AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ngjela:Ne dhjetor ,parti te re

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ngjela:Ne dhjetor ,parti te re Empty
MesazhTitulli: Ngjela:Ne dhjetor ,parti te re   Ngjela:Ne dhjetor ,parti te re Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 7:43 pm

Ngjela: Ne dhjetor, parti te re

E Marte, 20 Nentor 2007

Ngjela ka vendosur t’i jape fund “ngrirjes” se tij ne PD dhe te themeloje nje parti te re, teresisht te tijen dhe sipas idese se tij, ne funksion te tregut te lire. Keshtu, ne mesin e muajit dhjetor, skenes politike shqiptare do t’i shtohet edhe nje parti tjeter e spektrit te djathte. Spartak Ngjela, deputeti i “ngrire” nga ana e Berishes, per shkak te asaj “cimkes” se mallkuar, te pretenduar nga kreu i mazhorances, do te beje publike ne mesin e muajt te ardhshem edhe platformen politike te partise se re, qe do te themeloje. Ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone”, deputeti Ngjela theksoi, se partia e re qe po krijohej do te kishte nje program neoliberal ose neokonservator, qe do te drejtohej nga tregu i lire. “Partia qe une do te themeloj brenda muajit dhjetor do te kete nje program neoliberal ose neokonservator, qe ne thelb, eshte e njejta gje. Ajo qe do ta karakterizoje kete parti eshte orientimi i saj drejt tregut te lire dhe kjo realisht do te jete nje parti e tregut”, deklaroi Ngjela, duke lene te kuptohej qe ne emertimin e kesaj partie do te futej edhe fjala treg. Per te, kjo parti do te jete e ngjashme ne program me Partine Konservatore angleze ne kohen kur drejtohej nga Margaret Thecer.

Diviza e kesaj partie do te jete edhe shprehja e famshme e neoliberaleve “Laissez Faire!”, qe perkthehet ne nje “Ekonomi te Lire Tregu!”, ku roli i qeverise eshte i vogel dhe jo nderhyres, per sa i perket tregut. Deputeti Spartak Ngjela paralajmeron se ne mesin e dhjetorit te ketij viti ne Pallatin e Kongreseve do te zhvillohet nje ceremoni e madhe, me rastin e themelimit te kesaj partie te re. Ne sallen e Pallatit te Kongreseve do te paraqiten edhe anetaret e partise me funksionet perkatese qe ata do te mbajne ne kete parti; do te prezantohet programi i kesaj partie, se bashku me ambiciet e saj elektorale. Ngjela, nga ana e tij, shprehet optimist per kete parti te re, qe pritet te konkurroje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2009.

Burimet bejne te ditur, se kesaj partie do t’i shtohet edhe deputeti, tashme i pavarur, Gilman Bakalli. Pas braktisjes qe Bakalli i beri Grupit parlamentar te Partise Demokratike, ai eshte pare shume shpesh ne shoqerine e deputetit Ngjela, me te cilin e lidh fati i perbashket si ish-deputete te PD-se dhe problemet qe kane hasur ne perpjekjet e tyre per te pasur nje Parti Demokratike te hapur dhe ku te gjejne veten te gjithe. Pak muaj me pare, Spartak Ngjela mbante edhe detyren e kryetarit te Komisionit parlamentar te Ligjeve dhe qe prej andej u shkarkua dhe “u ngri” pas perplasjeve me Kryeministrin Sali Berisha. Ndonese formalisht vazhdon te jete deputet i PD-se, “de facto” eshte totalisht i shkeputur nga ky grup, duke votuar ne pjesen dermuese kunder qendrimit te Grupit te PD-se, nen argumentin se kjo parti ben vetem ligje antikushtetuese.

Partia e Tregut

Deputeti Spartak Ngjela deklaron se partia qe ai do te drejtoje, do te jete nje parti e tregut te lire, madje kjo fjale ka shume gjasa qe te qendroje edhe ne emrin e kesaj partie. Ai sqaron se kjo parti do te kete nje program neoliberal ose neokonservator dhe do te jete e udhehequr nga parimet e lira te tregut. Kjo parti, sipas Ngjeles, do te jete e ngjashme me ate te Margaret Thecerit ne Angli dhe diviza e saj do te jete “Laissez Faire!”.

Deputetet

Pervec Ngjeles, qe eshte deputet dhe do te jete edhe kryetari i partise se re, pritet qe ne kete parti te re te beje pjese edhe deputeti i pavarur i Shkodres, Gilman Bakalli. Nuk perjashtohet mundesia qe kjo parti te beje pjese te saj edhe deputete te tjere te Kuvendit. Prej kohesh, Bakalli eshte pare shpesh ne shoqerine e deputetit Ngjela, me te cilin e lidh fati i perbashket si ish-deputete te PD-se.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ngjela:Ne dhjetor ,parti te re
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: