ForumGalleryKrkoRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 Pendimi i Xhemit

Shko posht 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Pendimi i Xhemit Empty
MesazhTitulli: Pendimi i Xhemit   Pendimi i Xhemit Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 3:33 pm

Pendimi i Xhemit 20080111181921_artikull

Pendimi i Xhemit

Nese do ti jepnin nje shans te dyte per tia nisur edhe nje here nga fillimi karrieren televizive, Xhemi Shehu nuk do te kishte pranuar me kurre te behej Velina e Fiks Fare. Eshte penduar per gjithcka ka bere me pare. Ndaj, tani po perpiqet te realizoje gjera me serioze. Te cilat ajo na i zbulon ne kete interviste.

Xhemi Shehun, bukuroshen qe u be sa hap e mbyll syte e famshme, prej Top Channel-it, e qe me pas do te shfaqej dhe ne ekranet italiane, tani nuk ke me asnje shans ta shikosh ne ndonje spektakel a emision televiziv. Duket se ka hequr dore nga jeta prej veline, qe bente dikur. Ndaj me shume se neper studiot televizive apo kafenete luksoze te Tiranes tani e gjen ne mjediset e Universitetit Evropian te Tiranes.

E pa trukuar dhe e veshur sportive, kalon oret duke ndjekur me kujdes leksionet e seminaret e duke lexuar ne biblioteken e shkolles. Tashme eshte e bindur ti perfundoje studimet e te mund ta marre me ne fund nje diplome, ndersa kjo eshte e treta here qe nis universitetin.

Nderkaq, jashte mureve te atij universiteti e larg orareve te mesimit, i kushton gjithe kohen e nevojshme te dashurit te saj, Visit. Asgje me shume se kaq? Lexoni intervisten qe Xhemi ka dhene per Koha VIP, qe te zbuloni dicka me shume se kaq.

Si shkon nje dite e jotja tani?

Pas zgjimit me shume zor ne mengjes, duke rrezikuar oret e para te mesimit, marr mungesa (aty ku me lejohet) gjithmone ne oret e para. I jam rikthyer jetes normale, pa makijazh, me nje ndjenje pertacie per tu kujdesur per veten. Pjesa me e madhe e dites kalon ne auditor, biblioteke, kafet perreth universitetit dhe shtepi. Kam hequr dore edhe nga palestra dhe pak kohe ne darke ja kushtoj shokut. Asgje me shume se kaq! Ky eshte rituali im i tanishem.

Ritual qe duket se eshte kryekeput ndryshe nga atehere kur angazhimi yt ishte televizioni, spektaklet... A ndjehesh me mire keshtu?

Ne fillimet e daljes sime ne ekran, kam qene ne universitet, studioja anglisht dhe kur nisa te dilja te Fiks Fare nuk mundesha ti ndiqja te dyja, pasi ishin ne te njejtin orar, ndaj edhe zgjodha te lija shkollen, me mendimin se do ta rifilloja. Por, puna ndoqi punen dhe kurre su bera mbare te mbaroja nje shkolle. Me pas, mora vendimin per te shkuar ne Itali, por edhe atje ose do te punoja, ose do te studioja, te dyja nuk mund te shkonin ne asnje menyre. U ktheva per te qene serish ne Portokalli, qe per arsye te ndryshme nuk munda te jem dhe vendosa te provoja te beja edhe shkollen. Sdi te them fatmiresisht apo jo qe nuk jam ne Portokalli, pasi vetem keshtu po i kushtohem shkolles teresisht, se ndryshe do te me mbeste pergjysme edhe kjo tentative e trete per tu diplomuar. Po ka shkuar vone duke u marre vetem me pune e jo me shkolle, tani dua ta perfundoj.

Kur ti u largove ne Itali, u thuren shume thashethemet per te shpjeguar arsyet e ikjes tende. Ne fakt, cndodhi realisht?

Isha e lodhur dhe doja te ndryshoja ambient. Kisha kohe qe doja te shkoja ne Itali, thjesht prita te largohesha me vize studenti dhe te qendroja deri ne perfundimin e studimeve. Edhe nga ana profesionale, ne fillim shkoi mire gjithcka. Beja fotomodelen, nje pune e veshtire kjo, por ja qe e bera. Do te filloja edhe tek emisioni Ciao Darvin, i Paplo Bonolis, qe po transmetohet aktualisht. Audicionin e fitova qe ne prillin e vitit te shkuar, por xhirimet ishin ne tetor-nentor dhe une humbisja dy muaj nga shkolla. Kete here vendosa te mos e le shkollen pas dore. Atje kisha pune te perkohshme dhe shkollen spo e frekuentoja sic duhej, e nese do te qendroja atje, nuk kisha asgje te sigurt. Kuptova qe Italia nuk ishte per mua dhe kaq. Ndjehem mire me kete zgjedhje qe kam bere tani. Pash se si funksiononte atje televizioni. Kriteret per te qene ne ekran si prezantuese atje jane kryekeput te ndryshme nga ketu. Te kalosh me pare nga shefat, nuk ben per mua, ndaj edhe jam ketu, e kenaqur!

Po atyre qe sju ke kthyer pergjigje per thashethemet, cdo u thuash?

Te gjithe ata qe folen, vete i hapen thashethemet e vete i mbyllen. Skam nder mend ti jap me shume rendesi asaj cka nuk ka vertet rendesi per mua.

Ne Itali bere per pak kohe fotomodelen. A do te pranoje te pozoje nudo?

Jo! Me kane propozuar te pozoja per revisten Fox Women, me nje foto nudo vetem te pjesa e gjoksit, qe do te vihej ne kopertine, ndersa ne brendesi do te botohej CV-ja ime. Ishe reviste per ato femra qe kerkonin te lancoheshin dhe qe shkonte gjithandej. Une se pranova, vetem sepse nuk e ndjeja se doja ta beja nje gje te tille. As kam per ta bere kurre! Mua me duket shume vulgare.

U shfaqe per te paren here te Fiks Fare, si u gjende aty?

Kur kam filluar une te dal te Fiksi ishte ndryshe, pasi nuk dilnin vajza me shumice, sic po shohim sot. Prinderit me kundershtuan shume, dhe as vet se di se si perfundova duke ua mbushur mendjen. Them se ata nuk i zhgenjeva, por e them me bindje qe une jam zhgenjyer. Po te kthehesha pas, nuk do e beja serish te njejten gje! Une se dija se cfare do ndodhte, sepse po ta dija... Por ishte ai qejfi i adoleshentes per te dale ne ekran! Skisha kohe as per te menduar, me kapi entuziazmi i momentit.

Pa Fiks Fare nuk do te kishte emisione te tjera...

Jam penduar njesoj, dhe pse jam e ndergjegjshme se pa ate sdo te kishte asnje prej emisioneve te tjera me pas ne ekran. Por, edhe duke e ditur kete, serish sdo e beja, natyrisht nese do kisha pjekurine e sotme. Nje gje eshte e sigurt, nese do kisha trute qe kam tani sdo e kisha bere Velinen te Fiks-i.

Lidhja jote me Visin u be publike, krejt pa dashje, kur dolen fotot e para te paparaceve qe ju kishin ndjekur. A ishe e pergatitur per kete?

Po, gjithcka nisi kur doli nje foto e imja dhe te jem e sinqerte mu duk vetja e shitur, sepse informacioni doli nga nje shoqe e Visit. Nuk isha fare e pergatitur, pasi, si cdo njeri ne hapat e tij te pare, nuk eshte gati tia tregoje te gjitheve lidhjen e tij intime. Me pas dolen fotot ne Voskopoje, ku ishim te dy. Sdua qe jeta personale e dikujt te trajtohet pa pike pergjegjesie, pasi te gjithe kemi familje dhe keto jane ceshtje delikate. Si intereson askujt se me ke shoqerohem une, po jane thashetheme qe te gjithe i bejne kafeve dhe une nuk ndjehem mire.

Ne gjithe keto kane folur te tjeret per lidhjen tuaj, ndersa ti pothuajse ke folur fare pak. Si shkon ne te vertete kjo marredhenie?

Skam preferuar te flas asnjehere per jeten time private, pasi eshte dicka qe nuk dua te preket. Askujt nuk i intereson sa e lumtur eshte Xhemi. Por ajo eshte publike tani dhe une ju them se shkon shume mire dhe jam e lumtur me te, shpresoj per me mire.

Nuk i trembesh fejeses apo me tej?

Nuk i trembem asgjeje, perderisa mes nesh do te shkoje mire cdo gje.

Po Visi, si ndjehet kur flitet per ju?

Nuk dua dhe skam se si te flas ne emer te tij. As per mua dhe as per te nuk eshte aspak e kendshme, qe dicka e jona, shume intime te behet publike.

Xhemi dhe familja ne craporte jane?

Shume te mira. Me kane mbeshtetur, por edhe kundershtuar, por kemi mundur te gjejme kompromis, dhe jam shume e lumtur qe kam dy prinder te mrekullueshem. Puna qe kam bere deri tani nuk eshte e lehte, por ata kane ditur te me qendrojne prane dhe jam shume me fat per kete.

Festa e 25-vjetorit ne Mavrove

Kane mjaftuar ditet e pushimit nga shkolla per tju larguar zhurmes se Tiranes. Debora e pikes turistike te Mavroves qene edhe pushimet dimerore te Xhemi Shehut, ku ka kaluar edhe 4 janarin, diten e 25-vjetorit te lindjes, sigurisht perkrah Visit, te dashurit te saj. Ndersa festat e fundvitit i ka kaluar ne menyren me tradicionale te mundshme, deri ne mesnate ne shtepi, e me pas levizja e zakonshme ne ato vende argetimi qe ofron Tirana.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht n krye Shko posht
 
Pendimi i Xhemit
Mbrapsht n krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti prgjigjeni temave t ktij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Krce tek: