AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Abuzimi me thjeshtren, pranga pedofilit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Abuzimi me thjeshtren, pranga pedofilit Empty
MesazhTitulli: Abuzimi me thjeshtren, pranga pedofilit   Abuzimi me thjeshtren, pranga pedofilit Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:13 pm

Abuzimi me thjeshtren, pranga pedofilit
E Premte, 18 Janar 2008


Nje i moshuar u arrestua mengjesin e djeshem nga policia e Tiranes, nen akuzen e pedofilise me thjeshtren e tij te mitur. Mesuesit e shkolles, ku 9-vjecarja ndiqte klasen e trete, i jane drejtuar se bashku me nenen e te demtuares Drejtorise se Policise, duke denoncuar abuzimin seksual dhe veprimet e turpshme te 74-vjecarit Kadri Sadria, banues ne Laprake. Burime zyrtare te policise thane se hetimet po kryhen nga zyra per mbrojtjen e te miturve dhe kunder krimit ne familje. I moshuari ishte martuar per here te dyte me nje grua shume me te re nga vetja, duke lindur edhe tre femije te tjere me te, ndersa 9-vjecarja ishte fryt e marteses se pare te 50-vjecares. Aktualisht Sadria akuzohet per veprime te turpshme me te mitura, ndersa po kryhet nje ekspertize mjeko-ligjore per te pare nese eshte ushtruar edhe dhune seksuale.

Historia nis pak dite me pare, kur mesuesit e shkolles ne Laprake vene re shqetesimet e te mitures. I moshuari Sadria prej kater vjetesh ishte martuar per here te dyte dhe kishte sjelle ne jete edhe tre femije te tjere me gruan e re. Shenjat ne trup dhe sjellja e vajzes kane bere qe mesuesit e shkolles te dyshonin per dicka qe nuk shkonte te vajza, duke kerkuar shpjegime tek e ema. Ne keto rrethana, gruaja ka bere denoncimin ne polici. Ne pranine e nje psikologu, dy dite me pare, e mitura eshte marre ne pyetje, ku mesohet se ka rrefyer per abuzimet seksuale te 74-vjecarit. E ema ka thene se vajza e saj nuk i kishte treguar me pare asnje shqetesim dhe nuk ishte e sigurt per keto veprime te bashkeshortit. Fillimisht ngjarja eshte denoncuar ne posten e policise se Laprakes e me pas ne Drejtorine e Policise Tirane.

Zyrtare te policise thane se dyshojne qe veprimet prej pedofili ndaj thjeshtres se tij i moshuari i ka nisur qe prej dy vitesh. Por, frika ka detyruar 9-vjecaren te mos rrefeje me tej per te emen. Policia tha dje se “Kadri Sadrija eshte vene ne pranga, pasi nga hetimet paraprake te kryera mbi kete ceshtje, ka rezultuar se ka kryer veprime te turpshme me vajzen e bashkeshortes se tij”. Mesohet se i moshuari ka kundershtuar akuzen, por do te jete ekspertiza mjeko-ligjore, qe do te jape konkluzionet perfundimtare per ceshtjen.

Precedentet

24 dhjetor 2007

Nje 70-vjecar nga fshati Starje, i rrethit te Kolonjes, dyshohet se ka lene shtatzene nje minorene 15-vjecare dhe ka qene pikerisht konsulta ne kryeqytet qe ka nxjerre ne pah shtatzenine. Edhe pse ngjarja ka ndodhur ne vere te vitit te kaluar dhe eshte mbajtur e fshehte nga minorenia, gjithcka eshte bere e ditur pak kohe me pare, kur kjo e fundit eshte bindur qe me ne fund t’iu rrefehet prinderve se autori ishte Frederik Beqo.

29 nentor 2007

Babai i foshnjes eshte njeherazi edhe babai i nenes qe e ka lindur ate. Nen kercenim, Ferit Jaupi e ka perdhunuar te bijen me 14 gusht 2006, e cila me pas ka lindur femije ne qershor te vitit 2007. Ngjarja e pazakonte ka ndodhur ne fshatin Gjere ne Gramsh. Familjes Jaupi i eshte shtuar nje anetar tjeter, por pjesa derrmuese e familjareve nuk kishin dijeni per ardhjen ne jete te foshnjes.

29 qershor 2007

Qe prej tre vjetesh, nje vajze 15-vjecare dyshohet se i eshte nenshtruar babait te saj, ndonese nje gje e tille eshte denoncuar. Nderkohe, ky i fundit ka mohuar cdo gje, por jo ekspertizen mjeko-ligjore, e aq me teper deshmine e vete te dhunuares. Xh. Lico, 44 vjec, nga Tirana, eshte vene ne pranga, pasi nga hetimet paraprake te kryera mbi kete ceshtje, ka rezultuar se ne menyre sistematike per nje periudhe trevjecare, ka dhunuar seksualisht te bijen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Abuzimi me thjeshtren, pranga pedofilit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arratisen skafistet, pranga organizatoreve
» Grabiten me dhune nxenesit, 2 ne pranga

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: