AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme nga kultura...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:15 pm

Panairi shtyhet vetem 1 dite

E Marte, 20 Nentor 2007


Pritej qe Panairi i 10-te i Librit, “Tirana 2007” te mbante celur dyert e tij edhe dy dite me shume nga sa qe parashikuar, por nuk qe e thene te ndodhte keshtu. E megjithate, se paku edhe nje dite me shume, dyert e tij do te qendrojne hapur, pra deri mbremjen e sotme. Eshte nje tjeter panair qe do te cele dyert pas tij ne QNK, ai qe krijoi problemet, duke lene vetem nje dite shtyrje per ekspozimin e librave. Moti i keq pas celjes se panairit, sipas Tocit, ka ndikuar teper ne numrin e vizitoreve, ndaj edhe eshte pare e udhes qe te kerkohet nje shtyrje 2 dite, e cila u rrudh ne vetem nje dite per te lene ne kontakt lexuesit me librin. Por konferenca e shtypit, qe mbahet cdo dite te fundit te panairit, u mbajt dje, dite e parashikuar per mbylljen e me te madhes veprimtari kulturore ne fushen e librit. Debati dhe pikepyetjet e medha, per largimin e lexuesit nga libri, duket kane marre nje pergjigje keto dite. Organizatoret pranojne se, ndryshe nga sa pritej, vizitore ka pasur me pak ne kete edicion te 10-te, po ashtu ka pasur edhe me pak libra te blere. Ndonese mbeshtetja e Ministrise se Kultures thuhet se nuk ka munguar kjo nepermjet udhezimeve per QNK-ne per mbeshtetje, eshte fakt qe asnje qindarke nuk eshte dhene per kete panair nga “kupola e kultures”. Dhe per kete botuesi i “Dituria”, Petrit Ymeri, nuk ka hezituar aspak te ngreje zerin. E gjithcka ndodh ne nje kohe kur flitet per politika ne mbrojtje te librit shqip, industria e te cilit nuk eshte teper e shendetshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:20 pm

Lindita Theodhori ne “Kenget e Shekullit”
19 Nentor 2007

Nje nga nje, ne skenen e spektaklit “Kenget e Shekullit”, jane ngjitur jo vetem kenge te medha, por edhe kengetare qe i kane munguar per dekada skenes shqiptare. Kete fundjave skena ishte per Lindita Theodhorin! Pas nje koncerti te bujshem ne Korce, ajo ka premtuar se do te vijoje nje tur neper gjithe Shqiperine, pasi fansat e saj asnjehere nuk i kane kursyer duartrokitjet. Edhe me imcaket, nuk mund te mos kene degjuar kengen “Kafe Flora” e cila ne vitet e hershme, ka qene nje hit i padiskutueshem, dhe vijon te mbetet ne listen e thesareve te kengeve te shekullit. Por kengetaret Big, ata qe cdo te shtune percjellin hit-et qe kane mbetur paksa ne harrese, kane percjelle krijime te

Agim Krakjes. Ndersa Vace Zela, hera-heres vjen ne skene me ndonje prej dhjetra kengeve te saj, te cilat kane ushtuar ne skenat shqiptare per dekada me rradhe.

Mateus Frroku, nje nder kengetaret me me shume pike ne “Shtepine e Artisteve” ka kujtuar nje nder kengetaret kosovare qe u nda shpejt nga jeta, Argon Berishen dhe kengen e tij “Vetem 5 minuta”. Keshtu, kete fundjave “Kenget e Shekullit” do mungojne, pasi rradhen e ka “Kenga Magjike” per te vijuar mandej edhe per dy te shtuna te tjera.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 7:00 pm

Neper 85 vitet e Bibliotekes Kombetare

Dita e 28 Nentorit te vitit 1922, kur institucioni i librit ne Shqiperi do te perurohej dy vjet pas krijimit si nje Biblioteke Kombetare, cilesohej si nje ‘Dite e Madhnueshme’ ne fletoren zyrtare te asaj kohe. Perurimi i institucionit te themeluar me vendimin e vitit 1920, te qeverise se sapo dale nga Kongresi i Lushnjes, u krye ne 28 nentor te vitit 1922. Nga ceremonia e perurimit te ketij institucioni, Biblioteka Kombetare posedon njoftimin autentik te fletores zyrtare, nr.86 te vitit 1922. Ky dokument eshte ekspozuar ne katin e pare te godines se bibliotekes me rastin e 85 vjetorit te krijimit te ketij institucioni, qe ndryshe konsiderohet ‘nje memorie e kombit dhe frymemarrje per te’.

Pergjate viteve te funksionimit Biblioteka Kombetare, ka njohur nje zhvillim te gjithanshem. Fondi i saj eshte pasuruar nga viti ne vit. Po ashtu dhe numri i lexuesve. Ne vitin 1922 Biblioteka Kombetare numeronte rreth 6 mije vellime, ndersa sot ky numer e ka kaluar nje milioneshin. Sipas te dhenave arkivore, veprimtaria e Bibliotekes Kombetare spikati gjate viteve te mbreterise ne vitet 1928-‘37, kur institucioni drejtohej nga atdhetari Sotir Kolea. Mbarimi i Luftes se Dyte Boterore e gjeti institucionin e librit me nje koleksion prej 15 mije vellimesh, nje fond qe do te rritej ne vite dhe qe do ta shnderronte bibloteken modeste ne qendren arkivore te te gjitha botimeve te vendit, qe pergatit bibliografine kombetare te librit shqip. Ajo perfshin ne fondin e arkivit te saj botimet e para ne gjuhen shqipe nga shek.XVI deri ne ditet tona, ne fondin e antikuarit botime te shek.XV-XVIII, inkunabula, si dhe 52 harta me shtyp, ne fondin e doreshkrimeve ne gjuhet orientale, me permbajtje kryesisht fetare si dhe nje numer te vogel ne gjuhet perendimore dhe ne shqip. Ndersa ne fondin e albano-balkanologjise ruhen te gjitha botimet shqipe si dhe ato te huaja qe flasin per Shqiperine, shqiptaret dhe popujt e Ballkanit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 7:02 pm

Promovimi i librave ne Muzeun Kombetar
1 dhjetor 2007

Pasditja e djeshme, iu kushtua promovimit te disa prej librave historike, nje pjese e mire e te cileve kane pare driten e botimit ne kete prag 95-vjetori te Pavaresise. Promovim i cili u shoqerua edhe nga celja e nje ekspozite dokumentare per kete ceshtje. Disa prej titujve te librave, qe u promovuan mbreme ne mjediset e Muzeut Historik Kombetar jane: Vellimi III- Historia e Popullit Shqiptar 1912-1939, nje studim teper prestigjioz i historianit Muin Cami, “Shqiperia ne rrjedhat e historise” (1912-1924); dy numrat e fundit te revistes se Institutit te Historise, “Studime Historike”; “Kanunore te shoqerive shqiptare 1870-1936” nga historianet Petraq Pepo dhe Mihallaq Pela. Si edhe “Historia e Shqiperise” 1912-2000, nga Valentina Duka. Promovim pati edhe per disa botime te tjera, te cilat e kane pare driten e botimit ne vitin 2006 dhe ne fillim te vitit 2007.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 7:38 pm

Hip-hop dhe "StreetDance",konkurs ndėrkombėtar nė Tiranė
01/12/2007

Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės do tė shndėrrohet mė 2 dhjetor nė njė "arenė" kėrcimi tė hip-hopit dhe "vallėzimit tė rrugės" (StreetDance). Nga ora 10:30 deri mė 19:00 tė ditės sė diel nė QNK do tė zhvillohet Konkursi Ndėrkombėtar i Hip Hop-it dhe "StreetDance" nga organizata ndėrkombėtare “FISHEC”. Juria qė do tė vlerėsojė "kėrcimtarėt mė tė mirė" pėrbėhet nga emra, si: Harris Hodovic (Bosnjė, Gjermani), Lenon Peachlum (SHBA, Gjermani), Sho Tyme (SHBA)- koreograf i Jay- Z, Gwen Stefani dhe artistė tė famshėm botėrorė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:35 pm

8 Dhjetori, Pango e Berisha, koncert madhėshtor nė sheshin “Skėnderbej”

Njė koncert i madh festiv qė organizohet nga Ministria e Kulturės nėn patronazhin e kryeministrit Berisha, do tė zhvillohet nesėr nė sheshin Skėnderbej. Lajmin e ka bėrė tė ditur zėdhėnėsja e ministrit Pango, e cila pohon se nė kėtė aktivitet do tė jenė tė pranishėm artistėt mė tė njohur tė muzikės shqiptare si Redon Makashi, Gjoka, Shahini, Julka, motrat Libohova, Kamenica, Maliqi, Ikonomi, etj. do tė kėndojnė nė koncertin e 8 dhjetorit.
Koncerti vjen nė kuadrin e 8 Dhjetorit, qė ėshtė Dita e Rinisė dhe Pluralizmit Shiptar. Nėn moton “Rini, Demokraci, Integrim”, ky koncert do tė jetė i pari nė listėn e aktiviteteve tė ndryshme artistike e kulturore qė do tė zhvillohen gjatė kėsaj jave nga institucionet mė tė rėndėsishme kombėtare, tė cilat janė nė varėsinė e Ministrisė sė Turizmit, Rinisė Kulturės dhe Sporteve.
Qėllimi i gjithė kėsaj feste, veē tė tjerash ėshtė edhe ai historik, pėrkujtimi i pėrmbysjes sė diktaturės komuniste dhe vendosjes sė pluralizmit nė Shqipėri. Veē kėngėtarėve, ta pranishėm nė koncertin e 8 dhjetorit do tė jenė edhe fėmijėt e shkollės sė baletit, Ansambli Kombėtar i Kėngėve dhe Valleve Popullore me koreografi tė Albi Nakos, kori i Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit. Njėherazi, ėshtė menduar qė nė ekrane gjigande tė vendosura nė pikat e dukshme tė qendrės sė kryeqytetit tė shfaqen sekuenca filmike nga ajo qė ndodh nė skenė, nė mėnyrė qė tė gjithė ta shohin dhe shijojnė spektaklin.
Si njė risi e kėtij spektakli, do tė shfaqet dhe pėrmbajtja e skenarit; Do tė evokoohen ato momente emocionuese tė protestave studentore tė fillimviteve ’90 dhe lėvizjen pėr liri e demokraci.
Natyrisht, nė kėtė ditė nuk mund tė anashkalohen herojtė e demokracisė Azem Hajdari e Arben Broci, pėr tė cilėn do tė zhvillohen homazhe tė veēanta. Gjithashtu, do tė kujtohet edhe slogani i famshėm i viteve ’90 “E duam Shqipėrinė si gjithė Europa”. Ēėshtja mbarėkombėtare shqiptare siē ėshtė pavarėsia e Kosovės, do tė jetė njė tjetėr objekt mbi tė cilin do tė kryhen omazhe speciale, duke falenderuar kėshtu pėrkrahjen e madhe qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės i kanė dhėnė gjatė kėtyre 17- viteve shqiptarėve dhe kauzės sė tyre. Regjisor i gjithė kėtij spektakli madhėshtėor, qė pretendohet tė jetė mė i madhi i organizuar ndonjėherė deri mė sot do tė jetė Hervin Ēuli.

“Thai-ekspo”, fryma orientale nė Galeri “Zenit”

“Thai-ekspo” titullohet ekspozita e radhės qė ėshtė inaguruar mbrėmjen e djeshme nė galerinė private “Zenit” nė Tiranė. Kjo ekspozitė, qė do tė qėndrojė e ēelur deri mė datėn 20 dhjetor, sipas drejtorit tė galerisė “Zenit” Krenar Zejno ėshtė krejt e veēantė; Ajo sjell pėr herė tė parė nė vendin tonė copėza nga shpirti dhe hukamė fryme tajlandeze pėrmes veprave tė realizuara me mjeshtėri dhe muzė nga artistja Jee Sa Ngiam. Gjithēka do tė shoqėrohet me muzikėn pėrkatėse tė pėrzgjedhur enkas me kėtė rast, ēka do ta bėjė publikun qė ta pėrjetojė mė thellė emocionet e shkaktuara nga objektet e etnosit dhe imazhet e Tajlandės, ēka vjen nėn dritėn e Orientit tė Largėt e tė qirinjve.

7 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:36 pm

“Misioni” i Sabri Hamitit, nga Prishtina nė Paris

Drama e Sabri Hamitit "Misioni", botuar para dhjetė vitesh nė Prishtinė, doli nė frengjisht muajin e kaluar, botuar nga shtėpia botuese "L'Espace d'un Instant" nė Paris, nėn pėrkujdesjen e Dominique Dolmieu (Domink Dolmje).Drama u pėrkthye nga gjuha shqipe prej Anne Marie Autissier sė (Anė Mari Otisje) dhe Fatime Neziroskit. Brenda kėtij botimi pėrfshihen edhe dy tekste dramatike tė Sabri Hamitit: "Dialogu" dhe "Dialogu i gjahtarėve barbarė", tė shkruara nė vitin 1999. Kėto tekste nga shqipja i pėrktheu Christiane Montécot (Kristianė Monteko). Libri shoqėrohet me njė shėnim biografik pėr shkrimtarin Sabri Hamiti, kurse parathėnien e ka shkruar Chatherine Bédarida (Katrinė Bedarida), kritike e gazetės prestigjioze "Le Monde". Kritikja Bedarida, nė parathėnie bėn njė portret letrar dhe kulturor tė autorit, duke theksuar qė veprat e tij dramatike janė njė dėshmi e ndodhive tė rėnda nė Kosovė nė deceniet e fundit. Ajo vlerėson qė pėrkthimi nė frengjisht i "Misionit" bėn tė mundur qė "nė Francė tė zbulohet njė shkrim fluid dhe preciz i kėtij autori rreth temės sė ekzilit, edhe para se ai ta kishte pėrjetuar vetė. Aty janė tė pranishme tė gjitha elementet qė e copėtojnė zemrėn e tė ekziluarit: pėrballja qė tė jetė i dyshuar qė jeton njė jetė tė qetė e egoiste nga militantėt e mbetur nė vend; akuzat e tradhtisė rreth ēėshtjes; qėrimi i hesapeve nė mėnyrė mizore dhe tė marrė; ringjallja politike e fituesve. 'Misioni' ėshtė njė tekst i guximshėm qė shfaq plagėt e rėnda tė shkaktuara nga degradimi i situatės tė imponuar nga regjimi i Serbisė".
Kritikja franceze nėnvizon nė parathėnie tė librit qė klika e diktatorit serb gjykohet nė Tribunalin Penal Ndėrkombėtar, kurse Sabri Hamiti ka rimarrė punėt e shkrimtarit dhe tė profesorit universitar. "E ardhmja e Kosovės ėshtė nė diskutim, por artistėt dhe intelektualėt kanė rigjetur njė frymim - ende tė brishtė - tė lirisė", pėrfundon Katrinė Bedarida. Libri "Misioni" mė tutje karakterizohet: "Ngjarjet e 'Misionit' ndodhin nė Kosovė, nė Shqipėri dhe nė Evropėn Perėndimore, dhe paraqesin fatin e personazheve tė ndrydhura ndėrmjet lidhjeve tė tyre me atdheun - motor i ekzistencės sė tyre" dhe tokės sė panjohur dhe armiqėsore, ku janė tė mėrguar. Nė fillim tė intrigės, vrasja politike e njė idealisti, Isa, tė cilin angazhimi pėr lirinė e shpie deri nė sakrificėn e jetės sė tij. Nė sfond profilohen ngjarjet politike qė kanė pėrfshirė regjionin nė fund tė shekullit, nėn shenjėn e njė tensioni ekstrem politik". Promovimi i dramės "Misioni" tė Sabri Hamitit nė frengjisht u bė mė 1 dhjetor nė qendrėn e famshme kulturore "Zhorzh Pompidu" tė Parisit para njė auditori tė zgjedhur, nė kuadrin e programit vjetor tė kėsaj Qendre pėr letėrsinė e mėrgimit. Programi i promovimit pėrfshinte bisedėn e hapur me autorin pėr veprėn e tij letrare dhe leximin e tekstit dramatik nė skenė nga trupa Theatre de Syldavie e Parisit.

7 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:52 pm

Gazmend Muka, kritik dhe studiues arti, Tiranė

07/12/2007 Vlerėsime tė kritikės pėr krijimtarinė e piktorit

“Ajo ēka tėrheq nė konstruktin i imazheve tė piktorit Mentor Shehu, ėshtė padyshim trajtimi i perspektivės logjike. Nėpėrmjet saj, kompozime monumentale, ku detaje dhe masat mė tė mėdha zgjidhen duke zvogėluar dhe zmadhuar trupat dhe portretet, pėr tė parė mė tej trajtime mė specifike nė rifigurimin e tyre. Personazhet e tij nuk shfaqen reale, por ndryshe. Krijimtari artistike tė konceptuara nė kėtė kėrkesė, janė paksa tė rralla nė historinė e artit”.

(Katalog i Ekspozitės “ Halucinacione tė subkoshiencės“ maj 1997)

“E parė me kujdes, piktura e Mentor Shehut shpreh njė marrėdhėnie tė ngushtė midis piktorit, ngjyrės dhe telajos. Tė gjitha kėto elemente, kthehen nė faktorė qė propozojnė vazhdimisht dhe mbylljen e aktit tė krijimit. Spontaniteti tek autori zė njė vend tė rėndėsishėm, ndėrsa identiteti futet nėpėrmjet primitivizmit tė figurave, duke dhėnė tė papritura figurative me interes piktorik.”

Musa R. Mehmeti, kritik arti. Prishtinė

“Krijimtaria kreative e Mentor Shabanit, ka dalė nė shesh pėrmes frymėzimit dhe ndjenjave tė thella krijuese, duke zhvilluar e brumosur pėrmes relacioneve dhe proceseve psikike dhe mendore, siē janė intuita, dhuntia, ndėr-dija, mbi-dija, intelekti, logjika, vetėdija kreative, dija dhe mjeshtėria profesionale, vetėdija e formimit tė lartė intelektual dhe artistik. Kėtu nuk ka dyshim e as dilema, sepse fundja kėto konstatime objektiva na i imponojnė tablotė e tij qoftė nė vizatim, grafikė, apo pikturė, nė tė cilat ka ngjeshur kreacione tė larta artistike, tė cilat shikuesi i pasionuar, i ditur, vetiu do t’i “deshifrojė” dhe do tė konstatojė se Mentor Shehu ka krijuar origjinalitetin kreativ”.

Rishter Mahlo, studiuese dhe kritike arti, Leipzig, Gjermani

“Nė sipėrfaqet e figurave shpėrthejnė ngjyrat. Ėshtė e vėshtirė tė shmangėsh efektin emocional tė kėtij diapazoni shkėlqyes... Sipėrfaqja kufizohet me konture tė zeza, kėto linja janė tė fuqishme dhe kuptimplota. Ato pėrdridhen dhe i japin figurės fortėsi...

Krijesa plot fantazi janė inspiruar nga folklori dhe kanė njė notė tė theksuar shqiptaro-ballkanike, por gjithashtu ato shihen edhe si referenca me botėn sureale dhe abstrakte tė formave tė njė pikture tė Miro, Pikaso, Matisi, si dhe nė pikturat e rrafshėta tė Raussan... Artisti i stilizon motivet e tij... Pėr mua ėshtė pėr t’u admiruar se si piktori Mentor Shehu i qėndron besnik vetes sė tij duke krijuar njė pikturė poetiko-ekspresive...

Duke parė pikturat e tij, mendova: “Ndoshta ai bie midis nesh njė shkėndijė poezie dhe njė kėndvėshtrim tjetėr tė botės sonė dhe na e ndryshon vėshtrimin.”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:52 pm

Jee Sa-Ngiam: Dashuria "e gjetur" nė "qetėsinė" tajlandeze

07/12/2007 Dikur dyzohej mes dilemės pėr t'u bėrė piktore apo murgeshė. E dashuria e formėzoi nė atė drejtim qė dukej se shfaqte mė shumė liri tej koniunkturave, nė njė frymėzim njerėzor e kėrkim autodidakt: pikturėn. Jee Sa-Ngiam gjeti kėshtu paqen dhe meditimin e saj tej religjionit. Tashmė, prej mė shumė se dy vjetėsh, jeton nė Shqipėri bashkė me bashkėshortin dhe pėr herė tė parė bashkė me krijimet plot ngjyra e motive tradicionale "pėrshfaqet" nė njė mbrėmje tajlandeze.

Diēka budiste me atmosferė qirinjsh, me muzikė, objekte etnosi, imazhe e veshje tė vendit prej nga Jee vjen, u kompozuan nė "rrėfimin artistik" tė tajlandezes sė re bashkė me punėt plot ngjyra e forma tė saj.

"Thai-ekspo”, e ēelur mbrėmjen e djeshme nė galeri "Zenit" ishte nė fakt njė "servirje" Orienti i Largėt, por qė nė vetvete mban artin e pastėr tė njė shpirti analitik.

"Nė moshė te re, nė vendlindjen e saj ajo provoi dilemėn tė bėhej piktore apo murgeshė. Aspak kontradiktore kjo. Kur diē tenton brenda vetes tė tė shkulė nga realiteti real, prehja thonė se gjendet mė sė miri jashtė tij, nė atė trashedental - tek arti ose religjioni. Dhe tė dyja kėto impostime tejnatyrore lypin vullnetin, vendosmėrinė dhe pėrndjekjen e idesė qė tė shtyn drejt tyre, karakterin e fortė dhe besimin shumė tė madh. Budizmi jep e kėrkon paqe e meditim; pėr Jee po kaq i shndritshėm ishte shpirti i Nėnė Terezės, qė prej kohėsh e tėrheq atė drejt vetes", nėnvizon Krenar Zejno i "Zenit", nė njė lloj fjalėbisedimi prezantues pėr Ngiam, e cila nė Shqipėri ka gjetur "frymėn" e vendlindjes sė saj nė buzėqeshjen e njerėzve, tė cilėt pohon se kanė po atė shprehje dashamirėsie e ngrohtėsie.

Ndaj ishte ngrohtėsisht pėr tė, tė kultivonte mė tej shpirtin e piktores nė vendin e vogėl ballkanik. Kanavaca e parė e saj ngjizet me njė portret tė Jezusit pėr “Urdhrin e Terezės”. Ajo gjen afri nė akademinė e tė vizatuarit analitik dhe gjuha e pikturės sė saj ka kėrkuar punė intesinve dhe studim autodidakt. E inkurajuar nga artistja e njohur Natasha Bega, ėshtė pikėrisht kjo e fundit qė pėr Jee, "u bė mentor e gurru i saj".

"Nuk ka qenė e rrafshėt jeta e Jees. Memoria e saj mbulon me njė tis dramaciteti ngjyrash tė pėrhimėta edhe pėlhurėn e pikturuar. Evidente dalin nga thellėsia e kanavacės dhe gjendjet e mungesės afektive. Jee ėshtė nėnė, dhe po kaq nė pah shfaqen mėmėsia dhe ndjenja njerėzore e mirėsia", shprehet mė tej Zejno, ndėrsa thekson se ekspozita e ēelur pėrqas ngacmueshėm nė kujtesė imazhet nudo tė Gogenit nga ishujt Tahiti, pranė vendlindjes sė piktores.

"Edhe nudot e saj duket sikur janė nė telajo si pėr tė kėrkuar mbrojtje e vėmendje njerėzore. Sensuale por pa apel tė rėnduar erotik". Ndėrsa pėrkimi midis autores dhe galerisė, pėr t’i ofruar artdashėsve kėtė "Thai-ekspo", Zejno e gjen nė devizėn shpirtėrore tė Nėnė Terezės: "Tė bėsh gjėra tė vogla me dashuri tė madhe.”


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 6:55 pm

Tiranasit zgjedhin 10 personalitetet e vitit 2007

Kryebashkiaku Edi Rama dhe historiani Kristo Frasheri gjate ndarjes se cmimeve

Bashkia e Tiranės shpall "10 Personalitetet e Vitit" pėr kryeqytetin. Mes personazheve spikatin emra tė njohur tė artit e fushave tė tjera, por edhe qytetarė tė thjeshtė. Votimi ka nisur nga 6 dhjetori, datė kur tė gjithė qytetarėt e interesuar u ftuan tė dėrgojnė pranė Bashkisė sė Tiranės, propozimet e tyre.

Kongoli, Flloko, Frashėri, Koēi, janė vetėm disa nga njerėzit e vitit qė po lėmė pas. Bashkia e Tiranės shpalli dje nė ambientet e Hotel "Tirana International", "10 Personalitetet e Vitit 2007", tė pėrzgjedhur pas votimit nga qytetarėt e kryeqytetit. Njė ngjarje qė, sipas organizatorit tė kėsaj mbrėmjeje, kryebashkiakut Edi Rama, synon tė kthehet nė traditė. Sipas kryebashkiakut Rama, i cili dje bėri edhe rolin e moderatorit tė mbrėmjes, mes emrave tė zgjedhur "janė jo vetėn ata qė janė shembujt qė kemi mė shumė nevojė nė njė kohė ndryshimesh tė mėdha, ku ajo ēka ndryshon mė ngadalė ėshtė pėrqasja e individit ndaj komunitetit, ndaj mjedisit". Votimi ka nisur nga 6 dhjetori, datė kur tė gjithė qytetarėt e interesuar u ftuan tė dėrgojnė pranė Bashkisė sė Tiranės, propozimet e tyre pėr "10 Personalitetet e Vitit 2007". Mes personazheve spikatin si emra publikė, ashtu edhe qytetarė tė thjeshtė. I pari qė mori titullin ishte Bexhet Bashllari, i cili ka mbjellė dhjetė dynym tokė lulishte, pėr komunitetin ku jeton. Apo familja Kika, qė dhuroi 5 mijė metėr katror truall nė Selitė, pėr ndėrtimin e njė shkolle. Nuk mund tė mungonin edhe emra tė njohur tė artit e kulturės, qė tashmė nuk i pėrkasin vetėm Tiranės, por gjithė Shqipėrisė, si aktori Timo Flloko, qė Rama e quajti njė "dashnor tė paplakur" tė profesionit tė tij, qė emocionoi publikun e kryeqytetit me rolin e Edi Karbones nė dramėn "Pamje nga ura". Pėr tė vazhduar me shkrimtarin Fatos Kongoli, i propozuar e mė pas i votuar pėr "kalimin e shkėlqyer nga njė epokė nė tjetrėn" nė ciklin e romaneve "Burgjet e kujtesės", apo nė veprėn mė tė fundit "Jetė nė kuti shkrepseje". Pėr sjelljen nė shqip tė autorėve tė mėdhenj, kryesisht atyre gjermanė u vlerėsua si personalitet i vitit 2007, pėrkthyesi Afrim Koēi. Si njė shembull i qėndresės sė palėkundur ndaj trysnisė dhe pasionit tė politikės pėr ndryshuar vazhdimisht historinė, u vlerėsua edhe historiani Kristo Frashėri. U vlerėsuan gjithashtu pėr kontributin e tyre nė fushat pėrkatėse sportistja Ana Qendro, gjinekologu Halim Kosova, etj.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 6:56 pm

Inva Mula ngre siparin operistik nė Torino

Xhilda e Inva Mulės hap sezonin e ri operistik nė Torino. Nėn drejtimin e Giancarlo Cobellit dhe Renato Palumbos, vjen nė skenėn e Torinos mė 16 janar njė nga tre operat e famshme tė Giuseppe Verdit, "Rigoletto" e cila do tė ketė plot 14 shfaqje.
Nė rolin e Xhildės sė bukur dhe fatkeqe interpreton sopranoja Inva Mula. "E bukur, tėrheqėse, njė bijė arti, e ngjitur nė skenė qė nė moshė tė re dhe qė ka arritur tė interpretojė nė skenat botėrore mė prestigjioze", - konsiderohet Inva Mula nga drejtuesit e teatrit torinez.

Mula do tė ketė pėrkrah, baritoni Roberto Frontale me tė cilin kėndon sėrish 8 vjet pas rivėnies sė fundit dhe qė konsiderohet si njė nga baritonėt mė tė mirė tė brezit tė tij. Frontale interpreton nė rolin e lolos Rigoleto.

Kėngėtarė tė tjerė janė tenori Roberto Sacca nė rolin e Dukės sė Mantovės, Riccardo Zanellato, Rossana Rinaldi, Sandra Pacheco Quinterno, Andrea Patucelli, Roberto Accurso, Antonio Feltracco e Francesco Musinu. Orkestra do tė drejtohet nga Renato Palumbo, mjeshtėr i repertorit melodramatik italian. Shfaqja e parė Opera do tė ngjitet nė skenėn torineze deri nė datėn 3 shkurt.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 6:57 pm

Coli, Tuē Maku, Lokja, rishfaqen tė harruarit

Njė orė filma nga Hysen Hakani pėr 75-vjetorin e lindjes
Coli, Tuē Maku, Lokja… Personazhe qė i kemi dashur, i kemi imituar, emrat e tyre pėrdorur si pseudonime, rikthehen pėr nostalgjikėt. Njė ditėlindje nuk shėrben vetėm pėr tė mbledhur miqtė e pėr tė marrė urimet e rastit, por edhe pėr tė pėrjetuar momente tė pakthyeshme. Kjo ėshtė festa e vėrtetė pėr regjisorin Hysen Hakani nė 75-vjetorin e lindjes. Siē ndodh rėndom nė kėsi rastesh, pėr nder tė "dollibashit" flasin miqtė, sjellin kujtime, japin urime. Dikur, nė moshė tė re, ish-operator i Hakanit, ndėrsa sot "moderator" i 75-vjetorit, ėshtė regjisori Piro Milkani ai qė hap takimin. Pas tij flet bashkėkohėsi Viktor Gjika, aktorja Roza Anagnosti qė nė vitin 1964 luante rolin e Files tek "Toka jonė". Por mė shumė flasin filmat e Hakanit. Nga Arkivi Qendror i Filmit Shqiptar janė qėmtuar momentet mė pikante tė krijimtarisė sė regjisorit, qė rikthejnė nė ekran filma qė nuk janė shfaqur prej shumė vitesh. Jo thjesht tė dalė jashtė mode nė vitet e demokracisė, por edhe tė anatemuar, pėr shkak tė tematikės sė tyre. Ēka do ta kujtojė gjithnjė Hakanin, nuk janė vetėm filmat. Krijimtaria e tij lidhet me gjenezėn e filmit shqiptar. Pėr rreth 10 minuta pėr ata qė e kanė jetuar atė kohė, ofrohen momente nga xhirimet e filmit tė parė shqiptarė. Aty fillon historia. Ata qė kanė qenė pjesė e kėtij momenti shohin veten kur kanė qenė tė rinj, plot 50 vjet pėrpara, nė vitin 1957, kur u xhirua filmi "Fėmijėt e saj". Rishfaqen njė nga njė ata qė nuk jetojnė mė, Marie Logoreci, Naim Frashėri, Loro Kovaēi, Pjetėr Gjoka. Pėr tė vijuar me disa momente nga filma qė para 17 vitesh pėrbėnin "menunė e tė dielės" pėr shqiptarėt. Coli ēamarrok, me pantallonat e grisura, shpėrndarėsi i trakteve e kapėsi i breshkave tė kthen nė kohėn e Luftės Nacionalēlirimtare, nė kohėn e debatikasve. Tek "Debatiku" i vitit 1961 u zbuluan "fatet" e aktorėve tė ardhshėm. Vite mė vonė, Roland Trebicka, nė rolin e Kostės sė zbehtė e tė dobėt, do tė bėhej xhaxhi Vani gazmor. Ndėrsa Shpėtim Zani, nė rolin e Colit, qė do na bėnte tė qanim sa herė e shihnim filmin, nuk vazhdoi dot mė tej. Askush nuk dėgjoi mė pėr tė, por Coli do tė mbetej njė nga personazhet mė tė dashur e mė tė spikatur tė kinematografisė. Dikur super i shfaqur, sot thuajse i harruar filmi "Toka jonė" na kthen nė kohėn e bajrakut dhe tė bejlerėve kur historia e ndarjes sė tokave ėshtė tashmė njė nga temat e ditės, edhe pse sistemet kanė ndėrruar.

Bardhė e zi rishfaqen personazhet mite si Lokja, Tuē Maku, Leka, apo Marashi, tė interpretuar nga njė trupė aktorėsh tė mėdhenj si Marie Logoreci, Loro Kovaēi, Roza Anagnosti, Mario Ashiku, etj. "Njėsiti guerril" na hedh sėrish nė kohėn e Luftės Nacionalēlirimtare, si temė e preferuar e regjisorit Hakani. Kush ėshtė mbi tė 30-at, absolutisht e kujton shprehjen "Ktheja dhjetėshen Gjergjit", qė mori pėrdorim tė gjerė edhe nė jetėn e pėrditshme.

Nė arkivėn e filmave pak tė shfaqur sot bėn pjesė edhe "Ndėrgjegjja" me aktorė Rikard Ljarjan, Roza Anagnostin, Gėzim Kamen, etj. Ėshtė ndėr ata pak filma shqiptarė ku ashtu siē sugjeron edhe titulli, nuk ėshtė ngritur mbi ngjarje apo aksion dramatik, por mbi lojėn e kujtesės, e pėrsiatjes dhe e luftės sė brendshme tė njė heroi pasiv me shoqėrinė, por nėn presionin e saj.

Thuajse i panjohur ėshtė "Plaku dhe hasmi", njė prodhim mė i ri, qė i pėrket vitit 1981. Na ēon nė 7 prill 1939, kur Italia fashiste pushton Shqipėrinė. Nė rolet kryesore interpretojnė Sandėr Prosi, Vasjan Lami, etj.

Ky ishte pėrvjetori i Hysen Hakanit i realizuar nė Teatrin Kombėtar. Mungoi katalogu, katalogu i parė dhe i vetėm qė njė krijues si Hakani ka pak shanse ta ketė, si njė arkiv mė dinjitoz fotografik qė do sfidonte arkivėn modeste personale qė regjisorėt e kanė hedhur me kohė nė qoshet e shtėpisė.

Ballo nė fund tė sezonit

"Grand Ballo" mbyll kalendarin artistik tė kėtij viti nė Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit nė datėn 30 dhjetor. Pėr tė pestin vit, njė natė para ndėrrimit tė viteve, festohet nėn ritmet e valseve qė nga ora 20:00 dhe vazhdon pėr gati tre orė. Nė ndryshim nga tė gjitha aktivitetet e realizuara nė kuadrin e festave nė Tiranė, "Grand Ballo", e huazuar nga tradita vjeneze e ballove ofron ambient mondan. Fustane klasike dhe tė hijshėm pėr damat dhe kostume shik pėr shoqėruesit. Balloja i pėrmbahet traditės. Skenografia e realizuar nga Bledar Gėrxhalliu krijon njė komunikim tė natyrshėm mes artistėve dhe publikut. Protagonistėt e mbrėmjes janė trupa e baletit e TKOB-it, tė cilėt interpretojnė koreografi tė realizuara nga Enada Hoxha, Manjola Hasani, Evis Nallbani. Programi pėrbėhet nga pjesė tė shkėputura nga repertori i Schtrausit, por edhe Moxartit e Glinkės, si nga veprat "Lakuriqi i natės", "Danubi blu", "Marshi i Radeckit", "Kiss me Kate", "Dasma e Figaros", etj. Pjesėt ekzekutohen nga orkestra e TKOB-it, nėn drejtimin e dirigjentėve Zhani Ciko, Edmond Doko dhe Alqi Lepurit. Ashtu si edhe vitet e shkuara, nė paradėn e kostumeve, gjatė mbrėmjes sė 30 dhjetorit nuk do tė mungojnė as ushtarėt e Gardės. Ndryshe nga herėt e tjera, biletat pėr kėtė mbrėmje kushtojnė 1000 lekė tė reja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 6:58 pm

Pse u tkurr Shtrausi

Opereta brilante e Shtrausit (1825-1899), "Die Fladermaus" (Lakuriqi i natės, shfaqja e parė mė 5 prill 1874 nė Operėn e Vjenės), mbylli kalendarin artistik 2007 nė TKOB. Nga Austria erdhėn regjisori Paul Flieder, skenografi George Sturm dhe dirigjenti Manfred Mayerhofer. Nė kalendarin e TKOB thuhet vetėm bashkėpunim me CEE-Musik Theater, Ėien. I bėjmė me dije artistėt dhe lexuesit qė CEE (Central & Eastern European Musiktheater) ėshtė njė organizatė e krijuar nė prill 2004 nga Deutche Bank Stifung dhe Sekretariati Austriak i Shtetit pėr Arte dhe Media, ku si partner pėr projekte tė vendeve nė zhvillim ėshtė dhe TKOB i Tiranės.

Nė kuadėr tė bashkėpunimit, artistėt austriakė erdhėn dhe, pėr 15 ditė vunė premierėn "Lakuriqi i natės" nė skenėn e Tiranės ku duke mos patur asnjė kusht komod ngrohjeje ndihej qė jemi nė mes tė dhjetorit. Artistėt austriakė iu pėrveshėn punės, pėr t'ju pėrshtatur kushteve tona. Orkestrantėt kanė ftohtė. Instrumentave mezi u bien. Ata nuk mund tė vendosen nė vendin e tyre (nė gropė tė orkestrės) se mungojnė shumė artistė. Nė njė bisedė me dirigjentin z. Mayerhofer ai u shpreh se nė kėto kushte:

"Mu desh ta vendos orkestrėn, aq sa ishin, nė njė cep tė skenės, djathtas. Po ashtu, prapa njė perdeje tė bardhė, vendi qė luante orkestra, u mbyll me kompensatė qė tė zvogėlohej i ftohti se shpesh provat, u desh t'i ndėrprisnim pikėrisht pėr kėtė arsye.

Blemė 5 soba elektrike tė vogla qė i vendosėm nė skenė (skenografi origjinale). Kėto soba do t'ia lemė peshqesh TKOB… Eksperimentuam Shtrausin. E tkurrėm nga 3 orė e 30 minuta, pėr Shqipėrinė e bėmė nė 2 orė, pa pushim nė akte. E gjithė kjo se nė TKOB, bėn shumė ftohtė." Dhe mė tej dirigjenti Mayerhofer shtoi: "Ka shumė artistė tė mirė shqiptarė dhe qė e duan punėn. Tek ne, po tė kish kėto kushte, artistėt do ta linin shfaqjen… Tek ju janė tė urtė e shumė tė bindur."

Por z. Mayerhofer nuk e di qė artistėt shqiptarė s'mund tė rebelohen e tė ngrejnė krye se fluturojnė nga puna. Apo s'janė tani dhe festat e shumėpritura tė fundvitit.

Pėrveē shkurtimit tė muzikės sė Shtrausit, u bėnė dhe eksperimente tė tjera. Artisti deklamonte nė skenė: Ja tani dhe ambasadori shqiptar (!)… Apo filloi tė flasė pėr korrupsionin nė skuadrėn e futbollit, duke bėrė gjoja humor nė skenė. Rikujtojmė pėrsėri qė, operetėn Shtrausi e shkroi nė vitin 1874, pėr njė ambjent aristokratik. Skenografi i ardhur nga Vjena pėr kėtė shfaqje, u mjaftua me sobat elektrike pėr tė ngrohur artistėt, se pėr gjė tjetėr s'kishte vend pasi orkestra nga tė ftohtit hipi nė skenė. Ishin dhe karriget e korit. Mezi doli vendi pėr tė kėrcyer ngushtė, 6 ēiftet e baletit. Por ja qė shfaqja duhej bėrė me ēdo kusht.

Opera s'kisht skenografi, por skenografi erdhi nga Vjena.

Njė element i rėndėsishėm pėr njė premierė ėshtė dhe kostumografia. Tek "Lakuriqi i natės" nė asnjė vend nuk ekzistonte e shkruar fjala kostumografi, s'kishte as libėr premierė, siē praktikohet nė TOB pėr vepra qė vihen nė skenė pėr herė tė parė. Njė fletė-volant i kuq me pėrmbajtjen e operetės, shpesh shėrbente dhe si biletė free, qė grisej nga punonjėsja e shėrbimit nė hyrje tė institucionit. Pra kish disa lloje biletash: Bileta-ftesė, fotokopje nė ½ e formatit A4 nė letėr tė zakonshme qė ish pėr vipat biletat e kuqe dhe biletat me lekė!

Kostumografia, pra, nuk kishte asnjė tė dhėnė pėr tė pėr arsye se ishte e arnuar. Princi Orlofsky qė interpretohej nga Vikena Kamenica, pėrveē rrobave tė saj tė pėrditshme, pelerinėn qė ajo kish veshur, i takonte personazhit tė Skarpios tek opera "Toska" e Puēinit. Sopranoja e mirėnjohur Etleva Golemi nė rolin e Rosalindės, e vetmja qė e mbajti fuqishėm njė nivel artistik shumė tė mirė, nė aktin II, kish veshur fustanin qė i takonte Violetes nė operėn "Traviata" tė Verdit. Pėr pelerinėn e kuqe tė Alfredos, nuk e di ē'tė them, kushedi nė ēfarė opere ėshtė marrė. Dhe mė tej, rrobat e baletit janė tė marra gjithashtu. Nė kėtė rast u janė shtuar fjongot e bardha dhe busti i bardhė, pra janė arnuar ekzistueset. Kori? Fustanet e tij u morėn nga "Geraldina Sposa", fustane qė s'kanė asnjė lidhje me fustanet e vitit 1874, plot me dantella, veshje e kohės kur Shtrausi ka shkruar kėtė operetė tė shkėlqyer, veshje qė nuk e njeh as peliēen e vogėl qė kishte veshur personazhi i Adelės-shqiptare.

Kalendari i premierave tė TKOB mbaroi. Norma pėr vitin 2007 u pėrmbush. Artistėt presin shpėrblimin. Ėshtė fundviti, duhet tė gėzojnė familjet. Ndėrsa artistėt austriakė duke u larguar nga kėndej, thanė: "Ah, Shqipėria, vend nė zhvillim. Duhet ta ndihmojmė."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:08 pm

Roskovec: Pallati i kultures hap dyert pas 17 vjetesh


FIER - Koncertet dhe aktivitetet e ndryshme kulturore ne qytetin e Roskovecit tani e tutje do te shfaqen per artdashesit ne skenen e Pallatit te Kultures, i cili per 17 vjet me radhe nuk ka funksionuar. Pas nje odiseje te gjate gjyqesh, lidhur me pronesine e nderteses se Pallatit te Kultures, drejtesia vendosi pak vite me pare qe ky objekt te vazhdonte te sherbente si ‘shtepi’ kulture. Pas vendimit, bashkia e qytetit te Roskovecit nisi para dy vjetesh rehabilitimin e ketij institucioni kulturor, permes nje fondi prej 23 milione lekesh. Tashme Pallati i Kultures eshte gati per zhvillimin e koncerteve dhe aktiviteteve te tjera kulturore me rastin e Vitit te Ri, ku vecohet mbremja gala e femijeve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:09 pm

Arkeologet shqiptare kontestojne germimet

SHKUP - Pas nje vizite dyditore ne Shkup, arkeologet nga Shqiperia dhe Kosova, te cilet pane nga afer punen e bere ne Kalane e Shkupit nga arkeologet e Maqedonise, verejten se ishte punuar “pa kujdes dhe me ngut”. “Nje pune e bere shpejt e shpejt dhe shkel e shko”, ky ishte vleresimi i arkeologeve shqiptare, pasi pane nga afer ekspoziten me gjetjet e Kalase se Shkupit. Ata verejten konkretisht se “qeramika ishte ngjitur ne menyre te parregullt dhe se monedhat e ngjyrosura ngjasin shume pak me origjinalet”. “Punen qe kane bere ne Kalane e Shkupit per gjashte muaj, ne ne Shqiperi e bejme per 10 vjet, ngadale, por sakte dhe ne bashkepunim me shkollat e tjera arkeologjike”, tha drejtori i Institutit te Arkeologjise ne Shqiperi, prof. dr. Muzafer Korkuti, pasi pa nga afer ekspoziten e gjetjeve ne Kalane e Shkupit dhe zonen ku u zhvilluan germimet arkeologjike. Sipas Korkutit, eksponateve te paraqitura ne Muzeun e Shkupit, ne ekspoziten e hapur rreth tri jave me pare, u mungon origjinaliteti. Ekipi i arkeologeve nga Shqiperia dhe Kosova, te cilet ishin ftuar nga Ministri i Kultures, Arifikmet Xhemaili, per te pare gjetjet e Kalase se Shkupit, nuk i priti asnje arkeolog maqedonas dhe as ndonje perfaqesues i institucioneve te Maqedonise qe merren me arkeologjine. Ekspozita me materiale te zbuluara gjate germimeve ne Kalane e qytetit, u hap ne Muzeun e Shkupit, me 10 dhjetor. Ne ekspozite jane paraqitur materiale te periudhave te ndryshme, nga ajo parahistorike, deri ne shekullin XX. Germimet ne Kalane e Shkupit nisen ne pranveren e kaluar dhe do te zgjasin deri ne vitin 2010. Objektet e ekspozuara i takojne kesaj faze te pare te germimeve rreth bedenave te kalase se Shkupit. Ne germime punuan rreth 200 arkeologe, mes tyre edhe disa shqiptare, te cilet u bene pjese e ekipit te arkeologeve pas reagimeve te shumta te qarqeve intelektuale dhe specialisteve shqiptare, qe kishin shprehur pakenaqesi per mungesen e eksperteve te njohur shqiptare ne projekt dhe dyshime per "menyren e interpretimit te objekteve te gjetura". Ne Kalane e Shkupit ka pasur germime arkeologjike edhe ne vitin 1953 dhe ne vitin 1967, por sipas disa historianeve shqiptare, gjate ketyre ekspeditave "u fshehen gjurmet ilire dhe dardane".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:10 pm

Baze, doreheqje nga KD i RTSH

Thellohet edhe me shume kriza brenda Televizionit Publik Shqiptar, ne lidhje me akuzat e bera ketij institucioni per shitjen e vendit te pare ne Festivalin 46-te te Kenges ne TVSH. Keshtu, anetari i Keshillit Drejtues te RTVSH-se, Mero Baze, paraqiti dje doreheqjen e parevokueshme nga ky post. Me ane te nje letre, Baze pranon se autoriteti i ketij institucioni publik eshte degraduar dhe se doreheqja e tij do te ndikonte sadopak per te terhequr vemendjen ndaj ketyre ngjarjeve.

“Kam shprese se doreheqja ime do te ndihmoje sadopak ne terheqjen e vemendjes ndaj degradimit te autoritetit te ketij institucioni publik, ne funksion te interesave private te grupeve te caktuara”, theksohet ne doreheqjen e paraqitur Komisionit te Mediave dhe kryetarit te Keshillit Drejtues te RTVSH-se, Agron Tufa. Por, ne kete leter, Mero Baze, si anetar i me shume se nje viti prane Keshillit Drejtues, akuzon se nje pjese e ketij keshilli ka mbeshtetur skandalet e fundit, te lidhura me cmimin e pare dhene ne Festivalin e Kenges ne RTVSH. “Duke qene i pafuqishem te ndikoj ne ndryshimin e kesaj situate, pasi shumica e re ne kete “Keshill” ka mbeshtetur skandalet e fundit publike, sic ishte dhe rasti i Festivalit te 46-te te Kenges, po ju paraqes doreheqjen time te parevokueshme”, thekson Baze ne tekstin e doreheqjes se tij.

Festivali tradicional i fundvitit, i organizuar ne RTVSH, ka ngjallur debate dhe polemika te shumta mes grupeve te ndryshme ne kete institucion dhe me gjere. Replikat dhe debatet duket se jane shtuar per faktin se kenga fituese e ketij festivali ka te drejten ekskluzive te perfaqesoje Shqiperine ne Eurovizion qe vitin tjeter pritet te mbahet ne Serbi. Ndonese ne vendet fqinje dhe te tjera konkurrente nuk eshte domosdoshmerish e aplikueshme qe te shkoje ne Eurovizion kenga fituese e nje ballafaqimi kombetar, por kenga me e votuar ne publik, debati ka shperthyer mes Edmond Zhulalit, autorit te kenges, qe zuri vendin e dyte, te kenduar nga Flaka Krelani dhe Doruntina Disha, dhe dy nga anetaret e jurise, kineastit Xhuvani dhe kengetarit shume te ri, Alban Skenderaj, te cilet pas “zero” pikeve per kete kenge, sipas akuzuesve, favorizuan kengen e cmimit te pare te kenduar nga adoleshentja Olta Boka.

Lenda:
Doreheqje nga detyra e anetarit te Keshillit Drejtues te RTVSH

Drejtuar:
KOMISIONI PER EDUKIMIN DHE MJETET E INFORMIMIT PUBLIK Kuvendi I Shqiperise

Per dijeni:
Z. Agron Tufa, kryetar i Keshillit Drejtues te RTVSH

Tirane me 26 dhjetor 2006

I nderuar zoti Kryetar!

Me lejoni t’u paraqes doreheqjen time nga detyra e “Anetarit” te Keshillit Drejtues te RTVSH. Per me shume se nje vit si anetar i ketij Keshilli, jam perpjekur t’i qendroj besnik idese sime per te ndryshuar RTVSH ne funksion te rritjes se besueshmerise se tij ne publik dhe nje drejtimi te ndershem e transparent. Zhvillimet e fundit ne RTVSH, na bejne pergjegjes te gjitheve per deshtimin tone.

Duke qene i pafuqishem te ndikoj ne ndryshimin e kesaj situate, pasi shumica e re ne kete “Keshill” ka mbeshtetur skandalet e fundit publike, si c’ishte dhe rasti i Festivalit te 46-te te Kenges, po ju paraqes doreheqjen time te parevokueshme.

Me shprese se doreheqja ime do te ndihmoje sadopak ne terheqjen e vemendjes ndaj degradimit te autoritetit te ketij institucioni publik, ne funksion te interesave private te grupeve te caktuara, me lejoni t’iu shpreh mirenjohjen time, nje pjese te madhe te gazetareve te RTVSH dhe ekipit te ri drejtues, ne perpjekjet e tyre per ta ndryshuar kete situate. Une do te vazhdoj tashme betejen time si gazetar, per te qene ne anen e atyre qe duan ta ndryshojne realisht kete institucion ne interes te publikut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:10 pm

Absurdi i lenies jashte te ajkes se kengetareve

Festivali i sivjetshem i Kenges ne Radiotelevizionin Shqiptar, ngjarja kryesore e muzikes shqiptare, do te mbahet mend per "skandalin e largimit te shumeperfolur te emrave me te njohur. Nje festival qe sapo mbaroi, Policia e Shtetit ftoi te behen denoncime per abuzim me seleksionimin e kengeve.

Shtypi publikoi pa vonese incidentet dhe deklarimet e kengetareve. “Akullin” e para e theu Rovena Dilo. Naten e pare, ajo u paraqit me “Rrefimin”, nje kenge qe kritiket e vleresuan gjeresisht gjate provave, duke kembengulur se ajo ishte e denje per Eurovizion 2008. Menjehere pas prezantimit te kenges, nen urimin per Kosoven e pavarur, qe Dilo beri para se te kendonte ne Pallatin e Kongreseve, erdhi skualifikimi. Nje vendim qe u cilesua absurd nga kengetarja. Ne fakt, skualifikimi u cilesua ne forumet vendase jo vetem si skandal, por dhe paracaktim pro-serb. “Eshte larguar nga nata e me te mireve nje produksion qe vinte nga Kosova, ashtu si dhe kenge e kengetare nga Prishtina”, kembengulet ne forumet e internetit. Kurse menjehere pas Dilos, u zbulua ne shtyp dhe abuzimi me Manjola Nallbanin. Kjo e fundit, denoncoi “mafiozet e Festivalit”. Te cilet sikunder evidentoi, i shkaterruan paraqitjen fonike, fare hapur, ne menyre te qellimshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 8:06 pm

KATEDRALJA: 150 vjet nga guri i pare ne Shen Shtjefen
15-01-2008

Dje gjate shugurimit te katedrales se Shkodres

Shkodėr- Shugurohet kisha Katedrale e Shėn Shtjefnit nė qytetin e Shkodrės, e njohur dhe si kisha e madhe. Ėshtė 150- vjetori i vėnies sė gurit tė parė tė themelit, mė 1858, qė solli nė Shkodėr dhe tė dėrguarin e Vatikanit, kardinalin Franc Rode, i cili nė predikimin e tij kujtoi se kjo kishė katedrale ėshtė dhunuar disa herė nga sundues dhe pushtime tė ndryshme, ndėrsa herėn e fundit ajo u shndėrrua nė njė pallat sporti, pėr tu rikthyer edhe njė herė nė objekt fetar nė fillim tė viteve ‘90-tė. Ai kujtoi se kjo kishė u bė njė tempull i qėndresės ndaj shtypjes. Ardhja e Atit tė Shenjtė, Gjon Pali i Dytė nė Shqipėri, nė prill 1993 dhe mbajtja e njė meshe, po nė kėtė tempull duke shuguruar dhe katėr ipeshkvit e parė shqiptarė tė periudhės pas komunizmit dhe lirimit tė fesė pati edhe njė ngjarje tjetėr, bekimin e altarit, ndėrsa dje u shugurua e gjithė kisha. Presidenti i Konferencės Ipeshkvnore Shqiptare, Imzot Rrok Mirdita, nė fjalėn e tij rikujtoi ardhjen e Papa Gjon Palit tė dytė dhe meshėn historike nė kėtė kishė. Tė pranishem nė meshėn e shenjtė dhe kryerjen e ritit pėrkatės ishin pėrfaqėsues tė Komunitetit Musliman Shqiptar, atij ortodoks, ambasadori italian nė Shqipėri, konsulli italian nė Shkodėr, pėrfaqėsues tė Presidencės e tė tjerė. Kisha Katedrale e Shkodres i ėshtė kushtuar Shėn Shtjefnit, i pari martir. Njė dėshmi e ēmuar pėr kėtė ėshtė vepra e meshtarit dhe humanistit Marin Barleti, i njohur nė historinė dhe nė kulturėn shqiptare, duke pėrshkruar rrethimin e Shkodrės. Besimtarėt shkodranė kėrkuan qė tė ndėrtohej njė kishė katedrale, duke i dėrguar njė kėrkesė pėr leje sulltanit nė Stamboll nė vitin 1851. Punimet filluan pas 7 vitesh, mė 7 prill tė vitit 1858 nė praninė e guvernatorit tė Shkodrės, Ali Pashės. Katedralja e Shkodrės, e rrethuar prej ushtrisė malazeze, 1912-1913, u bombardua nga goditjet e artilerisė malazeze, ku mjerisht predhat goditėn katedralen. Mė 7 mars 1991, u rihap katedralja nga franēeskani At Aleks Baqli. Mesha e parė postkomuniste u kremtua nga dom Zef Simoni, me meshtare tė tjerė me praninė edhe tė Nėnė Terezės. Me rihapjen e katedrales nė vitin 1993 pėrfundoi dhe restaurimi i saj. Kisha Katedrale e Shėn Shtjefnit nė Shkodėr ėshtė tepėr e njohur nė tė gjithė rajonin dhe ndėr kishat mė tė mėdha tė besimit katolik nė kėtė rajon.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 8:07 pm

Sekretet e kalendarėve artistikė
15-01-2008

Institucinet kulturore hartojnė kalendarėt pėr vitin 2008. Fundi i javės qė vjen shėnon ngjarjet e para artistike

Institucioneve kulturore iu del pak mė vonė se tė tjerėve “pija” e festave tė fundvitit. Edhe pse 2008-a ėshtė ulur kėmbėkryq prej gati dy javėsh dhe njerėzit u janė kthyer punėve tė pėrditshme, sikur asgjė tė mos kishte ndodhur, qendrat kulturore i kanė ende dyert e mbyllura. Duhet tė presim edhe disa ditė tė tjera deri sa tė mund tė shohim njė ngjarje kulturore. Kėshtu, dyert e Teatrit Kombėtar do tė hapen nė fund tė javės qė vjen me dramėn “Pamje nga ura” me regji tė Albert Mingės, ku interpreton aktori Timo Flloko. Drejtori i TK-sė, Kristaq Skrami, thotė se me gjithė shikueshmėrinė rekord qė ka pasur kjo dramė, ka ende kėrkesa tė shumta. Mė tej kalendari do tė vazhdojė me dramėn “Kėmbanat e muzgut”, me regji tė Alfred Bualiotit dhe Anton Qesarit, pėr tė hyrė nė territorin e premierave. Do tė jetė “Franku V” me regji tė Arben Kumbaros, qė do tė ngrejė siparin e vėnieve tė reja. Mė tej pritet ende tė vendoset. Janė nė garė pėr tė hyrė nė kalendarin e premierave dramat fituese tė Festivalit tė dramės shqipe, ndėrsa priten tė vijnė nė Tiranė dy regjisorė tė huaj qė do tė ngjisin nė skenė njė Antikitet dhe Shekspirin. Kalendari i shfaqjeve nė Teatrin Kombėtar tė Operės dhe Baletit hapet nė 18 janar me njė koncert “Gala”. Ėshtė fillimi i njė serie prej 8 koncertesh, tė titulluara “Koncertet e dimrit”, nė bashkėpunim me Ansamblin Popullor, me pjesėmarrjen e solistėve tė orkestrės sė TKOB dhe Trupės sė Baletit. Sipas zyrės sė shtypit tė TKOB, kėto koncerte do tė zhvillohen gjatė muajve janar dhe shkurt, duke i paraprirė kėshtu vėnies nė skenė tė veprave tė mėdha, kombėtare dhe tė huaja, premiera dhe repertor. Flitet pėr njė vit “ambicioz”, qė pėrkon me 55 -vjetorin e krijimit tė TKOB si dhe me vitin e Pucinit. Nė programin e mbrėmjes sė 18 janarit parashikohen tė interpretohen pjesė nga operat “Makbeth ”, “Traviata”, “La Boheme”, “Aida”, si dhe pjesė koreografike tė zgjedhura.
Nė galerinė Kombėtare tė Arteve ngjarje tė reja do tė shohim nė muajin shkurt. Nė 14 janar ndahen ēmimet e Konkursit Ndėrkombėtar “Onufri”, ndėrkohė qė ekspozita do tė qėndrojė e hapur deri nė datėn 30 janar. Kalendari mėsohet tė hapet me njė ngjarje tė rėndėsishme, e cila vjen pėr herė tė dytė nė Tiranė, "World Press Photo". Fotografitė mė tė mira tė realizuara nga fotografė e agjenci fotografike, qė kanė mbushur gazetat e huaja gjatė vitit 2006, do tė ekspozohen nė ambientet e GKA-sė. Kalendari i kėtij institucioni ende nuk ėshtė shpallur zyrtarisht, edhe pse tashmė ėshtė vendosur nga kėshilli artistik i Galerisė. Mėsohet se kėtė vit (nė shtator) rikthehet konkursi Ndėrkombėtar i Fotografisė, “Marubi”, i cili nuk u zhvillua gjatė vitit 2007. Do tė vijojnė aktivitetet e pėrhershme si "Onufri 2008", "Pranverė(08) nė muajin prill, "Nėntori 2008". Ndėrsa gjatė vitit do tė ketė ngjarje nė bashkėpunim me artistė tė huaj e shqiptarė, si ekspozita Gjermane e “Westfalise” nė muajin mars, "Nothing to lose", Ekspozita me artistė bashkėkohorė tė Europės Juglindore, nė muajin maj. Nė muajin qershor vjen nė Tiranė njė grup artistėsh izraelitė. Do tė ketė ekspozita me artistė tė huaj si Christian Tanhauze, Ritva Luukkannen, Wim Couvers. Ekspozita retrospektive me veprat e Ibrahim Kodrės, Jakup Kerraj e Sadik Kacelit. Ekspozita me artistėt Naxhi Bakalli, Anastas Kostandini, Bashkim Ahmeti, Gjelosh Gjoka, Anila Rubiku, Ilir Zefi, Agim Sula, Gani Gashi, Suzana Ligoreci, Miradije Ramiqi, Afrim Spahiu.
Kalendari i aktiviteteve pritet tė hapet edhe nė Muzeun Historik Kombėtar. Sipas drejtorit tė MHK-sė, Beqir Meta, ngjarja e parė ėshtė ekspozita dokumentaro-fotografike pėr Kongresin e Manastirit. Edhe pse Kongresi ėshtė mbajtur nė nėntor, si njė ngjarje e madhe, qė kėtė vit ka 100-vjetorin, ėshtė menduar tė hapė kalendarin. Ngjarje tė tjera tė mėdha qė janė parashikuar ėshtė 80-vjetori i krijimit tė Mbretėrisė shqiptare, qė sipas Metės shėnon njė moment tė rėndėsishėm nė formimin e shtetit. Do tė pėrkujtohet me njė ekspozitė edhe Lidhja Shqiptare Prizrenit, etj. Tė gjitha institucionet duket se e kanė pėrcaktuar kalendarin e vitit, veēse qė tė fillojė duhet tė presim edhe disa ditė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Lajme nga kultura... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga kultura...   Lajme nga kultura... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajme nga kultura...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kultura Mesjetare
» Kultura E Te Biseduarit
» Te reja nga kultura ....
» Rinia Dhe Kultura Shqipetare
» Rinia Dhe Kultura Shqipetare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: