AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 SHBA dhe Gjermania do ta njohin pavarėsinė e Kosovės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

SHBA dhe Gjermania do ta njohin pavarėsinė e Kosovės Empty
MesazhTitulli: SHBA dhe Gjermania do ta njohin pavarėsinė e Kosovės   SHBA dhe Gjermania do ta njohin pavarėsinė e Kosovės Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:39 pm

Vendosur: 12/01/2008
• Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanė rėnė dakord qė ta njohin Kosovėn pasi ajo tė deklarojė pavarėsinė dhe nxisin pjesėn tjetėr tė Evropės, tė ndjekė tė njėjtėn rrugė.

Kėshtu janė shprehur diplomatė tė Bashkimit Evropian tė afėrt me procesin e statusit tė Kosovės, pėr gazetėn amerikane “New York Times”. Nė njė bisedė tė fundit pėr Kosovėn, presidenti Bush dhe kancelarja gjermane, Anxhela Merkel kanė rėnė dakord, se ishte thelbėsore tė njihnin pavarėsinė e Kosovės pėr tė stabilizuar Ballkanin Perėndimor. Zyrtarėt evropianė shprehen, se amerikanėt po kėrkojnė nė mėnyrė agresive qė njohja e pavarėsisė sė Kosovės tė mos vonojė as edhe njė javė. “Tashmė buka ėshtė pjekur, sepse amerikanėt e kanė premtuar pavarėsinė”, tha njė zyrtar evropian nė kushte anonimiteti duke shtuar, se “nėse Uashingtoni e njeh pavarėsinė dhe vendet e BE-sė nuk e ndjekin kėtė shembull, do tė ishte njė katastrofė”. Sllovenia, e cila ka marrė pėrsipėr Presidencėn e Bashkimit Evropian pėr gjashtė muaj, po nxit vendet anėtare qė tė miratojnė dėrgimin e misionit nė Kosovė prej 1 800 forcash ushtarake dhe civile brenda kėtij muaji. Zyrtarėt evropianė thanė, se Sllovenia ishte e vendosur ta kishte misionin tė vendosur nė Kosovė pėrpara se ajo tė shpallte pavarėsinė. Dimitrij Rupel, ministri i Jashtėm slloven, tha kėtė javė se shpresa mė e mirė e BE-sė pėr tė evituar njė situatė eksplozive nė Kosovė ishte tė zbuste kundėrshtimin e Serbisė duke i ofruar lidhje mė tė ngushta me BE-nė dhe prospektin pėr t’u bėrė anėtare e bllokut. “Situata financiare nė Kosovė ėshtė e tmerrshme dhe afrimi me BE-nė do tė ndihmonte pėr ta ndryshuar kėtė”, tha ai. Kosova pritet tė deklarojė pavarėsinė pas raundit tė dytė tė zgjedhjeve presidenciale nė Serbi, planifikuar pėr mė 3 shkurt. Njė deklaratė pavarėsie pėrpara kėsaj periudhe, vlerėsohet se do tė ishte sikur ta hidhje topin nė duart e nacionalistėve serbė. BE-ja ka deklaruar, se nuk do tė anėtarėsojė plotėsisht Serbinė derisa ajo tė dorėzojė tė kėrkuarit pėr krime lufte, pėrfshirė gjeneralin Ratko Mlladiē. Por Rupel la tė kuptojė se BE-ja do tė tregojė mė fleksibilitet me Serbinė, nė rast se ajo zbut qėndrimin mbi Kosovėn. Ai theksoi, se shqiptarėt etnikė qė pėrbėjnė 90 pėr qind tė popullsisė sė Kosovės, janė shtypur nė mėnyrė brutale nga Sllobodan Millosheviē, ish-presidenti jugosllav qė vdiq nė vitin 2006 nė Hagė. Rupel tha, se kosovarėt kanė tė njėjtėn tė drejtė pėr vetėvendosje tė arritur edhe nga Sllovenia, e cila deklaroi pavarėsinė nga Jugosllavia nė vitin 1991, ndėrsa ajo nisi shpėrbėrjen. Disa diplomatė sllovenė janė tė shqetėsuar se pėr shkak se i pėrkasin njė kombi tė vogėl nuk do tė dėgjohen aq shumė nė BE sa vendet e mėdha. Por ministri i Jashtėm slloven, Janez Jansa, tha se “Fakti qė puna jonė politike mund tė duket mė e vogėl se ajo e vendeve tė tjera tė mėdha tė BE-sė, do tė na japė avantazh duke na lejuar tė manovrojmė. Do tė na ndihmojė tė jemi njė ndarės i ndershėm”, theksoi ai.

Serbia pėrzė vėzhguesit nga SHBA dhe Britania

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nė Serbi ka marrė njė vendim nė orėt e para tė sė premtes, i cili ndalon vėzhguesit nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania qė tė mbikėqyrin zgjedhjet presidenciale. Vendimi, tashmė i zyrtarizuar nga KQZ-ja serbe, ėshtė marrė pėr shkak se kėto vende mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės. Komisioni ka njoftuar, se do tė lejojė 23 vėzhgues tė OSBE-sė dhe tre nga Rusia qė tė mbikėqyrin votimet mė 20 janar. Slavoljub Milenkoviē, pėrfaqėsuesi i KQZ-sė serbe nga ultranacionalistėt e komentoi kėtė vendim si mjaft tė duhur, pasi “SHBA dhe Britania kanė shkatėrruar vendin tonė dhe duan tė na grabisin Kosovėn”. Kandidatėt kryesorė nė zgjedhje janė lideri i partisė Radikale, Tomislav Nikoliē kundėr Presidentit aktual, Boris Tadiē, qė udhėheq Partinė Demokratike pro perėndimore. Partitė pro perėndimore e kanė kritikuar vendimin e KQZ-sė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
SHBA dhe Gjermania do ta njohin pavarėsinė e Kosovės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fillojne bisedimet e fundit per ceshtjen e Kosoves
» ~~~***GJERMANIA***~~~
» ~~~***GJERMANIA***~~~
» SHBA-Rusi ne nje kohe ndryshimesh politike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: AkTuaLiteTi BoTėroR-
Kėrce tek: