AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dosjet dhe valixhet “e pambledhura” tė Lidhjes Shqiptare ...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Dosjet dhe valixhet “e pambledhura” tė Lidhjes Shqiptare ... Empty
MesazhTitulli: Dosjet dhe valixhet “e pambledhura” tė Lidhjes Shqiptare ...   Dosjet dhe valixhet “e pambledhura” tė Lidhjes Shqiptare ... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 6:18 pm

Dosjet dhe valixhet “e pambledhura” tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

Pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit ėshtė shkruar mjaft deri sot, janė botuar monografi, studime dhe vėllime me dokumente e dorėshkrime, por, megjithatė ka mbetur njė pjesė e madhe e burimeve arkivore, lėndė kjo e dorės sė parė, e pa botuar dhe pa hulumtuar.
Studiuesit dhe specialistėt e kėsaj periudhe i pret njė lėndė mjaft voluminoze dorėshkrimesh, dokumentash, raportesh, relacionesh dhe materiali tjetėr nė disa arkiva, siē janė ato tė Vjenės, Romės, Vatikanit dhe Zagrebit. Ne, gjatė viteve tė kalura, kemi shfrytėzuar pjesėrisht disa nga fondet e kėtyre arkivave dhe si kontribut modest, pėr ndihmesė studiuesve shqiptarė dhe tė tjerė, ju ofrojmė rezultatet e kėrkimeve tona, me dėshirė qė ato tė shkojnė edhe mė tutje, veēanėrisht nė pėrvjetorėt tjerė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Nuk jemi ndalur kėsaj radhe pėr tė analizuar arkivat veē e veē, fondet apo pėrmbajtjen e dokumentave. Nė njė studim tė mėvonshėm, i cili ėshtė nė pėrgatitje e sipėr, do tė bėjmė njė gjė tė tillė, duke shtjelluar lėndėn arkivore tė konsultuar nga arkivat e pėrmendura. Njė pjesė tė kėsaj lėnde, respektivisht asaj nga Arkivi Shtetėror i Zagrebit, nė formė tė skanuar dhe tė stampuar, ja kemi dhuruar Arkivit Qendror Shtetėror. Pjesėn tjetėr, me tė pėrfunduar studimi monografik, po ashtu do ta dorėzojmė nė institucionet pėrkatėse pėr t’iu kursyer kohėn si dhe pėr t’iu lehtėsuar punėn studiuesve dhe historianėve tė cilėt nuk kanė nevojė tė udhėtojnė nė arkivat pėrkatėse ngase kėto burime mund t’i shfrytėzojnė nė institucionet e cekura.
Arkivat e Romės, Vatikanit dhe Zagrebit, asnjėherė deri mė sot, nuk janė studiuar nė mėnyrė sistematike, pėr periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ndėrsa situata ėshtė mė ndryshe me Arkivin Shtetėror tė Vjenės, por edhe nga ky arkiv, pas konsultimeve tė fondeve pėrkatėse dhe krahasimeve me vėllimet e dokumentave tė botuara, u vėrrejt se ka ende mjaft lėndė arkivore origjinale tė pa botuar. Kjo lėndė burimore nga tė gjitha kėto arkiva, pas pėrgatitjes sė saj pėr botim, nga studiues dhe specialistė tė fushave pėrkatėse, duke pėrdorur metodat bashkėkohore kritike tė botimit tė dokumenteve tė tilla, veēanėrisht atė krahasuese, do tė hidhte dritė nė disa segmente ende tė pandriēuara sa duhet pėr veprimtarinė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, kohėn e themelimit, rrethanat politiko-shoqėrore, ndikimet, kontributet dhe pengesat e ambasadave dhe konsullatave tė huaja me veprimet e tyre gjatė viteve 1877-1881, si dhe mbi disa nga personalitetet mė kyēe tė cilat drejtuan Lidhjen.

Arkiva e Vjenės pėr eventin shqiptar

Nė Arkivin Shtetėror tė Vjenės ėshtė njė numėr i madh fondesh, nė tė cilat ka shumė material burimor pėr Lidhjen e Prizrenit dhe periudhėn nė tė cilėn ka vepruar ajo. Kėto fonde janė “Politisches Archiv” tė ashtuquajturat “Gehemie Akten” qė fillojnė nė vitin 1839 dhe vazhdojnė deri nė vitin 1918; pastaj fondet: “Bulgarien,” 1879-1918, dosjet: XV/1-123; “Griechenland,” 1848-1917, dosjet: XV/l-96; “Montenegro” pėr vitet 1879-1914, dosjet XVII/35, veēanėrisht: Haupakten der albanischen Liga, pėr vitet 1878-1881; “Rumanien” 1879-1918; “Serbien,” 1879-1914, dosjet: XIX/1-94; “Turkei” dosjet I-XII, “Albanische Liga” dosja XII/236B, vitet 1880-1881; “Varia”- Gusinje Frage dhe Albanesische Liga, pėr vitet: 1878-1880; “Zivilkommisariat Plevle,” vitet 1880-1888, dosjet 111-121. Ndėrkaq, kujdes tė veēantė i duhet kushtuar fondit: “Konsulate” 1848-1918, dosjet: I-XXXVIII, me 89 libra tė protokollit pėr vitet: 1853-1918; ndėrsa nė fondin “Akten” tė konsullatave austro-hungareze nė vende tė ndryshme tė Gadishullit Ballkanik, dosjet janė tė renditura nė bazė tė alfabetit, gjė qė lehtėson shumė punėn e kėrkuesve dhe studiuesve. Disa nga dosjet e kėtij fondi tė konsullatave janė: Antivari, pėr vitet: 1877-1878; Beogradi pėr vitin 1878; Cetinja pėr vitin 1878; Dubrovniku, pėr vitin 1878; Janinė pėr vitin 1878; Manastiri pėr vitet 1878-1881; Mostar pėr vitin 1878; Prizreni, pėr vitet 1869-1914; Sarajeva 1878-1879; Selaniku pėr vitet 1878-1881; Shkodra, pėr vitet: 1878-1881, etj.

Volumet arkivore nė Romė

Nė Romė nė: “Archivio Storico del Ministero degli Affari Esteri,” qė gjendet nė ndėrtesėn e quajtur Farnesina, janė disa fonde nė tė cilat ka dokumente pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Ato fonde janė: “Turchia-raportti in arrivo” vėll. 1-23; pastj fondi: Pacc. ser. 1460-1472, vėll. I, 21 dhjetor 1877-5 prill 1879; Scutari/ Questione albanese; dhjetor 1877; pastaj: vėll. II, korrik 1878; vėll. III, tetor 1878; vėll. IV, dhjetor 1878; vėll. V, 15 dhjetor 1878-15 shkurt 1879; vėll. VI, vitet 1879-1880), vėll. VII, vitet 1880-1881; dhe vėll. VIII, vitet 1881-1882. Ndėrsa nė: “Serie terza: Divisione “Politica,” pėr vitet 1867-1888, janė tė ruajtura raportet e konsujve dhe ambasadorėve italianė nga Bullgaria /Sofje/; Greqia, /Athinė, Selanik/; Rumania, /Bukuresht/, Serbia, /Beogradi/ etj.

Pasuria e Vatikanit

Nė Vatikan, njė rėndėsi tė veēantė kanė posaēėrisht arkivat si: Archvio Segreto Vaticano, respektivisht fondet: “Archivio della Delegazione Apostolica di Albania; Visite Apostoliche; Archivio della Nunciatura di Albania; Libri litterarum visitationum sacrorum liminum; dhe Arkivi i Propagandės Fide, pėrkatėsisht fondet: Scritture Originali Riferite nelle Congregazioni Generali; Scritture Riferite nei Congressi; Lettere della Sacra Congregazione “de Propaganda Fide”; Acta della Sacra Congregazione “de Propaganda Fide” etj.

Arkiva dhe 24 kutitė e Zagrebit

Nė Zagreb, nė Arkivin Shtetėror Kroat, nė fondin: 435, “Akten des K. K. General-Commandos Zagreb Grenz Verėaltungs – Presidial, pėr vitet 1878-1881; ruhen raporte tė konsullit austro-hungarez, nė Shkodėr, F. Lippich-ut dhe dokumente tė tjera origjinale dhe kopje tė dubluara nė 24 kuti, psh. dosja XVIII, num. act. 619-1307; dosja XIX, num. act. 4-967; dosja XX, num. act. 970-1899; dosja XXI, num. act. 1905-3246; dosja XXII, num. act. 14-3999; dosja XXXIII, num. act. 4028-5073 dhe 104-3588, etj. Ky fond, por edhe disa tė tjera, janė konsultuar nga M. Panxhiq, D. Marjaniq dhe ne, gjatė viteve 2002-2004.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dosjet dhe valixhet “e pambledhura” tė Lidhjes Shqiptare ...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flamuri Shqiptare
» Nje te diele me Vip-a shqiptare
» *.*.* Diaspora Shqiptare *.*.*.*
» Arkitektura Shqiptare
» Kinemaja Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: