AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kush rreh femijen apo i detyron te lypin.....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kush rreh femijen apo i detyron te lypin..... Empty
MesazhTitulli: Kush rreh femijen apo i detyron te lypin.....   Kush rreh femijen apo i detyron te lypin..... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 5:40 pm

Kush rreh fėmijėt apo i detyron tė lypin, tre vjet burg dhe 1 milion lekė gjobė

Kuvendi do tė miratojė projektligjin e hartuar nga ministrja e Integrimit, Bregu, qė parashikon se shfrytėzimi seksual, transferimi i organeve tė fėmijės pėr qėllime fitimi apo birėsimet e paligjshme dėnohen me burgim deri nė shtatė vjet

Pėr prindėrit e dhunshėm, tė cilėt rrahin, shesin apo i detyrojnė fėmijėt tė lypin, do tė ketė ndėshkime mjaft tė rėnda, deri nė dėnime me burg. Deputetėt sė shpejti pritet tė shtrėngojnė lakun ndaj tė gjithė atyre prindėrve apo personave qė kanė nė kujdestari fėmijė, tė cilėt i pėrdorin kėta tė fundit pėr tė lypur, i shfrytėzojnė pėr punė apo pėr shėrbime tė tjera detyruese. Pamjet e fėmijėve nė Tiranė, si nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, por edhe nė shumė qytete tė tjera tė vendit, tė cilėt lypin lėmoshė nėpėr kryqėzime rrugore, duke vėnė deri dhe jetėn nė rrezik, kanė shtyrė ligjvėnėsit qė tė marrin njė nismė tė fortė ligjore, e cila penalizon ashpėr personat qė pėrfitojnė duke shfrytėzuar fėmijėt. Sipas njė projektligji tė hartuar nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i cili pritet tė miratohet shumė shpejt nė seancė plenare nė Kuvend, parashikohet qė shfrytėzimi i fėmijės sė mitur pėr punė apo shėrbime tė detyruara, pėrfshirė edhe kėrkesėn pėr lėmoshė nga prindėrit apo kujdestarėt ligjorė, pėrbėn vepėr penale dhe dėnohet me burgim deri nė njė vit dhe me gjobė nga 50.000 deri nė 1.000.000 lekė. Kur shfrytėzimi i fėmijės sė mitur bėhet nga tė tretėt, dėnohet me burgim deri nė tre vjet dhe me gjobė 100.000 deri nė 2.000.000 lekė. Ndėrsa kur shfrytėzimi i fėmijės sė mitur sjell pasoja tė rėnda pėr shėndetin ose sjell vdekjen, pėrbėn krim dhe dėnohet me burgim nga tre deri nė shtatė vjet.
**********************************************************
Ndėshkimi

Ndėrkaq, ligjvėnėsi, nė rastin konkret deputetja e PD-sė Bregu, e cila ėshtė edhe nismėtare e kėtij projektligji, propozon qė nė Kodin Penal tė saktėsohen masat ndėshkuese edhe pėr ata persona qė shesin fėmijėt. Sipas projektligjit, ofrimi, dhėnia apo pranimi i shitjes sė fėmijėve pėr qėllime tė shfrytėzimit seksual, transferimit tė organeve tė fėmijės pėr qėllime fitimi apo birėsimit tė paligjshėm tė tij, dėnohet me burgim deri nė shtatė vjet. Masa ndėshkuese parashikohen edhe ndaj prindėrve apo tė afėrmve qė abuzojnė me fėmijėt. Ēdo plagosje e fėmijės, e cila nuk ėshtė aksidentale dhe qė ka ardhur si pasojė e rrahjes sė vazhdueshme, shkundjes, djegies, kafshimit ose mbytjes sė fėmijės nga prindėrit, motra, vėllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor, njė i afėrm i familjes ose ēdo person tjetėr qė e ka pėr detyrė tė kujdeset pėr fėmijėn kur nuk ka shkaktuar plagosjen e rėndė, vetėvrasjen apo vdekjen e fėmijės dėnohet me gjobė ose burgim deri nė tre vjet. Do tė konsiderohen abuzim emocional me fėmijėn edhe ato veprime qė shkaktojnė dėmtime tė shėndetit fizik, mendor, moral dhe social, qė kanė sjellė si pasojė kufizimin e lirisė sė lėvizjes, sjellje degraduese, kėrcėnuese dhe frikėsuese, tė cilat dėnohen me gjobė ose me burgim deri nė tre vjet.
***********************************************************
Shitja

Sipas relacionit qė shoqėron projektligjin nė fjalė, trafikimi i fėmijėve po zėvendėsohet me shitjen e fėmijėve, e cila ėshtė njė vepėr penale ende e papėrfshirė nė Kodin Penal. Shitja e fėmijėve konsiderohet nga ligjvėnėsit si njė urė pėr shfrytėzimin e fėmijėve pėr shitjen e organeve tė tyre. Kjo ėshtė njė arsye, sipas Bregut, qė shitja e fėmijėve tė konsiderohet si njė vepėr penale e dėnueshme nga Kodi Penal. Duke qenė se fėmijėt dhe tė rinjtė pėrbėjnė rreth 40% tė popullatės nė vend, gjykohet nga ligjvėnėsit se del e nevojshme qė vetė ligji t’u garantojė njė mbrojtje tė veēantė. Pėrsa i pėrket Kodit tė Familjes, ai parashikon dhe heqjen e pėrgjegjėsisė prindėrore kur prindi neglizhon dukshėm nė ushtrimin e pėrgjegjėsive. Ndryshimet e propozuara mundėsojnė penalizimin e prindėrve, si dhe tė palėve tė treta pėr shfrytėzimin e fėmijėve. Ligjvėnėsi shprehet se nė rast se nuk bėhet penalizimi i prindėrve, nuk do t’i shėrbehet mbrojtjes sė fėmijėve. Bregu gjykon se duhet tė dėnohet ēdo person qė ka autoritetin mbi fėmijėn apo tė cilit i ėshtė besuar fėmija. Sipas saj, duhet tė dėnohen ata prindėr qė shfrytėzojnė fėmijėt pėr tė pėrfituar financiarisht.
**********************************************************
Dėnimet

Shfrytėzimi i fėmijės sė mitur pėr punė apo shėrbime tė detyruara, pėrfshirė edhe kėrkesėn pėr lėmoshė nga prindėrit apo kujdestarėt ligjorė, pėrbėn vepėr penale dhe dėnohet me burgim deri nė njė vit dhe me gjobė nga 50.000 deri nė 1.000.000 lekė.
**********************************************************
Penalitetet

Ofrimi, dhėnia apo pranimi i shitjes sė fėmijėve pėr qėllime tė shfrytėzimit seksual, transferimit tė organeve tė fėmijės pėr qėllime fitimi apo birėsimit tė paligjshėm tė tij, dėnohet me burgim deri nė shtatė vjet.

1 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kush rreh femijen apo i detyron te lypin.....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush e gjen...
» Kush fshihet pas Shekspirit ???
» KUSH E BERI MODERATOR REDIN
» Kush e krijoi simbolin e monedhes Euro ???

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: