AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kur Eksportonim Terroriste

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kur Eksportonim Terroriste Empty
MesazhTitulli: Kur Eksportonim Terroriste   Kur Eksportonim Terroriste Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 3:48 am

Sterviteshin ne Shqiperine komuniste nga te gjitha anet e botes. U mesonim taktikat guerrile, atentatet, eksplozivet. Parate e harxhuara me thase per revolucionin boteror dhe per qelepirxhinjte e komunizmit

Sipas mendimit te atehershem te Ce Gevares, Loran Kabila “nuk ishte njeriu i duhur per situaten e krijuar ne Zaire (sot Kongo)”, duke lene te kuptohet se ai ishte me shume i interesuar tek alkooli dhe grate. Eshte shume interesante kjo verejtje e revolucionarit te perjetshem, i cili tentoi te eksportonte revolucionin edhe ne Kongo per pak kohe, por pa sukses; po te kihet parasysh se pak a shume ne te njejten periudhe, vitet 1960-te, te njejten pershtypje kishte krijuar udheheqja komuniste shqiptare per grupin e kongolezeve qe po studionte dhe stervitej nga regjimi: “Ata, ceshtjen e revolucionit nuk e vene ne plan te pare; ata duan te krijojne miqesira, sidomos me elementin femer per qellime qe kuptohen lehte. Ata e konsiderojne ardhjen e tyre me teper si turiste sesa per te mesuar...“.

E nese eshte e vertete se lideri i Zairese, i vrare nga vitin 2001 nga rojet e veta, kishte kaluar nga shkollat shqiptare te marksizmit teorik e praktik, nuk eshte cudi qe verejtjet e raporteve sekrete te ishin edhe per te. Megjithate, ne rastin e Loran Kabiles misioni “fisnik” i regjimit komunist te Tiranes mund te quhej i realizuar: Packa se vetem mbi 30 vjet me vone, Kabila do ta merrte pushtetin ne Zaire duke rrezuar diktatorin Mobutu, por pa deshiren me te vogel per te instaluar komunizmin alla shqiptar. Dhe eshte fjala per ate mision sekret, me ane te programeve te te cilit Shqiperia sterviste grupe te ashtuquajtura “marksiste-leniniste”, te ardhura nga te gjitha cepat e globit. Me shpresen per te mbjelle faren revolucionare, erdhen ne Shqiperi palestineze nga Al Fatahu, kongoleze, haitiane, sudaneze, indoneziane etj, etj, u shpenzuan per ta miliona dollare te te famshmit “Fondi i Solidaritetit” per te cilat nuk u mbajt asnje llogari. Llogaria e vetme qe rezulton sot, eshte se ne fakt, regjimi nuk beri tjeter vecse tentoi te kultivoje dhe perhape dhunen dhe terrorin. Dhe ana tjeter e po asaj medaljeje: U financuan me dhjetera te vetequajtura parti marksiste-leniniste me anetaresi fantazem, ndersa fondet shkonin ne llogarite personale te kryetareve, qe nuk ngurronin te pozonin ne foto “te paharrueshme” me lideret e Tiranes.

Pavaresisht termave “grupe terroriste” apo “grupe revolucionare”, qellimi final i tyre ishte marrja e pushtetit me dhune. Pasi ja doli mbane pa shume probleme serioze ruajtjes se pushtetit te vet nga kercenimi i bandave diversioniste shqiptare te pergatitura ne Perendim, Enver Hoxha mendoi t’ja ktheje kusurin “imperializmit dhe sherbetoreve te tij” me te njejten monedhe: Me ane te stervitjes teorike e praktike te kujtdo te interesuari qe pretendonte apo shpallte se ishte marksist. Sidomos pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, Shqiperia u kthye ne nje kamp te madh stervitor, te padukshem per syte e popullit te thjeshte. Nje numer i madh vendimesh sekrete te firmosura nga Enver Hoxha, Ramiz Alia apo drejtues te tjere, hedhin drite mbi termat mbi te cilat rregullohej veprimtaria e miqve. Programi i dukshem ishte ai qe mund te vihet re nga kushdo: Nje deri ne tre vjet pergatitje ne institucione te njohura si Akademia Ushtarake, Shkolla e Bashkuar e Oficereve apo Instituti V.I.Lenin; pedagoge te njejte si studentet tane, me grupe mesatarisht prej 10 vetesh. Por me i rendesishmi ishte programi special qe ne fakt, ishte dhe ajo per cka “revolucionaret” kishin ardhur: Stervitja ushtarake sekrete ne terren. Te dhenat arshivore flasin per detaje te ndryshme te ketyre ceshtjeve.

Le te fillojme me vendimin e Sekretariatit te KQ te PPSH me firme te Enver Hoxhes, nr.4 i dates 20.II.1967, qe permban ftesat per te ardhur ne Shqiperi per bisedime jozyrtare dhe pushime, 210 vete. Ketu perfshihet dhe pranimi per kurset ushtarake, te anetareve “te grupeve M-L“ nga Kolumbia, Brazili, Kili, Bolivia, Ekuadori, Haiti e deri te Sudani, Belgjika, Spanja etj.

Perballimi i tyre fillestar behej nga “Fondi i solidaritetit“ me shumen 100.000 dollare. Fokusimi kryesor i ketyre te ardhurve dhe shume te tjereve, sigurisht ishte pergatitja ushtarake guerrilase, qofte per lufte urbane ne qendrat e banuara, atentatet etj, qofte per taktikat e luftes partizane. Pikerisht per kete arsye, struktura te tera ne ministrine e Mbrojtjes merreshin me planizimin e stervitjeve dhe me realizimin ne praktike te tyre. Keshtu, me ceshtjen e programeve ne vendimin Nr. 26 dt. 23.II.1967, Sekretariati i KQ te PPSH ngarkon Ministrine e Mbrojtjes Popullore MMP,te marre persiper pergatitjen dhe zbatimin e programeve te pergatitjes ushtarake. Ekzistojne mjaft dokumente arshivore, te cilat me permbajtjen e tyre flasin vete per objektin e pergatitjes se ketyre grupeve te huaja. Per realizimin e ketyre programeve u angazhuan forcat me te kualifikuara te tre drejtorive kryesore ne ish-MMP, Drejtoria e Pergatitjes politiko-luftarake, Drejtoria e Dyte e Zbulimit dhe Drejtoria e Shkollave. Stervitjet beheshin ne pika si Korpusi 3K i Korces, Korpusi 7K i Burrelit, Korpusi 9K i Shkodres, Baza Ushtarake Detare e Vlores, Shkolla e Bashkuar “E.Hoxha“ dhe Akademia Ushtarake me 13 grupe, ne total 75 vete.

Sa per ilustrim, figuron qe me 13 shtator 1966 ne Vlore te sterviteshin 8 kongoleze, me 8 dhjetor te po atij viti, ne Shkollen e Bashkuar ndodheshin 8 braziliane, me 3 shkurt 1968, ishin instaluar 10 indoneziane ne Shkoder...Vijojne kolumbiane, kiliane, ekuadoriane, boliviane, haitiane, sudaneze. Me programin e fshehte, u sterviten 11 grupe te huaja, me kurse fillimisht 3 mujore. Te cilat, me kerkesen e tyre u bene 5 mujore.

Vitet me intensive ishin ne periudhen 1967-1971, kohe gjate te ciles 42 vete, te ndare ne grupe 3-4 vetesh (tip guerrilas), u perfeksionuan dhe u pergatiten per komandante cete deri ne komandante batalionesh partizane. Pervoja e transmetuar ishte nga Lufta Nacionalclirimtare e jona, lufta ne Indokine (Vietnam, Kamboxhia), ndersa kushtet e terrenit perpiqeshin te imitonin vendin perkates nga vinin te huajt. Eshte e qarte se mjediset ishin sekrete dhe te vecuara, si pyjet perreth Voskopojes, mali i Cajupit, Burrel etj. Lendet kryesore: Pergatitja taktike, pergatitja e zjarrit, pergatitja xheniere dhe pergatitja fizike, me kusht qe t‘i arrihej qellimit te stervitjes ne rrethana luftarake dhe me veprime diversioniste ne grupe te vogla. Ushtrohej perdorimi i gjere i eksplozivit, armeve te lehta per lufte guerilase, befasia ne sulm, atentatet etj, nderkohe qe me se 50% te stervitjeve zhvilloheshin naten.

Interesant eshte fakti se miqte eksportues te revolucionit boteror, shpesh nuk ngopeshin se mesuari. Pasi u njohen konkretisht me funksionimin e grupeve guerrile ne qytet, me qitjet e befasishme ne distanca te shkurtra si diten ashtu edhe naten, me zoterimin e armeve trofe (angleze, gjermane, amerikane) dhe qitjet me to, me perdorimin e radiostacioneve me kapacitet te vogel, per te ruajtur sekretin, e deri me 8 ore mesimi te vecanta per armet biologjike; nje informacion i repartit 5906 Vlore, me nr.protokolli 87 i 21 marsit 1967, thote: “Ata kerkojne te shtohen oret e luftes guerrile ne qytet, ato te luftes me mina dhe mjete rrethanore, levizjet ne pyll pa busull naten, marshimet e gjata dhe te tjera te kesaj natyre“.Te gjitha kerkesat nga verejtjet mbi programet jane konkrete. Dhe kenaqesia e udheheqjes ishte e madhe. Sidomos kur u vinin relacione si ai nga reparti 3711 ne Burrel, i dates 25 tetor 1967: “Perfitimi per pervetesimin e eksplozivit, qitjet me M-82, top 75, organizimi i njesive guerrile ne qytet apo atentatet si dhe plani i sigurimeve per zbatimin e tyre, jane te kenaqshme“.

Po cfare njerezish ishin diversantet “made in Albania“? Perderisa strukturat e regjimit kishin dosje per secilin nga qytetaret e vendit, sigurisht qe kishin mbledhur ushqim edhe per biografine e miqve. Nga karakteristikat, informacionet, mbledhjet etj, sipas dokumenteve te Arkivit te Ushtrise, behej fjale per persona me arsim te ulet, nga 4 deri ne 7 klase; pjesa me e madhe fshatare te varfer, e deri elemente “negative“. Ne pergjithesi, te gjitha grupet e ashtuquajtura M-L, ishin nen survejim te rrepte. Por elementi me pikant eshte shkeputja totale dhe mungesa e plote e dijenise se grupeve speciale per ekzistencen e njeri-tjetrit, per sa kohe ndodheshin ne territorin shqiptar. Arsyet ishin disa:

Se pari, frika nga bota e qyteteruar, se mos merrej vesh realiteti yne. Vete keta “M-L” qe do te luftonin per te ndryshuar sistemin, do te zhgenjeheshin po ta njihnin realitetin shqiptar te pakontrolluar. Se dyti, shqiptaret e thjeshte i njihnin si grupe marksiste dhe jo si terroriste, diversioniste, prandaj u kamufluan si grupe te zakonshme. Te cilat te pakten per nga shumat e vena ne dispozicion (mesatarisht 25 mije dollare ne vit per secilin me kursin e kohes), nuk ishin aspak te zakonshme.

Ana qesharake e medaljes, ishte financimi i grupeve dhe partive te vetequajtura marksiste, edhe sikur keto te vinin nga Perendimi, si Zvicra, Spanja, Belgjika, Austria etj, apo nga vende ekzotike si Zelanda e Re. Lideret e tyre duartrokisnin nga tribunat e kongreseve shqiptare, dhe si shperblim per krijimin e ndonje partie me tre anetare, merrnin shuma te medha. Sa i perket Europes, pika kryesore mes te ciles shperndaheshin parate pa hesap, ishte ambasada jone ne Paris. Ne kete ambasade dergoheshin dollaret duke porositur qe shperndarja te behej sipas udhezimeve. Per shembull: Me 6 janar 1964 shenohet ne udhezim per ambasaden se: “Si total ju kemi derguar dollare 46.500“, me pas vijon, “porosisim… asnje dokument per dhenien e te hollave. Te kihet parasysh qe keto te sigurohen“. Dollaret qe jepen me 21 shkurt 1967 jane 15.000, dhe te destinuara per grupet M-L te Spanjes, Portugalise, Zvicres. Ne si vend i pasur ku lulezon socializmi, nuk ngurrojme qe te japim ndihme edhe per organizatat e reja holandeze, italiane e deri austriake. Ky i fundit eshte rasti i shumes prej 10 mije dollaresh, sic thote dokumenti i dates 4 mars 1967: “Porosi, Stroblit nuk do t‘i kerkoni asnje deftese per dorezimin e shumes“.

Ndersa per kontinentin e Afrikes, ku ishin dhe pikat me te nxehta te globit, qender e nderlidhjes ishte ambasada jone ne Kajro, e cila mori nje rendesi te vecante. Ajo ndihmonte angolezet, sudanezet, kongolezet, etj, duke shfrytezuar ne Egjiptin e Naserit edhe mungesen e atij survejimi asfiksues qe i nenshtrohej personeli i legates shqiptare ne Paris. Por financimet shkonin ne te kater anet e globit, deri tek lideri komunist brazilian Zhoao Amazonas, mik personal i Enverit, apo homologu i tij zelandez Uillkoks. Mjaftonte te firmosej vendimi, sic ishte ai i sekretariatit te KQ te PPSH Nr.26, date 26 shkurt 1972, me ane te te cilit i jepeshin njefare Ron Teylori, 20.000 dollare “per t‘i vene ne sherbim… sigurimit te jeteses se tij!?“. Duket se shumica e ketyre marksisteve i kishin rene hilese se Shqiperia ishte nje lope qe me ndihmen e llogjeve mbi revolucionin boteror, mund te milej kollaj. Por nese revolucionin nuk e eksportuam dot ashtu si na e kishte enda, ne ato vite arritem qe bashke me telat e bakrit dhe mineralet, te eksportonim edhe bandite.

Harta e stwrvitjes

Grupi indonezian- viti 1968, 12 vete, reparti 2002

Grupi kongolez - 1966, 8 vete (2 gra), reparti 5906, BUD Vlore

Grupi palestinez- shkurt-korrik 1971, 33 vete, reparti 1200 Tirane

Grupi kilian- 1967, 7 vete, reparti 3711 Burrel

Grupi kolumbian- 1967, 5 vete, reparti 3711 Burrel

Grupi ekuadorian- 1967, 5 vete, reparti 5999 Korce

Grupi bolivian- 1967, 4 vete, reparti 5999 Korce

Grupi haitian- 1967, 3 vete, reparti 5999 Korce

Grupi indonezian- 1968 5 vete, reparti 8001 Shkoder
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kur Eksportonim Terroriste
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: