AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ditėt e filmit shqiptar nė kinematė e Parisit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ditėt e filmit shqiptar nė kinematė e Parisit Empty
MesazhTitulli: Ditėt e filmit shqiptar nė kinematė e Parisit   Ditėt e filmit shqiptar nė kinematė e Parisit Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 10:17 pm

Ditėt e filmit shqiptar nė kinematė e Parisit

Nė kinematė e Parisit po shfaqen pesė filma shqiptarė qė janė prodhime tė viteve tė fundit. Kjo veprimtari zhvillohet nė kuadėr tė javės sė kulturės shqiptare, njė iniciativė kjo e ndėrmarrė nga Qendra Kombėtare Kinematografike me Ministrinė e Punėve tė Jashtme, Ambasadėn Franceze dhe Ambasadėn Shqiptare nė Francė. Filmat shqiptarė qė po shfaqen nė kinematė mė tė njohura tė kryeqytetit francez janė: filmi “Parullat”, “Dasma e Sakos” filmi “Mao ce Dun”, “Gjoleka djali Abazit” dhe “I dashur armik”. Projekti nė fjalė ėshtė nė vazhdėn e njė strategjie tė hartuar nga QKK pėr tė promovuar kinematografinė shqiptare, dhe ato po ndiqen nga njė numėr i madh teleshikuesish parisienė, por edhe nga shqiptarė qė jetojnė nė Paris. Sipas drejtuesve tė QKK, ky aktivitet ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr kinematografinė shqiptare sepse filmat shfaqen nė njė nga vendet mė tė zhvilluara tė botės sė filmit. “Njė bashkėpunim i tillė midis Shqipėrisė dhe Francės hap rrugėn pėr t’u bėrė njė urė lidhėse midis dy vendeve pėr zhvillimin e filmit, por edhe pėr t’u njohur kinematografia shqiptare nė botė”- pohoi Anola Deēka specialiste nė marrėdhėniet me jashtė nė QKK. Filmi "Gjoleka, djali i Abazit" qė ka filluar tė shfaqet nė Paris ėshtė prodhim i vitit 2006. Realizuar me skenar dhe regji tė Dhimitėr Anagnostit, i cili vendos ngjarjet nė Vuno tė Himarės, nė atė pjesė tė jugut nė vitin 1926. Nė kėtė filmi interpretojnė njė kasė aktorėsh tė njohur si: Artur Gorishti, Marjana Kondi, Enxhi Agushi, Zef Mosi, Myzafer Zifla, Roza Anagnosti, Luljeta Bitri, Rozeta Ferri, Sheri Mita, Irjola Hoxhalliu, Elizabeta Prifti etj. Filmi tjetėr qė po shfaqet nė javėn pariziene tė filmit ėshtė Parullat (Slogans), njė film shqiptar i prodhuar nė Shqipėri nė vitin 2001. Regjia nga Gjergj Xhuvani dhe skenari shkruar nga Ylljet Aliēka, Yves Hanēer. Nė film ngjarjet zhvillohen nė vitet e diktaturės komuniste nė njė shkollė fshati. Tė gjithė ishin tė detyruar tu bindeshin urdhrave qė vinin nga lart. Mėsues Andrea ka njė lidhje dashurore me mėsuese Dianėn. Nxėnėsit dhe mėsuesit ishin tė detyruar tė shkruanin me gurė parulla nėpėr kodra duke i thurur lavde regjimit nė fuqi. Andrean, qė kundėrshton urdhrat e transferojnė dhe mė pas e arrestojnė. Aktorėt kryesorė janė Artur Gorishti, Luiza Xhuvani, Birēe Hasko, Niko Kanxheri, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Marko Bitraku, Fadil Kujovska dhe Rita Lati. Njė tjetėr film i pėrzgjedhur nė kinematė e Parisit ėshtė edhe filmi “Mao Ce Dun” i cili ėshtė premiera e parė e njė filmi artistik shqiptar pėr vitin 2007. Ky projekt qė ka nisur qė nė vitin 2002 do tė finalizohej nė ekranin kinematografik nė vitin 2007 realizuar nga Besnik Bisha. Njė nga aktorėt kryesorė nė film ėshtė Fadil Hasa, qė publiku e njeh si aktor komik me pėrvojė dhe improvizues nė skenat e estradės, por nė kėtė film spektatorėt kanė pėr tė gjetur njė portret unikal tė krye romit Hekuran qė tallet me regjimin si njė Shvejk qė s'ka lidhje me situatėn, por qė ndėrton i vetėm gjithė groteskun dhe paradokset e situatave butaforike nė atė panoramė tė Shqipėrisė sė viteve '70-'80. Pėr kėtė film drejtori i fotografisė, italiani Nino Celeste qė ndėrsa xhironte nė Librazhd “Mao Ce Dunin” shprehej optimist pėr filmin shqiptar qė i dukej sikur po e kthente tek neorealizmi italian, tek kohėt e Rosselinit. Ai ėshtė operatori i serialeve tė para mjaft popullor nė Shqipėrinė e para nėntėdhjetės si “La Piovra” i Damiano Damianit dhe veē kėsaj ka punuar pėr dy filma me legjendėn e kinemasė italiane Pier Paolo Pasolini. Gjatė prononcimit tė saj specialistja Anola Deēka shprehet edhe pėr filmin tjetėr “Dasma e Sakos” i realizuar nė vitin 1998 me regji tė Vladimir Prifit. Njė nga aktorėt kryesorė nė kėtė film ėshtė i njohuri Ndriēim Xhepa. Ngjarjet nė film tregojnė pėr martesėn e Sakos e cila pėrfundon nė njė shaka tė hidhur dashakeqe. Ngjarjet zhvillohen nga fillimi i shekullit tė XX.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ditėt e filmit shqiptar nė kinematė e Parisit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krijimtaria ne ditet tona
» LAPIDARI ME FLAMURIN SHQIPTAR NE TRIETSTE ITALI
» Shqiponja dykrenore nga bizanti, deri ne ditet tona
» Lajme Sportive Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: