AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rajmonda Bulku joshet nga “Burri i gruas sime”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
jerimida


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

Rajmonda Bulku joshet nga “Burri i gruas sime” Empty
MesazhTitulli: Rajmonda Bulku joshet nga “Burri i gruas sime”   Rajmonda Bulku joshet nga “Burri i gruas sime” Icon_minitimeSat Nov 03, 2007 3:58 pm

“Femra fatale”, gruaja Eve e martuar me dy burra, zbret ne Teatrin Kombetar! Asnjeri prej burrave nuk deshiron te jetoje me te, pasi hakmarrja verbon arsyen, por askush nuk mund te jetoje edhe pa te. Gjithcka e percjell Rajmonda Bulku, e partneret e saj ne skene jane Vangjel Toce dhe Mehdi Malkaj. Titulli “Burri i gruas sime” eshte teper sensacional, aq sa s’mund ta mposhtesh kureshtjen teksa sheh afishet para godines se teatrit qe lajmerojne kete premiere. Regjisori Kastriot Cipi ka zgjedhur pikerisht tekstin e autorit Miro Gavras, per te percjelle te shqiptaret mesazhin se, “ndodh edhe keshtu!”. Ora e premieres po afron, dhe ne prag te saj aktorja Rajmonda Bulku rrefehet per ndjesite e rolit. “Personazhi im luan me burrat e saj, pra Eva Luan me Tonin dhe me Luken, kjo eshte shume e kendshme. Me argeton shume, s’mund ta fsheh dhe ndjehem shume mire qe jam ne keto situata, te pakten ne skene, te pakten ne teater!”, shprehet Bulku. Dhe komedia duket e josh aktoren, por publiku shqiptar me se shumti e ka ndjekur ne drama. Por ajo rrefen: “Me pelqen dhe me ngacmon tej mase komedia. Kam qene prezente vite me pare me komedi ne teater, por ne film kam dashur shume te kem nje rol komik, dhe s’kam mundur, pasi filmat jane te rralle”. Ndersa teksa e pyet, ke preferon, dublat e filmit apo teatrin, ajo pa hezitim pergjigjet: “Nese do ishte nje film dhe tre shfaqje ne teater, une do zgjidhja vetem filmin!”.

Titull sensacional, “Burri i gruas sime”, si ndjeheni kur jane vetem pak ore qe ju ndajne nga premiera?

Jam munduar ta shijoj kete shfaqje! Ndaj edhe me vjen mire qe pas gjithe asaj drame qe perjetova te “Korbi i bardhe”, rol tragjik, dashuri tragjike, jam ne nje komedi. Luaj shume, pra personazhi im luan me burrat e saj, pra Eva Luan me Tonin dhe me Luken, kjo eshte shume e kendshme. Kjo me argeton shume, s’mund ta fsheh dhe ndjehem shume mire qe jam ne keto situata, te pakten ne skene, te pakten ne teater!

Ju permendet lojen ne drame... sa e veshtire eshte te jesh tragjik dhe komik, e te jesh ne dy shfaqje njekohesisht?

Kjo te ben te mendosh! Aktori mund te kete mire nga kjo situate, por nganjehere eshte edhe keq, te pakten per mua si natyre aktori. Ka raste qe i them vetes nese me ka mbetur ndonje gje e imja brenda vetes apo jo?! Kur ke perjetime te shpeshta dhe te kunderta, levizje te medha, kalimi nga drama ne komedi... per ne eshte kollaj, dhe profesionalisht nuk ka ndonje veshtiresi te madhe. Pershtatesh me rolin, fillon e do ate figure, dhe kur fillon punen e ke harruar rolin para. Por ama cdo eksperience qe kalon, qofte edhe pak fare do te lere gjurme, pasi emocionet qe perjetohen jane jo te pakta. Mund te jesh e turbullt apo edhe e hareshme, dhe sa i takon ndjesive, komedia eshte shume me e veshtire.

Vec veshtiresise ne interpretim, spektatori nuk ju ka pare shpesh ne rol komik...

Ne teater kam qene prezente pak edhe me komedi, ndersa ne film nuk e kam pas kurre nje pervoje te tille. Ne film e kam enderruar ama, por s’kam mundur, jo se s’kam dashur po sepse nuk m’u dha mundesia asnjehere, edhe pse filmat jane te rralle. Ndersa ne teater kam pasur edhe role komike, dhe pse kane kaluar shume vite tanime. Por mua me pelqen shume komedia. Me pelqen dhe me ngacmon jashte mase. Dhe mezi e kam pritur nje rol te tille, por edhe per lodhjen qe kam pasur me dramen e Mihallaq Luarasit. Ndjehem mire, dhe them qe nese fati na ndihmon, do te jete e suksesshme. Pasi komedia eshte teper delikate, dhe nese salla e ndjek, ajo eshte shume e bukur per aktorin. Komedia pa entuziazem ne salle behet tragjike per aktorin. Pasi gjithcka kerkohet eshte ta ndjekin, t’i ngacmoje bukur. E kjo qe do sjellim ne eshte komedi e lehte, qe paraqet nje situate te kendshme, por aspak e pelqyeshme per jeten normale, ndersa per te luajtur ne skene eshte teper zbavitese.

Komedia eshte e ndertuar mbi batutat... ju sa “te zonjen” e ndjeni veten te beni batuta?

Ah! Kjo eshte dicka qe duhet te ma thone pas premieres ata qe me njohin, por edhe publiku. Une po mundohem dhe jam munduar ne cdo kohe te arrij te kem nje rol dhe ta ndertoj mire ate. Cdo dite ka perpjekjen e saj, mjafton qe une te ndjehem mire dhe ajo qe do me gezonte eshte qe spektatori ta prese jo vetem si loje, por edhe si konceptim, apo edhe si zgjidhje.

Po ama skenarin e kesaj shfaqjeje e ke lexuar ne hotel, teksa ishe ne jurine e “Kosova InFest”, do te thote shume perpjekje per kete shfaqje?

Po duhej te lexoja ne fakt! Mbase bera nje gabim me veten, por edhe me koleget. Kam ikur sapo kishim filluar punen ne jurine e festivalit ne Prishtine. U josha, pasi duke qene edhe nje festival nderkombetar dhe nuk kisha qene ndonjehere pjese e nje jurie me te huaj, me ngacmoi. Nga ana tjeter, duhej te kompensoja punen qe lash ketu pergjysme, ndaj edhe “mbyllesha” ne hotel per te lexuar. Nuk shijova shume Prishtinen keshtu, dhe pse festivalin e ndoqa, por ama nje pjese te mire te punes e bera vet. Por nese shfaqja rezulton e suksesshme, atehere pjesa tjeter harrohet, lodhja dhe fakti qe te eshte dashur te rendesh shume per te ndertuar nje figure, apo gjithcka te pengon gjate rruges.

Jeni shume prezente ne teater, me pak ne kinema se fundi. Ju ke parapelqeni?

Nese do ishte nje film dhe tre shfaqje ne teater, une do zgjidhja vetem filmin!

Bulku e terhequr nga komedia

E ka joshur roli i “femres fatale”, si te “Burri i gruas sime”. “Me vjen mire, rrefen Bulku, qe pas gjithe asaj drame qe interpretova te “Korbi i bardhe”, rol tragjik, dashuri tragjike jam ne nje komedi. Luaj shume, pra personazhi im luan me burrat e saj, pra Eva Luan me Tonin dhe me Luken, kjo eshte shume e kendshme. Kjo me argeton shume, s’mund ta fsheh dhe ndjehem shume mire qe jam ne keto situata, te pakten ne skene, te pakten ne teater!”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rajmonda Bulku joshet nga “Burri i gruas sime”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme Nga Vendi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Kërce tek: