AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vdes nė seancė gjyqėsore 57-vjeēari Mahmut Ēano

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Vdes nė seancė gjyqėsore 57-vjeēari Mahmut Ēano Empty
MesazhTitulli: Vdes nė seancė gjyqėsore 57-vjeēari Mahmut Ēano   Vdes nė seancė gjyqėsore 57-vjeēari Mahmut Ēano Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:57 pm

Vdes nė seancė gjyqėsore 57-vjeēari Mahmut Ēano

04/12/2007 Pati njė krizė tė fortė nė zemėr. Gjyqi pėr njė padi civile mbi njė tokė truall

Ka vdekur nė mėnyrė tė papritur teksa gjendej nė seancė gjyqėsore shtetasi Mahmut(Mamo) Ēano. Gjithēka ka ndodhur nė pak minuta dhe sipas kryetarit tė seancės gjyqėsore Fasli Ēeka si dhe tė avokatėve tė tė dy palėve nė konflikt ka qenė krejt e pamundur pėr ta shpėtuar nga vdekja ngase 57-vjeēari nga Durrėsi ėshtė “dorėzuar” nė mė pak se dy minuta nga shfaqja e krizės.

Kriza

Njė krizė e fortė i ka sjellė vdekjen brenda njė kohe tepėr tė shkurtėr shtetasit Mahmut Ēano. Ai ka qenė brenda nė zyrėn e gjyqtarit Fasli Ēeka teksa ka ndjerė dhembje tė forta dhe shtrėngime nė gjoks duke kėrkuar edhe ndihmė. “Dua tė shtoj diēka pas fjalėve tė avokatit tim”, - mėsohet tė ketė thėnė Ēano qė kanė qenė edhe fjalėt e tij tė fundit. Ndėrsa seanca ėshtė zhvilluar sipas gjyqtarit e qetė dhe pa tensione i padituri Ēano ka dashur tė ofrojė vet arsyetimet e tij lidhur me tė drejtėn e pretenduar, por ėshtė detyruar tė ulet nė karrige pranė avokatit tė tij Rifat Aliu. “Nuk ndihem mirė, mund tė ulem?”, - i ėshtė drejtuar Ēano 57-vjeēar gjyqtarit, por kėmbėt nuk i janė bindur dhe mė shumė ėshtė rrėzuar mbi karrige sesa ėshtė ulur duke mbėshtetur kokėn dhe duke anuar tėrėsisht nė shpatullat e avokatit tė tij. Situata e pazakontė ka vėnė nė lėvizje gjyqtarin Ēeka dhe dy avokatėt, tė cilėt kanė njoftuar urgjencėn, por pa pritur ardhjen e saj kanė kėrkuar ndihmėn e njė mjeku pranė gjykatės. “Ēano nuk ėshtė mbajtur nė kėmbė dhe kėrkesa e tij pėr t’u ulur ka shkuar nė mėnyrė paralele me rėnien e trupit”, - ka shpjeguar gjyqtari Fasli Ēeka. 57-vjeēari ėshtė goditur nga mjekėt e urgjencės me elektroshok, por pa asnjė efekt pasi Mahmut Ēano nuk ka dhėnė shenja jete. Edhe pse nuk kanė dalė konkluzionet e ekspertizės mjekėsore thuhet se 57-vjeēari nga Durrėsi ėshtė goditur nga ataku kardiak qė nuk i ka dhėnė mundėsinė mė tė vogėl pėr tė marrė ndihmė mjekėsore edhe pse autoambulanca sipas burimeve nga gjykata ka mbėrritur vetėm 5 minuta pasi ėshtė njoftuar. Si Ēeka edhe avokatėt tė pranishėm nė kėtė seancė gjyqėsore tė njė padie civile nga familja Tabaku nė adresė tė viktimės kanė thėnė se seanca ka qenė krejt e qetė, pa tensione dhe pa asnjė problem.

Gjyq prej vitesh

Konflikti mbi pronėn qė i mori jetėn ndėrtuesit

Nė mėngjesin e djeshėm shtetasi Mahmut Ēano ėshtė paraqitur nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė nė Durrės si i paditur lidhur me njė konflikt qė zgjaste prej disa vitesh mes tij dhe pronarit tė njė toke truall nė qytet. Gjyqtari Fasli Ēeka ka bėrė tė ditur se Mahmut Ēano dhe familja Tabaku qė nė kėtė rast ka qenė paditės janė paraqitur si gjithnjė para trupit gjykues me prani edhe tė palės mbrojtėse duke thėnė se mes tyre janė zhvilluar edhe seanca tė tjera. Ēeka ka saktėsuar se palėt kishin njė konflikt prej disa vitesh lidhur me njė sipėrfaqe toke truall nė 95 m2, tokė e cila i kishte detyruar palėt tė prisnin vendimin e drejtėsisė. Familja Tabaku e ka paditur 57-vjeēarin pikėrisht pėr kėtė sipėrfaqe toke mbi tė cilėn shtetasi Mahmut Ēano ka ndėrtuar njė pallat nė afėrsi tė ish-ndėrmarrjes sė rrobaqepėsive nė lagjen nr. 18. Historia sipas gjykatės e kėsaj toke ka shumė vite, pasi Ēano ka pasur nė dosjen e tij lejen e ndėrtimit pėr pallatin e ngritur, kurse familja Tabaku ka aktin e pronėsisė. Edhe pse nuk janė dhėnė detaje lidhur me kėtė konflikt thuhet se ēėshtja ėshtė ngatėrruar qėllimisht duke mbajtur nė kėtė mėnyrė peng tė dy personat qė janė bėrė objekt i gjykimit civil. Ēanos i ėshtė kėrkuar tė lėrė tė lirė 95 m2 tokė, por ndėrtimi i pallatit e ka bėrė tė pamundur lirimin, ndėrkohė qė kjo ka sjellė jo pak stres tek ndėrtuesi, i cili i ka prenotuar hyrjet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Vdes nė seancė gjyqėsore 57-vjeēari Mahmut Ēano
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zihet me nenen , vetehelmohet 14 vjecari
» Nga Se Lind ;Jeton Dhe Vdes Dashuria ?
» Lajme Nga Vendi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: