AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kapet i fundmi i tragjedise se 9 janarit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kapet i fundmi i tragjedise se 9 janarit Empty
MesazhTitulli: Kapet i fundmi i tragjedise se 9 janarit   Kapet i fundmi i tragjedise se 9 janarit Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:51 pm

Kapet i fundmi i tragjedise se 9 janarit
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Humbja e 21 jeteve me 9 janar te vitit 2004, ne kanalin e Otrantos, nuk ka shkaktuar asnje "pendese" per nje prej te shume kerkuarve, si shkaktar i tragjedise, qe te vetedorezohej. Nazmi Hyka ka mundur te shpetoje nga operacioni dhe te arratiset drejt Italise. Ai braktisi qytetin ku banonte, Shkodren, nga ku dyshohet se organizoi edhe trafikimin fatal te 21 personave, qe mbeten viktima te udhetimit, te gjithe me banim ne zonat e veriut. Per me teper, ka siguruar dhe nje identitet te rreme, Adem Celaj, por fshehja e tij ka zgjatur vetem deri dy dite me pare, kur autoritetet italiane e kane mberthyer ne Firence. Burime zyrtare te policise konfirmuan mbreme, per gazeten "Koha Jone", se 45-vjecari Hyka, eshte denuar me 25 vjet burg per vepren penale te "trafikimit te qenieve njerezore".

Oficeret nderlidhes shqiptare, qe gjenden ne Rome, kane njoftuar koleget e Interpol Tiranes diten e djeshme, se ne Borgo San Lorenzo, te Firences, eshte arrestuar Nazmi Hyka, me qellim ekstradimi. Menjehere drejt Italise jane nisur materialet e nevojshme, pjese e dosjes dhe gjurmet e gishterinjve per te konfirmuar identitetin, pasi 45-vjecari mbante nje pasaporte me emer fals, Adem Celaj. Brenda disa oresh eshte bere identifikimi perfundimtar dhe deklaruar arrestimi i Hykes, i denuar nga Gjykata e Vlores me vendim te dates 24 janar 2005, me 25 vite burg. Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Apeli i Vlores ne dhjetor te po ketij viti. Sipas dosjes se prokurorise, Nazmi Hyka, ne bashkepunim me Cukal Delija dhe Zef Marku, kane organizuar trafikun ilegal te qenieve njerezore, duke i premtuar atyre dergimin ne Itali kundrejt shumes 1500 euro per person. Ata kane organizuar transportin e tyre me furgon nga Shkodra ne Vlore.

Skafi me 36 persona ne bord eshte nisur me date 9 janar 2004 nga Karaburuni i Vlores, me destinacion Italine, por rruges ka pesuar nje defekt dhe eshte mbytur. Per pasoje humben jeten 21 persona qe edhe pas sinjalit SOS nuk gjeten ndihmen e nevojshme per te mbijetuar. Shumica e emigranteve, meshkuj dhe femra, vdiqen si pasoje e te ftohtit dhe hyrjes se ujit ne mjetin lundrues, ku qendruan per te pakten 12 ore. Vetem 14 prej tyre arriten te mbijetonin.

16 tetor 2007

Tragjedia e 9 janarit rikthehet ne gjykate

Familjaret e te humburve nga tragjedia e 9 janarit te vitit 2004, rikthehen edhe nje here ne gjykate. Pasi kane perseritur disa here kerkesen per demshperblim dhe nuk kane perfituar, familjaret e viktimave kane shpresuar ne rigjykim. Ata kane depozituar nje kerkese padi ne gjykate, nepermjet se ciles kerkojne demshperblim nga shteti. Ne padi shprehen se gjithcka ka ardhur per faj te shtetit. Sipas tyre, femijet qe moren rrugen per nje jete me te mire nepermjet skafit per te shkuar ne Itali, mund te shpetonin, ne qofte se do te ndihmoheshin ne kohen e duhur nga shteti, por nje gje e tille nuk u be. Por, gjykata u ka kerkuar familjareve te sjellin certifikatat e vdekjes dhe te plotesojne me mire padine. Shuma ende nuk eshte caktuar.



Denimet per 9 janarin:

Viron Cobaj, 25 vjet burg
Nazmi Hykaj, 25 vjet burg
Cukal Delija, 25 vjet burg
Zef Markun, 25 vjet burg
Elton Tafili, 20 vjet burg
Altin Belulaj, 20 vjet burg
Hysni Tafili, 20 vjet burg
Arten Rrokaj, 9 vjet burg
Albert Aliu, 9 vjet burg
Servet Beshaj, paraburgim
Zamir Podgorica, pafajesi
Saimir Hykaj, pafajesi
Clirim Sykaj, rishqyrtim

U penalizuan vetem skafistet
Te akuzuarit e tragjedise u denuan me 178 vjet burg

Prokuroria e Vlores kerkoi denimin me 195 vjet burg per te gjithe te akuzuarit, si shkaktare te tragjedise se 9 janarit. Ne perfundim te procesit, Gjykata e Vlores vendosi qe i akuzuari Viron Cobaj, pronari i skafit, te denohet me 25 vjet burg dhe 1 milion leke gjobe. Me nga 25 vjet burg u denuan edhe Nazmi Hyka, i akuzuar si sekser, Cukal Delia, Zef Marku, Altin Beluli, Elton Tafili dhe Hysni Tafili, me nga 20 vjet burg. Gjithashtu, u denuan edhe Artan Rrokaj e Albert Alliu, me nga 9 vjet burg, pasi kishin ndihmuar gjykaten ne zbardhjen e procesit. Per Servet Beshon, gjykata vendosi denimin me kohen e paraburgimit. Dy te akuzuarit e tjere, Zamir Podgorica e Saimir Hyka, jane shpallur te pafajshem nga ana e gjykates, kurse ndaj shtetasit Clirim Syka, gjykata ka vendosur rishqyrtimin nga e para te ceshtjes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kapet i fundmi i tragjedise se 9 janarit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kapet superhajdudi, vodhi objektet e kultit dhe banesat ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: