AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Suksesi i fundit i kėngėtares Alisha Kiz

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Suksesi i fundit i kėngėtares Alisha Kiz Empty
MesazhTitulli: Suksesi i fundit i kėngėtares Alisha Kiz   Suksesi i fundit i kėngėtares Alisha Kiz Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 3:13 am

Suksesi i fundit i kėngėtares Alisha Kiz Files10

Alicia Keys po jeton ėndrrėn e saj.
Ajo ėshtė nderuar me nėntė ēmime Grammy, 11 ēmime Billbord Music, tre ēmime nga American Music dhe shumė tė tjera.
Alicia sapo ka nxjerrė albumin e saj tė katėrt, As I Am, qė ashtu si tre CD-tė e para kanė arritur nė vendin e parė tė klasifikimeve.
Me dy filma dhe CD-nė e saj tė re, Alicia ka patur njė vit tė ngarkuar.
Ajo ishte kohėt e fundit nė Zėrin e Amerikės dhe bisedoi me kolegun tonė Larry London.
Pasi u diplomua nga shkolla prestigjoze e Interpretimit tė Artit Profesional nė Nju Jork nė moshėn 16 vjeēare, Alicia Keys nėnshkroi njė kontratė regjistrimi me kompaninė So So Def. Megjithėse kompozoi njė kėngė pėr filmin Men In Black, muzika e saj nuk tėrhoqi shumė vėmendje.
Kjo nuk ndodhi derisa drejtuesi i kompanisė J-Records, Clive Davis e zbuloi atė nė vitin 2000 kur filloi edhe karriera e saj.
Njė vit mė vonė, pasi nėnshkroi kontratė me J-Records, ajo nxorri CDnė e parė Songs In A Minor.
Albumi pėrfshinte kėngėn e suksesshme “Fallin” qė qėndroi nė krye tė klasifikimit Billbord Hot 100 pėr gjashtė javė.
Atė vit Keys fitoi ēmimin si artistja mė e mirė e vitit. Alicia shpjegon krijimin e albumit tė ri As I Am.
"M'u desh kohė. Pėrveē filmit, ėshtė jeta personale, familja dhe gjėra tė tjera tė rėndėsishme qė kėrkojnė kujdes.
Vėrtet qė mu desh ta mbyllja veten. Shkova nė studio pėr tetė muaj rresht dhe krijova kėtė muzikė.
Ėshtė e pabesueshme dhe jam shumė e entuziazmuar prej saj".

Cd-ja e re pėrfshin bashkėpunime me kėngėtarė tė talentuar si Hohn Mayer dhe Linda Perry. "Kjo ėshtė e veēanta tjetėr e kėtij albumi.
E shkėputa veten nga si tė thuash zona e rehatshme dhe punova me njerėz qė gjithmonė i kam admiruar por nuk kisha punuar kurrė mė parė.
Ky bashkėpunim krijoi njė variete tingujsh dhe hapėrisash. Ėshtė e pabesueshme. Mezi pres tė dėgjohet muzika ime".

Me tre albumet e saj tė para qė arritėn majat e klasifikimit, dhe me kėngėn As I Am nė krye qė javėn e parė, Keys thotė se nuk ndjeu shumė presion pėr tė pėrsėritur suksesin e saj tė mėparshėm me albumin e katėrt.
"Ndershmėrisht ju them qė nuk ndjeva presion.
Sigurisht qė punova shumė dhe shpresoj se bota do ta dojė muzikėn time aq sa e dua unė.
Por pėr mua kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme, efekti qė ka muzika ime tek njerėzit.
Ata e ndjejnė atė qė dua tė them dhe krijojnė njė lidhje me tė".

Alicia Keys interpreton kėtė vit nė filmin Smokin Aces pėrkrah aktorėve Ben Affleck, Ray Liotta dhe Andy Garcia.
Filmi i dytė i saj kėtė vit ishte The Nanny Diaries me Scarlett Johansson.
Keys ka pranuar tė interpretojė nė njė film tė tretė. "Ėshtė njė film qė ka si producente Halle Berryn.
Ėshtė historia e njė gruaje fantastike tė quajtur Philippa Skyler e cila u rrit nė vitet 40.
Ajo ishte gjysėm e bardhė, gjysėm zezake dhe njė pianiste brilante.
Gjatė asaj kohe, ishte e vėshtirė pėr tė tė luante piano nė vende qė do ta lejonin.
Ajo luftoi pėr tė gjetur vendin e saj nė botė, duke qėnė njė kompozitore e shkėlqyer e muzikės klasike por qė nuk pranohej nė atė kohė.
Po punojmė pėr kėtė projekt dhe shpresoj tė pėrfundojė sė shpejti".

Keys ėshtė nderuar me 80 ēmime nga industria e muzikės qė nga viti 2001.
Ajo thotė se ia ka dhėnė medaljet menaxherit tė saj pasi nuk ndjehet mirė t’i mbajė ato nė shtėpi.
"Mė pėlqen tė kem njė jetė normale – tė rehatshme. Mė pėlqen ta shtyj veten pėr t’u bėrė njeri mė i mirė por jo nga ēmimet qė marr". Ajo ėshtė 27 vjeē dhe karierra e saj vetėm sa ka filluar.
"Pa dyshim qė po jetoj njė ėndėrr dhe jam shumė mirėnjohėse pėr kėtė. Ēdo ditė jam mirėnjohėse pėr gjėrat qė mund tė bėj.
Pa dyshim qė ėshtė punė e vėshtirė, mos mė keqkuptoni.
Nuk ėshtė e lehtė. Por unė e dua punėn dhe kur do diēka kaq shumė sa e dua unė muzikėn, ėshtė kėnaqėsi tė jesh nė gjendje tė provosh kėtė ndjenjė".
Keys do tė fillojė njė turne botėror nė Evropė fillimisht nė shkurt tė vitit 2008. por tani pėr tani ajo do tė vazhdojė tė ashtuquajtur Turneu Buzzshow me disa ndalesa nė Shtetet e Bashkuara.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Suksesi i fundit i kėngėtares Alisha Kiz Empty
MesazhTitulli: Re: Suksesi i fundit i kėngėtares Alisha Kiz   Suksesi i fundit i kėngėtares Alisha Kiz Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 3:15 am

Suksesi i fundit i kėngėtares Alisha Kiz Alicia-keys2

Disqe, koncerte, celularė: Njė ritėm marramendės pune dhe suksesi.
Deri nė momentin kur kėngėtarja (tashmė edhe aktore) vendosi tė bėjė pushimet e saj tė para tė jetė. Dhe mėnyra e jetės I ndryshoi…
Njė palė pushime mund tė tė ndryshojnė jetėn. I ka ndodhur Alicia Keys-it, qė para ca muajsh i lejoi vetes tė parat “pu – shi –me” tė vėrteta siē e tregon vetė duke ndarė rrokjet gjithė qejf. Jo tė zakonshmet fundjava nė fund tė ndonjė turneu, por tre javė tė plota. Nė Egjipt dhe nė Itali. Vetėm. “Mė nė fund i kushtova pak kohė vetes: pushimet e mia tė para si vajzė e rritur”, saktėson Alicia. “Kam qenė e ngarkuar me kaq shumė punė, por nė vend qė tė vazhdoja tė sforcohesha siē bėj gjithmonė, e kuptova se kisha nevojė tė lija ēdo gjė. Dhe mė nė fund tė kthjelloja idetė se ē’do bėj me jetėn time”.

Pėrndritja vendimtare i erdhi nė ditėt e fundit tė udhėtimit, ndėrsa ishte me tė ėmėn me Toskanė pėr tė ndjekur njė kurs gatimi. Teksa shihte tė ėmėn, qė nė vend qė tė shijonte ndonjė shėtitje ishte kredhur nė tastet e celularit – palm, Alicia i thirri mendjes dhe vendosi tė ndahej njėherė e pėrgjithmonė nga i pandashmi BlackBerry. “Ndodheshim nė njė vend tė magjishėm e megjithatė nuk e pashė t’i ndante sytė asnjėherė nga telefoni celular. Aty e kuptova se edhe unė e gjej veten duke pėrdorur atė objekt tė mallkuar ēdo pesė minuta. Nuk ka kuptim qė tė kesh vetėm pesė minuta qetėsi nga njė impenjim nė tjetrin”.

Do t’ju bėj tė kėndoni

Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, siē po shkon ky 2007, vetėm pesė minuta duhet tė jenė maksimumi i qetėsisė qė Alicia mund t’i lejojė vetes. Edhe pse ka thėnė disa herė se do tė duhet t’i ngadalėsojė ritmet frenetike tė jetės sė saj, - qė nė moshėn 27-vjeēare e ka bėrė fituese tė nėntė ēmimeve Gramy Awards dhe e ka ngjitur nė majė tė klasifikimeve me mė tepėr se 28 milionė disqe tė shitura – kantautorja ėshtė duke hedhur hapa e parė nė botėn e kinemasė me “Smokin’ Aces” njė thriller dhe njė tjetėr film “The Nanny Diaries” qė e sjell atė nė ekran si miken e Scarlett Johansson. Nė fund tė tetorit do tė publikojė edhe albumin e katėrt, qė siē thotė ajo “do bėjė tė kėndojė edhe ata mė tė qetėt”.

Terapi aktrimi

Pėr tė interpretuar rolin e saj nė “Smokin’ Aces” (nė njė kast me Ben Afflek, Andy Garcia, Ray Liotta), Alicia-s qė deri nė atė kohė ishte gjendur nėpėr sheshxhirime vetėm me ndonjė pjesė tė vogėl nėpėr telefilma, iu desh tė ndiqte njė shkollė aktrimi. “Gjeta njė mėsues qė mė ndihmoi shumė, dhe jo vetėm nga ana profesionale. Unė nuk jam nga ato fjalėshumat, mbi tė gjitha me njerėzit qė nuk i njoh mirė. Ajo mė shtyu t’i flisja pėr veten: ishte njė terapi e vėrtet!”.

Vetėm tre muaj pasi kishte mbaruar sė xhiruari “Smokin’ Aces”, Alicia nisi punėn me “The Nanny Diaries”, njė kome kjo qė tregon peripecitė e njė studenteje baby –sitter nė njė familje tė pasurish: nė film roli i dados i ėshtė besuar aktores Scarlett Johansson, kurse Alicia luan miken e saj tė zemrės. Scarlett tashmė ėshtė njė dive e vėrtetė, por kėngėtarja tregon se ėshtė lidhur menjėherė shumė me aktoren, e cila nga ana e saj e pėrshkruan Alicia-n si njė vajzė me “njė sens tė jashtėzakonshėm humori dhe qė nuk tė streson aspak”. Pėrkundrazi, kėngėtarja duket mjaft nė paqe me vetveten nė sajė edhe tė kėtij hopi profesional. “Nė kėtė film interpretova njė rol tėrėsisht tė ndryshėm nga ai nė “Smokin’ Aces” dhe ėshtė pikėrisht ky objektivi im, si nė muzikė ashtu dhe nė kinema: tė ofroj gjithmonė diēka qė nuk pritet”.

Autori jam unė

Edhe albumi i saj i ri pritet tė jetė aspak i parashikueshėm. Nė krah tė pjesėve tė lehta tė luajtura nė piano, do tė ketė dhe pjesė tė shpirtit rock. “Do tė jetė njė punė paksa e ndryshme:, parashikon Alicia. “Jo sepse befas kam nisur tė kėndoj apo tė bėj muzikė nė mėnyrė tė ndryshme, vetėm se ky album reflekton ekzaktėsisht atė qė nė tė vėrtetė jam unė: e reja qėndron nė njė copėz vetėdijeje qė mendoj se tashmė e kam arritur”. Si nė tė gjitha punėt e saj tė mėparshme, edhe nė kėtė disk, Alicia do tė jetė autore ose bashkautore e muzikės sė saj. Kjo ėshtė njė pikė pėr tė cilėn ajo nuk pranon tė bėjė kompromis (nė fillim tė karrierės sė saj ajo ka nėnshkruar njė kontratė me Columbia-n, qė e impononte tė kėndonte kėngė tė shkruara nga tė tjerėt), por prej vitesh ajo nuk e bėn mė kėtė. Jo mė kot, pėr tė Clive Davis ka thėnė: “Eshtė njė grua dhe njė artiste e kompletuar, kompozon pjesėt, i interpreton, i prodhon dhe ndėrkohė ka edhe karizmėn e njė ylli, njė gjė kaq e rrallė kjo nė ditėt e sotme”.

Po djemtė ku janė?

Kjo lloj karizme pėr tė cilėn flet Davis, ėshtė kaq e rrallė sa ē’ėshtė e rrallė nė ditėt e sotme tė gjesh njė superstar tė ri nė moshė qė tė dijė tė menaxhojė nė mėnyrė kaq tė vetėdijshme edhe jetėn private. Alicia nuk bėn me tė vėrtetė asgjė pėr tė tėrhequr vėmendjen e paparacėve. “Nuk dal shpesh dhe nuk mė pėlqejnė ato vende ku mund ta ndjesh veten si nė njė akuarium ku tė vėzhgojnė tė gjithė e ku dėgjon gjithmonė tė njėjtėn muzikė”,- shpjegon ajo, teksa tė lė tė kuptosh se i ka pėrmbushur me kohė dėshirat pėr festa dhe zhurmė qė kur ishte edhe ēupėlinė dhe shijonte jetėn e natės nė Nju-Jork.

Qė nga debutimi i saj nė vitin 2001 kanė vijuar tė qarkullojnė zėra se ajo mund tė jetė lesbike, zėrat qė ushqehen edhe nga fakti se ajo nuk ėshtė kapur kurrė me ndonjė djalė. Kėto zėra ajo i ka pėrgėnjeshtruar gjithmonė. Prej disa muajsh flitet pėr njė lidhje me bashkėproducentin e disqeve tė saj, mik qė nga kohėrat e liceut, Kerry “Krucial Brothers. Alicia vetėm sa ka komentuar: “Jam njė vajzė me tė vėrtetė me fat, me njė tė dashur tė jashtėzakonshėm”, pėrpara se tė shtojė duke qeshur: “Edhe ai ėshtė goxha me fat”.

Jetė e saj ndahet mes njė vilėze nė Harlem dhe njė shtėpie dy orė larg Nju-Jorkut, qė ajo e pėrshkruan thjesht si njė vend me “shumė pemė, njė copėz tojė dhe ndoca fije bari”. Edhe pse Hollivudi mund ėt kėmbėngulė pėr ta pasur mė afėr, ajo thotė se nuk ka fare ndėr mend ta lėrė Nju Jorkun, ku ėshtė rritur nga e ėma nė njė garsonierė. “Los Anxhelesi mė jep njė ritėm tė ndaltė, mė bėn tė lumtur dhe diellore, tė gjitha gjėra mjaft tė bukura, thotė ajo duke buzėqeshur. “Por unė jam nga Nju-Jorku. Kam nevojė pėr grintė, ritme frenetike, pėr tė ftohtin por qoftė edhe herė pas here pėr t’u ndjerė paksa keq!”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Suksesi i fundit i kėngėtares Alisha Kiz
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme Te Fundit
» Lajmet E Fundit Nga EKONOMIA ...
» Rruga e fundit per ne Greqi
» Lajme te ores se fundit.....
» Lajmet e fundit nga Bota ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MULTIMEDIA :: MuZikA E HuaJ-
Kėrce tek: