AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sfida e re e Amit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Sfida e re e Amit Empty
MesazhTitulli: Sfida e re e Amit   Sfida e re e Amit Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 3:27 am

Sfida e re e Amit Files12

Nga balerinė, nė njė prej ikonave mė tė preferuara televizive. Pėr tė arritur deri kėtu, Amarda Toska i ka ngjitur shkallėt njė e nga njė. Pėr t’u pėrballuar pak nga pak me kureshtjen, vėmendjen, sfidat. Sė fundmi edhe me thashethemet pėr lidhjen e saj, qė ka plotėsuar tėrėsisht detajet e njė jetė prej protagonisteje nė qendėr tė vėmendjes
Drita qė spikaste brenda njė grupi ėshtė sidoqoftė e largėt para ndriēimit tė fortė tė njė ylli qė shkėlqen vetėm. Amarda Toska mund tė shėrbejė si shembulli mė i mirė pėr ta treguar kėtė nė hapėsirėn e televizionit, po aq tė mbushur me yje e po aq tė ndjekur nga sytė e njerėzve. E aty, ajo tashmė ndihet si zonjė shtėpie. Jo mė nė grupin e baletit, por me kornizat e njė imazhi. E re, e bukur dhe e talentuar, ka arritur t’i bindė tė gjithė, pėrfshirė dhe veten, se tė nisėsh njė aventurė televizive mund tė jetė rastėsore, por ta vazhdosh atė dhe tė bėhesh protagoniste nuk ėshtė gjė e rastit. Dhe provėn Ami e ka dhėnė nė njė nga spektaklet mė tė ndjekur, nė “Portokalli”, ku rilindi me pėrmasat e njė ikone televizive e dhe u pagėzua me emrin “Ami e Portokallisė”. Dhe qė atėherė, ajo me protagonizmin duket se janė polarizuar me njė plus minus magjik. “Loja 18” ishte takimi televiziv i ēdo mbrėmjeje, ku askush nuk e kuptoi se prezantuesja sapo kishte mbyllur njė sezon tė gjatė nė spektaklin e humorit dhe studentja e psikologjisė ishte nė sezon provimesh. Nė tė vėrtetė, njė eveniment si Kampionati Botėror i Futbollit tėrheq vėmendjen jo vetėm tė tifozėve tė ēmendur, por dhe tė atyre qė mė parė nuk kanė parė njė ndeshje me interes, ashtu si ishte Ami. E meqė ajo pranon se ndihet mirė me ēdo gjė qė bėn nė skenė, nga baleti te prezantimi, edhe njė eksperiencė e re nė njė talk shoė si “Loja 18”, nuk kishte si tė mos i hynte nė zemėr. “Ishte njė pėrvojė e lodhshme, por e bukur nė tė njėjtėn kohė. Mora informacion, por dhe u takova me shumė njerėz tė njohur qė ishin tė ftuar”. Kampionati ka shumė surpriza dhe kthehet nė qendėr tė vėmendjes. Dhe Ami ishte aty… Tė mendosh pak pėr angazhimet e saj nė periudhėn e lėnė pas, shkolla, provat, vetė spektakli, e pastaj ajo qė mund tė bėhet nė pjesėn e mbetur tė ditės, mund ta kuptosh lehtė dėshirėn e ethshme pėr pushime. Tė paktėn familja, si gjithmonė, e ka mbėshtetur dhe ka bėrė maksimumin, qė mbi tė, tė mos bjerė asnjė ngarkesė tjetėr veē atyre profesionale, por gjithsesi lodhja ka pasur plot shtigje pėr tė mbėrritur te ajo. Pushimet tashmė i ka nisur dhe ka nė projekt dhe tė tjera ditė nė vende tė ndryshme. Dėshira pėr tė pushuar nė tė vėrtetė nuk i mungon askujt, por Amarda vėrtet i meriton. Aq mė tepėr qė jeta nė Tiranė bėhet ndonjėherė ca si e vėshtirė dhe e mėrzitshme pėr tė. Vetėm ajo me famėn e saj do tė ishte mjaftueshėm pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė gjithėve e jo mė kur kjo vėmendje dyfishohet pėr shkak tė njė njeriu tjetėr tė njohur dhe e gjithė kjo shumėfishohet sėrish me kėrshėrinė qė ngjall njė histori dashurie, siē ėshtė ajo qė po jeton Ami me Ermal Mamaqin. Ata janė njė nga ēiftet qė ėshtė pėrpjekur mė shumė pėr ta mbrojtur lidhjen e tyre nga kureshtja e medias dhe njerėzve tė tjerė, si diēka e ēmuar dhe personale, qė do ta mbash brenda njė globi. Po kur personazhet janė tė njohur, ky glob ėshtė me tė vėrtetė prej qelqi. Sa do tė pėrpiqesh, nuk i shpėton dot as syve tė kokave qė kthehen dhe as bliceve tė aparateve fotografikė. Herėt a vonė do tė merrej vesh. Kėtė e dinin mirė dhe ata. “Komentin e ndezur rreth nesh donim ta neutralizonim sado pak, duke mos folur tė paktėn ne rreth kėsaj historie, pėr tė cilėn nuk na pėlqen tė bėjmė komente”, merr pėrsipėr pėr tė vetmen herė tė flasė dhe nė emėr tė partnerit, meqė duket se ky i tyre ėshtė njė vendim “skuadre”. Njė skuadėr e vogėl, por dhe e fortė, qė i ka shpallur sfidė tė hapur dhe tė ndėrgjegjshme medias nė njė lojė mjaft intriguese edhe pėr ēiftin. Duke folur ata vetė, ndoshta tė tjerėt do kishin mė pak mundėsi pėr thashetheme, por Ami nuk e sheh kėtė si njė detyrim ndaj askujt. Ajo nuk i bindet ca teorive tė rreme shpėtimtare, qė nė fund tė fundit do kėnaqin gjithė kėrshėrinė e tė tjerėve, pėr diēka qė ėshtė plotėsisht e tyre. “Ne kemi zgjedhur mos tė flasim. Duke qenė tė dy tė njohur, nuk i shpėtojmė dot interesit tė tjerėve dhe kėtė e dimė. Por nuk mė vjen mirė kur lexoj tė tilla shkrime aspak profesionale dhe ca telenovela tė sajuara qė shoqėrojnė fotot tona, tė cilat nuk kanė asgjė tė vėrtetė. Mė vjen inat, por dhe pėr tė qeshur nė tė njėjtėn kohė”. Asaj i duhet tė mėsojė nė gazeta fjalė tė sajat, qė nuk i ka thėnė e tė tjera si kėto, qė pėrveē saj i sheh dhe familja. Ata i lexojnė gazetat dhe revistat, qė ajo i gjen pastaj mbi tavolinė. Ndonjėherė i duhet ta kapėrcejė heshturazi jokomoditetin e njohur tė prezantimit tė nxituar tė lidhjes nė familje, pėr tė cilin ka menduar media. Por lidhja me njė artist, jashtė ndjenjave sigurisht qė nuk sjell vetėm kokėēarje. Kėshtu, tani ajo ka njė sy mė tė vėmendshėm kritik qė e sheh dhe njė njeri qė e kupton mė mirė. Ndėrsa mėnyra e jetės plot angazhime, por dhe lėvizje e shumė kontakte me njerėzit, nė plan tė parė mjaft stimuluese pėr xhelozitė e ēdokujt, te Ami nuk sjell njė shqetėsim tė veēantė. “Nuk kam aspak njė xhelozi specifike qė kushtėzohet nga profesioni. Ajo ėshtė nė karakter dhe ka tė bėjė me stėrvitjen qė ēdo njeri i bėn mendjes. Profesioni mund tė jetė shtysė, por kjo ndjenjė, pėr mos tė kaluar nė ekstrem, mund tė frenohet nga karakteri”, e pėrshkruan me lehtėsinė dhe qartėsinė e njė psikologeje tė ardhshme kėtė kompleks ndjenjash qė trazon shpesh qetėsinė e njė lidhjeje, por mesa duket jo tė tyren. Ajo e shijon atė me natyralitetin me tė cilin ka ardhur. “Kur dy njerėz pėlqejnė tė rrinė bashkė, nuk duhet shumė pėr ta arritur kėtė. Ēdo gjė ndodhi nė ēastin dhe nė vendin e duhur”. Ka ndėrmend ta lėrė tė rrjedhė po natyrshėm, pa dashur tė flasė para kohės pėr planet, qė veē kjo e fundit i shndėrron nė realitet. Tani pėr tani mendja e lodhur i rreh vetėm te pushimet, tė cilat kėtė vit do t’i kalojė me shoqėrinė dhe jashtė Shqipėrisė. Vetėm ca udhėtime fundjavave brenda kufijve, sepse pushimet e vėrteta i ka planifikuar nė Mal tė Zi, ku do shkojė disa herė dhe diku jashtė kontinentit. I shijoi pa masė disa ditė tė kaluara nė Budva dhe mezi pret tė kthehet aty. Jo vetėm pėr ēlodhjen qė i dhuron natyra, por dhe lirinė qė rrjedh nga fakti qė s’e njeh askush. “Budva mė pėlqen. Aty askush nuk kthen kokėn dhe as tregon me gisht”. Pushimet ideale pėr tė nuk do tė thonė shpenzime tė shumta. “Mjafton tė ketė det dhe diell, muzikė e alegri, lėvizje e mbi tė gjitha njė shoqėri tė mirė”. Edhe pushimet, qė vjet i kaloi me familjen, janė pėrfshirė nė ndryshimet qė pėrjeton Ami, ashtu si dhe jeta nė pjesėn tjetėr tė vitit. “Megjithatė, njerėzit e ngushtė qė mė rrethojnė nuk kanė ndryshuar, kanė mbetur po ata. Ajo qė ka ndryshuar ėshtė se kam mėsuar tė tregohem mė pak e mirė pėr t’u mbrojtur nga padrejtėsitė dhe nga ata qė duan tė mė fusin nė grackė. Kur sheh se jep shumė dhe asgjė nuk tė kthehet, ėshtė mė mirė tė tregohesh mė e ashpėr, qė mos tė lėndohesh mė vonė”. Tashmė ajo duket se di ēdo gjė pėr tė pėrballuar njė jetė prej protagonisteje. Ėshtė sigurisht e ndėrgjegjshme pėr imazhin e krijuar dhe nuk do qė tė abuzojė me tė, qoftė dhe me njė hap tė vogėl fals, qė mund tė rezultonte fatal. Ka dalė nga mburoja e njė grupi baleti dhe tani ka nė duar fatin e njė figure ekrani qė mban emrin e saj. E ndėrtuar prej fatit, mundit, por dhe brishtėsisė. Prej fatit, sepse te Amarda ēdo gjė ka mbėrritur vetė. “Krijimin e njė figure individuale sigurisht e kam dashur, por jo aq fuqishėm sa tė kthehej nė objektiv. Tė gjitha gjėrat mė kanė gjetur dhe nuk i kam kėrkuar. Unė nuk jam njė karrieriste nė thelb, nė kuptimin e atij egoizmi qė i kalon kufijtė e normales”. Po sigurisht qė kjo ka kėrkuar talentin, punėn dhe pėrkushtimin e Amardės, sepse askush, aq mė pak nė televizion, nuk tė dhuron njė vend qė ty do tė pėrkasė pėrherė. Dhe Ami e di mirė kėtė. Ajo ėshtė pėrkushtuar pėr tė mos lėkundur besimin e tė tjerėve dhe pėr ta kryer mirė atė qė, ndėrsa pėr spektatorėt ėshtė njė element spektakli, pėr tė ėshtė njė detyrė. E gjatė kėtij rrugėtimi, nė ēdo hap ka ndjerė mirėnjohje pėr ata qė i kanė qėndruar pranė, qoftė edhe pėr njė fjalė tė thėnė. Edhe paraqitja duhet tė jetė gjithmonė nė lartėsi, aq mė tepėr me rėndėsinė e veēantė qė ka nė televizion, ku pėr tė mbijetuar, si mendon ajo, nuk mund t’i besosh vetėm asaj qė natyra tė ka falur, por dhe asaj qė ti di tė japėsh me aftėsitė e tua. Dhe e gjitha kjo ėshtė e konsoliduar dhe e brishtė nė tė njėjtėn kohė. “Jam munduar tė krijoj njė imazh tė ekuilibruar dhe me sa duket tė pėlqyeshėm. Nuk dua tė provoj gjėra ndryshe, qė do ma kėrcėnonin kėtė figurė, siē kanė bėrė disa tė tjerė dhe kanė dėshtuar. Nuk dua tė bėhem pėrsėritėse e kėtyre gabimeve”. Bėhet fjalė qė nga modeli i flokėve dhe deri te sjellja para kamerės. Ajo nuk dėshiron tė eksperimentojė ndryshime tė bujshme, qė do ta tronditnin imazhin e krijuar. Ėshtė mė shumė se e saktė nė kėtė vendim tė sajin, sepse kėshtu ēdo gjė ka shkuar shumė mirė. Atė e njohin dhe e pėlqejnė tė gjithė. Prandaj nuk ka ndėrmend tė provojė nė fusha tė tjera, si kėnga apo videoklipet, edhe nėse ato do tė ishin tė tė dashurit tė saj. Edhe pse ndonjėherė thonė me shaka atė qė ndoshta dhe tė tjerėt pyesin veten “pse nuk bėjmė njė kėngė bashkė?”, kjo ėshtė vetėm njė batutė mes tyre. Amarda e sheh veten jashtė videoklipeve, por edhe kėngės. Angazhimet e saj i ka tė pėrcaktuara mirė, janė ato qė e kanė bėrė tė njohur. Baleti, pėr kėnaqėsinė e saj, sepse ajo asnjėherė nuk humbet rastin tė kėrcejė. Prezantimi, tashmė aftėsi e afirmuar, mbetet pėr t’u rritur. Por mes kėtyre aspiratave mė e sigurta se ēdo tjetėr ėshtė viti i katėrt i fakultetit, qė pret nė pragun e tetorit. Ai do t’i dhurojė diplomėn e njė dege qė e pėlqen dhe nė tė ardhmen ajo dėshiron qė tė jetė profesioni i saj. Ky prag sjell dhe sezonin e ri televiziv dhe se si do tė vijė Ami atėherė, ėshtė ende surprizė. Dhe po t’i shtosh kėsaj edhe tė qenit nė faqet rozė tė revistave dhe gazetave, qė kanė trazuar jo pak privatėsinė e saj, duket se pėr Amarda Toskėn, sfida e re sapo ka filluar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sfida e re e Amit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Kėrce tek: