AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 6 LOOKS ME MODERNE TE FLOKEVE

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

6 LOOKS ME MODERNE TE FLOKEVE Empty
MesazhTitulli: 6 LOOKS ME MODERNE TE FLOKEVE   6 LOOKS ME MODERNE TE FLOKEVE Icon_minitimeSun Nov 25, 2007 4:44 pm

6 LOOKS ME MODERNE TE FLOKEVE A_943

Si tė ngjaj me perėndeshat e sfilatave? Si tė realizoni formėn e dėshiruar tė flokėve, qė propozojnė pėr kėtė verė stilistėt botėror? Shumė thjesht. Pėr tė mėsuar tė gjitha kėto ndiqni kėshillat tona.

NE RITMIN E VITEVE GJASHTEDHJETE :

E rėndėsishme ėshtė qė flokėt tuaj tė jenė tė jenė tė gjata dhe tė keni bal¬luke. Ndani balluket nė mes, ndėrsa tė gjithė flokėt e tjera i mbėshtillni prapa, pak mbi qafėn, pa i krehur. I kapni me njė llastik dhe nė vazhdim rrotulloheni bishtin derisa tė krijohet njė si topuz pas qafės. E lidhni qė tė mos hapet. Disa minuta mė pas, lironi pak nga flokėt e lidhur, pikėrisht nė pjesėn e parme tė fytyrės. Rregulloni ndarjen nė mes tė ballukeve dhe i lyeni flokėt me llak me qėllim qė kjo formė tė mbajė sa mė shumė orė.

VAJZEROR DHE PRAKTIK :

Ky look ėshtė njė zgjidhje e zgjuar nė rast se flokėt tuaj janė as shumė tė shkurtėr por as tė gjatė dhe njėkohė¬sisht kėrkoni tė duken tė natyrshėm dhe tė kenė onde. Pasi t’i keni larė dhe kanė kulluar, i lidhni me bikutina dhe i thani me tharėsen e flokėve. I lini tė ftohen pėr disa minuta dhe mė pas hiqni bikutinat. Nė fund, me ndihmėn e shkumės i jepni fryrje dhe valėzim. Pėrdorni pėrsėri tharėsen ose thjesht gishtat.

I THJESHTE DHE ELEGANT :

Ideal dhe i thjeshtė pėr punė zyre (nėse flokėt tuaj janė tė drejta). I lani dhe mė pas vendosni nė to njė produkt ushqyes. I ndani me vizė nė anė. I thani duke pėrdorur furēė dhe nėse dėshironi i kaloni pas veshit.

FEMEROR DHE SEKSI :

Rikthim tek feminiliteti. Pėr kėtė look do tė keni nevojė patjetėr pėr xhel. E fėrkoni atė nė pėllėmbėt e duarve dhe e kaloni nėpėr tė gjithė flokėt. I thani me tharėsen e flokėve duke pėrdour gishtat. I drejtoni pėr nga prapa dhe i kapni pas kokės.

STILI I "FORTE" I FLIKEVE :

Ėshtė njė look qė thekson shumė sytė. Duke pėrdorur tharėsen e flokėve dhe njė krehėr tė rrumbullakėt, pak pas lar¬jes sė flokėve, filloni t’i drejtoni ato tek rrėnjėt. Ndėrsa kur tė vini nė fund tė flokve iu jepni drejtim pėr nga jashtė. Tė njėjtėn gjė bėni edhe me balluket. Me qėllim qė tė mbajė forma i lyeni flokėt me llak pėr mbajtje tė fortė.

NE RITEM SPORTIV :

Nė palestėr ose nė shėtitjen paradite mund tė pėrdorni kėtė look. Veēse ėshtė e domosdoshme ekzistenca e njė lastiku qė zakonisht vendoset nė kokė, por kalon nėpėr pjesėn e ballit. Ndėrkaq, do tė lini balluket qė tė biejnė mbi tė. Mė pas, do tė keni nevojė pėr xhel me qėllim qė tė theksoni fundet e flokėve dhe formėn e prerjes sė tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
6 LOOKS ME MODERNE TE FLOKEVE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: MoDa DhE EsTetiKa-
Kėrce tek: