AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 100 poezitė e Velos

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

100 poezitė e Velos Empty
MesazhTitulli: 100 poezitė e Velos   100 poezitė e Velos Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 8:06 pm

100 poezitė e Velos
14/01/2008

Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės "Arbnori" dhe shtėpia botuese “Toena” organizuan pasditen poetike “Maks Velo dhe krijimet e tij poetike”, nė sallėn e Kinemasė tė Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės “Arbnori”.

“100 poezi”, i paraprirė me njė parathėnie, ese tė autorit, pėrmbledh poezi tė shkruara nė harkun e 10 viteve 1995-2005. Janė vendosur edhe disa grafika tė autorit, tashmė i njohur si piktor dhe arkitekt, por edhe si njeri publik, i gatshėm tė marrė pjesė nė forume e tryeza diskutimesh e debatesh pėr probleme tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare. Ky libėr me poezi ėshtė zbulim i njė ane tjetėr tė botės sė autorit, tė ndjesive tė tij pėr fenomenet dhe realitetin e brishtė shqiptar…

Maks Velo ka lindur nė vitin 1935, nė Paris. Ėshtė arkitekt, piktor, shkrimtar dhe publicist. Nė vitin 1978 u dėnua me dhjetė vjet heqje lirie nga regjimi i kohės si piktor modernist, dėnim qė pati pasojė djegien e disa dhjetėra vizatimeve, pikturave, dhe iu sekuestrua njė pjesė e koleksionit tė rrallė tė artit popullor, pėr tė cilin Velo, pėrveēse ka artikuj tė veēantė studimorė, thotė se edhe e ka frymėzuar pėr artin e tij. Vuajti tetė vjet dėnim nė kampin e Spaēit. Nė vitet e para tė pluralizmit politik nė Shqipėri, ai ka qenė aktiv me Komitetin e Helsinkit dhe nisi tė shkruajė kujtimet e tij nga burgu, qė i shprehu nė mediume tė ndryshme tė artit tė fjalės, artit vizual dhe polemikės.

Parathėnia “100 poezi”

Poezia i afrohet vizatimit nė pikturė. Dhe vizatimi i afrohet konstruksionit nė arkitekturė. Teksti poetik i muzikuar ėshtė kėngė. Poezia mė duket sikur i lidh tė gjitha: letėrsinė, muzikėn, arkitekturėn.

Poezinė e krahasoj me kohėn, me njė fragment kohe. Me kohėn kur kaloj nė njė urė. Vėrtet janė dy brigje, shpesh tė ndryshme, por nė ato momente ti je dhe nė ajėr, dhe nė tokė, dhe mbi ujė. Dhe poezia ėshtė ujė, ajėr, tokė. Ajo rrjedh, thithet dhe ėshtė prapė tokė. Ėshtė toka e prozės sė gjatė ose tė shkurtėr, ėshtė rrjedhje e mendimit filozofik dhe thithje aromatike kur lexohet direkt.

Poezia ka qenė nė zanafillė tė lindjes sė artit. Ajo artikuloi mendimin e parė tė ndritur qė lartėsohej mbi nevojėn.

Kėto poezi janė shkruar nė dhjetėvjeēarin 1995-2005. Ka poezi tė lira, metafizike, ka dhe poezi absurdi. Nga kėto, 21 janė pėr Parisin, qyteti ku u linda dhe qė i detyrohem aq shumė. Besoj nga ai qytet e ka zanafillėn kėrkesa e vazhdueshme dhe e papėrballueshme pėr t’u shprehur artistikisht.

Janė gjithsej 100 poezi, kėshtu dhe dua ta titulloj kėtė libėr.

Maks Velo

Botime tė tjera tė autorit:

"Thesi i burgut"

"Kokėqethja"

"Shitja e ditėve" (Botimet "Lampasque")

"Kohė antishenjė"

"Ese pėr diktaturėn"

"Historia e njė cope guri"

“Tirana arkitekturė” (album)

"100 poezi".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
100 poezitė e Velos
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: