AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Aktualiete te ndryshme ...

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:03 pm

Italia, regjim transiti per emigrantet
E Diele, 30 Dhjetor 2007

TIRANE - Ambasada e Italise ne Tirane beri te ditur dje se Ministria italiane e Brendshme i ka kerkuar Keshillit dhe Komisionit Evropian lehtesime per te lejuar transitin, permes shteteve anetare te Bashkimit Evropian, per qytetaret e huaj me qendrim te rregullt ne Itali qe jane ne pritje te rinovimit te lejes se qendrimit. Ky lehtesim i perkohshem i transitit do te jete i vlefshem deri me 31 mars 2008 dhe do te aplikohet per qytetaret shqiptare qe, ne ardhje nga Italia apo te drejtuar drejt saj, zoterojne akt transiti, fature te postes italiane S.P.A., qe verteton paraqitjen e kerkeses per rinovimin e lejes se qendrimit, pasaporte te vlefshme dhe lejen e qendrimit te skaduar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:04 pm

Vdes 26-vjecari, mister shkaqet
E Diele, 30 Dhjetor 2007

FIER - Nje 26-vjecar banor i lagjes "Sheq i Madh", ne qytetin e Fierit eshte gjendur i vdekur ne banesen e tij mesditen e djeshme.
Trupi i Rushit Hoxhes, baba i nje femije te mitur, eshte gjetur nga bashkeshortja e tij, qe ka dhene alarmin.
Kufoma e 26-vjecarit eshte derguar ne spitalin rajonal te Fierit, ku i eshte nenshtruar autopsise.
Bashkeshortja e tij ka treguar se 26-vjecari nuk ka qene i semure, por do te jete ekspertiza mjeko-ligjore qe do te zbardhe vdekjen e mistershme, dy dite para nderrimit te viteve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:05 pm

Kthehet per festa, kapet i denuari
E Diele, 30 Dhjetor 2007

ELBASAN - Nje 39-vjecar, nga Elbasani, eshte arrestuar mengjesin e djeshem, me te hyre ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices. Burime nga policia e Elbasanit bene te ditur se Fatmir Karai rezultonte i denuar me 10 vjet burg me akuzen e “shfrytezimit te prostitucionit”. Ai eshte perballur ne mungese me togat e zeza ne vitin 2002, pas denoncimit te qytetares moldave Aurike Titiku. Ndersa vazhdonte procesi, Fatmir Karai kishte kaluar kufirin me Greqine, ku qendroi i fshehur per me shume se 5 vjet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:06 pm

Sherri per pronen, theren ne Cole babe e bir

E Hene 31Dhjetor 2007


Persona ende te paidentifikuar sulmuan me thika dy pjesetaret e nje familjeje, babe e bir, duke i lene te plagosur rende. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem, ne lagjen “24 maji” te Vlores, ne vendin e quajtur Posta e Coles. Sherri per pronen, sipas policise, eshte bere objekt i incidentit te rende, qe per pak sa nuk ka perfunduar ne nje tragjedi. Ne konflikt jane perfshire pese persona, dy prej te cileve jane te demtuarit Kujtim dhe Gjergji Osmani, 50 dhe 22 vjec. Autoret, sipas hetimeve, kane qene tre persona, te cileve policia nuk i publikoi emrat per shkak te hetimit, por i shpalli ne kerkim. Fillimisht agresoret kane shkuar ne familjen Osmani per te zgjidhur konfliktin e pronesise mes tyre. Por, me pas kane sulmuar babe e bir, duke i goditur me thika ne trup dhe jane larguar nga vendngjarja me nje automjet tip „Fiat Uno“, me targa greke YIO 5881. Mesohet se gjate konfliktit, autoret kane qelluar edhe tre here ne ajer. Familja Osmani mesohet se kerkonte te hapte nje shesh perpara baneses dhe ne kete moment ka nisur sherri mes paleve. Policia tha se, fillimisht, 50-vjecari eshte goditur ne koke me qyten e pistoletes dhe me pas me thike. Ndersa ka nderhyre per te mbrojtur te atij, Gjergji ka marre te njejten pergjigje me nje pleke thike ne krah. Burime nga spitali i Vlores thane se dy te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:02 pm

Zyrtari i Bujqesise, korrupsion me 2 mije USD
E Shtune, 12 Janar 2008

Zyrtari i Ministrise se Bujqesise eshte arrestuar ne momentin qe po merrte parate nga nje prej drejtuesve te firmave te luleve, qe kishin kryer denoncimin ne polici. Murat Shehu, 54 vjec, me detyre kryeinspektor i Pergjithshem te Entit Shteteror te Farerave dhe Fidaneve, hetohet per akuzen e “korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike” qe prej mbremjes se enjte. Agjentet po investigojne tre raste te mitmarrjes se zyrtarit, ndersa finalizuan operacionin “Start 2008”. Policia kapi “mat” Shehun ne lokalin ku do merrte edhe parate nga firma importuese e luleve. Burime zyrtare te policise thane se behet fjale per ryshfete nga 2 mije deri ne 5 mije dollare. Zyrtare te policise thane dje se Shehu eshte kapur ne flagrance, rreth ores 19:30 te se enjtes, ne ambientet e nje lokali ne rrugen “Don Bosko”, kur po merrte shumen e 2 mije dollareve, qe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Biznesmeni, emri i te cilit nuk u be publik, ka denoncuar ne polici se Shehu i kerkonte gjithnje ryshfet per lulet qe importonte ne Shqiperi nga jashte vendit. Sipas hetimeve te deritanishme, mesohet se kryeinspektori, gjate kryerjes se detyres, nxiste biznesmene te ndryshem per te dhene shumen e parave qe shkonte nga 2 mije deri ne 5 mije dollare, kundrejt certifikimit te mallrave te importuar, e kryesisht lule, peme frutore dhe peme dekorative. Ndaj zyrtarit te Ministrise se Bujqesise, seksioni i antikorrupsionit ne bashkepunim me Prokurorine e Tiranes kane filluar hetimet per vepren penale te “korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike”. Aktualisht po hetohen edhe dy raste te tjera korrupsioni, qe dyshohet se jane kryer nga zyrtari i Ministrise se Bujqesise.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:02 pm

Perdhunimi i te mitures, pyeten prinderit
E Shtune, 12 Janar 2008

Prinderit e te mitures 13-vjecare M. C., pohojne se Vasil Kane e ka perdhunuar vajzen e tyre te semure mendore. Nga ana tjeter, te aferm te te dyshuarit, qe u arrestua mbremjen e se enjtes, pretendojne se eshte sajese e familjes denoncuese, pasi jane borxh te Vasili 150 mije leke. Zyrtare te policise thane dje, per gazeten “KJ”, se vetem pergjigjja e ekspertizes do te “vulose” pretendimet e te dyja paleve.

Ngjarja ka ndodhur kater dite me pare, ne fshatin Sektor Seman, te komunes Topoje. I dyshuari Vasil Kane, 40 vjec, mesohet se eshte baba i dy femijeve dhe pronar i nje dyqani ushqimor ne kete fshat. Denoncimi mesohet se eshte bere nga babai i te mitures, Pelivan C., ndersa ne pyetje nga policia deri dje jane marre te dyja palet. Diten e djeshme, Manushaqe dhe Pelivan C., jane marre per disa ore ne pyetje, ku kane pretenduar se vajza e tyre eshte perdhunuar nga tregtari 40-vjecar. “Une isha ne Fier per te marre pensionin, e me pas shkova te vajza e madhe ne Mbrostar, qe e kam te martuar atje. Kur vije pasdite, marr vesh c’kish ndodhur e erdha ne polici per denoncim”, thote Pelivani per gazeten “KJ”. Ndersa Manushaqja, nena e te mitures, tregon se, “rreth ores dhjete paradite, te dates 8 janar, kam nisur vajzen te xhaxhai i saj per furcen e larjes se tapetit, por ajo u vonua. Ku u kthye, vajza me rrefeu per ngjarjen se e kishte terhequr me zor ne dyqan Vasili dhe e kishte perdhunuar per nje ore ne banese”. Familja e tregtarit ka mohuar ngjarjen, duke e quajtur sajese. Kunati i Vasil Kanes, Fatmir P., thote se “eshte nje kurth i ngritur qellimisht, pasi per diten dhe oren e denoncuar kunati im ka qene ne lokal me gruan e femijet”. Madje, ai pretendon se prinderit e minorenes kane borxh 150 mije leke ne dyqan te pashlyera dhe se vajza ishte e semure mendore. “Ne jemi ne pritje te ekspertizes dhe nese rezulton denoncim i rreme do te kunderpergjigjemi ligjerisht”, perfundon Fatmiri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:03 pm

I ngacmonte gruan, e plagos ne mes te fshatit
E Shtune, 12 Janar 2008

Nje 32-vjecar hakmerret ndaj bashkefshatarit te tij, duke e plagosur me arme, pse i ngacmonte gruan. Agron Lici, 40 vjec, perfundoi me dy plage plumbi ne spital, pasi u qellua nga i dyshuari Miri Mebelli, pas nje grindjeje qe nisi ne lokalin e fshatit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme ne fshatin Fier i Ri, te komunes Krutje, te vendi i njohur si Pushimi i Shoferit. Burime zyrtare te policise thane se arrestuan pas tre oresh kerkimi te dyshuarin 32-vjecar, nderkohe qe gjeten te hedhur ne kanal edhe armen tip pistolete. Fillimisht, 32-vjecari Mebelli ka hyre ne lokal dhe ka nisur te debatoje me Licin, duke e akuzuar per ngacmimet e te shoqes. Aty jane zene me karrige, por jane ndare nga banoret dhe me pas Mebelli eshte kthyer ne banese, ku ka marre nje pistolete. Ne momentin qe eshte kthyer me arme ne dore, ia ka drejtuar kundershtarit, duke e qelluar dy here, ne kembe dhe ne bark. Me pas eshte larguar ne drejtim te fshatit, per t’i shpetuar ndjekjes se policise. I demtuari eshte nisur ne spitalin e Lushnjes dhe me pas drejt Tiranes per mjekim me te specializuar. Pas tre oresh ndjekjeje, policia kapi te dyshuarin dhe pasditen e djeshme e mori ne pyetje. Mebelli ka pretenduar se Lici here pas here i hidhte fjale bashkeshortes se tij dhe dy dite me pare e kishte ndaluar ne mes te rruges, ndersa ajo shkonte ne dyqanin e fshatit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:19 pm

Zhduken 18 mije USD ne vilen e kardiologut
E Hene, 14 Janar 2008


Banesa e nje mjeku kardiolog ne qytetin e Fierit eshte bere objekt vjedhjeje mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Sipas policise, Novruz C. nuk ndodhej ne banese, ndersa hajdutet kane bastisur vilen e tij trekateshe ne lagjen “15 Tetori”. Burime nga grupi hetimor qe po shqyrton kete rast bene te ditur se persona ende te paidentifikuar kane hyre nga njera prej dritareve te katit te pare, ku ndodhet klinika private e kardiologut. Prej andej ata nuk kane pasur veshtiresi te depertojne edhe ne ambientet e brendshme te shtepise. Nga gjurmet e gjetura ne vendngjarje, mendohet se vjedhesit kane kerkuar per materiale te shtrenjta dhe me vlere. Ne dhomen e gjumit te kardiologut, ne nje prej rafteve te komodines kane gjetur sasine e valutes, qe sipas burimeve policore kapercen shumen e 10 mije eurove, si dhe rreth 300 mije leke. Pas marrjes se parave, “bujtesit e paftuar” kane dale normalisht nga dera, te cilen e kane hapur dhe jane larguar. Denoncimi eshte bere ne polici nga pronari i baneses, i cili, teksa ka hyre ne vile ne oret e para te mengjesit, ka konstatuar xhamat e thyer te dritares dhe mungesen e parave. Gjate dites se djeshme policia ka shoqeruar 24 persona, pjesa me e madhe te njohur si kontingjent i mikrokriminalitetit. Policia dje tha se eshte shume prane gjetjes se autorit te vjedhjes, por ende nuk ka nje emer.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:24 pm

Digjet banesa 300-vjecare, rrezikohet lagjja karakteristike
E Hene, 14 Janar 2008

Zjarri i rene dje ne lagjen “Varosh” ne qytetin e Gjirokastres ka shkrumbuar plotesisht nje banese te gurte karakteristike 300-vjecare. Rreth ores 16.30 flaket kane perfshire shtepine e gurte te Koloit, objekt i shpallur “monument kulture”. Prej vitesh kjo banese ishte plotesisht e braktisur dhe ne te nuk jetonte njeri. “Pasi morem njoftimin ne mberritem menjehere ne kete pjese te qytetit per te lokalizuar zjarrin”, thote shefi i repartit zjarrfikes te Gjirokastres, Lefter Qirici. Zjarrfikesit, te ndihmuar edhe nga banoret e lagjes “Varosh”, kane filluar punen per shuarjen e zjarrit. Nderkohe flaket, qe kishin perpire shtepine e gurte tri katershe, rrezikonin te perhapeshin edhe ne banesat e tjera ngjitur me te. Per vete profilin arkitektonik te lagjes “Varosh” banesat jane prane njera-tjetres, cka rrezikonte qe flaket e zjarrit te perhapeshin nga shtepia e Koloit ne drejtim te banesave te tjera, fqinje me te.



Ne lagjen “Varosh” ka mberritur mbreme edhe prefekti i Gjirokastres, Spiro Ksera, nderkohe qe ne ndihme te zjarrfikesve jane vendosur edhe efektivat e policise se Gjirokastres. “Duke pare specifiken e vatres se zjarrit ne fillimisht u perpoqem te lokalizonim ate per te shmangur perhapjen e flakeve ne banesat e aferta”, thote njeri prej zjarrfikesve, pjesemarres ne operacionin per shuarjen e flakeve. Nepermjet dy autoboteve zjarrfikesit kane bere shkeputjen e catise karakteristike, te ndertuar me skelet druri dhe pllaka ngjyre hiri nga banesat ngjitur me te. Sipas eksperteve te policise, shkak i kesaj vatre zjarri ka qene loja ne mjediset e brendshme te saj e nje grupi femijesh. Duke qene se banesa ishte e braktisur ajo perdorej nga femijet e lagjes per lojerat e perditshme te tyre. Duket se ne nje moment zjarri loja e femijeve ka shkaktuar vatren e zjarrit, e cila ka shkrumbuar banesen “monument kulture”, nderkohe qe ka rrezikuar edhe shtepite e tjera te lagjes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 6:55 pm

“Na ktheni Kullat Binjake”
E Marte, 15 Janar 2008

Sheiku arab, Yassin Al Kadi, kerkon qe te vazhdoje i lire aktivitetin e tij ne 19 biznese, perfshi edhe aksionet e Kullave Binjake, ne qender te Tiranes. Gjyqi ndaj administratorit te sipermarresit arab, qe eshte perfshire ne listen e financuesve te terrorizmit prej vitit 2001, konsiderohet i paligjshem nga avokatet ne seancen e pare te zhvilluar dje. Pretendimet jane lexuar ne Gjykates e Krimeve te Renda, ndersa prezent ka qene edhe administratori i Al Kadi, i pandehuri nga prokuroria, jordanezi Hamzeh Abu Rayyan. Qe prej ikjes se sheikut nga Shqiperia, Hamzeh eshte administrator i aktiviteteve e vjele te ardhurat nga bizneset. Por prokuroria e ka hedhur ne gjyq, sepse pasuria dhe asetet e Al Kadi jane ngrire me urdher te Kombeve te Bashkuara, si financues i terrorizmit. Pak dite me pare, Kadi fitoi gjyqin ne Zvicer per bizneset e tij dhe tashme kerkon nga OKB-ja dhe SHBA-te heqjen e emrit nga lista e zeze.

Prokuroria ka “mberthyer” Rayyan per 19 objekte, ne te cilat vazhdohet vjelja e qirase dhe te ardhurat nuk kalojne ne arken e shtetit, por ne xhepin e arabit Yasin Al Kadi. Administratori akuzohet per fshehje fondesh dhe pronash, vjeljen e te ardhurave nga pronat e sekuestruara. Ai ka qene i pranishem dje ne proces, ku mbrojtja ka quajtur te paligjshme kerkesen e prokurorise. Ne listen e gjate te sekuestrimeve te shtetit shqiptar, jane edhe Kullat Binjake, perballe Kryeministrise. Dy avokatet e jordanezit Hamzeh Abu Rayyan, kerkuan pushim te ceshtjes per nje pavlefshmeri aktesh. Kerkesa, e cila eshte bere diten e pare te nisjes se procesit gjyqesor, konsistonte ne disa te drejta, te cilat i jane mohuar te pandehurit Rayyan gjate hetimeve. Keshtu, mbrojtja ka lexuar 24 kerkesa te cilat permbajne pavlefshmeri te akteve te organit te akuzes. Sipas dy avokateve mbrojtes, i mbrojturi prej tyre eshte shtetas jordanez, qe ben pjese ne Lindjen e Mesme.

Te gjitha aktet e organit te akuzes jane bere ne gjuhen shqipe, nderkohe qe keto te fundit, sipas avokateve, duhet te ishin bere ne gjuhen amtare te te pandehurit dhe procesverbali duhet te ishte mbajtur ne kete gjuhe. Ata pretenduan se gjate fazes se hetimit klienti i tyre duhet te ishte njohur per te gjitha aktet dhe provat ne gjuhen e tij, ndersa organi i akuzes ka zbatuar kodin e procedures penale vetem ne nje rast, duke i vene ne dispozicion te deshmitarit turk, Muslum Mamo, perkthyes gjate marrjes se ketij te fundit ne pyetje. Vete Rayyan eshte shprehur para kreut te trupit gjykues, Sander Simoni, se, “kur me ka marre ne pyetje prokurori, me ka thene qe s’ka problem per perkthyesin, se i merr vesh avokati gjerat”. Deshmia eshte hedhur poshte nga akuza, e cila ka bere te ditur se ky ka qene pakti i bere me te pandehurin kur eshte pyetur heren e pare gjate fazes se hetimeve.

Hetimet per Hamzeh Rayyan

Hamzeh Abu Rayyan eshte administratori i sheikut saudit, Yassin Abdulla Al Kadi, nje nga personat me te shumekerkuar ne vendin tone per financime te terrorizmit dhe organizates Al Kaeda, te drejtuar nga Osama Bin Laden. Pas fillimit te hetimeve nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda, per Yassin Abdulla Kadi, prokuroria sekuestroi edhe 19 objektet, midis tyre Kullat Binjake, te cilat jane ne pronesi te ketij te fundit dhe te leshuara me qira. Nderkohe qe Rayyan, i cili aktualisht po gjykohet ne gjendje te lire, per disa muaj me radhe, sipas prokurorise, ka fshehur shuma te medha perfitimesh, te ardhura nga 19 bizneset e ndryshme. Dosja ndaj Rayyan ka mberritur ne Gjykaten e Krimeve te Renda me 24 dhjetor te vitit qe shkoi. Mbi te rendon akuza e “fshehjes se fondeve dhe pronave, e vjelje e te ardhurave nga pronat e sekuestruara”.

Zvicra pushoi ceshtjen per Al Kadi

Yassin Abdulla Kadi eshte perjashtuar si mbeshtetes i organizates kriminale ne shtetin zviceran. Kete lajm e beri publik vete Prokurori i Pergjithshem i Zvicres, nje jave me pare, nepermjet nje letre zyrtare. Nderkohe qe, sipas vendimit te marre, Kadi ka te drejten te fitoje te gjitha pasurite e tij te ngrira, vetem nepermjet nje urdhri te vecante. Hetimet ndaj Kadise nisen ne shtetin zviceran me 15 shtator te vitit 2001, menjehere pas perfshirjes ne listen e zeze te terrorizmit dhe sulmit ndaj Kullave Binjake ne SHBA. Kadi shpjegoi gjate procesit se, “nuk ka mbeshtetur dhe as nuk ka pasur ndermend, ne asnje forme ose menyre qe te mbeshtese Osama Bin Laden, ose Al Kaeden”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 6:55 pm

Burg 2 te kerkuarve nga Italia
E Marte, 15 Janar 2008

Dy te denuarit nga Gjykata e Krimeve te Renda ne Milano per “trafik per qellime prostitucioni” dhe “pjesemarrje ne organizate kriminale” do te qendrojne ne paraburgimin e Fierit per nje periudhe 3-mujore. “Albert Kurti dhe Gezim Komini figurojne te denuar ne mungese ne Itali me nga 7 vjet burg dhe 25400 euro gjobe secili”, bene te ditur burime nga organi i akuzes. Pikerisht ne baze te leter-porosise se ardhur nga shteti fqinje u be arrestimi i dy fierakeve, te cilet mendohet se do te kryejne denimin ne burgjet shqiptare. Nderkohe avokatet e dy te arrestuarve kane kerkuar lirimin e dy klienteve te tyre. Kjo pasi, sipas mbrojtjes, gjyqi ndaj tyre eshte zhvilluar ne Itali ne mungese, duke mos u dhene mundesi te njihen me akuzat dhe te organizojne mbrojtjen. Por gjykata vendosi te marre parasysh kerkesat e akuzes, duke caktuar nje afat 3-mujor burgimi, gjate te cilit duhet te vendoset per vendin dhe menyren e kryerjes se denimit. Ndersa te denuarit ne Itali kane mundesi te ankohen brenda 10 ditesh ne Gjykaten e Apelit te Vlores, avokatet e tyre thane se do te kerkojne instance apeli edhe per vendimin e dhene ne Milano te Italise, duke kerkuar pafajesine e klienteve te tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 6:56 pm

Gomonia, te dyshuarit mohojne akuzat
E Marte, 15 Janar 2008

Te akuzuarit si organizatore te trafikut te qenieve njerezore kane mohuar dje akuzat ne seancen e caktimit te mases se sigurise. Ardian Gjeloshi, Altin Gjeloshi, Pjeter Tusha, Paulin Markaj dhe Ndrek Preci jane arrestuar kater dite me pare, ne kuadrin e operacionit te koduar “Rrjeta e hekurt”, ne te cilen rane edhe 33 klandestinet. Perfaqesuesi i organit te akuzes tha dje se ne ngarkim te te akuzuarve ka prova direkt, sic jane pergjimet telefonike dhe deshmite e klandestineve. Ne keto kushte, trupi gjykues vendosi masen e sigurise “burg pa afat” per 5 te akuzuarit. Pese dite me pare, nje gomone e nisur nga brigjet e Tales, ne rrethin e Lezhes, eshte diktuar nga “Guardia di Finanzia”, ndersa kishte marre drejtimin e Barit. Ne aksionin e drejtuar nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci, kane marre pjese efektive te policise se Lezhes, policise kufitare te Durresit, “Guardia di Finanzia” dhe forcave RENEA. Klandestinet jane detyruar te hidhen ne det, ne brigjet e Lezhes, por jane kapur se bashku me personat e dyshuar si organizatore te trafikut. Operacionit i kane shpetuar dy skafistet qe dyshohet te jene nga Vlora, te cileve u kane hedhur pergjegjesine gjate rrefimit 33 klandestinet e shoqeruar. Pese te ndaluarit akuzohen per organizim dhe ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 6:57 pm

Shirat permbytin disa rruge
E Marte, 15 Janar 2008

Durres - Shirat e djeshem kane renduar qarkullimin e mjeteve dhe kalimtareve ne disa lagje te qytetit te Durresit. Banoret e lagjeve 17, 18, te Shkozetit, Spitalles dhe Plazhit jane zgjuar mengjesin e djeshem nen pushtetin e ujerave qe kishin bllokuar disa akse rrugore dhe sheshe. Burime nga pushteti vendor bene te ditur se ne disa zona kanalizimet nuk jane ne gjendje te perballojne fluksin e ujerave, te cilat po dalin ne siperfaqe, shpeshhere te perziera edhe me ujerat e zeza. Uji ka hyre edhe ne disa apartamente ne katet e para, duke detyruar banoret te largohen nga shtepite e tyre. Gjithashtu, jane permbytur disa lokale ne katet e para, si dhe oborret e disa ndermarrjeve ne zonen industriale. Situata eshte normalizuar rreth mesdites, ndersa demet materiale llogariten te pakta.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:13 pm

E mitura perdhunohet ne rruge
E Premte, 18 Janar 2008


Perdhunon te mituren, duke shfrytezuar erresiren, por arrestohet pas tri dite kerkimesh. Policia e Kavajes ndaloi mengjesin e djeshem 25-vjecarin Ervin Xhovara, pasi ndaj tij eshte kryer nje denoncim per “marredhenie seksuale me dhune me te mitura”. Burime zyrtare thane se e demtuara eshte vetem 16 vjece dhe banuese ne qytet, ndersa i dyshuari ka shfrytezuar daljen e vajzes ne rrugicat e lagjes dhe erresiren per ta kapur me force dhe kercenuar. Pas ngjarjes, e demtuara, emri i te ciles nuk u be publik, ka rrefyer per prinderit, duke bere dhe denoncimin ne komisariat. Fillimisht policia nuk e ka gjetur Xhovaren ne banese. Hetuesit kane kryer edhe ekspertizen mjeko-ligjore te se mitures, duke kerkuar flete-arresti nga prokuroria. Me 16 janar eshte leshuar nje urdher-ndalimi nga organi i akuzes dhe mengjesin e djeshem ai eshte kapur pas disa kontrolleve ne banesa. Mesohet se i dyshuari nuk e ka pranuar krimin, por vajza e ka njohur ate gjate ballafaqimit. Aktualisht hetimet po kryhen nga Prokuroria e Kavajes, nen akuzen e perdhunimit te te miturave me dhune.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:16 pm

Trafiku me gazete, fiton pafajesine
E Premte, 18 Janar 2008


Emigranti, qe u akuzua per trafikim te femrave, duke shfrytezuar njohjet nepermjet gazetes “Paloma”, fiton pafajesine. Gjykata e Krimeve te Renda ka rrezuar dje kerkesen e prokurorise, e cila ne pretencen e saj, disa jave me pare, pretendoi denimin maksimal me 15 vite burg ndaj te pandehurit Haxhi Elezi. Pas nje viti e gjysme proces dhe paraburgim, tashme 32-vjecari, nga Peqini, por emigrant ne Greqi, do te gezoje lirine e tij sapo te leshohet urdhri nga gjykata e organi i akuzes. Megjithese eshte shpallur i pafajshem, Elezi nuk u lirua ne sallen e gjyqit. Ndaj tij, gjate vitit 2006, pati nje denoncim per trafikim te femrave me qellime prostitucioni. Ndersa ishte njohur me nje 19-vjecare, nga Fushe-Kruja, ne gazete, Elezi e kishte marre duke e derguar te shtepia e te motres, dhe kerkonte te martohej. Por pas kthimit ne shtepi, vajza me nderhyrjen e familjareve, beri denoncim ne polici.

Ka mjaftuar deshmia e dhene para togave te zeza, dy muaj me pare, nga Silvana A., qe Elezi dje te fitonte pafajesine. Madje, ka qene kjo deshmi qe i ka lene hapesira trupit gjykues te jape verdiktin ne kundershtim me prokurorine. Vete Elezi nuk e pranoi asnjehere akuzen e ngritur qe prej muajit shtator te vitit 2006, kur dhe u arrestua. Togat e zeza, te kryesuara nga Flora Hajredinaj, kane shpallur te pafajshem Haxhi Elezin. Prokuroria e Krimeve te Renda kishte ngritur ndaj 32-vjecarit akuzen e trafikimit te femrave me qellim prostitucioni.

Haxhi Elezi ishte rezident ne Greqi, gjate kohes qe u njoh, nepermjet gazetes “Paloma”, me 19-vjecaren Silvana A., nga fshati Dukagjin, i komunes se Thumanes, ne Fushe-Kruje. Pasi ka pare lajmerimin e vajzes ne gazete, ky i fundit i kthen pergjigje. Me pas, te dy shkembejne edhe numrat telefonit. Ne muajin shtator te dy viteve me pare, Elezi udheton nga Greqia per ne Shqiperi, per t’u takuar me vajzen qe sapo kishte njohur, ndersa me pas e merr ne banesen e te motres, qe jetonte ne qytetin e Lushnjes. Per dy jave me radhe, sipas prokurorise, 32-vjecari nuk e lejon Silvanen te flase me te afermit e saj ne telefon. Vellai i 19-vjecares ka dyshuar, duke bere nje denoncim ne polici. Por telefonatat e kryera nga vajza, nepermjet numrit te saj, zbuluan vendndodhjen. Gjate marrjes paraprake ne pyetje, 19-vjecarja deshmoi se Elezi kishte qellim ta trafikonte ne Greqi. Por, me pas, ndryshoi mendim, duke u shprehur se ishte ndjere nen presionin e familjareve per historine.

“Doja te martohesha me Silvanen”

Ne te gjitha seancat gjyqesore te zhvilluara ne Krimet e Renda te Tiranes per nje vit e gjysme, Haxhi Elezi, 32 vjec, nga Peqini, i ka bere te ditur togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, se ka pasur qellime serioze me 19-vjecaren. “Nuk kam dashur ta trafikoj Silvanen, por te martohem me te dhe kjo ishte arsyeja qe nuk e lashe te fliste me te afermit, sepse i benin presion”, ka thene gjate deshmise se tij 32-vjecari. Madje, ai kerkoi edhe ballafaqim me te demtuaren per te zbardhur te verteten.

Greva e urise dhe deshmia e vajzes

Ndersa per disa seanca me radhe 19-vjecarja nuk eshte paraqitur ne seance, Haxhi Elezi gjeti si rrugezgjidhje nisjen e nje greve urie ne qelite e Burgut te Peqinit, ku mbahej i izoluar. Gjate vjeshtes se vitit te kaluar, per disa dite, Elezi nuk pranoi ushqimin, ndersa kerkonte qe vajza te paraqitej ne gjyq dhe te deshmonte te verteten, gje e cila ndodhi me pas, ku Silvana shkarkoi nga pergjegjesite 32-vjecarin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:16 pm

Shembja e Teknologjikes, faji i amortizimit
E Premte, 18 Janar 2008


Tirane - Shembja e Shkolles Teknologjike nuk ka ardhur si pasoje e moskujdesjes se punetoreve apo firmes “Theos”, po per shkak te terrenit dhe gjendjes fizike te objektit. Burime nga organi i akuzes bene dje te ditur se aksidenti, qe u mori jeten dy punetoreve dhe plagosi gjashte te tjere, rreth nje vit me pare, erdhi si shkak i amortizimit te godines dhe se nuk kane ndikuar kushtet teknike e te sigurise ne pune. Grupi i punes, i cili ishte i ndare ne dy pjese, ka perjashtuar nga pergjegjesia punonjesit dhe firmen sipermarrese per rikonstruksionin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:18 pm

Falsifikimi, pranga zyrtares se minibashkise
E Premte, 18 Janar 2008


Nxjerrja e nje certifikate te rreme i ka kushtuar shume shtrenjte zyrtares se gjendjes civile te njesise bashkiake nr. 7 ne Tirane. Arta Danaj, 42 vjece dhe Fiqirete M., 52 vjece, kjo e akuzuar si seksere, perfunduan ne pranga mengjesin e djeshem pas verifikimeve te zyres se pasaportave ne policine e kryeqytetit. Burime zyrtare thane se Danaj, punonjese e gjendjes civile, kishte pranuar te nxirrte certifikate false per emigranten ne Greqi , me inicialet X. N., duke dhene shpjegime te rreme. Madje, ndermjetese ka qene pikerisht 52-vjecarja, qe eshte shtirur si emigrantja qe interesohej edhe per pasaporten. Kaq ka mjaftuar qe agjentet e zyres se pasaportave nje jave me pare te nisnin investigimin. Inspektoret zbuluan se X. N., nuk banonte ne zonen e “21 Dhjetorit”, qe perfshin kjo njesi minibashkiake ne kryeqytet dhe se figuronte emigrante. Gjate interesimit ne kete institucion dhe verifikimit rezultoi se certifikata ishte terhequr pikerisht nga Fiqerete M., e cila u arrestua se bashku me zyrtaren. Gjate marrjes ne pyetje Danaj pretendoi se ishte e pafajshme dhe se nuk e kishte kryer aktin ne menyre te qellimshme. Por policia ngriti akuzen e “shperdorimit te detyres” ndaj 42-vjecares, e cila do hetohet nga Prokuroria e Tiranes. Operacioni eshte kryer nga zyra e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe seksioni kunder Korrupsionit. Mesohet se e dyshuara Danaj eshte njekohesisht edhe pergjegjese e zyres se gjendjes civile.

Te ndaluara:

Arta Danaj, 42 vjece, punonjese e gjendjes civile, njesia nr. 7
Fiqirete M., 52 vjece, e shtirur si personi i interesuar

Akuzat:

“Shperdorim detyre”
“Falsifikim dokumentesh”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Aktualiete te ndryshme ...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» hi
» FOTO TE NDRYSHME VIP-ash
» Poezi Te Ndryshme
» Shkrime te ndryshme ....
» Perralla te ndryshme....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: