AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Aventurė franceze nė Shqipėrinė e vitit ‘64

Shko poshtė 
AutoriMesazh
jerimida
AneTaR HeRo
jerimida


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

Aventurė franceze nė Shqipėrinė e vitit ‘64 Empty
MesazhTitulli: Aventurė franceze nė Shqipėrinė e vitit ‘64   Aventurė franceze nė Shqipėrinė e vitit ‘64 Icon_minitimeSat Nov 03, 2007 4:12 pm

Pas 42 vjetėsh nga botimi, u promovua dje libri me pėrshtypje udhėtimi i francezit Albert Mayzie. I pranishėm nė promovim i biri arkeolog, Alain Mayzie
I kishte parė brigjet shqiptare prej sė largu dhe vendosi t’i vizitonte me ēdo kusht. I bėri pėrshtypje gjuha e ēuditshme me 36 gėrma, qė u shkonte aq pėr shtat shqiptarėve, fytyrat e qeshura tė fshatarėve nė fusha. Nuk e kuptonte se pėrse nė faqe malesh e fasada pallatesh shkruheshin parulla tė tipit “Lavdi PPSH-sė!”.I dukej surreal fakti qė nė rubineta dilte ujė me rėrė. Ishte viti 1964, kur kameramani aventurier Albert Mayzier erdhi nė Shqipėri bashkė me gruan dhe 9 fėmijėt e tij. Kishte vizituar kaq shumė vende dhe Shqipėria i mbetej pėr tė plotėsuar pazėllin shumėngjyrėsh botėror. Njė vit mė vonė botoi njė libėr tė titulluar “Aventurė nė Shqipėri 1964”, qė pėr shkaqe qė dihen nuk hyri nė Shqipėri. Do tė duhej tė kalonin plot 42 vjet qė ky libėr pėr Shqipėrinė tė lexohej edhe nga shqiptarėt. Me kėtė rast u zhvillua njė ceremoni promovimi, ku merrte pjesė i nėnti pinjoll i Mayzieve, Alain Mayzie. “Im atė ishte njė personalitet tepėr origjinal, njė aventurier i madh, pjesė e Rezistencės franceze gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, por dhe njė kameraman i madh. Njė ditė pati njė ide madhėshtore. Me kamerėn nė krah u nis pėr njė udhėtim aventuror bashkė me gruan dhe nėntė fėmijėt e tij. Falė tij ne njohim gjithė kontinentet”, - tregon Alain, i cili vazhdoi udhėtimin e tė atit me familjen e tij. “Babai im ėndėrronte tė vinte nė Shqipėri qė nė vitin 1960, sepse kishte parė brigjet shqiptare me kajak nga deti Adriatik. Duke e parė qė larg tha: unė dua ta shoh kėtė vend. Pyetjes se pėrse duhet tė shkojmė nė Shqipėri ai na u pėrgjigj se jemi kushėrinj. Ne jemi keltė, ata janė ilirė, pra i bie tė jemi kushėrinj. Pėrfituam nga njė hapje e vogėl nė vitin 1964. Kaluam 60 ditė nė Shqipėri dhe kjo kohė e mrekullueshme ka mbetur e gdhendur nė kujtimet e familjes sime deri mė sot”, - vazhdon Mayzie, i cili nė kohėn kur vizitoi Shqipėrinė ishte vetėm 14 vjeē. Sipas tij, pas kthimit nė Francė, i ati realizoi njė film me metrazh tė gjatė qė e prezantoi nė tė gjitha vendet frankofone. U shfaq nė shumė konferenca dhe u bė njė pikė referimi pėr mijėra tė huaj, qė nuk dinin asgjė pėr vendin e izoluar. Libri i promovuar dje ėshtė pikėrisht rrėfimi i udhėtimit 60-ditor. “Shqipėria e vitit 1964, parė nga francezėt qė udhėtonin shumė”, - pėrkufizon Alain, ndėrsa kujton fytyrat e qeshura tė fshatarėve, arkeologėve, miqve tė rinj, qė i pritėn me shumė dashuri. Dhe nė shumė pjesė tė librit autori nuk lė pa pėrmendur mikpritjen e shqiptarėve. “Rrok Zojsi na kishte rregulluar tė vizitonim njė shtėpi tė vjetėr tiranase, qė ishte duke u shndėrruar nė njė “monument kulture”. Kjo banesė ishte ende e banuar dhe ne u pritėm shumė mirė nga pronarėt. Aty gjetėm me ndryshim fare tė vogėl stilin qė e kishim parė edhe nė Shkodėr. Gjithēka ishte sistemuar shumė mirė, thuajse nė nėnyrė tė pėrsosur. E kjo paraqitje e kujdesshme pėrputhej me zakonet shqiptare dhe nuk ishte njė mizanskenė pėr turistėt”, - shkruhet nė libėr. Por Mayzie nuk mund tė mos vinte nė dukje edhe problemet e Shqipėrisė aso kohe. “Ne shqiptarėt duke lexuar kėtė libėr kuptojmė mė mirė shpirtin tonė, kuptojmė Shqipėrinė e asaj kohe. Pėrshkruhen cilėsitė qė pėrmend Bajroni. Por ka edhe pjesė qė nuk do tė na pėlqejnė. Tė metat i dimė, i kritikojmė vetė, por nuk na pėlqen kur na i thonė tė tjerėt”, - thotė Neritan Ceka, njė nga lexuesit e hershėm tė librit dhe shoqėruesi i familes Mayzie nėpėr sitet arkeologjike gjatė vizitės sė vitit 1964. “Libri u shkrua nga njė mik qė e donte Shqipėrinė, kėshtu qė edhe kritikat janė konstruktive. Kur ky libėr u promovua nė vitin 1965, Radio Tirana bėri njė emision special. Dhe nė kėtė emision thuhej : “Njė mik i Shqipėrisė qė bėn kritika pėr Shqipėrinė”. Mbaj mend qė im atė thoshte qė nė rubinetat e republikave Socialiste, del ujė me rėrė. Ndaj edhe ky libėr nuk u shpėrnda nė Shqipėri”, - kujton Alain Mayzie. Sot ai ėshtė arkeolog dhe thotė qė nxitjen e mori pikėrisht nė moshėn 14- vjeēare, kur zbuloi Durrėsin, Shkodrėn, Apolloninė, Butrintin, prej tregimeve tė 23-vjeēarit Neritan Ceka, qė tė motrat e quanin mes tyre Apollon. “Pas 20 vjetėsh nga vizita e ‘64-ės vjen nė vitin 1986, pėr tė mbrojtur diplomėn e tij pėr arkeologjinė nė Shqipėri, pėr Apoloninė. U vlerėsua nga njė komision qė pėrbėhej atėherė nga Hasan Ceka, Aleksandra Mano, Skėnder Anamali dhe Frano Prendi. Mayzie ishte i vetmi student i huaj nga Perėndimi, qė vinte tė mbronte diplomėn e tij nė njė vend komunist siē ishte Shqipėria e asaj kohe”, - thotė Ceka.

Nga libri

Parulla dhe publicitet

“Gjatė dy muajve, ne nuk do tė mund tė gjenim vend shqiptar, anė rruge, plazh, mur kishe, mal shkėmbor, ndėrtesė zyrtare, kantier, uzinė, dyqan, pa njėrėn nga kėto mbishkrime, Rroftė! Lavdi PPSH! Mbishkrime tė mėrzitshme qė i thurin lavdi drejtuesve tė sotėm. Lexuesit kritikė do tė mė kundėrshtonin duke mė thėnė se padyshim publiciteti pėr cigaret apo sutjenat, prishin po ashtu shumė peizazhe perėndimore, dhe unė do t’iu jepja atyre shumė tė drejtė. Si anėtar “veteran” i “Touring Club” nė Francė, unė dua t’ju pohoj kėtu kundėrshtimin deri nė fund pėr gjithēka qė ndot peizazhin dhe bėrtas me zė shumė tė fortė: “Poshtė publiciteti nė natyrė”. Kjo vlen njėlloj edhe kur ai mburr tė pėrbrendshme, apo edhe njė regjim politik, dhe kur ky i fundit ka ndėrmarrė njė detyrė pastrimi.

Njė alfabet i ēuditshėm

Kontakti i parė qė mjaft shkurajues. Guida e shkruar me pasion dhe hollėsi, ishte hartuar me njė fėngjishte shumė tė keqe, saqė mbasi kisha lexuar disa faqe, koka ime ishte gati tė shpėrthente dhe nervat mė ishin acaruar.

Le tė pėrcaktojmė sė pari njė pikė tė caktuar qė do t’ju tregojė shpirtin pak tė torturuar tė miqve tė mij tė mirė shqiptarė. Alfabeti i tyre i sajuar i tėri nė vitin 1908, nė Kongresin e Manastirit kishte 36 gėrma. Unė mėsova se U-ja ishte e ngjashme e EU-nė frėnge, si te fjala “Poumon”, gjė qė akoma se kam kuptuar mirė dhe se ky alfabet iu lejonte tė gjithė gurmazeve shqiptare tė shpreheshin lirisht, dhe se fjalėt shqipe e kishin prejardhjen nga gjuhėt e vjetra iliriane, thrake.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Aventurė franceze nė Shqipėrinė e vitit ‘64
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Artistet e huaj per Shqiperine
» Ku do i kaloni oret e fundit te vitit 2007 ..... ???
» Horoskopi I Vitit 2007 Per Te Gjitha Shenjat
» Horoskopi i vitit 2008 per te gjitha shenjat ....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: LeTėrSiA-
Kėrce tek: