AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ministria e Financave dhe Banka e Shqipėrisė, marrėveshje ..

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ministria e Financave dhe Banka e Shqipėrisė, marrėveshje .. Empty
MesazhTitulli: Ministria e Financave dhe Banka e Shqipėrisė, marrėveshje ..   Ministria e Financave dhe Banka e Shqipėrisė, marrėveshje .. Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:18 pm

Ministria e Financave dhe Banka e Shqipėrisė, marrėveshje qė letrat me vlerė tė emetohen edhe nė tregjet ndėrkombėtare

Banka do tė reduktojė numrin e ankandeve tė letrave me vlerė

Banka e Shqipėrisė do tė reduktojė numrin e ankandeve tė letrave me vlerė dhe nga ana tjetėr do tė rrisė sasinė dhe vlerėn pėr ankandet. E gjithė kjo ėshtė bėrė nė marrėveshje edhe me Ministrinė e Financave dhe paralelisht, ėshtė duke u synuar qė letrat me vlerė tė emetohen edhe nė tregjet ndėrkombėtare. Nė kėtė kontekst, pėr vitin e ardhshėm BSH do t'i kushtojė vėmendjen e saj tregtimit tė letrave me vlerė pėr qeverinė. Nė konferencėn e VII vjetore tė Bankės qė po mbahet nė Tiranė, Guvernatori i saj, Ardian Fullani, vuri nė dukje se BSH do tė ulė numrin e ankandeve dhe do tė rrisė sasinė e letrave me vlerė qė do tė shtohen nė njė ankand. "Nė bashkėpunim me Ministrinė e Financave ne kemi rėnė dakord pėr uljen e frekuencės sė ankandeve pėr emetimin e letrave me vlerė tė qeverisė. Ky rrallim do tė shoqėrohet me rritjen e shumės sė emetuar pėr ēdo ankand, nėpėrmjet uljes sė frekuencės sė ankandeve, synojmė rritjen e numrit tė transaksioneve nė tregun ndėrbankar nė periudhėn midis dy ankandeve, pėrderisa bankat do tė mundohen qė tė ulin kostot e mbajtjes sė likuiditetit", shtoi Fullani. Gjithashtu, Guvernatori tha se, po punohet pėr zgjerimin e numrit tė blerėsve tė letrave me vlerė tė qeverisė, duke mos lėnė nė kėtė treg vetėm bankat e nivelit tė dytė. Nė kėtė konteskt, edhe njė ndryshim cilėsor ėshtė dhe tregtimi i letrave me vlerė nė tregun e jashtėm. "Dje, Shqipėria arriti pėr herė tė parė t'i shiste nė institucionet financiare shumė tė rėndėsishme nė botė njė obligacion 7-vjeēar tė nominuar nė lekė. Unė kam privilegjin qė ta them atė sot. Kjo nėnkupton se, borxhi publik i emetuar nė lekė tashmė ėshtė i pranueshėm dhe nga aktorė tė rėndėsishėm tė tregjeve ndėrkombėtare", tha Fullani. Konferenca e VII vjetore e Bankės sė Shqipėrisė ka si temė politikat monetare nė ekonomitė e vogla. Nė kėtė konferencė u bė gjithashtu edhe identifikimi i rreziqeve me shtrirje dhe rajonale, niveli i kredidhėnies, ndryshimi nė kurset e kėmbimit dhe pesha e operatorėve tė mėdhenj nė tregjet tona.


Politika monetare dhe e ardhmja e saj nė Shqipėri


Gjatė tre viteve tė fundit, Banka e Shqipėrisė ka qenė e pėrfshirė nė njė proces tė gjerė vlerėsimi dhe analize pėr tė ardhmen e politikės monetare nė Shqipėri. Diskutimet intensive me autoritetet fiskale, me bankat qendrore evropiane dhe ato tė rajonit, me organizatat financiare ndėrkombėtare dhe me rrethet akademike vendase dhe tė huaja kanė qenė pjesė e axhendės vjetore tė Bankės sė Shqipėrisė, pėr tė nxjerrė nė pah regjimin e politikės monetare mė tė pėrshtatshėm pėr stadin aktual tė zhvillimit ekonomik tė Shqipėrisė. Banka e Shqipėrisė vlerėson gjithashtu se, rregjimi i inflacionit tė shėnjestruar ėshtė njė alternativė e pėrshtatshme dhe nė pėrputhje me nivelin aktual dhe tė pritshėm tė tregut financiar nė Shqipėri. Ky regjim siguron njė platformė tė mirė pėr harmonizimin e politikės monetare me atė fiskale, duke nėnkuptuar se nuk do tė mungojė njė angazhim serioz nga ana e autoritetit fiskal nė mbėshtetje tė regjimit tė propozuar. "Pėr kėtė qėllim, ne do t'i sugjerojmė ekzekutivit shqiptar arritjen e njė dakordėsie pėr objektivat bazė tė tė dy politikave, asaj monetare me atė fiskale, duke pasur si objektiv strategjik kriteret e konvergjencės..." , tha Guvernatori Fullani.

Nė diskutimin e tij, zoti Fullani u ndal edhe nė rolin e tregut financiar, eficiensa e tė cilit ėshtė njė premisė e domosdoshme pėr pėrcjelljen efektive tė politikės monetare nė ekonomi. Pavarėsisht regjimit tė politikės monetare, duhet theksuar se shanset pėr tė qenė tė suksesshėm rriten ndjeshėm kur kemi njė treg financiar tė zhvilluar, i cili kupton drejt sinjalet e politikės monetare dhe i pėrcjell ato nė mėnyrėn e duhur nė ekonomi. Efektiviteti i politikės monetare nėnkupton efektivitetin e tregut financiar.


BSH, prioritetet afatshkurtra


Prioritetet afatshkurtra tė Bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2008 do tė jenė shtimi i bazės sė pjesėmarrėsve nė tregun e letrave me vlerė tė qeverisė, minimizimi i rrezikut nė tregun ndėrbankar, krijimi i sistemit tė lėvrimit kundrejt pagesės, rritja e efektivitetit tė tregut ndėrbankar si dhe prezantimi i pėrqindjeve orientuese bazė. Por Guvernatori i Bankės vuri nė dukje se, pavarėsisht hapave tė planifikuara prej Bankės sė Shqipėrisė, ėshtė e nevojshme qė tė njėjtėn gjė tė bėjnė edhe segmentet e tjera tė tregut financiar, sepse aktualisht roli dhe pesha e ndihmėsve dhe ndėrmjetėsve tė tjerė tė specializuar financiarė ėshtė e vogėl, pa ndonjė ndikim nė ndėrmjetėsimin dhe rialokimin e fondeve financiare nė ekonomi. Nė pėrfundim Fullani theksoi se, synohet drejt krijimit tė strukturave tė shėndosha dhe funksionale; kompletimit dhe pėrmirėsimit tė bazės ligjore dhe asaj rregullatore; si dhe thithjen e burimeve njerėzore tė kualifikuara tė afta profesionalisht pėr t'u ballafaquar me sfidat e sė ardhmes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ministria e Financave dhe Banka e Shqipėrisė, marrėveshje ..
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» EMIGRIMI, SHKATERRIM APO PERMIRESIM I SHQIPERISE?
» Intriga e zonjes franceze per mbretin e Shqiperise
» Roli i diaspores per afrimin e Shqiperise ne perendim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: SoCiaLe-
Kėrce tek: