AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nard Ndoka: “Ja sa do t’ua bej pagat mjekeve ne 2008-n”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Nard Ndoka: “Ja sa do t’ua bej pagat mjekeve ne 2008-n” Empty
MesazhTitulli: Nard Ndoka: “Ja sa do t’ua bej pagat mjekeve ne 2008-n”   Nard Ndoka: “Ja sa do t’ua bej pagat mjekeve ne 2008-n” Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:05 pm

Nard Ndoka: “Ja sa do t’ua bej pagat mjekeve ne 2008-n”

Interviste me ministrin e Shendetesise. Te semuret mendore, Ndoka ndan pergjegjesite me institucione te tjera per nje trajtim jokorrekt te kesaj çeshtjeje

Buxheti per sistemin e shendetesise parashikon qe ne korrik 2008 do te rriten pagat ne te gjithe sistemin shendetesor me nje fond prej 560 milione lekesh. E thene ndryshe, ne korrik te 2008-s, te gjitha kategorite e mjekeve, ne varesi te titujve qe kane, do t’i gezohen pagave te reja. Ne nje interviste per gazeten “Albania”, ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, ben publike per here te pare se efektet financiare per pagat e mjekeve do te nisin ne korrik te vitit qe vjen. Me tej, ai pranon se sistemi shendetesor ne vendin tone ka mjaft probleme, por te gjitha po minimizohen ne menyren me te mire te mundshme. Ministri Ndoka i ndan pergjegjesite me institucione te tjera, siç eshte Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale, roli i se ciles duhet te jete me i dukshem dhe i strukturuar me mire. Ngritja e Departamentit te Shendetit Mendor prane MSH-se, sipas tij, eshte nje tregues mese i qarte i angazhimit konkret ne kete fushe.
Z. Minister, keni deklaruar se do te beni privatizimin e sherbimit te ambulancave dhe Laboratorit Biokimik-Klinik. Kur do te nise ky proces?
Ne strategjine tone per permiresimin e cilesise se sherbimeve qe ofrohen ne sistemin tone shendetesor eshte edhe delegimi i sherbimeve ndihmese tek operatoret private. Ne do ta thellojme kete reforme, sepse kemi bindjen se permbushja e saj do te rrise cilesine ne sherbimet ndihmese. Keshtu eshte kontraktuar tek operatoret private sherbimi i kuzhines dhe e njejta gje do te behet edhe me hotelerine. Jemi ne fazen e pare, sepse kjo reforme eshte kryer vetem ne spitalin “Nene Tereza”. E njejta rruge do te ndiqet edhe me sherbimin e urgjences, se pari per Tiranen dhe pastaj, varesisht nga rezultati, do ta shtrijme edhe ne rrethet e tjera. Nderkaq, laboratori biokimik-klinik eshte ne proces diskutimi. Eshte ngritur grupi i punes prane spitalit, i cili deri ne fund te dhjetorit do te paraqese draftin mbi mundesine e delegimit te tij te nje operator privat. Qellimi i kesaj reforme eshte qe te rrisim cilesine ne kete laborator qe ne fakt ka pasur mjaft probleme ne sherbimet qe ofron. Ne duam te permiresojme te gjitha funksionet e ketij laboratori ne sherbim te pacienteve pa cenuar elementin mesimdhenes dhe kerkimin shkencor. Ky eshte nje parakusht i vendosur nga ne qe do te respektohet. Por, e perseris, tani per tani jemi ne fazen e studimit te projektit. Vendimin do ta marrim me vone, ne varesi te konkluzioneve qe do te beje grupi i punes dhe duke u konsultuar dhe me qeverine, po te jete nevoja.
Ministria e Shendetesise ka hartuar nje relacion qe do t’i paraqitet Keshillit te Ministrave per mungesat e specialisteve ne spitalet e rretheve...
Ne jemi shume te shqetesuar per mungesen e personelit shendetesor ne rrethet periferike te vendit dhe veçanerisht ne zonat e thella malore. Ne po punojme per te gjetur nje zgjidhje per kete çeshtje. Ne synojme standardizimin e ketyre strukturave sipas numrit te popullates. Gjithashtu zbatimi i Rregullores Nderkombetare te Shendetit kerkon shtimin e stafit qe do te angazhohet ne pikat kufitare. Zbatimi i kesaj rregulloreje eshte detyrim nderkombetar. Ne po punojme per hartimin dhe miratimin e ligjeve te reja ne fushen e Shendetit Publik, si per shembull, ligji “Per mbrojtjen e shendetit nga produkte e duhanit”, ligji “Per Mbrojtjen e te miturve nga produktet e alkoolit” etj, qe jane ne proces pergatitjeje dhe qe kerkojne nje angazhim me te madh te ketij sektori, çka do te thote shtim te stafit. Shtimi i semundjeve kronike, ndjekja e problemeve te shendetit mjedisor, ndjekja e problematikave te lindura nga impakti i ndotjes se ujit te pijshem ne shendet, do te kerkoje ne te ardhmen shtim te personelit dhe permiresim te cilesise se sherbimit shendetesor. Ne ne vizionin tone po i parashikojme te gjitha keto dukuri, qe ne asnje rast te mos jemi te papergatitur per te perballuar situaten.
Cilet jane sektoret me problematike?
Gjate viteve te fundit eshte bere teper evident fakti se ka pakesim te ndjeshem te specialisteve te punesuar ne sektorin e Shendetit Publik (Higjiene, Epidemiologji, Laboratore te Shendetit Publik), mbasi ato kane tendence largimi jashte shtetit ose punesim ne Tirane ne kete sektor ose sektore te tjere te shendetesise. Ky eshte nje shqetesim shume serioz per Ministrine e Shendetesise. Largimi i specialisteve nga ky sektor eshte fenomen me i shprehur per personelin e larte, çka ka krijuar boshlleqe te theksuara ne shume rrethe, deri ne mungese te tyre. Puna aktualisht ne disa rrethe ka mbetur ne dore te personelit te mesem. Pothuajse 70 per qind e personelit qe sherben ne kete fushe eshte ne nivelin e personelit te mesem mjekesor, gje qe ndikon se tepermi ne mosplotesimin me cilesi te detyrimeve dhe zbatimin e legjislacionit baze si ligji “Per Inspektoratin Sanitar Shteteror” dhe ligji “Per parandalimin dhe luftimin e semundjeve ngjitese”. Pavaresisht nga motivi i largimit te ketij personeli, qe kryesisht bazohet ne pagesen e ulet, ketij fenomeni i shtohen edhe rastet e tjera kur ato dalin ne pension dhe nuk ka zevendesim te ketyre pozicioneve. Kjo ka krijuar nje problem shume serioz per sistemin tone shendetesor, i cili duhet te ofroje sherbim cilesor dhe te kualifikuar per te gjithe popullaten.
Kur dhe si do t’u rriten pagat mjekeve?
Reformimi i sistemit shendetesor dhe permiresimi i cilesise se sherbimeve qe ofrohen nga ky sistem eshte prioritet i qeverise se djathte. Ne kete kontekst, kryeministri pati premtuar se do te dyfishonte pagat ne sistemin shendetesor gjate mandatit te tij. Dhe mendoj se rritja e vazhduar e pagave nga nje vit ne tjetrin ne sistemin shendetesor eshte nje nga premtimet e rendesishme te mbajtura nga kjo qeveri. Ju tashme e dini se si ishte sistemi i pagave ne sistemin shendetesor gjate qeverisjes se PS-se. Ky sistem pagash stimuloi pagesen nen dore te mjekeve, duke e bere sistemin shendetesor nje nga me te perfolurit. Krahas luftes sistematike kunder pagesave informale dhe ofrimit te sherbimeve te kushtezuara nga mjeke dhe infermiere abuzues, kemi rritur pagat nga nje vit ne tjetrin.
Per vitet 2006 dhe 2007, rritja e pagave ka qene mesatarisht 20 per qind, por me nje rritje me te theksuar per infermieret. Nderkaq, ne buxhetin e vitit 2008 eshte parashikuar nje buxhet suplementar prej 560 milione lekesh per rritjen e pagave ne sistemin shendetesor, qe garanton rritjen mesatare te pagave me 20 per qind. Kjo rritje eshte parashikuar te behet ne muajin korrik.
Krimet e koheve te fundit kane pasur protagoniste te semuret mendore. Cilat jane masat konkrete qe do te merren nga Ministria e Shendetesise per kete kategori?
E verteta eshte se Shqiperia e ka problem kontigjentin e pacienteve qe vuajne nga çrregullime te ndryshme mendore.
Ministria e Shendetesise, ne bashkepunim dhe me mbeshtetjen e Zyres per Europen te OBSH-se, si dhe me Zyren per Shqiperine te OBSH-se, nisen se bashku nje program te gjere emergjence dhe asistence humanitare ne fushen e shendetit mendor, duke prezantuar orientimin e shendetit mendor komunitar perkundrejt sistemit te vjeter te bazuar ne institucionet e medha spitalore. Sistemi i Shendetit mendor po i nenshtrohet nje reforme te vazhdueshme, duke zvogeluar gradualisht spitalet psikiatrike dhe njekohesisht duke synuar zevendesimin e tyre me modelin e kujdesjes komunitare. Shqiperia ka zbatuar ne menyre te suksesshme shume aktivitete me qellim qe te ngreje nje sistem gjitheperfshires te shendetit mendor, i cili u hap rrugen proceseve te riintegrimit dhe risocializimit ne komunitet te personave qe vuajne nga semundjet mendore. Sistemi i shendetit mendor nuk eshte me nje sistem i bazuar vetem ne institucionet e vjetra te kujdesit psikiatrik. Perkundrazi, ngritja e sistemit te kujdesit komunitar ne fushen e shendetit mendor ka filluar dhe po zbatohet ne menyre te suksesshme.
Procesi i reformave ne dy vitet e fundit ka konfirmuar gjeresisht nevojen dhe rezultatet pozitive te modelit komunitar. Roli drejtues i Ministrise se Shendetesise eshte kyç ne keto procese.
Fakti qe perballemi çdo dite me te semuret mendore do te thote qe ne spitalet tona nuk ka vende, apo Ministria e Shendetesise nuk i ka kompetencat per t’i mbajtur nen trajtim?
Ne nuk mund t’u referohemi rasteve te shkeputura per te ndermarre nje fushate linçimi kunder personave qe kane çrregullime mendore. Kjo nuk do te ishte humane. Sidoqofte, rastet e ndodhura jane ne vemendjen tone dhe kane nxitur perpjekjet tona per te pershpejtuar reformen e sistemit, duke garantuar nje sherbim me te specializuar dhe me human ne te gjitha rastet. Por dua te shtoj ketu qe, pavaresisht se Ministria e Shendetesise ka luajtur nje rol kyç ne aktivitetet e pershkruara, mungesa e perfshirjes se institucioneve te tjera te rendesishme eshte me shume sesa evidente. Duke pasur parasysh aspektet sociale te semundjeve mendore, roli i Ministrise se Punes dhe Çeshtjeve Sociale duhet te jete me i dukshem dhe i strukturuar me mire. Ka ende shume hapesira per aktivitete te perbashketa. ISKSH, si nje institucion vendimmarres shume i rendesishem, po ndermerr reforma rrenjesore dhe roli i tij ne kete sektor eshte me i dukshem permes perfshirjes se sektorit te Shendetit Publik dhe politikave te barnave. Sipas burimeve te ISKSH-se, gati 25 per qind e vizitave te mjekeve te pergjithshem jane si pasoje e çrregullimeve neuropsikiatrike. Se fundmi, dua te theksoj se Ministria e Shendetesise ka vullnetin e plote per te vijuar dhe mbeshtetur reformen e sistemit dhe te sherbimeve te shendetit mendor.
Çfare planesh keni per te ardhmen e mjekesise shqiptare, per te ngelur nje nder reformatoret ne sistemin e mjekesise shqiptare?
Ne sapo kemi miratuar Strategjine e Sistemit Shendetesor 2007 – 2013. Ky eshte nje dokument reformator shume i rendesishem per sistemin tone shendetesor, zbatimi i te cilit do ta sjelle kete sistem ne parametrat e sistemeve shendetesore europiane. Ky eshte pikesynimi im dhe kredoja e mandatit tim si minister. Ne kemi ndermarre nje sere reformash te rendesishme per rritjen e kapaciteteve per te menaxhuar sherbimet dhe institucionet ne menyre eficiente, per rritjen e aksesit ndaj sherbimeve shendetesore efektive, per permiresimin e financimit te sistemit shendetesor dhe per rritjen e standardeve te qeverisjes se ketij sistemi. Qellimi yne eshte: “T’i japim me shume vite jetes, t’u japim me shume jete viteve”. Ne jemi te vendosur te ndertojme nje sistem shendetesor me natyre njerezore dhe demokratike si dhe te sigurojme kujdes shendetesor me te mire e te praktikueshem ne kontekst me potencialin ekonomik te vendit. Ne kemi filluar tashme punen per reformim te plote te kapaciteteve menaxhuese ne te gjithe sistemin e shendetesise dhe po vazhdojme me reforma te tjera te rendesishme. Brenda vitit 2009, spitali “Nene Tereza” do te jete nje nga spitalet me te mire ne Ballkan, nderkohe qe po modernizohen Spitalet e Shkodres, te Durresit, te Elbasanit etj.

1 Dhjetor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nard Ndoka: “Ja sa do t’ua bej pagat mjekeve ne 2008-n”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pagat, ja si do rriten ne tre vitet ardhshme
» GEzuar 2008!!!!!!!!
» Norton Antivirus 2008
» 2008 Makina Zjarri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kërce tek: