AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ligji “Pėr ushqimin” mbėshtetet legjislacionin e BE

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ligji “Pėr ushqimin” mbėshtetet legjislacionin e BE Empty
MesazhTitulli: Ligji “Pėr ushqimin” mbėshtetet legjislacionin e BE   Ligji “Pėr ushqimin” mbėshtetet legjislacionin e BE Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:54 pm

Ligji “Pėr ushqimin” mbėshtetet legjislacionin e BE

07/12/2007 Drejtoresha e Pėrgjithshme e Sigurisė Ushqimore dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, Valbona Paluka

Drejtoresha e Pėrgjithshme e Sigurisė Ushqimore dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, Valbona Paluka, ka thėnė pėr gazetėn “Metropol” se projektligji ėshtė bazuar te Bashkimit Evropian dhe nuk bie aspak nė kundėrshtim me zhvillimin e industrisė nė vend.

Ēfarė mendoni pėr kundėrshtimin qė kanė bėrė grupet e interesit pėr projektligjin e Ushqimit?

Pėr sa i pėrket projektligjit tė Ushqimit, i cili ka kaluar nė qeveri nė maj tė 2007-s, ka nė seancė tri grupe parlamentare, si nė grupin parlamentar tė shėndetėsisė, tė aktivitetit prodhues dhe grupin parlamentar tė integrimit. Tek shėndetėsia ka kaluar nė parim dhe mbetet tė zbatohet nen pėr nen, pritet tė kalojė nė dy komisionet e tjera sipas radhės. Dje ėshtė zhvilluar seanca e parė, nė tė cilėn ishte i ftuar dhe institucioni i Konfindustrisė, nėse mund ta quajmė kėshtu. Pėrfaqėsues i saj ka qenė Gjergj Buxhuku. Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, mbas disa komenteve qė ai ka bėrė, desha tė nėnvizoja disa fakte. Pėr sa i pėrket ligjit tė ushqimit, ai ėshtė i bazuar nė ligjin 178 2002. Ky ligj ėshtė ligji bazė pėr Bashkimin Evropian dhe gjithashtu, nė 70 pika tė tjera, qė janė direktiva qė kanė tė bėjnė me kontrollin zyrtar pėr tė siguruar verifikimin e pėrputhshmėrisė me ligjin e ushqimit pėr kafshėt, rregullat e shėndetit tė mirėqenies sė kafshėve, direktivat pėr higjienėn e produkteve ushqimore, direktivat e ligjeve tė shteteve anėtare nė lidhje me etiketimin, prezantimin dhe reklamėn e ushqimeve, direktivat pėr treguesit e reputacionit tradicional tė ushqimeve, direktivat nė pėrafrimin e ligjeve tė shteteve anėtare nė lidhje me anketimet ushqimore dhe produktet ushqimore tė pėrcaktuara pėr produkte njerėzore, direktivat e higjienės pėr ushqimin pėr kafshė, ėshtė bazuar nė njė sėrė modelesh tė ligjeve tė vendeve tė ndryshme, siē ėshtė ai i Kroacisė e qė shumė shpejt pritet tė futet nė BE.

Ku ėshtė bazuar ky projektligj?

Ai ėshtė bazuar nė ligjin e vendeve ballkanike, por gjithashtu janė marrė pėr bazė dhe modele tė vendeve tė ndryshme. Njė studim qė ėshtė bėrė ndėrmjet 7 vendeve tė ndryshme, ku futet Kanadaja, Zelanda, Britania e Madhe, Holanda, Italia ,Gjermania, Zelanda e Re, jep eksperienca tė ndryshme pėr ngritjen e autoriteteve pėr kontrollin e ushqimit. Pėr njė pjesė tė mirė, duke menduar pėr kushtet e vendit tonė, ėshtė bėrė pėrputhshmėria e plotė me kėto direktiva dhe kėto modele, sepse ndiqet pothuajse i njėjti fenomen qė bėn tė domosdoshėm ngritjen e autoriteteve kombėtare tė ushqimit. Ky ėshtė paralelizmi qė bėhet midis disa kontrolleve, tė cilėt bėjnė tė mundur vėnien e kontrolleve tė larta nė lidhje me cilėsinė e ushqimit.

A pengon ngritja e kėtyre autoriteteve nė humbjen e rolit

pėr inspektimet e pushtetit vendor?

Ngritja e kėtyre autoriteteve nė vetvete nuk bėn gjė tjetėr, vetėm se kalon nė njė kontroll vertikal pėr tė gjitha inspektoratet. Por kjo nuk do tė thotė se humbet roli i inspektimeve sanitare, humbet roli i inspektimeve tė pushtetit vendor, po tė gjitha kėto investime, sido qė tė jenė, qofshin nė nivelin lokal apo qendror, do tė pėrqendrohen nė Autoritetin Kombėtar tė Ushqimit. Ky autoritet, i cili ėshtė autoritet i pavarur, i regjistruar si person juridik, ka njė buxhet tė vetin, i cili nė eksperiencė me vendet e tjera, mund tė jetė i varur me njė ministri. Pikėrisht me atė ministri qė mbulon fushėn e kontrollit tė ushqimeve, ushqimeve pėr kafshėt dhe mbrojtjes sė konsumatorit. Nė kėtė rast ėshtė Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, ajo ministri qė mbulon ushqimin.

A pėrbėn kjo konflikt interesash?

Pėr sa i pėrket pretendimit qė vartėsia e kėtij autoriteti nga MBUMK-u pėrbėn konflikt interesi, kjo nuk qėndron, sepse ajo nuk ėshtė ministri prodhuese, nuk ėshtė ministri e cila ka nė pronėsinė e saj kompani dhe linja prodhimi. Prandaj e gjithė industria ushqimore, tė gjitha format veterinare, blegtorale apo tė tjera, janė nėn administrimin dhe pronėsi private. MBUMK-u nuk ka pronėsi apo pėrqindje pronėsie nė tė gjitha kėto aktivitete tė pėrpunimit ushqimor. Kėshtu qė nuk pėrbėn asnjė konflikt interesi nga ku do tė varet ky autoritet. Por po tė shikojmė nė brendėsi tė kėtij ligji, themi se fondet pėr krijimin dhe fillimin e punės ankoruese garantohen nga buxheti i shtetit. Fondet pėr ushtrimin e kėsaj veprimtarie ankorohen nga buxheti i shtetit dhe nga burime tė tjera tė brendshme ose donacione. Autoriteti Kombėtar i Ushqimit ėshtė i pavarur, ėshtė person juridik publik me seli nė Tiranė. Ndėrsa varėsia e tij bėhet nga MBUMK-u. Kjo ėshtė pjesa nė tė cilėn pėrfshihet mosqenia nė konflikt interesi.

Ēfarė mendoni pėr atė qė Gjana ka cilėsuar pėr standardet

nė BE?

Pėr sa i pėrket pjesės tjetėr qė sot qėndronte nė faqet e mediave, nuk pėrcaktohet as koha e nevojshme nė njėsim tė standardeve shqiptare me ato tė BE-sė tė pėrmbajtura nė Librin e Bardhė. Mua mė vjen keq tė cilėsoj se kur flasim pėr standarde tė cilėsisė ushqimore, nė kėtė projektligj siguria ushqimore ėshtė pjesė pėr tė cilėn pėrgjigjet shteti. Gjithashtu, vlen pėr t’u theksuar njė takim qė ministri Gjana ka bėrė me misionarin evropian pėr sigurimin ushqimor dhe kujdesin ndaj kafshėve. Pika qė na ka tėrhequr mė shumė vėmendje ka qenė se, nė qoftė se njė Autoritet Kombėtar lihet i pavarur, atėherė shteti duhet tė lajė duart, por kjo gjė nuk ka pėr tė ndodhur nė Shqipėri. Nė vendin tonė siguria ushqimore, mbrojtja e konsumatorit ndaj produkteve tė ushqimit, do tė jetė vetėm pėrgjegjėsi e shtetit shqiptar. Ndėrsa pėr cilėsinė ushqimore nuk besoj se shteti do mund ta lėrė tė kontrollohet nga organizatat joqeveritare, nga organizatat jofitimprurėse. OJQ-tė mund tė jenė vetėm pjesė pėrbėrėse e tavolinave tė diskutimit pėr ēėshtje tė cilėsisė ushqimore, kurse kontrollin dhe pėrgjegjėsinė pėr sigurinė ushqimore e mban shteti shqiptar. Ėshtė ai pėrgjegjės pėr mbrojtjen e konsumatorit nėpėrmjet Autoritetit Kombėtar tė Ushqimit, i cili do tė bėjė vlerėsimin e riskut, parandalimin e riskut, komunikimin e riskut.

Po biznesi ku duhet tė pėrqendrohet ?

Operatorėt e biznesit duhet tė pėrqendrohen tek cilėsia e ushqimit pėr tė patur kompetencat pėr sigurimin e cilėsisė ushqimore. Standardet mė tė rėndėsishme pėr sigurinė ushqimore janė HAĒP dhe ISO. Standarde qė qėndrojnė nė bazė tė ligjit, ndėrsa pėr sa i pėrket kontrollit tė higjienės, duhet tė kujdesen tė gjithė operatorėt e biznesit pėr tė gjithė zinxhirin e ushqimit qė nga lėnda e parė e deri kur shkon nė tavolinėn e konsumatorit shqiptar. Ajo qė duhet diskutuar ndėrmjet grupit tė interesit ėshtė ajo qė brenda tre viteve HAĒP-i tė bėhet i detyrueshėm si dhe gjurmshmėria. Kėto janė dy fenomene apo cikle qė duhet tė kontrollohen pėr industrinė e pėrpunimit, qė tė tregojnė qė produkti qė na serviret tė jetė i sigurt dhe tė vėrtetojė tė gjitha hallkat qė kalon zinxhiri ushqimor. Kjo ėshtė gjurmshmėria. Janė kėto, tė cilat unė i vlerėsoj si gjėrat kryesore pėr kontrollin e sigurisė ushqimore. Nė qoftė se ne nuk mund tė realizojmė dhe zbatojmė kėta dy faktorė, nuk kemi realizuar asgjė nė lidhje me sigurinė e produkteve ushqimore. Shteti shqiptar mban pėrgjegjėsi pėr jetėn dhe shėndetin e konsumatorit. Drejtoria e Sigurisė dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit nė Bruksel, kėrkon qė gjithmonė si dhe nė BE, tė veprohet me rekomandime, kurse vendimmarrja i pėrket vendit ku krijohet kjo strukturė. Rekomandimi ėshtė qė varėsia tė bėhet nga njė institucion i vetėm, kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė. Pėr sa i pėrket Kėshillit tė Ministrave, zoti Buxhuku duhet tė informohet mė shumė pėr faktin se ne kemi caktuar qė kėrkesat e gjurmshmėrisė tė caktohen nga vetė Kėshilli i Ministrave. Ne nė legjislacionin tonė kemi pėrfshirė qė Kėshilli i Ministrave tė jetė vendimmarrės pėr shumė probleme. Ekspertėt, tė cilėt janė kėtu nga BE-ja, thonė se kjo nuk u takon atyre, por duhet tė bėhet nga MBUMK-u.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ligji “Pėr ushqimin” mbėshtetet legjislacionin e BE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E ndalon ligji ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: SoCiaLe-
Kėrce tek: