tė vazhdojė edhe mė tej, edhe pse ėndėrroj dhe mendoj se kjo i kushtohet dhe vendit tim tė lindjes, Kuēovės, ku unė kalova njė pjesė tė konsiderueshme tė jetės sime.

Shkelėt nė Amerikė, gjithnjė duke menduar dhe ėndėrruar pėr filmin. Cili ėshtė sekreti qė ju bėri ta ndryshonit jetėn?

Janė njė sėrė faktorėsh, por mė tė rėndėsishmit dhe tė qenėsishmit janė: ambicja, (duhet tė dish se ēfarė kėrkon nga vetvetja), kėmbėngulja, (ndonėse nė momente tė zbehta kurrė nuk duhet tė dorėzohesh). Pėrgjegjėsia, pėr mendimin tim ėshtė ndryshimi midis suksesit dhe humbjes dhe mė sė fundi, kur tė jepet shansi duhet ta shfrytėzosh nė maksimum, me tė gjitha aftėsitė.

A kishte pėrputhje e gjitha kjo me ėndrrėn tuaj?

Qysh e vogėl, siē e pėrmenda mė sipėr, qė nė moshėn 7 vjeēe, ishte tepėr e ēuditshme, sepse me tė njėjtėn ėndėrr kam jetuar qė pėrpara 20 vjetėsh, ėndėrroja qė tė dilja e tė flisja pėrpara mikrofonit tė radios, tė dilja pėrpara kameras sė televizionit, pėrpara kameras sė operatorit tė filmit dhe pėrpara ekranit tė televizionit. Mė pėlqenin shumė filmat aksion, por qė mund tė mbaja dhe unė njė pistoletė nė dorė njė ditė, nuk e kapte imagjinata ime nė atė kohė. Nė fėmijėrinė time, kėnga ka qenė dashuria ime e parė, duke u pasuar me filmat aksion, kėrcimin dhe sigurisht pozimin.

Ēfarė ndryshimi mendoni se ka pėsuar jeta juaj nga Kuēova nė Amerikė?

Unė rrjedh nga njė familje e thjeshtė dhe modeste. Edhe pse rasti mė ka dhėnė tė bisedoj e tė punoj me njerėz tė artit, gjithnjė mundohem tė bėj njė jetė modeste dhe tė thjeshtė.

Intervista vazhdon....


Laureta Meēi : Shqiptarja qe po ecen drejt Holliwoodit Untitled1
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Laureta Meēi : Shqiptarja qe po ecen drejt Holliwoodit Empty
MesazhTitulli: Re: Laureta Meēi : Shqiptarja qe po ecen drejt Holliwoodit   Laureta Meēi : Shqiptarja qe po ecen drejt Holliwoodit Icon_minitimeTue Oct 02, 2007 7:08 pm

..... vazhdimi

Ēfarė ju tėrheq mė shumė nė jetėn amerikane?

Kėtu ka shumė gjėra qė mė pėlqejnė. Por mbi tė gjitha mė pėlqen Amerika, ėshtė vendi i mundėsive dhe hapėsirave dhe mbi tė gjitha, kėtu vlerėsohet jo vetėm arti, kultura dhe sporti, por shpėrblehet dhe vlerėsohet edhe puna mė e rėndomtė. Mė pėlqejnė shumė gjėra, por e veēanta ėshtė se kėtu bėhet njė jetė e vrullshme, e larmishme dhe plot aktivitete. Pėr mua, Nju-Jorku ėshtė qyteti i ėndrrave, i artit dhe i emigrantėve. Ke mundėsi tė komunikosh me njerėz nga tė gjitha vendet e botės, tė mėsosh dhe tė informohesh me jetėn dhe kulturėn e tyre.

Si ju kanė pritur dhe pėr ēfarė ju kanė kritikuar specialistėt e filmit, publiku dhe gazetarėt?

Deri tani, tė them tė drejtėn kam qenė tepėr e mirėpritur si nga publiku dhe nga gazetarėt amerikanė. Para disa muajve isha nė Florida, nė Megacon, njė festival tepėr i madh i filmave. Media e Floridės si dhe publiku e priti mjaft mirė ekipin tonė, u pėrkėdhela nga vlerėsimi qė mė bėnė. Sigurisht qė kjo mė jep kurajo si mua dhe stafit, pasi jemi duke xhiruar njė pjesė tė filmit nė kėto momente. Gjithashtu, filmi ka fituar disa ēmime tė para dhe ėshtė nominuar nė shumė festivale tė tjerė. Kjo ėshtė jo vetėm kėnaqėsi dhe vlerėsim i punės tonė, por ėshtė privilegj dhe krenari qė kritikėt e filmave tė na vlerėsojnė me ēmim tė parė. Dhe kjo ėshtė tepėr me rėndėsi jo vetėm pėr mua, por edhe pėr regjisorin, rezymeja e tė cilit pėrfshin serialet sci-fi "Stargate", "Battle Star Galactica", "Andromeda", etj.

Ndėrkaq, ēfarė mendimi keni pėr artistėt, filmin dhe kinematografinė sot nė Shqipėri?

Mund tė flas me superlativat mė tė larta, qė vij nga njė vend si Shqipėria, me njė histori ku ke pėr ēfarė tė flasėsh. Nė pėrgjithėsi, artistėt, filmi, kinematografia nė Shqipėri janė pėr t'u inkurajuar dhe vlerėsuar me notat mė tė larta, por inkurajimi dhe vlerėsimi mė i madh qė duhet t'i bėhet artistėve, filmit, kinematografisė shqiptare, ėshtė njė mbėshtetje totale financiare, mjete teknike e profesionale dhe akademi kualitative pėr pėrgatitjen e artistėve pėr pėrzgjedhjen dhe kualifikimin e tyre.

Dhe sė fundi, ēfarė mesazhi do t'u jepnit tė rinjve, tė cilėt kanė ėndrra sikurse ju?

Tė gjithė tė rinjve dhe tė rejave u jap kurajo qė tė vrapojnė pas ėndrrave tė tyre, sepse realiteti nuk ėshtė shumė larg nesh dhe Shqipėrinė duhet ta shikojnė standardet mė tė larta.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Laureta Meēi : Shqiptarja qe po ecen drejt Holliwoodit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse shkojme drejt modes ?
» Muzeqe , harresa con drejt zhdukjes ,monumentet e kultures

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: