AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Celuliti ? .....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Celuliti ? ..... Empty
MesazhTitulli: Celuliti ? .....   Celuliti ? ..... Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 3:34 am

Me elektroda, me alga, me balte, me palester. Por edhe duke pire pese litra uje ne dite. Te gjitha metodat per te luftuar efektin "lekure portokalleje". Por me nje lajm te keq: nuk do te arrini kurre te keni kembet e modeleve

"Gjerat e vogla krijojne persosmerine, megjithate persosmeria nuk eshte nje gje e vogel". E ka thene Platoni. Sigurisht, atehere, nuk ka pasur nder mend celulitin. Dhe as ndonje papersosmeri tjeter fizike. Por qendra estetike "Tuttestetica" e ka zgjedhur jo me kot si slogan te sajin kete thenie. Pasi, si te gjitha qendrat e tjera te estetikes, ka si qellim te merret pikerisht me gjerat e vogla. Per te krijuar persosmerine. Edhe te kembeve.

Eshte shqetesimi i zakonte qe vjen cdo stine. Sa here qe afrohet sezoni i plazhit dhe ato papersosmerite e vogla qe gjate gjithe dimrit kane qene te mbuluara zene e shfaqen ne dite te diellit. Eshte periudha kur truri fillon te punoje me urgjence per te gjetur nje rruge shpetimi. Nderkaq nuk mund te qendrosh kurrsesi indiferente. Televizioni dhe revistat ofrojne shembujt e vertete te persosmerise. Kembe supersensuale me nje lekure tejet te ndritshme. Ofrojne dhe nje game kremrash mrekulliberese me te cilat mund te arrish kembet e enderruara. E vertete? Kete thone reklamat. Kurse sallonet estetike thone krejt te kunderterten: kremrat, cilatdo qofshin nuk e kane efektin e deshiruar nese nuk shoqerohen me trajtime speciale. Pastaj duhen edhe ushtrime fizike. Duhen hequr pastaj edhe ca ushqime qe cilesohen si armiku me i madh i lekures se lemuar. Dhe nese i ben te gjitha keto atehere celuliti iken vertet? Per fat te keq asnjehere plotesisht. Mund te zbutet efekti "lekure portokalli", mund te mos shquhet nga larg, mund edhe te behet gati i padukshem dhe te vihet re vetem nese lekura shtrengohet me dore. Por ato kembet si te modeleve te reklamuara neper revista, bejme mire t'i harrojme. Ose t'i admirojme vetem neper revista.

Lufta me kremra

Eshte lufta me komode. Dhe e vetmja qe mund te quhet "per te gjitha xhepat". Komode sepse nuk kerkon ore te harxhuara neper sallone estetike. Dhe relivisht me e lira. Se paku per faktin se nuk paguan dike tjeter per te te bere masazhin.

Mund te gjenden ne te gjitha dyqanet e mira te kozmetikes. Te te gjitha firmave. Qe nga firmat anonime, tek ato me popullore dhe ato vertet "firmato". Dhe me rriskun me te vogel te blerjes se nje produkti te fallsifikuar. Dhe kjo per arsyen e thjeshte se askush nuk merr persiper te fallsifikoje produkte bukurie qe nuk shiten ne mase. Sepse e verteta eshte kjo: kremrat anticelulite shiten fare pak. Jo sepse femrat shqiptare nuk vuajne nga celuliti. Vuajne. Dhe shume madje. Porse shumica e tyre jane mosbesuese ndaj efekteve te kremrave. Keshtu thone shiteset, te cilat tek klientet me teper sesa mungese te parave, shohin mungese te besimit. Qe te besosh nese nje produkt eshte i efekshem apo jo, nuk mjafon reklama. Nevojiten prova. Duhet dikush qe ta kete provuar me pare. Por qe ta provosh, nuk kushton ndonje gje e madhe. Sepse ka ardhur ndoshta radha te rrezohet nje tjeter mit. Ai sipas te cilit trajtimet anticelulit jane teper te shtrenjta. Nuk jane sigurisht me te lirat, por jane te krahasueshme me produktet e tjera kozmetike. Me cmime qe ndryshojne jo vetem ne saje te markes, por edhe te dyqanit ku shiten. Mund te blesh pershembull nje "L'Oreal, perfect slim", nje nga kremrat anticelulit me te reklamuar ne revistat e huaja me nje cmim prej 1200 lekesh. Mund ta blesh edhe ne nje magazine shumice dhe mund ta perdoresh nje muaj. Pastaj trajtimin ta perseritesh disa here ne vit. Kostoja gjithsej: me pak sesa kremi i dites qe perdor per fytyren.

Nese nuk i beson "L'Oreal"-it, [teper popullor], atehere mund te zgjdhesh nje "Vichy", apo "Clarins", "Biotherm", "Lancome", "Collistar", "Christian Dior". Shume kremra, xhel apo sprai, qe reklamojne se rezultati mund te shihet qe ne javet e para. Por mund te zgjedhesh edhe nje nga linjat e dyqanit "Yves Rocher". Me cmime asnjehere me shtrenjte se 2500 leke.

Me armet e "Frontera"-s

"Te lindesh e bukur eshte fat, te behesh eshte Frontera". Slogani i "Frontera"-s me shume se kudo hyn ne pune per trajtimet kunder celulitit. Sepse ketu fati i te lindurit nuk eshte dhe aq i rendesishem. Pasi edhe kur lind me fat, me gene "te mira", ne njefare moshe celuliti del me i forte se genet. Atehere "Frontera" ve ne levizje armet e saj. Nje trajtim i plote qe fillon me elektrodat, vazhdon me masazhe dhe perfundon me kremra. Nje trajtim i plote qe sipas estetisteve te kesaj qendre eshte

i efektshem ne shumicen e rasteve, por qe duhet perseritur me pas me cikle ne menyre qe celuliti te mos "pushtoje" serish zonat e cliruara.

Trajtimi ne kete qender fillon me elektrodat, metode qe estetistet e quajne magrela. Elektrodat vendosen ne pjeset problematike dhe pastaj paisja gradohet ne varesi te llojit te celulitit. Mbahen deri ne nje ore pastaj fillon trajtimi me alga, apo algoterrapia. Algat aplikohen ne te gjithe trupin ose vetem ne pjese te vecanta. Trajtimit [i cili zgjat rreth 45 minuta] i bashkangjitet mbulimi me nje koperte minisauna e cila ben te mundur shkrirjen e noduleve apo heqjen e toksinave. Me nje fjale gjithcka qe eshte ne baze te celulitit. Estetistet e kesaj qendre tregojne se algat bejne rigjenerimin e plote te lekures. Madje, ka raste qe edhe ne rast se celuliti nuk eshte shfaqur, nje trajtim me alga do te bente gjithsesi mire. Thjesht per te pasur nje lekure me te bukur.

Pas trajtimit te algave eshte radha e infodrenazhit, i cili eshte nje masazh me kremra anticelulite. Estetistet e kesaj qendre, per rreth 20 - 25 minuta masazhojne pjesen me probleme duke mbyllur keshtu nje cikel te plote trajtimi.

Ne pergjithesi punohet me programe inididuale. Ka raste kur eshte i mjaftueshem vetem masazhi manual, apo te tjera raste kur nevojiten vetem elektrodat, pa alga [masazhi eshte gjithsesi i domosdoshem]. Konsulta paraprake me mjeken estetiste, ndihmon per percaktimin e strategjise qe do te zgjidhet. Gjithsesi, ato femra qe kane zgjedhur kete sallon per t'u trajtuar, duhet t'i bejne keto seanca tre here ne jave, 15 - 20 seanca gjithsej. Por qe duhen perseritur disa here ne vit. Me qellim qe celuliti i zhdukur apo i reduktuar, te mos rikthehet. Kurse per ato qe nuk kane kohen e mjaftueshme per te qendruar nen koperta apo me elektroda, kjo qender estetike shet linjen e saj te produkteve per perdorimm ne shtepi. Linjat "Matisse" dhe "Biolife", jane produktet e perdorura ne kete sallon. Cmimet? "As me lire dhe as me shtrenjte se te tjera sallone te Tiranes", thone estetistet e "Frontera"-s.

Estetika e "Tuttestetica"-s

Cmimi eshte gjithashtu e vetmja gje te cilin nuk e komentojne ne kete qender. Por qe gjithsesi, sipas estisteve, nuk eshte i paperballueshem. Se paku jo "i cmendur" po ta krahasosh me punen qe kryen. Heqjen pothuajse njeqind per qind te celulitit. Elektroda, balte, masazh. Triniteti qe thuhet se eshte fitimtar. Elektrodat te cilat me anen e energjise elektrike godasin te gjitha pjeset ku formohen rendom nodulet dhjamore, balta, qe ne kete qendeer estetike vjen nga balta e Detit te Vdekur masazhi me kremra anticelulite dhe hidratues. Per te percaktuar llojin e trajtimit, mjekja e kesaj qendre ne fillim ben matjet. Pasi te dhenat hidhen ne kompjuter, del rezultati i sakte se sa seanca te plota duhen per magrelen, sa per balten dhe sa masazhe. E vecanta e kesaj qendre estetike, ne krahasim me te tjerat e Tiranes, qendron tek produktet qe ajo perdor. Kryesisht tek balta, nje linje qe ofron pasurite minerale natyrale, te cilat vijne drejtpersedrejti nga Deti i Vdekur e qe premtojne te parandalojne problemet apo edhe t'i kurojne ato.

Ndonese qendra estetike eshte e pajisur edhe me nje palester, estetistet rekomandojne me teper magrelen apo balten sesa ushtrimet me vegla apo aerobine. Per aresyen e thejshte se per nje pakujdesi ne fitness, mund te krijosh muskuj ne vendet ku s'duhet, pa arritur dot te heqesh celulitin. Apo edhe sepse muskujt dhe celuliti nen lekure mund te bashkejetojne fare mire me njeri - tjetrin. Te kesh nje trup me muskuj, nuk do te thote aspak te mos kesh probleme me celulitin.

Pervec elektrodave qe mbahen ne trup per 50 minuta, procesi i baltes zgjat nje ore kurse balta mbahet nje ore te plote. masazhi, te cilit estetistet e kesaj qendre e cilesojne si me thelbesorin ne nje trajtim, zgjat njezete minuta te tjera. Per ata qe nuk kane kohe per te harxhuar ne seanca elektrodash, balte apo masazhi, produktet e Detit te Vdekur shiten edhe per t'u perdorur neper shtepi. Se bashku me balten speciale, ne kete qender estetike mund te blesh edhe kremrat perkates se bashku me nje doreze gomazhi per te bere masazh. Gjithcka per te bere edhe ne shtepi nje trajtim te plote sipas sekreteve te "Tuttestetica"-s.

Nje ndihme ne palester

Palestra mund te te mos ndihmoje qe te heqesh celulitin. Por as nuk ta shkakton kurrsesi. Per me teper, duke ndihmuar ne tonifikimin e muskujve, ajo te ndihmon te ruash "status-quo"-ne. Nese je duke bere nje tjeter trajtim, neper sallone apo ne shtepi, seancat e rregullta te fitnesit te ndihmojne qe rezultati te jete me i arrire.

Per te arritur tonifikimin e duhur, nevojiten sa me shume ushtrime me vegla. Sidomos pista e vrapimit apo bicikleta.

Te skuqurat? Harrojini

Ushqimi vazhdon te mbetet i akuzuari kryesor kur vjen puna tek celuliti. Dhe ato keshillat qe te mos konsumohen te skuqura, nuk jane fjale boshe dietologesh, te cilet e gjejne kenaqesine e tyre duke na keshilluar qe te konnsumojme vetem ato ushqime qe nuk na shijojne deri ne fund: perime, supra dhe sallatra. Pra te hash gjithe diten ato qe quhen ushqimet e shendetshme dhe te enderrosh naten nje pice gjigande... Te ndaluarat te shijojne, por lajmi i mire eshte se ne rastin e celulitit, ne ndryshim nga dietat e forta qe sherbejne per renie drastike ne peshe, nuk ndalohet gjithcka perfundimisht. Mund te behet edhe "mekati" i ngrenies se picave. Por pa e tepruar. Dhe me nje sekret te vogel qe e ka emrin uje. Sa me shume uje. Nga dy deri ne pese litra ne dite. Me shpresen se nje gje e vogel si uji te ndihmon t'i afrohesh persosmerise.

Celuliti, cfare eshte?

Shumica e njerezve e quajne "lekure portokalli". Sepse pjeset me celulit jane te ngjashme me lekuren me vrima te portokallit, nje pamje kjo aspak estetike. Ky eshte nje problem i hipodermes dhe qe ka ne natyre dhjamore. Shkaktohet nga shkaterrimi i mikroqarkullimit te shtreses dhjamore dhe ndikime te mepashme ne funksioneet e rendesishme metabolike. Ekzistojne tipa te ndryshem celuliti: celuliti kompakt, celuliti i squllur dhe ai i enjtur. Tipi i pare godet pergjithesit objekte me kushet te mira fizike dhe me nje muskulature tonike, i dyti manifestohet vecanerisht tek njerezit e moshes se mesme, ndersa i treti shfaqet bashke me ate kompakt, vecanerisht ne kembe dhe paraqet ne shumicen e rasteve lidhje me patologjite e qarkullimit te gjakut.

Ne origjine te celulitit eshte nje e shumatore e arsyeve gjenetike, strukturore, hormonale dhe te eneve te gjakut, shpeshhere te renduara nga jeta sedentare, stresi, semundjet e hepatitit, ushqimi i keq apo nga patologjiite qe kane te bejne me mungesen e hidrimit. Nje nga menyrat klasike te nderhyrjes eshte masazhi, i cili eshte i efektshem pikerisht per stimulimin e qarkullimit. Ndersa mjetet kozmetike jane te afta te permiresojne shtresat e lekures. Rezultatet me te mira perftohen kur nderhyrjet kozmetike alternohen me ato mjekesore dhe me sportet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Celuliti ? .....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: MjeKeSi-
Kėrce tek: