AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Alkoli te plak trurin

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Alkoli te plak trurin Empty
MesazhTitulli: Alkoli te plak trurin   Alkoli te plak trurin Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 7:30 pm

Shumė alkool dėmton gjithė sistemin cerebral tė njeriut.
Shoqėrohet me ulje tė aftėsisė pėr tė arsyetuar dhe gjykuar.
Proces ky qė nuk kthehet dot mė mbrapsht

Njė konsum i vazhdueshėm
i alkoolit, provokon njė
plakje shumė tė shpejtė tė
trurit, gjė qė shfaqet me shumė
mangėsinėarsyetimindhegjykimin
e njeriut. Njė fakt tė tillė e ka treguar
studimi i Karol An Pol, i Kolegjit
amerikan “Ueleslei”, i cili ka studiuar
njė sėrė personash, duke i
ndarė ata sipas nivelit tė konsumit
tė alkoolit. Dhe falė pamjeve tė rezonancės
magnetike, u mundėsua
qė tė matej raporti i volumit tė
trurit mes atyre qė pinin alkool dhe
atyre qė nuk e pinin atė, apo e merrnin
nė doza shumė tė pakta.
Kėshtu, pamjet treguan se te
njerėzit qė konsumonin mė
shumė alkool, kishte njė reduktim
tė trurit nė masėn prej 1.6 pėr qind
krahasuar me tė tjerėt. Dhe pėr mė
tepėr, efekti ishte shumė mė i thellė
te femrat. Atyre iu mpakej truri
edhe mė shumė se meshkujve tė
alkoolizuar.
Sipas tė dhėnave, mjaftojnė
vetėm 6-7 javė pėrdorimi tė
alkoolit pėr tė parė shenjat e
para tė plakjes tė trurit. Dhe nėse
bėhet fjalė pėr njerėz, tė cilėt kanė
varėsi tė gjatė nga pėrdorimi i
alkoolit, tė dhėnat kanė treguar
se ata kanė vėrtet njė tru mė tė
vogėl dhe mė tė plakur se njerėzit
e tjerė normalė. Gjė qė shoqėrohet
edhe me njė aftėsi mė tė pakėt
tė tyre pėr tė arsyetuar dhe
gjykuar me ftohtėsi ndaj gjėrave.
Dhe sipas studiuesve, sa mė e
madhe dhe mė e gjatė nė kohė tė
ketė qenė varėsia e personave
ndaj alkoolit, aq mė e pakėt ėshtė
mundėsia pėr t’iu rigjeneruar
atyre trurin dhe vetė mėnyrėn e
tė arsyetuarit. Ata mbeten ashtu,
me trurin e mpakur gjatė tėrė
jetės sė mbetur dhe me njė
mėnyrė tė ngathėt tė menduari
dhe tė gjykuari.

Njė fakt i tillė pohohet nė studimin
e publikuar nė “Brain”,
drejtuar nga njė grup shkencėtarėsh,
mes tė cilėve edhe
Nikola de Stefano, i Universitetit
tė Sienės. Sipas tij, te personat e
alkoolizuar pas njė farė kohe, ėshtė
vėnė re njė pėrmirėsim nė
masėn prej 2 pėr qind tė pjesės gri
tė trurit si edhe 10 pėr qind tė
zonės sė neuroneve dhe 20 pėr
qind tė kapacitetit tė membranave
qelizore tė trurit. I vetmi
njeri, i cili nuk shėnoi asnjė
pėrmirėsim nga terapitė kundėr
alkoolit, ka qenė njė i alkoolizuar
me historinė mė tė gjatė tė varėsisė
sė tij, plot 25 vjet tė jetės.

Koha Jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
webmaster
ViP
webmaster


Male
Numri i postimeve : 802
Age : 39
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

Alkoli te plak trurin Empty
MesazhTitulli: Re: Alkoli te plak trurin   Alkoli te plak trurin Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 7:43 pm

Po ashashi ca te ben yllo na jep ndonje lajm per ate Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albrelax.com
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Alkoli te plak trurin Empty
MesazhTitulli: Re: Alkoli te plak trurin   Alkoli te plak trurin Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 7:54 pm

Ta them une ty cfare te ben me sa kam degjuar e kam pare dhe ai ndikon ne tru me shume ne memorien e njeriut nese vazhdon te konsumosh cdo dite e me shume do te iki memoria mgjt do mundohem te gjej nje artikull dhe per kete
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
webmaster
ViP
webmaster


Male
Numri i postimeve : 802
Age : 39
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

Alkoli te plak trurin Empty
MesazhTitulli: Re: Alkoli te plak trurin   Alkoli te plak trurin Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 7:57 pm

Te pyeta jo per vete sepse nuk e konsumoj vetem me raste 1 here ne vit dmth . Por shumica e te rinjve e konsumojne dhe ndoshta do ju vinte ne ndihme nese do ta lexonin nje teme me efektet qe shkakton ashashi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albrelax.com
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Alkoli te plak trurin Empty
MesazhTitulli: Re: Alkoli te plak trurin   Alkoli te plak trurin Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 8:12 pm

Alkooli dhe demet

Pervec duhanit nje ves tjeter i demshem eshte edhe alkooli. Edhe ky ves eshte shkaktar i nje vargu te gjere semundjesh duke filluar qe nga aparati tretes, melcia, pankreasi e deri ne demtime te pakthyeshme te sistemit nervor qendror.

Ne melci alkooli i konsumuar shkakton demtime te qelizave hapatike, demtim qe progreson ne kohe dhe qe varet nga doza e konsumuar per dite dhe nga vecorite fiziologjike te individit.

Keshtu eshte vertetuar se sasia e rrezikshme alkoolit eshte ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik alkooli qe permban pije dehese), ndersa perdorimi 100-150 gr. alkool ne dite, con brenda nje periudhe 10-vjecare ne ceroze.

Nga ana tjeter eshte vertetuar edhe shkencerisht se per shkak te fiziologjise femrat demtohen shume me shpejt se meshkujt per te njejten sasi alkooli te konsumuar. Njerezit qe pijne prej vitesh alkool, qe nuk ndjejne as gje papritur nje dite gjenden para nje fakti te hidhur, melcia e tyre ka marre fund, eshte kthyer ne nje melci cerotike, ose kane shqetesime te lehta qe nuk ja vene veshin, por bukur mire ata bejne puthjen e pare me vdekjen.

Edhe pankreasi peson demtime nga alkooli. Perdorimi i zgjatur i alkoolit e demton ne menyre kronike pankreasin deri ne ate shkalle sa ai nuk arrin te sekretoje sasine e duhur te enzimeve per te kryer te plote procesin e tretjes se ushqimeve.

Eshte vertetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) ne dite predispozon per demtime, ndersa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200ml) apo 2 litra birre per nje periudhe 6-12 vjet jep ne menyre te sigurt demtime te pankreasit. Konsumimi per nje kohe te shkurter i nje sasie te madhe pijesh alkoolike rrezikon per pankretit akut qe mund te coje deri ne rrezikimin e jetes se personit ne fjale.

Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e te dehurit, ne te cilen sistemin nervor qendror nuk arrin te kontrolloje veprimet e vullnetshme, apo te pavullnetshme te personit ne fjale. Por, demi me i madh vjen nga perdorimi afatgjate. Eshte vertetuar se per cdo 1 liter alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, te parikthyeshme te trurit.

Keshtu qe perdoruesit kronike te alkoolit, me kohe e cojne personin drejt demences (shizofreni, marrezi), degjenerimit mendor (matufjepjes) etj. Pra, alkooli demton pa perjashtim te gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Alkoli te plak trurin Empty
MesazhTitulli: Re: Alkoli te plak trurin   Alkoli te plak trurin Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Alkoli te plak trurin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: Te NdrYshMe-
Kėrce tek: