AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pėrvathi, njė ekspozitė personale

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Pėrvathi, njė ekspozitė personale Empty
MesazhTitulli: Pėrvathi, njė ekspozitė personale   Pėrvathi, njė ekspozitė personale Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 7:37 pm

Pėrvathi, njė ekspozitė personale
01/12/2007

Piktori Pashkė Pėrvathi ka ēelur mbrėmjen e djeshme njė ekspozitė personale nė ambientet e art galeri "Kledio".

Autor i dhjetėra ekspozitave vetjake dhe nė grup, Pėrvathi ėshtė i pasionuar pas pikturės qė nė vogėli. I lindur nė Manati, pranė qytetit tė Lezhės, mė 27 shkurt 1958, pas mbarimit tė shkollės sė mesme artistike nė Tiranė, punon mėsues vizatimi dhe merret me pikturė, kryesisht nė gjininė e peizazhit. Nė moshėn 21-vjeēare paraqitet pėr herė tė parė nė Ekspozitėn Kombėtare nė vitin 1979, me peizazhin "Vjeshtė nė Manati", pėrkrah piktorėve mė tė njohur tė vendit. Nė vitin 1983 ēel edhe ekspozitėn e tij tė parė vetjake. Gjatė viteve 1986-1990 studion nė Akademinė e Arteve nė Tiranė (Pikturė Monumentale), ndėrkohė qė vazhdon tė krijojė dhe tė marrė pjesė nė ekspozita kombėtare. Mė pas, krahas punės si drejtues i Galerisė sė Arteve nė Lezhė, i kulturės sė rrethit dhe anėtar i Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit (1999-2004), ėshtė pjesėmarrės si piktor nė veprimtari tė ndryshme kombėtare dhe ndėrkombėtare. Nė fondin e Galerisė Kombėtare tė Arteve (Tiranė) ka dy vepra, ndėrsa mbi 620 vepra tė tij gjenden nė koleksione private, prej tė cilave 130 nė koleksionistė tė huaj, pėrfshirė edhe peizazhin "Vjeshtė nė lagunė", qė sot ndodhet i ekspozuar nė Muzeun e Arteve dhe tė Historisė tė qytetit Ceuta nė Spanjė. Nė vitin 2002 ka realizuar tė gjitha pikturat e Kishės sė re tė Shėn Palit nė Detroit, SHBA. Ėshtė dekoruar me Urdhrin "Naim Frashėri" i Artė (2006). Sot jeton dhe ushtron veprimtarinė e tij krijuese nė qytetin e Lezhės.

Kanė thėnė…

Kujtim Buza: “E njoh pikturėn e Pashkut qysh nė fillimet e tij, kur peneli i mbushur me ngjyrė shtrihej gjerė nė telajo (fibėr), duke modeluar…”

Abaz Hado: “Ai, si njė poet lirik, e sheh natyrėn si pjesė shpirtėrore qė e frymėzon dhe e bėn tė realizojė. Ka njė dialog…”

Ferid Hudhri: “Pashk Pėrvathi u fut nė pikturėn shqiptare me peizazhe realiste tė vendlindjes, ashtu si dhe paraardhėsit e tij. Kishte rreth dhjetė vjet qė ekspozonte nė Lezhė dhe nė Tiranė…”

Suzana Varvarica Kuka: “Pėr piktorin Pėrvathi, thėnia e tė madhit Picasso se ‘subjekte tė ndryshme tė diktojnė mėnyra, shprehje tė ndryshme’ ėshtė shumė e rėndėsishme…”

Ismail Lulani: “Kur shikoj pikturat e Pashk Pėrvathit emocionohem, pasi shoh natyrėn e vendit tim tė hedhur mjeshtėrisht nė telajo. Kjo mė jep kėnaqėsi…”

Petro Kokushta: “Ai nuk pėrshkruan, pėrkundrazi, pėrpjekjet e tij synojnė tė bėhen sinonim i njė individualiteti qė ėshtė orientuar drejt njė pikture autentike tė tokės ku jeton…”

Ali Oseku: “Elegant nė modelimin e peizazhit, intim e shumė personal. Tani ai fillon tė pikturojė dhe tė meditojė. Me pak fjalė: mjaft konciz, mė i sigurt, mė i kursyer. Me mjete mė inteligjente arrin sipėrfaqe dekorative qė thelbėsisht kanė ngarkesa emocionuese dhe bėhet shumė i

vėrtetė e dinjitoz. Ky ekuilibėr krijon tablo tė kuruara mirė me njė unitet stilistikor konsekuent nė tė gjithė krijimtarinė e tij…”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėrvathi, njė ekspozitė personale
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: