AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 SHIKOI DHE VDIS – PLEHRAT E NAPOLIT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

SHIKOI DHE VDIS – PLEHRAT E NAPOLIT Empty
MesazhTitulli: SHIKOI DHE VDIS – PLEHRAT E NAPOLIT   SHIKOI DHE VDIS – PLEHRAT E NAPOLIT Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:44 pm

SHIKOI DHE VDIS – PLEHRAT E NAPOLIT
E Hene 14 Janar 2008


Plehrat ne rruget e qytetit jane te demshme per shendetin, por edhe politikisht te rrezikshme. Ato u kujtojne votuesve brishtesine e qyteterimit – dhe mund t’i nxite t’u hidhen ne fyt perfaqesuesve te zgjedhur prej tyre. Malet me plehra ndihmuan per te rrezuar qeverine laburiste te James Callaghan, ne Britani, gjate “dimrit te pakenaqesise”, 1978-79. Prandaj eshte e habitshme qe qeveria e Prodit e ka lene situaten ne Campania, rajoni rreth Napolit, te kuterboje kaq shume. Deri me 8 nentor ne rruge ishin grumbulluar rreth 60 mije tone, ishin bere kapice ne rruge, rreth 5000 brenda Napolit. Ne nje pike grumbullimi te plehrave jashte qytetit, banoret po ndesheshin cdo nate me policine, qe kjo ajo te mos rihapej.

Kjo krize ka te beje njelloj edhe me qeverine edhe me plehrat. Ajo nuk shpertheu brenda nje nate. Problemi i plehrave ne Campania eshte 14-vjecar. Per te jane shpenzuar gati 11 milione dollare. Firmat e grumbullimit e nderprene punen ne kete zone me 21 dhjetor sepse pikat rreth Napolit ishin te mbushura, ndersa procesi i djegies nuk ishte gati. Te dyja zhvillimet ishin te pritshme. Kryebashkiakja e Napolit, e qendres se majte, e paralajmeroi Prodin para nje viti per krizen. Asgje nuk u be.

Problemi themelor eshte se Campania nuk ka pika djegieje moderne. Kjo per shkak se planet per ndertimin e tyre kane ndeshur ne kundershtimin e vendosur, shpesh agresiv, te banoreve. Protestat e tyre mbeshteten, ne mos drejtohen, nga grupi lokal i krimit te organizuar, Kamorra, e cila nxjerr fitime te majme nga grumbullimi i plehrave ne pika te paligjshme. Por shume napolitane jane realisht te shqetesuar nga ndotja prej procesit te djegies.

Fillimisht Prodi dergoi ushtrine per te larguar plehrat nga shkollat, qe te hapeshin pas pushimeve. Pastaj, me 8 janar, deklaroi masa te reja. Caktoi nje komisioner, ish-drejtorin e Pergjithshem te Policise, Gianni De Gennaro, te plotfuqishem per te sheshuar problemin e maleve me plehra. Atij iu dha nje mandat prej 120 ditesh dhe garancia per ndihmen e ushtrise. Prodi premtoi gjithashtu premtoi pika te reja djegieje dhe grumbullimi te mjaftueshme. Ai u dha autoriteteve lokale kater muaj afat per te organizuar grumbullimin e vecuar, perndryshe do te kalonin nen administrim special.

Prodi kishte thene me heret se synonte ta zgjidhte problemin e Napolit perfundimisht. Plani i tij mund te funksiononte – ne qofte se zbatohej. Megjithate, ka vend per skepticizem. Zoti De Gennaro eshte “cari i shtate i refuzuar” ne Campania. Kryeministri nuk dha afat per mbarimin e pikave te djegies, te cilat duan rreth tre vjet te ndertohen. Ai nuk tha gje as se si do ta menjanonte kundershtimin e banoreve per ndertimin e pikave te grumbullimit, i cili do te jete edhe me i eger se kundershtimi per djegien.

Te pakten nje nga masat e Prodit do te kete efekt te shpejte. Rajonet e tjera te Italise do te lejohen te marrin hedhurina ne Campania. Por kjo eshte ne kundershtim me legjislacionin italian dhe evropian. Prodi e quajti nje zgjidhje afatshkurter per te marre masa afatgjata. Asgje nuk ka rezultuar me e mjegullt ne krizen e hedhurinave te Campanias se sa zgjidhjet afatgjata.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
SHIKOI DHE VDIS – PLEHRAT E NAPOLIT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: AkTuaLiteTi BoTėroR-
Kėrce tek: