AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ambasadori Zeneli: Vizat, dialog me Maqedonine

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ambasadori Zeneli: Vizat, dialog me Maqedonine Empty
MesazhTitulli: Ambasadori Zeneli: Vizat, dialog me Maqedonine   Ambasadori Zeneli: Vizat, dialog me Maqedonine Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 7:59 pm

Ambasadori Zeneli: Vizat, dialog me Maqedonine
E Premte, 18 Janar 2008

Bashkim Zeneli, diplomat i njohur, flet ne kete interviste per “Koha Jone” lidhur me vendimin e qeverise maqedonase per forcimin e regjimit te levizjes se qytetareve shqiptare. Me eksperience gjate drejtimit te perfaqesive diplomatike te Shqiperise ne Gjermani dhe Greqi, Zeneli kembengul se Tirana dhe Shkupi duhet te gjejne nje zgjidhje nepermjet dialogut, pa demtuar marredheniet mes dy vendeve dhe imazhin para NATO-s e Bashkimit Evropian. Diplomati flet per shembuj konkrete te trajtimit te ceshtjeve konsullore dhe rendesine e vullnetit politik ne zgjidhjen e problemeve.

Zoti Ambasador, qeveria maqedonase ka vendosur te forcoje regjimin e levizjes se lire te njerezve me Shqiperine. Si e vleresoni kete mase?

“Eshte bere e njohur tani nga opinioni, shtypi e politika, jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne Maqedoni se ky vendim, qofte i qeverise, qofte dhe ligji i parlamentit te Maqedonise, eshte nje mase e nxituar, e pajustifikuar. Duhet kuptuar mire qe cdo kthim prapa ka nje paragjykim. Nese nuk do te ishte ky regjim mund te mos kishim folur si deri me sot. Por te besh nje hap prapa, te kalosh nga marrja e vizave per shtetasit shqiptare ne kufi, te perplasesh ne dyer te Ambasades me procedurat perkatese, eshte nje hap prapa dhe i pajustifikuar dhe qe demton marredheniet midis dy vendeve. Nje gje duhet te kemi te qarte, qe edhe nje veprim konsullor i ketij niveli, duhet pare ne permbajtjen e tij. Nuk eshte thjesht nje element teknik qe ka te beje me marredheniet midis dy vendeve, por ka brenda paragjykimin dhe mungesen e vullnetit politik per te thelluar bashkepunimin, pavaresisht cfare thuhet dhe deklarohet. Republika ish-Jugosllave e Maqedonise eshte ne te njejtin proces me ne, proces te integrimit ne NATO dhe Bashkimin Evropian, ndaj veprime te tilla duhet t’i gjykoje gjithnje ne kuadrin e frymes evropianiste dhe bashkepunimit mes dy vendeve. Eshte e natyrshme qe nuk mund te kete fryme evropianiste mes dy vendeve nese nuk shikohen dhe keto elemente. Aq me teper kur keto elemente pesojne kthim prapa.

Duke qene nje mase e tille e nxituar, duhet te reflektohet ne kete drejtim nga strukturat perkatese te qeverise ne Maqedoni apo dhe Parlamenti maqedonas. Nuk eshte fjala ketu qe te shtyhet nga 1 shkurti ne 1 nje mars fillimi i kesaj mase te re, por ajo duhet te kthehet ne nivelin e meparshem. Maqedonia eshte po kaq e interesuar per te ecur me kete fryme, jo thjesht si vende fqinj, jo thjesht se faktori shqiptar eshte prezent aktiv ne politiken e Maqedonise, por ta shikoje kete me nje plan me te gjere te bashkepunimit te gjitheanshem mes dy vendeve tona fqinje. Natyrisht midis fqinjeve dhe ndodhin probleme, perplasje. Aftesia eshte qe keto perplasje te kapercehen me vullnet te mire. Vullneti i mire gjendet kur edhe perspektiva eshte jo fryma ballkanike e vjeter, por perspektiva evropiane. Nganjehere te dy palet duhet te dine dhe te tolerojne e te gelltisin, sepse po thame fjalen e fundit te paren, demtojme me tej marredheniet dhe imazhin. Mua me duket se me kete mase qe ka marre Maqedonia, eshte ajo qe ka humbur me shume dhe ne opinionin evropian. Ne kuptimin gjithnje te nje kthimi prapa. Ne nje kohe kur Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian kane bere te njohura masat per lehtesimin e levizjes se qytetareve, sidomos te Ballkanit, me perspektiven per ta liberalizuar ne maksimum kete lloj levizje, te marresh nje hap te tille eshte i paargumentuar, i pastudiuar dhe i demshem, jo vetem ne marredheniet mes dy vendeve, por dhe ne planin e imazhit para Bashkimit Europian. Ajo qe ndertohet ne marredheniet midis dy vendeve me mund e bashkepunim me koncepte evropianiste, mund te prishet brenda nje kohe shume te shkurter, me nje deklarate brenda nje dite dhe vetem me nje qendrim”.

Si e vleresoni reagimin e diplomacise shqiptare per nje mase te tille nga qeveria e Maqedonise?

“Veprimi i diplomacise ka qene i matur dhe i kujdesshem. Jane dhene ato deklarata diplomatike se po punohet per te kapercyer problemin. Eshte dhene ky mesazh dhe nga ministria jone e Jashtme, edhe nga zedhenes te qeverise se Maqedonise. Nuk duhet te kenaqemi me faktin nese i tregoi diplomacia jone dhembet Maqedonise fill pas ketij reagimi per te vene sistemin e vizave ketu Shqiperi, ne ambasade apo jo. Nese vazhdohet me tratativa, bashkepunim, bisedime e negociata, kjo eshte puna me e mire qe ben nje Ministri e Jashtme dhe rezultatet kam besim se nuk do te mungojne. Lidhur me Ministrine e Jashtme ka nje problem, se flitet se ky ligj i Parlamentit te Maqedonise, eshte miratuar veren e vitit te kaluar, nga maji apo qershori. Nuk e di ne ka patur dijeni ministria jone per kete mase deri me sot dhe cka bere. Kjo duhet bere transparente dhe e njohur. Sepse nese ka pasur dijeni qe ne vitin e kaluar, nuk duhet te ndodhej sot para nje fakti te kryer ose duhet te deklaronte se Maqedonia nuk terhiqet dhe ne po vazhdojme negociatat. Ketu mund te kete dhe spekulime te ndryshme, por mendoj se diplomacia duhet lene te punoje. Nese nuk punon, do behen kritika. Nga pervoja ime si ambasador vleresoj shume faktin qe i duhet lene vend dialogut e bashkebisedimeve. Hapat duhet te jene dashamires. Nese ekziston vullneti politik i perbashket per t’i kapercyer, ato kapercehen”.

A duhet te veproje Shqiperia ne baze te parimit te reciprocitetit?

“Une nuk mendoj se eshte koha per te vepruar sipas parimit te reciprocitetit, te pakten tani per tani, jo. Sepse ne jemi akoma ne negociata. Deklarimet jane te tilla qe po punohet ne kete drejtim nga te dy stafet. Ne duhet te shpresojme qe ky problem do te zgjidhet, sepse do te ishte dhe nje pergjegjesi per palen maqedonase, marrja ne menyre te njeanshme e zbatimit te nje ligji te tille. Pastaj ne proces e siper do te shikohen dhe veprimet e pales sone, ndoshta dhe deri tek reciprociteti, nese nuk ka kthim ne ate situate qe ishim. Por te gjitha duhen bere pa ngutje. Diplomacia i ngjan nje ajsbergu ku duket maja, por nuk duket pjesa qe eshte ne uje. Ndonese eshte e domosdoshme qe edhe kjo pjese qe eshte ne uje te behet transparente. Po te veprojne mekanizmat perkates, takimet dypaleshe, ketu apo atje, ngarkimet me detyra te personelit diplomatik, gjerat besoj se ecin ne rrugen e duhur. Nuk jam per t’u pergjigjur me te njejten monedhe. Ashtu si nuk jam dhe me te berit, te pakten nga deklaratat publike ne shtyp, te bilancit te ndereve. Kemi bere ne me shume per Maqedonine apo ajo per ne. Ne jemi fqinj, ne do bashkepunojme, nuk kemi ku shkojme jashte ketij bashkepunimi. Nese ky veprim i pajustifikuar i pales maqedonase nuk rikuperohet, nuk kthehet ne gjendjen e meparshme, do te thote qe ka dicka me shume. Mungon nje vullnet politik. Atehere marredheniet duhen pare ne nje zhvillim te ri. Por une nuk mendoj se jemi ne kushte te tilla. Te dy palet jemi nen vezhgimin e BE dhe NATO-s. Nuk mundet qe nje vend te shkelqeje ne permbushjen e detyrave qe ka per integrimin ne BE dhe NATO e nga ana tjeter te marre veprime te tilla jashte frymes se BE”.

A mund te tensionoje nje mase e tille marredheniet mes Tiranes dhe Shkupit apo me gjere ne rajonin e Ballkanit?

“Natyrisht qe nese nuk rikuperohet ky vendim i qeverise maqedonase, pasojat do te jene te dukshme ne komunikimin e njerezve, mallrave apo shkembimin e tregetise. Ne tani nuk veprojme si te izoluar. Jemi fqinj me vende te tjera te rajonit. Maqedonia eshte vend tranzit dhe per vende te tjera me gjere se rajoni si Bullgaria, Rumania e Turqia. Po ashtu edhe Shqiperia eshte vend i hapur e tranzit per kalimin e mallrave nga Maqedonia, ne Adriatik e ne Evrope. Ftohja e ketyre marredhenieve ka pasoja te padiskutueshme ne ekonomi. Por une kam besim se ky problem duhet te kapercehet. Kjo eshte ne llogjiken normale, te te parit te gjerave jo me frymen e vjeter, me frymen e inateve ballkanike. Midis fqinjesh do ndodhin probleme, ato duhen kapercyer. Aftesia e diplomacise, politikes dhe qeverive eshte pikerisht per t’i kapercyer, dhe jo per te gjetur sebepin me te vogel per ta zmadhuar problemin e per ta bere ndoshta dhe me vone te riparueshem”.

Nga eksperienca juaj si ambasador ne Gjermani dhe ne Greqi, a ka pasur probleme te kesaj natyre?

“Natyrisht nje perfaqesi ka probleme te tilla. Kjo ka te beje me marreveshjet midis vendeve. Po kjo ka te beje dhe me vete rregullat, aktet nenligjore qe ka Ministria jone e Jashtme per shtetasit e saj kudo qe jane. Une mund te permend periudhen ne Gjermani gjate luftes ne Kosove. Kur ne Shqiperi erdhen vellezerit tane kosovare me familje e gjeten bujari tek ne, doli nje problem. Kishte kerkesa nga shqiptaret qe ishin ne Gjermani per te ardhur ne Shqiperi per te pare te afermit e tyre ne Tirane e qytete te tjera. Ne si ambasade s’mund te jepnim leje kalimi per nje person qe nuk eshte shtetas shqiptar. Por dhe qe te mos ndikonim per nje zgjidhje, qe ata te shihnin njerezit e tyre ne Shqiperi, kjo nuk qendronte. Atehere bera shume bisedime si perfaqesi me Ministrine e Jashtme dhe ate te Brendshme te Gjermanise dhe u gjet nje zgjidhje, pavaresisht se keto nuk i mbulonim ne nga pikepamja formale si shtetas te Shqiperise. Na u dha kjo e drejte qe per nje periudhe te shkurter ne te jepnim leje-kalimi dhe me to kosovaret te mund te ktheheshin serish ne Gjermani. Pra ishte vullneti politik. U kuptua qe dhe ata kane nje te drejte te shikojne te te afermit e debuar nga lufta dhe u gjet nje zgjidhje. Ka pasur dhe raste te tjera. Do te ndaloja ne veprimtarine tone ne Greqi, ku qendrova per tre vjet. Marr nje shembull qe nga vera e vitit te kaluar, shtetasit shqiptare qe me pare kryenin veprime per certifikata ne ambasade, tani duhet t’i bejne prane ambasades greke ne Tirane dhe jo me ne Athine. Ky eshte nje vendim i vitit 2004, sepse Greqia nuk njohu marreveshjen e Vjenes me Shqiperine ne legalizimin e dokumenteve. Une u thirra qe ne mesin e vitit 2004 ne Greqi dhe m’u tha se tani e tutje nuk do legalizohen ne ambasade certifikatat. Ka qene nje preokupim shume i madh i imi dhe stafit diplomatik. T’u thuash 700 apo 800 mije shqiptareve se per cdo gje qe keni tani me certifikatat duhet te shkoni ne Tirane apo te merrni prokure, ishte nje pune qe veshtire se do kaperdihej. M’u desh nderhyrje, pasi mora miratimin e qeverise sime dhe asaj greke, qe kjo te kapercehej dhe u be deri ne mesin e 2007. Nese ka vullnet politik, ka dashamiresi, gjerat kapercehen.

Ne dhjetor 2002, une sapo shkova ne Greqi, arritem ne bisedimet deri tek niveli me i larte ne ate kohe, ish-kryeministri Simitis, te gjenim nje zgjidhje qe bashkatdhetaret e mi, te cilet nuk kishin dokumente te rregullta qendrimi ne Greqi, po qe ishin ne pritje te marrjes se tyre, te kishin mundesi qe per festa te vinin ne atdhe. Dhe u gjet kjo zgjidhje. Duke u kthyer tek rasti yne, mendoj se mund dhe duhet te zgjidhet. Ne pamje te pare duket nje ndryshim 100 km nga kufiri me ambasaden maqedonase ne Tirane, por ne vetvete ka pasoja politike dhe ekonomike.

Une mendoj se ne marredheniet mes dy vendeve ne punojme jo sa duhet per elementin human. Ne kenaqemi ndoshta per nje vizite reciproke te ministrave, por duhet te shohim marredheniet shpirterore dhe kulturore mes dy vendeve”.

Ka patur mendime per ta njohur shtetin maqedonas me emrin FYROM dhe jo Maqedoni. Si mendoni?

“Nuk mendoj se duhet te kemi nje kthim prapa. Ka nje problem qe duhet sqaruar. Se pari, ne e njohim Maqedonine me emrin FYROM ne planin shumepalesh dhe nderkombetar. Pra me ate emer qe e ka njohur dhe Organizata e Kombeve te Bashkuara. Ne planin dypalesh, ne kuader te marreveshjeve te ndryshme te bashkepunimit, ne e kemi njohur edhe si Maqedoni. Per ne nuk duhet te perbeje shqetesim njohja me kete apo me ate emer, por ka nje problem. Ka nje diskutim ne kuader te OKB-se midis Greqise dhe Maqedonise per zgjidhjen e emrit, qe drejtohet nga perfaqesuesi i Sekretarit te Pergjithshem, Nimic. Ai do te kete dhe nje takim ne Oher dhe pastaj ne Athine. Nese te dy palet bien dakord ne kuader te OKB-se me kete ndermjetesues per te gjetur nje zgjidhje per emrin, Shqiperia do te njohe ate emer per te cilin do te jene dakord dy palet”.

Flitet per nje vizite te kryeministrit maqedonas ne Shqiperi. A mendoni se ky do te jete nje rast per te zgjidhur kete problem te lindur?

“Takimet ne nivele te tilla mes Kryeministrave jane shume te domosdoshem, te rendesishem. Ka pasur shume spekulime shtypi per daten dhe per kohen. Eshte thene se Kryeministri i Maqedonise do te vije ne fillim te shkurtit, pikerisht per kete problem. Une mendoj se takime te tilla ne nivele kryeministrash, nese perfshihen ne kuadrin e nje axhende zyrtare, jane me te gjera. Me vjen mire qe kjo axhende nese do te jete e shpejte, do te jete per bashkepunimin ne kuader te detyrimeve te perbashketa qe kemi per NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Vizite e nje Kryeministri kerkon pergatitje. Nuk eshte fjala te ftohet sot dhe te vije neser. Nuk mendoj se kryeministri i Maqedonise do te vinte ne Shqiperi thjesht per ceshtjen e vizave. Nese ata kane bindjen dhe po punojne per te ndrequr kete nxitim qe paten, mund ta beje dhe pa ardhur ne Shqiperi, t’ia kaloje serish Parlamentit per ndryshimet perkatese. Viziten do ta konsideroja me te rendesishme, me te plote, me nje axhende, me problematiken perkatese, me problemet ekonomike, kulturore, me zbatimin e Marreveshjes se Ohrit. Por nje Kryeminister eshte i mirepritur ne Shqiperi, ashtu si nje vizite e Kryeministrit shqiptar ka rendesi atje ku shkohet. Nese kjo vizite do te behet shpejt, brenda atij afati qe deri tani eshte 1 marsi per ndryshimin e marrjes se vizave, eshte mire per ta diskutuar. Por une kembengul qe deri ne viziten e Kryeministrit, duhet te punojne stafet perkatese, te behen transparente problemet. Te dalin zedhenesat e ministrive te jashtme qe te mos kete spekulime dhe pastaj ne parim i lihet radha bisedes mes dy Kryeministrave qe kane pergjegjesi per vendet e tyre. Nuk besoj se Kryeministri i Maqedonise duhet te vije ne Tirane per te degjuar verejtjet e Kryeministrit shqiptar per te. Ai do te vije per nje axhende me te gjere”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ambasadori Zeneli: Vizat, dialog me Maqedonine
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: