AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Masakron 40-vjecaren

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Masakron 40-vjecaren Empty
MesazhTitulli: Masakron 40-vjecaren   Masakron 40-vjecaren Icon_minitimeSun Nov 18, 2007 9:48 pm

Masakron 40-vjeēaren, pranga minorenit


I merr jetėn me rripin e pantallonave dhe mė pas e pėrdhunon. Viktimė e kėsaj ngjarjeje ka qenė njė 40-vjeēare nga qyteti i Beratit, ndėrsa autor i saj njė 13-vjeēar me inicialet R.H Dje ėshtė bėrė i mundur identifikimi dhe mė pas arrestimi i autorit tė masakrimit tė Ėngjėllushe Sinjari. Burime zyrtare nga policia bėjnė tė ditur se ėshtė vėnė nė pranga mesditėn e djeshme 13-vjeēari me inicialet R.H. Sipas tė njėjtave mėsohet se 13-vjeēari kishte dhe disa precedentė tė tjerė. Kėshtu 13- vjeēari akuzohet pėr veprat penale tė “Vrajses”, “Plagosjes” dhe “Kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale me dhunė”.Ndėrkohė qė burime nga policia bėjnė tė ditur se i arrestuari akuzohet se ka pėrdhunuar dy femra me tė matė mendore rreth moshės 18 vjeē.

Arrestimi
Pas gjetjes sė trupit tė pajetė tė 40-vjeēares nė afėrsi tė njė bunkeri policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar si autor tė ngjarjes 13-vjeēarin me inicialet R.H. Burime nga Policia e Beratit bėjnė tė ditur se ėshtė identifikuar autori e vrasjes sė ndodhur pak ditė mė parė nė fshatin Pashatlli nė vendin e quajtur “gropa e madhe”, ku u gjet pa jetė 40 vjeēarja Ėngjėllushe Sinjari Sipas burimeve tė policisė mėsohet se autori i kėtij krimi ėshtė njė 13 vjeēar me iniciale R, H nxėnės nė klasėn 7-tė, lindur e banues nė lagjen “Donika Kastrioti”. Burimet nga uniformat blu bėjnė tė ditur se minoreni do tė merret nė pyetje nga policia nė prani tė familjarėve pėr shkak tė moshės. Nga dėshmia e tij pritet tė hidhet mė shumė dritė nė lidhje me ngjarjen e rėndė si dhe me motivet qė kanė shtyrė 13-vjeēarit drejt kėtij krimi makabėr.

Ngjarja
Burime zyrtare nga Policia e Beratit bėjnė tė ditur se autori i krimit ka pėrshkuar me fugon rrugėn nga banesa e tij deri nė fshatin Poshnjė, ku ka takuar dhe viktimėn. Sipas tė njėjtave burime mėsohet se minoreni ėshtė nisur sė bashku me viktimėn e tij pėr nė fshatin Skrevan. Gjatė rrugės nė vendin e quajtur “gropa e madhe”, pranė njė bunkeri, gruaja ka tentuar tė ndizte njė zjarr. Ndėrkohė 13-vjeēari ka hequr rripin e pantallonave dhe me shpejtėsi ia ka vendosur nė fyt, duke i shkaktuar dhe vdekjen. Burime nga policia bėjnė tė ditur se 13-vjeēari ka pohuar se nė momentin qė ka tėrhequr 40-vjeēaren i ka dalė gjak nga goja dhe hundėt. Ndėrsa sipas rezultateve tė analizave kryera nė laborator ėshtė konstatuar se gjaku i pėrkiste kufomės dhe me njė herė policia ka ngritur njė grup ekspertėsh qė ka kryer tė gjitha hetimet e nevojshme gjatė kėsaj kohe pėr tė arritur nė pėrfundimin e zbardhjes sė kėsaj ngjarje pas disa ditėsh hetimesh policia ka ngushtuar rrethin e dhe ka arritur tė shoqėrojė 13-vjeēarin me iniciale R. H, i cili pas shoqėrimit nė komisariat nė prani tė psikologut dhe avokatit ka pranuar se vrasjen e ka kryer ai pėr ta grabitur se kishte pikasur se ajo kishte lypur dhe kish grumbulluar 1300 lekė tė reja. Nga kontrolli i ushtruar nė shtėpinė e minorenit ėshtė gjetur rripi

Akuzat
Sipas policisė bėhet e ditur se 13-vjeēari, qė mund tė quhet njė mostėr, gjatė njė harku kohor prej 9 muajsh ka kryer disa krime. Njė muaj mė parė 13-vjeēari ka sulmuar njė plakė 60 vjeēe nė qytetin e Urės Vajgurore, e ka hedhur nga shkallėt e pallatit pėr ta vrarė, pasi e kishte grabitur vetėm 40 lekė tė reja. Mė pas njė tjetėr vepėr penale mban autorėsinė e tij. Kėtė herė me pasojė vdekje, ku pėr 13 mijė lekė tė vjetra ka vrarė njė grua 40-vjeēare, e ka mbytur me rripin e pantallonave duke i marrė jetėn dhe mė pas e ka grabitur. Sipas burimeve tė policisė, minoreni pasi i ka marrė jetėn gruas mė pas e ka pėrdhunuar atė. Ndėrkohė Drejtori i Policisė sė Beratit, Shemsi Prenēi, 13-vjeēari ėshtė tejet i rrezikshėm mė shumė se Zizo i Peshkopisė, i cili kreu njė vrasje nė kėtė qytet, por me njė ndryshim R. H, 13 vjeē dhe Zizo i Peshkopisė ishte 18 vjeē. Sipas Prenēit, 13 vjeēari ka pėrdhunuar dhe dy femra 18-vjeēare me tė meta mendore. Sipas tė njėjtave burime mėsohet se policia e kėsaj drejtorie ka bėrė njė punė shumė tė mirė dhe tė specializuar qė nė njė teren tej tė rėnduar shkėmborė dhe tė pa njohur ka kryer njė punė tejet tė specializuar dhe ka arritur nė konkluzionin e zbardhjes se ngjarjes dhe identifikimin e autorit dhe shoqėrimit tė tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Masakron 40-vjecaren
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: