AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Berisha: Pse dėshtuam me pronat

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Berisha: Pse dėshtuam me pronat Empty
MesazhTitulli: Berisha: Pse dėshtuam me pronat   Berisha: Pse dėshtuam me pronat Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 7:10 pm

Berisha: Pse dėshtuam me pronat
01-12-2007

Kryeministri Sali Berisha duke folur nė emisionin "Pėrballė" ka komentuar zhvillimet e fundit politike, si dhe reformat kryesore qė ka ndėrmarrė qeveria nė disa fusha. Duke komentuar ēėshtjen e pronave ai ka pranuar se ky proces nuk ka ecur siē duhet, por pėr kėtė ka bėrė pėrgjegjės pikėrisht rritjen e ēmimit abuziv tė tokave.
Z.Berisha edhe njė herė politika ka festuar e ndarė, Festėn e Ēlirimit tė vendit. Komenti juaj?

Fjalėn e fundit pėr historinė duhet ta thonė historianėt dhe ėshtė nė detyrėn e tyre e vėrteta historike e kėtij vendi e faktuar me dhjetėra dokumente. Ata qė ēliruan vendin e shpallėn nė 28, qeverinė nė Tiranės e vendosėn nė 28 dhe 29-ta ishte tėrėsisht rezultat i faktit tė insistimit tė Titos. Kjo datė ka ngelur si njė relike e njė vendimi me tė pavėrteta historike. Besoj se ėshtė qesharake tė diskutohet kur iku ushtari i fundit, e rėndėsishme ėshtė qė qeveria nė Tiranė u vendos nė 28. E vėrteta ėshtė qė askush nuk mund ta mohojė qė qeveria qė doli nga lufta nė kryeqytetin e vendit, ėshtė vendosur nė 28 Nėntor. Tė pretendosh se Data e Ēlirimit ėshtė data e kalimit tė ushtarit tė fundi te Hani i Hotit, kėto janė sajesa.

Besoni se duhet rishkruar historia?

Ata qė thonė se politika duhet tė qėndrojė larg historisė, mė duhet t'u them se nuk kanė koncepte tė qarta. Nė qoftė se ka dy disiplina tė lidhura pazgjidhshmėrisht janė politika dhe historia ndaj dhe tė pretendosh se ata tė cilėt bėjnė historinė nuk duhet tė merren me historinė, ėshtė qesharake. Natyrisht tė studiosh historinė ėshtė detyrė e historianėve, por tė pretendosh se politikanėt nuk mund tė merren me histori ėshtė qesharake. Historia i pėrket tė gjithė atyre qė duan tė qėmtojnė tė vėrtetat e saj, nė rast se sot njė politikan shpreh shqetėsimin e tij pėr mashtrimet e mėdha historike. Historia e Shqipėrisė ėshtė njė nga historitė mė tė deformuara tė Evropės. Tė shkruash historinė kombėtare tė kėtij vendi do tė thotė tė angazhosh historianėt e tė gjitha trevave. Nė periudha tė tjera ka pasur epiqendra tė saj duke postuar tė vėrtetėn. Unė gjykoj se ėshtė moment qė nuk duhet injoruar paraqitja e tė vėrtetave historike siē kanė qenė. Unė nuk gjykoj se kjo ėshtė e vetmja rrugė pėr tė ēliruar historinė shqiptare nga mashtrimi dhe mohimi. Tė pretendosh se historia ėshtė shkruar si duhet, kėtė deformim e konstaton edhe sot nė ēdo muze qė viziton. Nuk ka raport mė tė rėndėsishėm pėr njė komb sesa raporti mbi tė vėrtetėn. Nė qoftė se njė komb priret tė zhurmojė pas mashtrimit, nė qoftė se njė komb vendos nė banesėn e harresės tė vėrteta tė mėdha tė tij e ka shumė tė vėshtirė tė kapė stadin e njė kombi tė zhvilluar, tė lidhur tėrėsisht pas vlerave. Ndaj dhe nuk ėshtė njė ēėshtje as romantike, ka tė bėjė me raportin tonė me tė vėrtetėn.

Z.Kryeministėr sapo ėshtė mbyllur njė betejė e gjatė pėr Prokurorinė e Pėrgjithshme. Besoni se me njė zgjedhje e tillė, me Ina Ramėn, do tė bėni tė mundur luftimin e korrupsionit dhe trafiqet?

Askush nuk ka tė drejtė tė paragjykojė punėn e njė individi, kushdo qoftė ai, pėr shkak tė moshės. Unė kam besim tė plotė se vendit i duhen njerėz qė kanė dėshirė pėr punėn dhe kėta mund tė jenė vetėm tė rinjtė. Unė dua t'ju sjell disa raste, ku tė rinj si Majko apo edhe Meta kanė qenė nė poste shumė tė larta shtetėrore, siē ėshtė edhe ai i Kryeministrit. Mendoj se opozita ėshtė e nxituar. Kam bindjen mė tė thellė, e kam thėnė edhe nė Parlament, po mė duket sikur po bėjnė betejėn e "Zogut tė Zi" edhe me Sollakun. Pėrderisa tė gjitha palėt ishin dakord tė ikte Sollaku, ēfarė ndodhi, ai iku. Shqipėria nuk ekzekuton mandatet e Interpolit tė vendeve tė tjera, u hoq kjo pengesė, u emėruar prokurori i ri. Mendoj se mėnyra e largimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm ka respektuar frymėn dhe Kushtetutėn e vendit. Natyrisht Kushtetuesja do japė vendimin e saj, por nė tė gjithė bindjen e kėtij Parlamenti dhe tė atyre qė u morėn me problemin, ajo ėshtė nė pėrputhje me ligjet dhe Kushtetutėn e vendit. Nuk kam njohur nga afėr nė punėn zonjėn Rama, por kam pasur vetėm pėrshtypje pozitive, njė gjykatėse nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda.

Z.Kryeministėr, nė qendėr tė debatit vazhdon tė mbetet ēėshtja e rrugės Durrės-Kukės. E keni cilėsuar projekti i shekullit, por ka njė dosje...

E kam cilėsuar dhe e cilėsoj projekti i shekullit. Ėshtė njė nga korridoret mė tė rėndėsishme tė kėtij rajoni. Kjo bėnė tė domosdoshme qė Shqipėria tė shqyrtojė sa mė parė mundėsinė e ndėrtimit tė njė porti qė nuk e ka pasur kurrė mė parė. Ministri i Punėve Publike ka marrė porosi tė kontraktojė njė kompani, pėr tė studiuar bregdetin pėr portin.

Merrni pėrgjegjėsinė pėr hetimet?

I qėndroj dhe tani 100%. Hapja e hetimeve ėshtė njė akt shumė i turpshėm, por ēdo opozitė ka tė drejtat e saj. Kėto hetime u hapėn pa i paraqitur publikut shqiptar asnjė fakt dhe dokument tė vetėm pėrveēse tre gjėra, njė dokument nė tė cilin ishte vendosur data gabim dhe faktohej; ėshtė paraqitur njė dokument tjetėr se kompania qė ka bėrė konsulencėn e Kalimashit ėshtė holandeze dhe ministri ka studiuar nė Holandė dhe; dokumenti i tretė absurd ėshtė se, janė shpėrdoruar 320 milionė euro, nė njė kohė qė shuma e shpenzuar deri tani as nuk i afrohet asaj vlere. Ftoj prokurorinė t'i shkojė deri nė fund kėsaj ēėshtje.

Jeni i gatshėm qė pėr hir tė hetimeve tė paraqiteni nė Prokurori?

Absolutisht menjėherė, ndaj ēdo kėrkese, dhe deklaroj kėtu qė ky ėshtė tenderi mė transparent i botuar nė "Financial Times". Kush tė dojė tė marrė dhe tė studiojė, tė gjitha tė tjerat janė trillime.

Njė tjetėr ēėshtje, qė pėrbėnė dhe temėn kryesore tė debateve politike, ėshtė edhe reforma zgjedhore. Kur do mbyllet ky debat?

Reforma zgjedhore nė Shqipėri ka tre gjėra pėr tė zgjidhur. Sė pari, do t'i japė zgjidhje pėrfundimtare ēėshtjes sė listave, kartave tė identitetit dhe qeveria ėshtė e zotuar ta pėrmbushė kėtė zotim. Sė dyti, reforma zgjedhore duhet t'i japė pėrgjigje ligjore fenomenit tė Dushkut. Garantoj qytetarėt shqiptarė se qeveria s'do tė jetė kurrė pėr kėtė fenomen. Reforma zgjedhore do t'i japė pėrgjigje problemit tė tretė, komisioneve tė fryra me 13 anėtarė. Kėto janė tre ēėshtje madhore qė kanė tė bėjnė me integritetin e procesit zgjedhor. Pėrsa i pėrket pragut, kjo ėshtė ēėshtje e sistemit.

Keni deklaruar se nė rast se hapen dosjet e ish-Sigurimit, gjysma e deputetėve s'do jenė mė nė Kuvend. Mendoni se kėtij debati i duhet dhėnė fund duke i hapur dosjet?

Nė 1995, qeveria e asaj kohe, Presidenti i asaj kohe nė fakt, mori direkt nismėn dhe dėrgoi nė Parlament ligjin pėr hapjen e dosjeve. Edhe sot kam bindjen se ai ishte ligji mė i mirė pėr atė problem. Pėr dosjet ka pasur disa lloj ligjesh nė vendet ish-komuniste. Ka pasur ligj qė ka vendosur hapjen e tė gjitha dosjeve. Nė vlerėsimin tim, ligji mė i drejtė ishte ai ēek. Hapte dosjet nė mėnyrė detyruese pėr funksionarėt e rangjeve tė caktuara politike, pėr politikanė pėr tė zgjedhurit e tė gjitha niveleve, nga kėshilltarė nė kryeministėr, president etj. Ligji ēek pėrjashtonte nga administrata publike gjyqėsoret, gjithė nomenklaturėn e vjetėr komuniste e barazuar nga sekretari i parė i distriktit, anėtar i Komitetit Qendror dhe punonjėsit e Policisė Sekrete, gjykatės dhe prokurorė tė gjyqeve speciale. Ligji ēek i mundėsonte me kėrkesėn e tij ēdo qytetari, tė zbardhte tė vėrtetėn e tij. Mbi bazėn e kėtij ligji ne ndėrtuam ligjin qė e kaluam nė Parlament. Unė mendoj se komisioni ka qenė i ndershėm. Gjatė kėtyre 15 viteve unė nuk kam njohur zyrtar mė tė ndershėm se z.Mezini. Komisioni zbatoi ligjin, pati ankesa, shkuan nė gjykatė dhe jo ēdo vendim komisioni qėndroi. Ne do i rikthehemi ligjit qė kemi pasur, sepse ai ligj i ka kaluar tė gjitha shqyrtimet, ėshtė njė ligj i shkėlqyer. Nė qoftė se hyn kėtu pėr tė ndėshkuar njė informator tė thjeshtė dhe lė gjeneralin e tij nė funksionon, kjo nuk ka moral.

Ēfarė parashikon Buxheti i vitit 2008 pėr pensionet?

Rritje nė fshat 15%, rritje nė qytet 5-10%. Rritje mesatare prej 15% tė rrogave tė arsimtarėve dhe infermierėve, pėr tė afruar nė 2009 qė tė dyfishohen

Ish-pronarėt janė ende skeptikė nė lidhje me kompensimin e pronave....

Kanė shumė tė drejtė tė kenė pakėnaqėsitė e tyre sepse nė fakt asnjė reformė nuk ka njohur vėshtirėsitė qė ka njohur reforma e pronėsisė. Por sėrish dua tė theksoj se qeveria ka tė gjithė pėrkushtimin pėr t'i dhėnė pėrgjigjen mė tė mirė tė mundshme kėsaj reforme. Janė njė seri problemesh. Nė rast se AKKP po bėn njė punė shumė tė madhe pėr shqyrtimin e dokumentacionit, pengesė del ēėshtja e ēmimit. Nė qoftė se shkoje nė Hipotekė para njė viti nė Tiranė nuk gjeje 1 metėr katror mė shtrenjtė se 30-50 euro, tani qė bėjmė hartėn e ēmimeve qeveritarėt vendorė nė mėnyrė tė papėrgjegjshme i pėrcjellin agjencisė tė dhėna tė tilla, qė ēmimet mund tė jenė nė disa raste edhe 10 herė mbi realitetin. Kjo do tė thotė ta bėsh procesin tė pamundur. Rrugėdalja ėshtė investigim dhe ēmime tė vėrteta. Njė miku im mė tha qė ka toka nė bregdet nė Durrės dhe nuk i shet dot me 10 euro metri katror, ndėrsa nė hartė atė pjesė e kemi me njė ēmim deri nė 220 euro.

Z.Berisha, kohėt e fundit ju kemi parė edhe nė stadiume. Ēfarė raporti keni me futbollin dhe ē'mendim keni pėr ndeshjet e fundit tė Kombėtares?

Ajo qė ndodhi nė dy ndeshjet e fundit, ėshtė turpi qė kanė bėrė. Aty ėshtė flamuri kombėtar, ajo nuk do tė mund tė kapėrcehet lehtė. Ē'ėshtė ai grup mafioz qė shkelmon mbi flamurin, qė bėn njė amoralitet tė madh nė mes tė Evropės si pėrfaqėsuesi i kombit. Kam pritur njė reagim shumė mė tė madh nga mediat dhe shoqėria civile, ai ishte njė poshtėrim, fyerje pėr tifozėt e Shqipėrisė dhe shqiptarė, tė cilėt kanė ndjekur kėtė futboll mė me pasion se ēdo gjė tjetėr. Kanė skuqur me flamur kombėtar jo vetėm stadiumet e Shqipėrisė, por edhe stadiumet e Evropės. Duhet tė marrė pėrgjigjen mė tė rreptė. Deri tani nuk ka asgjė, duket se e pėrzunė atė kroatin. Unė nuk jam ekspert pėr tė vlerėsuar kapacitetet e tij, por kjo skuadėr nė drejtimin e tij realizoi lojėra nga mė tė shkėlqyerat siē ishte ajo me Holandėn, qė ishte pėr mua e vetmja "humbje fitore" qė kisha parė. Si pa gjė tė keq e pėrzunė, shitėn golat, shitėn flamurin, shitėn ēdo gjė. Situata ėshtė jashtėzakonisht dramatike. Nuk mundet qė njė grup mafioz tė nėpėrkėmbė pėrfaqėsimin kombėtar.

Nė olimpiadėn e fundit pamė se vetėm njė sportist doli me njė problem doping dhe i gjithė vendit i erdhi turp dhe shtypi u mor gjatė gjithė kohės. Kėtu kanė shkelur nė mėnyrė tė papranueshme. Kombi mė mirė tė mos pėrfaqėsohet pėr njė kohė tė tėrė, por s'mund tė pėrfaqėsohet me njė mafie qė shet dhe blen fanellėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Berisha: Pse dėshtuam me pronat
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha-Rama, shkrijne akujt
» Berisha inspekton Durres-Kukes
» Godo: Berisha, ndryshime ne qeveri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: