AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gustav Meyeri pa rubė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Gustav Meyeri pa rubė Empty
MesazhTitulli: Gustav Meyeri pa rubė   Gustav Meyeri pa rubė Icon_minitimeTue Jan 15, 2008 8:03 pm

Gustav Meyeri pa rubė

Kush ishte dhe ēfarė dha pėr shqipen ky albanolog rilindas. Me rastin e botimit tė "Fjalori Etimologjik i Shqipes" dhe njė takim i vonuar me njeriun Gustav Meyer. Edhe pse jep dorė nė tezėn e autoktonisė sė shqiptarėve, bėhet i sikletshėm pėr shkencėn e re shqiptare. Versanti i latinitetit nė veprėn e tij u pėrkthye nė Shqipėrinė e pas '44-ės, si prirje pėr oksidentalizėm
"Gustav Meyeri mund tė quhet themeluesi i albanistikės. Me veprat e tij, me Fjalorin etimologjik (1891), me Gramatikėn e shqipes (1888) e me Studimet shqiptare (I-VI), ky dijetar ėshtė edhe themeluesi i albanistikės".

"A ka nji verigė qė e lidh shqipen t'onė tė soēme me indoevropishten mijvjeēare? Nji kompetent i madh si Gustav Meyer-i, ma i madhi Albanolog i shekullit tė kaluem, vjen e e vėrteton plotsisht dhe themelon mbi tź tė tanė veprimin e tij pėr gjuhėn shqipe. E ē'fat i keq pėr gjuhėn t'onė vdeka e tij aq e pakohshme".

"Meyer-i ashtė ma i madhi pėrfaqsues i albanologjis tė shekullit t'kaluem, dhe bashkė me Pedersen-in dhe Jokl-in formon triadėn albanologjike. I shtym prej Schuchardt-it i u kushtue me gjithė shpirt gjuhėsģs shqipe".

Radhėt e mėsipėrme shkruar pėrkatėsisht nga E. Ēabej, M. Kruja e J. Rrota nuk lenė vend pėr mėdyshje, ashtu siē davaritet pakjartėsia e njė shtatoreje kur, n'pėrurim tė saj, ajo zblohet nga ruba me tė cilėn mbahej mbėshtjellė. Rubė veē mbi Meyerin? Mė gjanisht, ky njegullim i deritashėm i kėsaj figure pat rezultuar si njėfarė rube mbi shqiptarinė vetė. Personalisht i takoj atij brezi studentėsh pėr tė cilėt s'patėn ekzistuar kurrė punėtorė tė gjuhėsisė si Matģ Logoreci, Ndre Mjedja, Jeronim De Rada, Mustafa Kruja, Nikoll Gazulli, Justin Rrota, Karl Gurakuqi e Martin Camaj, e sakaq do punėtorė tė tjerė, vijues tė t'lartpėrmendurve, zėra tė kthjellėt e tė sinqertė si Eqrem Ēabej, Aleksandėr Xhuvani, Kolė Ashta e Pashko Geci, kishin ndėrru jetė. Kėto vakume, tė krijuara kund me hir e kund me pahir (ofshé!), afėrmendsh patėn shkaktuar nė dijen tonė mbi Shqipėrinė dhe Shqiptarėt edhe do gjeratore tė rrezikshme, nė thellėsitė e tė cilave thuajse u patėn mbytė njė mori figurash tė tjera; e ndėr to edhe Gustav Meyer.

I pasjellė kurrė nė shqip, pėrpos ndonjė fillese ndėrmarrė nė rizgjim tė filologjisė shqiptare aty nga vitet Tridhjetė, Meyeri u cilėsua mė sė shumti nga shkenca jonė e mėpastajme si njė qėmtues veēuar i tė dhėnave mbi shqipen, apo si dikush qė, gjithsesi, paskėsh njohur veē enklavat dhe paskėsh jetuar po ashtu brenda qerthullit tė hulumtimeve vetanake. A pėrnjimend qe kaq i veēuar Gustav Meyeri? A vėrtetė ishte kaq i izoluar objekti i studimeve tė tij? Ndalemi dorėsėpari tek ai vetė.

Sikundėr u dėshmua mė lart, Meyeri qe produkt intelektual i Schuchardtit tė madh si dhe vijues i Hahnit, pėr ne ende mė tė madh. Albanistika e Meyerit, siē dėfton vetė vepra e tij, merr shteg aty nga viti 1881 nxitur kryesisht nga "Albanesische Studien" e von Hahnit, qė ish pėrshfaqė mė 1854. Vėrtet se landorėsia e studimeve tė tij bunon kryesisht prej diasporave tė Italisė, Greqisė e Dalmacisė, porse marrėdhėniet pishtullare tė Meyerit me shqiptarė e arbėreshė ishin tejet tė shpeshta; sa pėr njė shembull: vetėm nga Ndré Mjedja rezulton se ai ka marrė mbi njė dyzinė letrash me natyrė linguistike nė periudhėn 1892-1893, pra afro njė letėr nė muaj. E po ashtu, dihet se Meyeri kishte raport pishtullar dhe me figura si Kristoforidhi, Skiroi, Kamarda, Noqiti, Dozoni, Mitko, Kampareti, De Rada, Beri etj. etj. Brendia e tyre dėfton se ata nuk shkėmbenin veē konsiderata, por edhe lėndė burimore shqipe. Diēka aspak e re kjo pėr albanistėt tanė t'asaj kohe, mjaft tė kujtojmė Nikoll Gazullin qė mbante letėrkėmbim tė rregullt, pėr vite me radhė, me Norbert Joklin pėr punė tė shqipes - letėrkėmbim qė i takon periudhės kur pėrkatėsisht shqiptari ynė punonte pėr "Fjalorin e Fjalėve tė Rralla", e m'anė tjetėr austriaku hartonte "Fjalorin Etimologjik tė Shqipes".

Tė tilla dėshmi pėr kėmbime tė ndėrsjella literature, gjykimesh shkencore apo dhe landorėsie gjuhėsore ka edhe nė letrat e Meyerit. Pra del vetiu se "themeluesi i albanistikės", jo vetėm qė nisi punėn mbi njė truall tė pamistifikuar siē qe vepra e Hahnit dhe Miklosichit, por hulumtimet e tij nuk u zhvilluan aspak tė shkėputura nga mendimi bashkėkohės shqiptar.

Po pėr objektin e studimeve tė tij ē'mund tė thuhet?

Nėse vihen bashkė teserinat shumėngjyrėshe tė mozaikut qė trashėgojmė nga Meyeri, ajo ēka shkakton dorėsėpari admirim e mirėnjohje ėshtė spektri tejet i gjerė i dijes sė tij arbėnore. Njėqindedhjetė vjet nga sot, me dorė tė Meyerit u botua pėr herė tė parė (!) njė fragment nga Eposi i Kreshnikėve, duke u shoqėruar sakaq edhe me njė studim krahasimtar mbi tiparet e qenėsishme tė epikės legjendare tė shqiptarėve. Pėrfundimi i Meyerit qe se qoftė pėr nga mosha, qoftė pėr nga estetika e kėngės, ky epos shkon krahpėrkrah me Das Nibelungenlied apo me La Chanson de Roland. E kjo nuk qe thjesht njė regtimė folklorike nė opusin e Meyerit; pas kėtij pesėmbėdhjetėvargėshi ai botoi nė Fletoret e veta edhe njė mori kėngėsh popullore, pėrrallash, legjendash e proverbash, gjithė me bindjen se studimi dhe rindėrtimi i evolucionit tė shqipes, e i gramatikės sė saj nuk mund tė kryhej pa kėto materiale burimore. Si profesionist, ai kish vetėdije tė fortė pėr rolin e tij nė kuadėr tė albanistikės qė po lindte, dhe pėr rrjedhojė s'mund t'i lejonte vetes kurrfarė pėrfundimi mbi gjuhėn shqipe pa njohur shpirtin dhe historinė e popullit qė e fliste kėtė gjuhė. Kjo metodė e bėri tė mbėrrinte nė pėrfundimin qė: sikurse eposi mesjetar arbėnor (i cili kish ndjekė rrugėtimin e tij nė thuajse tė njėjtat shtigje qė pat ndjekė edhe eposi mesjetar frėng a gjerman) ashtu edhe protoshqipja nuk u pat zhvilluar jashtė kontekstit europian bashkėkohės. Vragat e latinitetit tė hershėm nė trup tė saj, nuk duhet tė ishin njė motiv inferioriteti. Nė fund tė fundit ato vragė kishin ngulitur lashtėsinė e njė pėrplasjeje kulturore me pėrmasa biblike, dhe e dėshmonin vjetėrsinė e gjindjes arbėnore nė Ballkanin Perėndimor, mė qartė se ēka mundur ta dėshmojė e gjithė arkeologjia nė shek XX. Me pėrjashtim tė protoshqipes, tė gjitha idiomat ilire e iliro-trake u romanizuan krejtėsisht pėr t'u shqymbė mė pas nėn valėn shkiavone.

Siē dėshmohet edhe nga letėrkėmbimi me Mjedjen, Meyeri ngulmon t'i pėrcjellė mesazhe kontekstuale gjuhėtarit shkodran. Nė kėtė dritė, qoftė puna e Meyerit, qoftė mendėsia e tij, janė tė njinjishme me gjithė atė proces rivlerėsues qė nisi t'i bėjė traditės krejt Plejada jonė diturore, laike dhe fetare, nė agun e Pavarėsisė. Pėr mė tepėr, kjo Plejadė rivlerėsoi jo thjesht landorėsinė e kėsaj tradite, por ēka ėshtė mė e rėndėsishmja ajo modernizoi edhe filozofinė e rolit tė saj nė kulturėn kombėtare, duke e konsideruar sine qua non punėn me traditėn si mė t'parin hap pėr t'u ndėrmarrė nė procesin e gjatė qė lidhet me gjuhėn dhe kulturėn. At Shtjefėn Gjeēovi, qė nuk u botua thuajse kurrė nė Shqipėrinė e pasluftės, shkoi ende mė tej: nė simbiozat iliro-romake ai pa jo vetėm njė civilizim tė lartė iliro-trak, por edhe njė ndikim tė drejtpėrdrejtė tė latinėve nga bota iliro-trake me sfond pelazg. Jo mė kot edhe studimet fillestare tė Meyerit janė tė kėsaj natyre, edhe botimet nistore tė Visareve tė Kombit janė publikime tė vjeljeve nga tradita, por edhe punimet e para tė Eqrem Ēabejt janė me natyrė ekskluzivisht etnolinguistike e folkloristike.

Meyeri nga sa duket renditet ndėr ata qė e themeluan tek ne kėtė filozofi pune, e cila ishte paralele me kahjet kulturore tė romantikėve tė gjysėmshekullit XIX nė Europėn rrotull nesh, si nė Gjermani apo Itali, mu aty nė rizgjim tė ēėshtjeve kombėtare e tė ndėrgjegjes atdhetare. Meyeri e kish mėse tė qartė se nė rizgjimin e kėsaj ndėrgjegjeje roli parėsor dhe mė i fuqishėm mbetej ai i shkollės, ndaj pėrkundėr veprimit aktiv fanariot e grekofil, ai i shkruan mėse njė herė letra proteste Perandorit Osman t'asokohe duke i kėrkuar dekretimin e ēeljes sė shkollave shqipe pėr shqiptarėt. Meyeri priti me bindjen se shkollat shqipe kanė me u hapė, porse pritja e tij nuk do ishte aspak pasive. Mė 1888 ai hartoi njė Kurzgefasst albanesische Gramatik pėr Shqipėrinė qė po rizgjohej. Kjo gramatikė nuk ishte aspak e tipit erudit, por mirėfilli didaktik, pasi qe e thjeshtėzuar dhe e mbėshtetur prej copash leximi – folklorike e tė kultivuara. Nė kėtė pikė ai veproi njėlloj si miku i tij De Rada, i cili nė vlagėn pėr t'i dhėnė Shqipėrisė njė gjuhė tė normuar u vu e hartoi njė gramatikė tė posaēme pėr shkolla. E qė tė dy kėta punėtorė tė mendjes e tė shpirtit qenė bash nė hullinė e F. Da Lecces, G. Junggut, A. Xanonit, P. Babit, P. Doēit, "Veprave Pijore", e mandej tė krejt punėtorėve tė Komisisė Letrare.

Kėshtu, vlera e Gustav Meyerit qėndron bash nė tė kundėrtėn e asaj ēka ėshtė thėnė rėndom pėr tė. Ai, pra, nuk punoi aspak i izoluar e nė mėnyrė sektoriale, siē ėshtė kėrkuar tė paraqitet nga versanti dėrrmues e i ideologjizuar i gjuhėsisė shqipe, por qe nė kontakt tė vijuar me tė gjithė mendimin botėror shkencor dhe me forcat pėrparimtare dhe idealiste qė punuan pėr rizgjimin e shqiptarėve nė letarg. Kėsisoj, merret vesh se Shqipėria doli nė dritė tė Pavarėsisė e nisi Ringritjen e saj tė shpirtit e tė arsyes falė shtysės sė shumė mė tepėr krahėve nga sa ėshtė deklaruar pėr mėse gjashtė dekada; krahėt e Meyerit qenė ndėr ato qė s'u deklaruan.

Nė fushė tė gramatikės, veēanisht tė fjalėformimit, janė hullģ tė reja ato pėr nga Meyeri tėrhoqi vėmendjen me studimet e tij. Nuk ėshtė rastėsor interesi i tij i theksuar pėr prapashtesat, saku mbeti i vakėt ai pėr parashtesat. Gjuhėsia dėfton se dukuri morfo-fonetike si epitezat, prapashtesat dhe mbaresat e eptimit (flekcionit) kanė shkuar historikisht ngjitas e shpesh janė ndėrkėmbyer me sho-shoqen, sidomos dy tė fundit. Sondimi pikėrisht ndėr prapashtesa ėshtė njė dėftues edhe i shkallės sė ruajtjes sė njė gjuhe nė kushtet e ndeshjes sė saj me njė tjetėr gjuhė e kulturė. Protoshqipes i zgjati pėr afro gjashtė shekuj ky proces i pėrplasjes me latinishten e sikundėr pėrkufizon Tagliavini, tri shekujt e para, latinishtja qe adstrat (ndajshtresė) pėr shqipen; mandej, me ngadhnjimin pėrfundimtar tė qytetėrimit Romak, ajo erdh e u bė substrat (nėnshtresė). E po ashtu Tagliavini shkruan nė lidhje me proceset e ndikimit se "sido qoftė puna, s'duhet harruem se asht gjithmonė e vėrtetė se shka cakton karakterin e nji gjuhe nuk asht fjalori, por struktura gramatikore e saj". Duke risjellė nė kujtesė vėrejtjen e mėsipėrme mbi bashkėjetesėn historike tė prapashtesave me mbaresat e eptimit si dhe ndėrkėmbimin tyre tė herahershėm, kumti i kėsaj pėrzgjedhjeje tė Meyerit bėhet mėse i kuptueshėm. Natyrisht qė Gazulli e mandej Ēabej e Xhuvani arsyetuan mė imtisht e mė gjatė mbi repertorin e prapashtesave tė shqipes e kėshtu mundėn tė korrigjojnė edhe disa pėrfundime zanafillore tė Meyerit, por pikėrisht pse zanafillore, ato kanė meritėn e tharmit tė njė shtegu studimor sistemik e modern pėr ne.

Ky grecist nga mė tė shquarit, e njėherit hartues i mė t'mirės gramatikė tė greqishtes asokohe, u ndal gjatė tė vėzhgonte pėrkimet dhe marrėdhėniet e Shqipes, duke na shpaluar njė Shqipe larg melodive me buzuq. Nė kėtė mėnyrė, duke evidentuar mė fort ndikimet e ndjeshme prej latinishtes, si pasojė e bashkėjetesės sė gjatė me latinitetin, saku ndikimet nga greqishtja e vjetėr i gjen tė pranishme, por tė papėrfillshme (helenėt nuk e pushtuan kurrė Ilirinė Jugore), Meyeri jep dorė nė tezėn e autoktonisė sė shqiptarėve. Por ndėrkaq ai bėhet i sikletshėm pėr shkencėn e re shqiptare. Versanti i latinitetit nė veprėn e Meyerit nuk u gjykua me aparat kritik nė Shqipėrinė e pasdyzetekatrės, por u pėrkthye veē si prirje pėr oksidentalizėm, e qė, pėr arsyet e mosarsyes, shpinte nė njė tolerancė ndaj gegnicizmit e katolicizmit njėherėsh. Ky fakt, si dhe rrethi i personaliteteve tė kėtushme "me cen" me tė cilėt pat bashkėpunuar Meyeri, mjaftuan nga sa duket pėr ta "dėnuar" dhe shpėrnjohur atė (Buletin pėr Shkencat Shoqėrore, I-1952). E tė mos qe pėr referimin e vijueshėm tė Ēabejt kundrejt opusit tė tij etimologjik, ndofta jo vetėm fjalori dhe vepra e albanologut (qė nuk u pėrkthyen kurrė) por edhe emri i tij mund tė alienohej ndėr citime sikundėr ngjau me tė tjerė martirė albanologė qė u tėhuajzuan nga do sigla si "F.r", "Shkodėr 1941" etj.

Kontributi i Meyerit nė evidentimin e natyrės perėndimore tė kulturės shqiptare i dha asaj njė gjurmė aq tė madhe, sa tekembrama i bėri ballė edhe prirjeve orientalizuese, qė pa tė keq, u patėn ndėrmarrė nga njė pjesė e ndritur e elitės toske, por qė mandej u keqpėrdorėn politikisht nga gjuhėsia jonė e pasluftės. Ideatorėt e albanologjisė sui generis, duke u mbėshtetė nė disa pasaktėsi tė Meyerit, u rrekėn ta rrėzonin krejt korpusin e tij, gjithė nė orvatjen pėr tė fshirė nga kultura jonė gjurmėt e bashkėjetesės sė gjatė e tė plleshme iliro-romake. Natyrisht ky "oksidentalizėm" qė nxjerr nė pah Meyeri nuk mund tė ishte bėrė pa marrdhėniet qė ai pat me luminarėt e Ringritjes sonė; luminarė qė nė Shqipėri, n'atė kapėrcyell epokash, patėn gėluar gjithnjė me bollėk (De Rada, Kristoforidhi, Mjedja, Gazulli, Xhuvani etj.).

Para 115 vjetėsh Ndre Mjedja i kushtoi Gustav Meyerit, qė nė tė gjallė tė tij, mė t'bukurėn poezi kombėtare pėr "Gjuhėn shqype", madje dhe njėrėn ndėr mė tė bukurat e korpusit mjedjan, tek e cila gjendet i vjershėruar pikėrisht ky thelb i kontributit largpamės tė Meyerit:

T'difton motrat, t'difton fisin
Nėpėr shekuj fluturim
T'ēon njatje ku luftnat krisin
Ku a kap Roma e Iliri shqim

Meyeri ndrroi jetė veē 50-vjeē nga njė sėmundje e rėndė, mė 28 gusht 1900. Vdiq bashkė me shekullin XIX, por shqiptarėt e gjysmės'parė tė shek. XX, vijuan pėr dekada me u mbėshtetė nė veprėn e tij e me pasė jo veē produkte tė mendjes, por edhe ato pengje tė domosdoshme nderimi sikundėr dalin nė poezi tė E. Koliqit apo nė punim tė M. Logorecit.

Shqipėria e shekullit XXI duket se po i rikthehet luminarėve tė vet, jo pėr t'i dekoruar, por pėr tė pėrshfaqė monumentet e tyre pa rubė; ashtu dritėplote. Botimi pėr herė tė parė nė shqip i kėtij guri themeli tė albanistikės, i Fjalorit etimologjik tė gjuhės Shqipe botuar nė Strasburg nė1891-shin e largėt, ėshtė njė takim i vonuar me njeriun Gustav Meyer - siē thoshte At Zef Pllumi "nji nieri asht vepra e vet". Ky fjalor pra ėshtė Meyeri pa rubė, ajo figurė pėr tė cilėn M. Kruja na kujtoi kėtu e pesėdhjetė vjet tė shkuara se "meriton prej nesh ma shumė mirėnjohje se ankime".

Diēiturė: "Koni vizual", grafikė nga B. Taylor, Parimet e reja tė perspektivės linear (1715).
Njėqindedhjetė vjet nga sot, me dorė tė Meyerit u botua pėr herė tė parė (!) njė fragment nga Eposi i Kreshnikėve.
Shqipėria doli nė dritė tė Pavarėsisė falė shtysės sė shumė mė tepėr krahėve. Krahėt e Meyerit qenė ndėr ato qė s'u deklaruan.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gustav Meyeri pa rubė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: