AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kronikat ....

Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeWed Sep 19, 2007 12:38 am

Shkrihet komisioni i apelimit tė gjobave tė bizneseve


Shekulli
18-09-2007

Nga janari 2008 apelimet tė shqyrtohen nga Gjykata Administrative. Nė janar fillon vendosja e kasave
TIRANĖ- Komisioni i apelimit tė gjobave nė Ministrinė e Financave do tė shkrihet pėr t'i hapur vend ngritjes sė Gjykatės Administrative. Ligji i ri qė po hartohet nga Ministria e Financave parashikon shkrirjen e kėtij komisioni si dhe njė sėrė ndryshimesh tė tjera fiskale. Duke filluar nga njė janari i vitit 2008, bizneset do tė funksionojnė nė bazė tė njė ligji tė ri pėr procedurat tatimore. Po qė nga kjo datė, bizneset nuk do tė mund tė apelojnė nė Komisionin e Apelit nė Ministrinė e Financave por nė Gjykatėn Administrative. Kjo u pohua dje nga ministri i Financave, Ritvan Bode, i cili nėpėrmjet njė konference pėr shtyp njoftoi ndryshimin e ligjit dhe hartimin e njė projektligji tė ri pėr procedurat tatimore. Duke filluar nga kjo datė do tė nisė edhe vendosja e kasave regjistruese nė tė gjitha bizneset.

Sipas ministrit Bode, projektligji ka pėr qėllim t'i forcojė kėto procedura e t'i bėjė mė tė qarta pėr tatimpaguesit, nė mėnyrė qė tė rritet efikasiteti, transparenca dhe shkalla e pėrgjegjshmėrisė sė administratės tatimore nė Shqipėri. "Ky ligj ka tė bėjė me procedurat tatimore, pra gjithė procesin e pėrcaktimit tė masės dhe tė nxjerrjes sė taksave, tė gjithė procedurave qė lidhen me penalitetet pėr taksat, tė gjithė detyrimet dhe tė drejtat qė ka biznesi dhe administrata tatimore. Nė p/ligjin pėr Procedurat Tatimore ka njė pėrcaktim qė ka tė bėjė me detyrimin e tė gjithė subjekteve, personave, individėve qė qarkullojnė mallra nė tregun e brendshėm pėr tė pasur dokumente fiskale. Nė rastet qė do tė gjenden pa dokumente fiskale mallrat sekuestrohen.

Ky ėshtė njė hap pėr tė detyruar qarkullimin me dokumente, ky rregullim ėshtė bėrė qė nė ligjin ekzistues para disa muajsh",- tha dje pėrpara gazetarėve Bode. Sipas tij, ngritja e Gjykatės Administrative nuk do tė varet nga ana e Ministrisė sė Financave dhe tė gjitha funksionet e tjera do tė kryhen nga kjo gjykatė. I pyetur nė lidhje me ligjin e shumė kontestuar tė gjobave dhe ndikimin qė mund tė ketė tek ai ngritja e gjykatės, Bode u pėrgjigj: "Nė kėtė ligj parashikohet ngritja e Gjykatės Administrative, pasi hiqet hallka e apelimit nė Ministrinė e Financave. Funksionet e saj do tė kryhen nga Gjykata Administrative. Ne kemi parashikuar qė nė momentin kur Ligji i ri i Procedurave Tatimore hyn nė fuqi, nė Ministrinė e Financave nuk do tė ketė mė Komision Apelimi". Pėr ta bėrė kėtė ligj sa mė tė nevojshėm pėr tatimpaguesit shqiptarė, Ministria e Financave ka parashikuar zhvillimin e gjashtė tryezave tė rrumbullakta me pjesėmarrjen e anėtarėve tė dhomave kryesore tė tregtisė, me juristė dhe kontabilistė, si dhe me pėrfaqėsues tė organizatave jofitimprurėse. Kėto takime do tė zhvillohen nga data 21 shtator deri mė 11 tetor nė Tiranė.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeWed Sep 19, 2007 12:39 am

Makina pėrplaset me trailerin, vdes emigranti 23- vjeēar


Gjergj Marku
18-09-2007


Rrėshen, viktima punonte nė Greqi dhe ishte kthyer nė vendlindje pėr tė sjellė gruan e tij pėr lindje
RRĖSHEN- Njė aksident i rėndė automobilistik i ndodhur nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm i ka marrė jetėn tragjikisht njė tė riu 23- vjeēar qė kishte pak ditė i ardhur nga Greqia. Besnik Ndreca, nga fshati Kaēinar i Mirditės, ka humbur jetėn teksa udhėtonte me makinėn e tij tip "Renault" me targa greke "KPE 6137", kur ėshtė pėrplasur me njė trailer tė tonazhit tė rėndė nė afėrsi tė Urės sė Fanit tė Vogėl nė kryqėzimin e rrugėve qė tė ēojnė pėr Rrėshen e Lurė dhe tjetra pėr nė drejtim tė Kukėsit e Kosovės. Nė aksident ėshtė pėrplasur edhe njė 27 -vjeēar qė ndodhej nė tė njėjtėn makinė.

Sipas dėshmitarėve okularė qė e kanė parė pėrplasjen, makina e emigrantit ėshtė pėrplasur me trailerin e tonazhit tė rėndė i ngarkuar me zhavorr me targa tė Tiranės "TR 3224 K" qė drejtohej nga Zef Kola, 54 vjeē. Pėrplasja ka qenė e fortė pėr shkak tė shpejtėsisė sė madhe tė makinės qė drejtonte 23- vjeēari. Sipas policisė, Besnik Ndreca ka humbur jetėn nė vend dhe ėshtė plagosur rėndė shoku i tij Indrit Kola, 27 vjeē nga fshati Ndėrfushės i Mirditės, i cili ndodhej nė vendin e parė tė makinės. Menjėherė kanė shkuar persona qė ndodheshin aty pranė dhe ata kanė vėnė re vdekjen nė vend tė 23- vjeēarit. Pėr shkak tė shtypjes sė makinės nga pėrplasja, ėshtė dashur njė kohė e gjatė pėr tė nxjerrė trupin e viktimės nga makina. Drejtuesi 54- vjeēar i automjetit tė tonazhit tė rėndė pasi ka ndihmuar nė nxjerrjen e kufomės dhe dėrgimin nė spital tė tė plagosurit ėshtė vetėdorėzuar nė polici. Tė afėrmit e viktimės pohuan se ai punonte prej vitesh nė Greqi, ishte i martuar, dhe ishte kthyer nė vendlindje pėr tė sjellė gruan e tij pėr lindje.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeWed Sep 19, 2007 12:43 am

Tatimorėt e arrestuar: Do tė apelojmė masėn


F.Vezaj
18-09-2007

Gjykata e Tiranės verifikon nė 10 minuta masat e sigurisė
TIRANĖ- Vetėm 10 minuta kohė iu deshėn gjyqtares sė gatshme pranė Gjykatės sė Tiranės, Mimoza Kajo, qė tė kryejė proceduarėn e verifikimit tė masave pėr pesė punonjėsit e Policisė Tatimore dhe ekonomistit tė njė kompanie private, qė u arrestuan gjatė operacionit tė koduar "Gjoba e Fundit". Gjatė paradites sė djeshme, gjashtė tė dyshuarit pėr veprėn penale tė "korrupsionit pasiv dhe atė aktiv": Flamur Mallkuēi, Migen Katroshi, Genci Murthi, Dritan Metani, Aurel Cenolli dhe Klodian Myftari,para gjykatės nuk preferuan tė flasin pėr akuzat, duke dhėnė vetėm gjeneralitet e tyre, ndėrsa avokatėt mbrojtės pas mbarimit tė seancės u shprehen se: "do t'i apelojnė vendimet e masave tė sigurisė".

Ndėrkohė, sipas prokurorisė, gjatė hetimeve paraprake dyshohet se 5 punonjėsit e Policisė Tatimore kanė kryer veprime tė paligjshme dhe korruptive ndaj disa subjekteve tatimore nė Tiranė, duke u bėrė presion pėr bllokimin e aktivitetit tė tyre dhe duke iu kėrkuar vlera monetare nė kėmbim tė tolerimit tė shkeljeve tė konstatuara. Nė operacionin e policisė sė koduar "Gjoba e Fundit" u arrestuan: ish-shefi i Policisė Tatimore nė Tiranė, Flamur Mallkuēi, oficerėt Migen Katroshi, Genci Murthi, Dritan Metani e Aurel Cenolli, si dhe Klodian Myftari, me detyrė ekonomist nė kompaninė private "Tar Tenda" nėTiranė, teksa po "paguante" gjobėn e firmės ndaj tatimorėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeWed Sep 19, 2007 12:57 am

Lushnje, burrė e grua vdesin nė aksident


Sokrat Ndreēka
17-09-2007


Vasil dhe Lumturie Prifti kanė hyrė me motor nė rrugėn kryesore por janė pėrplasur nga njė makinė

Lushnje, burrė e grua vdesin nė aksident

Njė aksident i rėndė automobilistik i ka marrė jetėn dje njė ēifti nė rrethin e Lushnjes. Vasil dhe Lumturie Prifti ishin duke udhėtuar nė aksin nacional Lushnje- Berat me motorin e tyre por janė pėrplasur nga njė makinė. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 17.00 tė ditės sė djeshme dhe pėr ēiftin Prifti nuk ka pasur asnjė mundėsi mbijetese. Burimet zyrtare tė policisė lokale pohuan dje se automjeti tip benz me targa "TR 0548", qė drejtohej nga shtetasi Eduard Myftaraj, vinte nga Berati nė drejtim tė qytetit tė Lushnjės. Nė afėrsi tė komunės sė Fiersheganit, nga njė rrugė dytėsore, ka dalė motori me targa "Br 333 A", i cili drejtohej nga Vasil Prifti. Hyrja e motorit nė rrugėn kryesore ka qenė e papritur dhe ai ėshtė pėrplasur me makinėn. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se pėrplasja ka qenė tepėr e fortė dhe Vasil Prifti, 45 vjeē, ka gjetur vdekjen e menjėhershme. Nė motor ndodhej edhe bashkėshortja e tij 42- vjeēare, Lumturie Prifti. Edhe ajo ka gjetur vdekjen nė vend si pasojė e pėrplasjes me makinėn. Nė vendin e ngjarjes shkuan menjėherė forcat e policisė sė Lushnjes, tė cilat administruam situatėn e rėndė tė krijuar pėr shkak tė humbjes sė dy jetėve. Sipas policisė, aksidenti ka ardhur pėr shkak tė shpejtėsisė sė madhe tė benzit dhe mungesės sė kontrollit tė drejtuesit tė motorit nė ēastin e daljes nė rrugėn kombėtare. Policia ka bėrė ndalimin e shoferit qė mendohet se ka qenė shkaktari kryesor i aksidenti. Ai ėshtė dėrguar nė komisariatin e Lushnjes pėr hetimet e mėtejshme lidhur me ngjarjen

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeWed Sep 19, 2007 12:58 am

Gjykata lė nė arrest shtėpie tė dėnuarin me 25 vjet


K. Bushi
17-09-2007


Kurbin, Nikoll Dobrozin ėshtė dėnuar nė dy shkallė pėr vrasjen e burrit tė tė dashurės sė tij. Ēėshtja nė Gjykatėn e Lartė



KURBIN- Gjykata e Kurbinit nxjerr nga burgu njė person tė dėnuar me 25 vjet burg pėr vrasjen e bashkėshortit tė tė dashurės sė tij. Njė vendim i gjykatės lokale ka lėnė Nikoll Dobrozin nė arrest shtėpie deri nė dhėnien e vendimit pėrfundimtar nga Gjykata e Lartė. Dobrozi ėshtė dėnuar mė parė nga dy gjykata pėr vrasjen e Fran Laskės, tė ndodhur mė tetė qershor tė vitit 2004. Lirimi i tij nga burgu ėshtė arsyetuar nga gjykata e Kurbinit me pretekstin se i kanė pėrfunduar afatet e paraburgimit.

Vrasja

Sipas vendimit tė parė tė dhėnė nga gjykata e Kurbinit dy vjet mė parė, Laska ėshtė vrarė mė tetė qershor tė vitit 2004 dhe trupi i tij ėshtė gjetur katėr ditė mė vonė, nė njė kallamishte tė fshatit Adriatik. Edhe pse Frani kishte katėr ditė i vdekur, bashkėshortja e tij nuk kishte bėrė asnjė denoncim nė polici. Kjo ka bėrė qė hetuesit ta vėnė atė nė listėn e personave tė dyshuar pėr vrasjen. Hetimet e mėtejshme treguan se pak kohė para vrasjes, Frani shkonte tek djali i hallės sė tij nė Bushnesh, ku do tė merrte dhe disa ushqime. Ditėn e vrasjes, ai ndodhej nė shtėpinė e hallės sė tij por ka marrė njė telefonatė qė i kėrkonte tė kthehej nė shtėpi. Fran Laska u nis pėr nė shtėpinė e tij me njė biēikletė, nė koshin e tė cilės kishte vendosur dhe ushqimet e marra. Sapo ėshtė ngjitur nė njė rrugė malore, nė fshatin Kokėrdhok, pranė fshatit tė tij, Frani ėshtė goditur nė kėrcirin e kėmbės se djathtė dhe mė pas nė kokė me sende tė forta. Pasi ėshtė masakruar nė kėtė mėnyrė, Fran Laska ėshtė hedhur nė njė kallamishte. Mė pas autori i krimit i ka vėnė flakėn pėr tė fshehur tė gjitha provat e mundshme.

Arrestimi

Me 19 qeshor 2004 policia e Kurbinit arrestoi Nikoll Dobrozin, bazuar nė dėshminė e Dava Laskės, bashkėshortes sė viktimės. Policia e Kurbinit pas arrestimit tė Dobrozit shoqėroi nė dhomat e paraburgimit edhe Dava Laskėn. Gjatė bisedės midis Dava Laskės dhe Nikoll Dobrozit nė dhomėn e paraburgimit ėshtė zbardhur vrasje, e cila ka ndodhur pasi Nikoll Dobrozi kėrkonte tė lidhej me Dava Laskėn. Ndoc Ēaraku ekspert i policisė shkencore nė Tiranė ka treguar se provat e gjetura nė makinėn e Nikoll Dobrozit, kryesisht njolla gjaku, janė mbajtur pėr njė muaj nė frigoriferin e kėsaj police. Pas njė muaji, me urdhėr tė prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, provat janė dėrguar pėr analiza nė SHBA. Mosmarrja nė kushtet e domosdoshme higjienike ka bėrė qė provat materiale tė dėmtohen. Por tė gjitha kėto janė kundėrshtuar nė gjykatė nga i arrestuari. Pas dhėnies sė dėnimit dy vjet mė parė, ai ka reaguar duke thėnė: "Nuk kam hak dhe as hile nė vrasjen e Fran Laskės. Pavarėsisht se kam pranuar imoralitetin dhe lidhjet intime me Dava Laskėn, bashkėshorten e viktimės, Fran Laska. Unė ju bėj be nė bazė tė zakonit se nuk kam gisht nė vrasje". Pas apelimeve tė shumta ēėshtja ka arritur deri nė Gjykatėn e Lartė dhe vendimi nuk ka marrė ende formėn e prerė. Bazuar nė kėtė fakt gjykata e Kurbinit ka vendosur lirimin e Dobrozit nga burgu dhe mbajtjen e tij nė arrest shtėpie deri nė momentin qė vendimi do tė jetė pėrfundimtar.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeWed Sep 19, 2007 1:00 am

Vlorė, familjarėt identifikojnė viktimėn e djegur


Anila Peēi
17-09-2007

Farudin Verizi, 26 vjeē, ėshtė njohur nga tė afėrmit e tij. Policia gjen gjurmė gishtash nė bidonin me benzinė
VLORĖ- Identifikohet nga familjarėt kufoma e gjetur e djegur nė njė tunel dy ditė mė parė nė Vlorė. Nė orėt e vona tė natės, policia ka bėrė edhe identifikimin e kufomės, e cila i pėrket 26- vjeēarit Ferudin Veizi nga Vlora. Ai ėshtė banues nė lagjen "Katėr Heronjtė" dhe pasi ėshtė vrarė me armė zjarri trupi ėshtė spėrkatur me benzinė e i ėshtė vėnė flaka pėr tė bėrė sa mė tė vėshtirė identifikimin. Paraditen e djeshme, policia ka shoqėruar 12 persona tė dyshuar si tė implikuar nė vrasje por ende nuk dihet pozicioni i tyre. Prova kryesore nė dorėn e policisė lokale ėshtė njė bidon i vogėl me benzinė, nė tė cilin dyshohet se janė gjurmėt e gishtėrinjve tė vrasėsve.

Nė orėt e vona tė sė shtunės policia e Vlorės ka identifikuar kufomėn e gjetur nė njė nga tunelet e zonės ndėrmjet Babicės dhe Alikokės. Burimet e policisė pohuan se kėrkimet pėr identitetin e tė riut janė pėrqendruar nė lagjen "Katėr Heronjtė", ose "Topana", siē njihet ndryshme nė Vlorė. Fillimisht efektivėt e policisė kanė komunikuar me njė fqinjė dhe mė pas me familjarė tė viktimės, tė cilėt kanė identifikuar njeriun e tyre. Ai ėshtė Farudin Veizi, 26 vjeē, banor nė lagjen "Katėr Heronjtė". Pas identifikimit tė kufomės sė gjetur dje nė njė nga tunelet e zonės ndėrmjet Babicės dhe Alikokės, nė orėt e vona tė natės, agjentėt e policisė kriminale kanė vijuar hetimet pėr tė zbardhur skenarin e krimit. Duke qenė se pas goditjes viktimės i ėshtė vėnė zjarri ka reduktuar prova tė mundshme nė vendngjarje. Gjithsesi pas hetimeve tė para, ka rezultuar se viktima kishte qenė dy herė i dėnuar pėr vjedhje, herėn e dytė i dėnuar pėr disa muaj dhe kėtė vit kishte dalė nga dhomat e izolimit. Fakti qė ai ishte i skeduar nga policia si dhe sipas tė dhėnave qė japin burime nga grupi hetimor, njihej si pėrdorues hashashi nuk ka mundėsuar ndonjė pistė tė paracaktuar. Familjarėt kanė pohuar se nuk kishin dijeni pėr ndonjė konflikt qė mund tė kishte pasur njeriu i tyre. Viktima, qė kishte ndenjur pėr disa kohė nė Borsh, pas divorcit jetonte i vetėm nė njė banesė, pranė shtėpive tė prindėrve tė tij.

Duke qenė i vetėm nė banesė dhe qė kryente lėvizje tė shpeshta, mungesa dihej nga familjarėt, por nuk ėshtė denoncuar nė polici, pasi vetė familjarėt nuk kanė dyshuar se djalit tė tyre i kėrcėnohej ndonjė rrezik. Ende nuk dihen motivet e krimit, apo tė ketė tė dyshuar pėr ekzekutorė, ndėrkohė qė policia vijon hetimet. Burimet e grupit hetimor tė ēėshtjes pohuan dje se kanė shoqėruar nė komisariat 12 persona, tė cilėt dyshohet se kanė dijeni ose lidhje me vrasjen e 26- vjeēarit Farudin Veizi. Ata janė marrė nė pyetje por ende nuk ėshtė vendosur nėse do tė lirohen ose do tė ketė ndonjė arrestim. Prova kryesore nė duart e prokurorisė ėshtė njė bidon i vogėl i mbushur me benzinė, i cili ėshtė gjetur nė tunel. Burimet pohuan dje se ky bidon i ėshtė nėnshtruar ekspertizės daktiloskopike pasi aty mendohet se ndodhen gjurmėt e gishtėrinjve tė vrasėsit. Kėto gjurmė do tė krahasohen me ato tė tė dyshuarve tė ēėshtjes por ende nuk ka njė rezultat konkret nga kjo procedurė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeWed Sep 19, 2007 1:14 am

Policia : Do arrestojme tatimore te tjere

E Marte, 18 Shtator 2007


Policia e Tiranes deklaron se do te kryeje arrestime te reja ne kuader te operacionit te koduar “Gjoba e fundit”, gjate te cilit rane ne pranga 4 tatimore dhe ish-kreu i drejtorise, Flamur Mallkuci. Tre denoncime jane kryer nga firma private ne kryeqytet, qe akuzojne tatimoret se kane kerkuar rryshfete ne shkembim te favorizimit ne aktivitet dhe mosmbylljes se biznesit. Po keshtu, po shqyrtohen nga agjentet e Krimit Ekonomiko-Financiar edhe 10 raste te tjera ankesash. Burime zyrtare thane per gazeten “Koha Jone” dje se brenda disa diteve do te ndjekin penalisht e arrestojne tatimore te tjere, te perfshire ne rrjetin e te dyshuarve per korrupsion. Hetimet po kryhen ne bashkepunim me Prokurorine e Tiranes. Operacioni nisi gjate mbremjes te se premtes, pas vendimit te gjykates dhe dhenies se mases “Arrest me burg” per gjashte te dyshuar, nje prej te cileve ekonomist ne firmen “Tar Tenda”.

Hetimet te dyshuarve kane filluar qe nje muaj me pare, pas disa denoncimeve te marra nga uniformat blu per gjobevenie ne nje lokal luksoz ne kryeqytet. Per kete qellim jane kryer dhjetera pergjime telefonatash e fotografime. Tri dite para operacionit, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve shkarkoi nga detyra kreun e Policise Tatimore te Tiranes, Flamur Mallkucin, per t’i hapur rrugen policise dhe prokurorise ne hetime. Bashke me kryetatimorin u ndaluan edhe 4 inspektore, Migen Katroshi, Genci Murthi, Aurel Cenolli e Dritan Metani, i gjashti ishte ekonomisti Klodian Myftari, qe dyshohet te jete ndermjetes ne kete rrjet. Por gjate hetimeve 5-ditore, policia e Tiranes ka zbuluar edhe tre denoncime te reja te firmave private e bizneseve, te cilat pretendojne se u eshte bere presion per pagesa te gjobave nen dore.

Burime zyrtare thane se “hetimet ne lidhje me te arrestuarit e operacionit “Gjoba e fundit” jane ende ne vazhdim dhe nuk kane perfunduar”. Ne dy javet e ardhshme pritet te kete dhe ndalime te tjera, ndaj personave qe dyshohet se kane bashkepunuar me gjashte te arrestuarit, pese efektiva tatimore, si dhe nje ekonomist ne firme private. Hetimet e filluara, qe nje muaj me pare nga nje grup hetimor polici-prokurori, do te nxjerrin detaje te reja ne lidhje me aktivitetin e te arrestuarve dhe te personave te tjere, qe dyshohet se jane bashkepunetore. Emrat e personave te vene nen hetim nuk behen te ditur, pasi ende nuk eshte dokumentuar i plote aktiviteti per korrupsion e shperdorim detyre. Prokuroria do t’i kerkoje gjykates prerjen e flete-arresteve te reja ditet ne vazhdim.



Te arrestuar

Flamur Mallkuci, 35 vjec, ish-shef i Policise Tatimore

Migen Katroshi, 34 vjec, shofer i grupit te Policise Tatimore

Genci Murthi, 33 vjec, oficer ne Policine Tatimore

Dritan Metani, 30 vjec, oficer i Policise Tatimore

Aurel Cenolli 33 vjec, oficer i Policise Tatimore

Klodian Myftari, ekonomist ne kompanine “Tar Tenda”

Sekuestro

4900 euro

3 000 dollare

100 mije leke

8 aparate celulare



Kronikat .... 20070917182709_artikull
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 5:14 pm

Fier: kasapi sulmon veterinerin

Kontrolli per cilesine e ushqimit per pak sa si ka kushtuar jeten nje punonjesi veterinar ne Fier. Ilia Cili eshte qelluar me mjete te forta nga nje tregtar mishi ne Levan e tashme gjendet ne spital. Hiqmet Selmani ka penguar kontrollin veterinar duke ushtruar dhune ndaj inspektoreve te Drejtorise se Bujqesise qe kryenin detyren e qe kishin kohe qe benin kontrolle ne tregje per te ndaluar therjen e mishit ne kushte te papershtatshme, ne pluhur e rruge, por edhe ne ato dyqane te mbyllura qe nuk jane per therje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 5:15 pm

Gjykata e Apelit le ne burg ish drejtorin e Pergjithshem te Rrugeve

Data e Publikimit: 04/10/2007

Gjykata e Apelit ne Tirane ka lene ne masen arrest me burg ish-drejtorin e Pergjithshem te Rrugeve Ilirian Berzanin dhe drejtorin e Drejtorise Juridike Arjan Sheti. Sipas gjykates jane gjetur elemente te vepres penale qe e lejon prokurorine te vazhdoje hetimet e saj ne lidhje me akuzat e shperdorimit te detyres si edhe korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike. Por Gjykata e Apelit ka dhene masen e arrestit shtepiak per dy te arrestuarit te tjere specialistet e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, Xhevahir Mucogllaven dhe Alban Qafen. Gjykata i ka cilesuar si te padrejte vendimin e dhene nga gjykata e nje shkalle me poshte ne masen e arrestit ne burg per specialistet, te cilet nuk mbanin peshen e fajit si eproret e tyre. Megjithate gjykata nuk i le ata jashte procesit te hetimit duke i lene ne arrestin shtepiak.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 5:22 pm

Greqi: pranga pese shqiptareve per trafik droge

Data e Publikimit: 04/10/2007

Sekuestrohen 7 kilograme heroine ne Edhesa te Greqise, ndersa 5 shqiptare kane rene ne pranga. Policia ka shpallur ne kerkim dy shqiptare te tjere, nderkohe qe mbi keta persona bie akuza per trafik te lendeve narkotike. Policia e shtetit helen nuk ben te ditur identitetin e shqiptareve per shkak te hetimeve.




Policia zbardh dy vrasje te vjetra

Data e Publikimit: 04/10/2007

Policia e Tiranes ka bere te ditur se ka zbardhur dy vrasjeve te ndodhura perkatesisht ne vitet 1994 dhe 1998, ne kryeqytet. Uniformat blu te kryeqytetit ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka dokumentuar autoresine e vrasjes me arme zjarri, pas nje konflikti per motive te dobeta, te shtetasit Altin Veraj, 32 vjec, si dhe plagosjes se shtetasit Dritan Gjuzi, 37 vjec, me 28 dhjetor te vitit 1994, ne Tirane. Nderkohe qe, nje tjeter ngjarje e zbardhur dhe dokumentuar teresisht eshte edhe ajo e vrasjes se shtetasit Iliaz Katroshi, 38 vjec, me 17 Qershor te vitit 1998, prane rruges "Mine Peza", ne Tirane.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeSun Nov 18, 2007 7:56 pm

Plagos 63-vjeēarin, policia shpall nė kėrkim autorin

FIER - Njė 63-vjeēar ėshtė plagosur me armė zjarri dje nė orėt e para tė mėngjesit nga njė person ende i paidentifikuar nga policia. Mėsohet se ngjarja ka ndodhur dje, rreth orės 05.00, pranė parkut tė mallrave nė lagjen “1 Maji” tė qytetit tė Fierit. Burime nga policia pohojnė se njė person ende i paidentifikuar ka qėlluar me armė zjarri ndaj Shefqet Trokės, lindur nė Kafaraj tė Fierit dhe banues nė Vlorė. Si pasojė, Troka, i plagosur nė kėmbėn e majtė, ėshtė dėrguar menjėherė nė spitalin civil tė qytetit, ku ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn. Mėsohet se autori i krimit ėshtė larguar me shpejtėsi me njė automjet tip Benz, pronė e shtetasit Iljaz Ēela.




Gjendet pa jetė trupi i vogėlushit tė mbytur nė kanalin kullues

SHKODER - Mbytet njė 4-vjeēar nė ujėrat e njė kanali kullues pranė shtėpisė tė tij. Luigj Paloka, 4 vjeē, ėshtė gjetur i mbytur nė ujė mbrėmjen e sė dielės. Ngjarja ka ndodhur tė dielėn, rreth orės 18.00, nė fshatin Juban, ndėrsa kishte tė paktėn katėr orė qė vogėlushi kėrkohej. Fqinjėt kanė lajmėruar se e kanė gjetur vogėlushin tė mbytur nė ujė. Sipas burimeve nga policia, fėmija duhet tė ketė hyrė i nxitur nga kureshjta dhe mungesa e kontrollit dhe mė pas uji e ka marrė me vete. Thellėsia e ujit dhe mosha e vogėl kanė qenė, sipas policisė, shkaqet e mbytjes tė vogėlushit.



I vjedhin 2000 euro adoleshentit, bien nė pranga tre persona

DURRES – Pas tri ditėsh, policia vė nė pranga autorėt e grabitjes sė 2000 eurove. Burime nga policia bėjnė tė ditur se kanė rėnė nė pranga Mustref Beqiraj, 21 vjeē, Edmond Hoxha, 24 vjeē dhe 17-vjeēarin me iniciale B.B. tė tre banues nė Durrės. Arrestimi i tyre u bė pėr arsye se nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, mė 1 shtator i kanė vjedhur me dhunė shumėn prej 2000 eurosh adoleshentit me iniciale O.S., banor i lagjes Nr. 18 nė Durrės. Ngjarja ka ndodhur nė lagjen Nr. 15 tė Durrėsit, nė momentin kur 13 vjeēari O.S., ishte nisur pėr nė shtėpinė e tij me shumėn e parave prej 2000 eurosh me vete. Paratė ia kishte dhėnė njė i afėrm i familjes pėr t’i dėrguar nė shtėpi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeSun Nov 18, 2007 7:57 pm

Pėrfundon nė qeli pasi grabiti njė person

MIRDITE – Pranga 26-vjeēarit, grabiti njė person. Policia e Mirditės arreston Edmond Pėrbashėn, sepse disa ditė mė parė i ka vjedhur me dhunė Hil Prendit, nga Puka, njė celular, syzet dhe njė sasi tė konsiderueshme parash. Sipas tė njėjtave burime mėsohet, se pak ditė mė parė, te Ura e Fanit i arrestuari ka dalė pėrpara Prendit dhe pasi e ka kėrcėnuar i ka vjedhur atij gjithēka qė posedonte. Ndėrkohė, burimet pohojnė se pas denoncimit tė viktimės, policia ka bėrė tė mundur identifikimin e autorit e mė pas arrestimin e tij. Burime nga uniformat blu tė kėtij qyteti pohuan, se pas marrjes nė pyetje Pėrbasha ka treguar se kanė qenė shokėt e tij ata qė e kanė shtyrė pėr tė kryer vjedhjen.



Gjendet e gjallė 20-vjeēarja, jetoi 4 ditė nė pyll

KUKĖS – Gjendet pas katėr ditėsh 20-vjeēarja e zhdukur. Burime nga policia e qytetit tė Kukėsit, pohojnė se ėshtė gjetur nga policia, nė pyllin pranė shtėpisė, 20-vjeēarja qė u largua katėr ditė mė parė. Pasi ėshtė gjetur vajza ėshtė ndaluar nga policia, ku ka pohuar se ishte larguar nga shtėpia pasi nuk e linin tė fejohet me djalin qė donte. Sipas tė ndaluarės, ajo ka qėndruar 4 ditė nė pyll, ku pas kėrkimeve nga policia ėshtė bėrė e mundur dje gjetja e saj. Pak ditė mė parė, familjarėt e saj gjetėn njė letėr nė shtėpi, ku 20-vjeēarja shkruante se do tė mbytej nė liqen. Dy orė pas ndalimit familja e vajzės e fejoi vajzėn me djalin qė dashuronte.

Qėllon pėr vdekje me mjete tė forta nėnėn, arrestohet

ELBASAN - Forcat e policisė sė Elbasanit arrestuan dje, njė 37- vjeēar, pasi ka vrarė me mjete tė forta nėnėn e tij. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit, pohojnė se ngjarja ka ndodhur dje, kur Edmond Kasa ka goditur me mjete tė forta nėnėn e tij Kalije Kasa, e cila ka gjetur vdekjen e menjėhershme. Sipas tė njėjtave burime, mėsohet se i arrestuari vuan nga sėmundje psikike, prej sė cilės ka qenė i shtruar pėr t’u kuruar disa herė nė spitalin psikiatrik tė qytetit tė Elbasanit, por qė nuk ėshtė i pajisur me kartelė. Ndėrkohė, pas kėqyrjes sė kufomės, rezultoi se si pasojė e goditjeve viktima kishte marrė dėmtime epidermike nė kokė, nė afėrsi tė veshit tė majtė dhe nė pjesėn e pasme tė kokės.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeSun Nov 18, 2007 9:49 pm

Mbajnė fishekė nė shkollė, shoqėrohen nxėnėsit

FIER:

Uniformat blu tė policisė kriminale kanė ndaluar dhe mė pas shoqėruar drejt komisariatit tė Policisė Fier tre gjimnazistė, tė vitit tė parė nė Shkollėn e Mesme tė Pėrgjithshme “Janaq Kilica”. Ndalimi i tyre ėshtė kryer gjatė procesit mėsimor dhe lirimi ka ndodhur nė orėt e vona tė mbrėmjes sė ditės tė premte. Sipas burimeve policore mėsohet se rreth orės 15:00 tė ditės tre ditėve mė parė policia e Fierit ėshtė sinjalizuar nga drejtori i shkollės sė sipėrpėrmendur se disa nxėnės, tė cilėt vazhdonin procesin mėsimor nė turnin e dytė kanė qenė tė pajisur me armė zjarri.Uniforma tė shumta policore kanė mbėrritur nė ambientet e shkollės dhe kanė ushtruar kontroll nė tė gjitha klasat, qė po zhvillonin mėsimin. Nė njė nga vitet e para, e pikėrisht nė tė I D, nė ēantat e tre nxėnėsve policia ka gjetur disa fishekė pistolete. Denis K., Eriseld Ll. dhe Bleart Xh. kanė qenė tre gjimnazistėt qė u morėn me forcė prej policisė Fierit. Prindėrit e tyre, si dhe vetė nxėnėsit pjesėmarrės nė mėsim gjatė kėtij kontrolli policor, tė cilėt kanė regjistruar edhe me aparate celularė tė gjithė skenėn kanė treguar se policia ka pėrdorur dhunė ndaj tė rinjve adoleshentė. “Mė kanė rrahur e dhunuar djalin jo vetėm nė ambientet e shkollės por edhe nė polici. Nėse im bir ka kryer vepėr penale ta ndėshkojnė dhe ta ndjekin penalisht jo ta rrahin e dhunojnė” ka thėnė Brahushe K, njė prej prindėrve tė njė nxėnėsi tė ndaluar. Gjithashtu bashkėmoshatarėt e tė ndaluarve kanė hedhur akuza ndaj uniformave blu nė kėtė operacion qė sipas tyre kanė bėrė terror nė shkollė. Lirimi i tyre ėshtė kryer rreth orės 21:30 tė mbrėmjes sė dy ditėve mė parė, pas mbėrritjes sė avokatit mbrojtės tė tyre si dhe regjistrimit tė deklarimit pėr gjithė secilin. Po burimet zyrtare kanė pohuar se ndaj tre gjimnazistėve me moshė 15-vjeēare ka nisur procedimi penal nė gjendje tė lirė pėr “mbajtje pa leje tė municioneve ushtarake”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:01 pm

Vetembytet 17-vjecarja, nuk e linin te vishej si shoqet

E Marte, 20 Nentor 2007


BURREL. Nje 17-vjecare eshte gjendur e vetembytur ne lumin Mat ne oret e para te mengjesit te djeshem. Burimet policore te Burrelit thane se Aida Balliu, banore e fshatit Bater e Vogel te Matit, eshte veteflijuar pas nje konflikti me prinderit per shkak te veshjeve. Pasi ka replikuar me ta, duke u thene se keshtu vishen te gjitha shoqet e saj, gjimnazistja ka dale nga shtepia, duke u zhdukur ne terrin e nates. Familjaret e viktimes kane kerkuar gjithandej, pasi kane pikasur zhdukjen e vajzes se tyre dhe kane telefonuar policine per te sinjalizuar zhdukjen enigmatike te saj. Uniformat blu bene te ditur, se kane ngritur postblloqe ne rruge dhe kane filluar kerkimet pergjate gjithe nates ne brigjet e lumit te Matit, i cili keto dite eshte i fryre nga reshjet e shumta. Vetem dje ne oret e para te mengjesit ne afersi te fshatit Zenisht ne bregun e lumit Mat eshte gjetur trupi i viktimes, qe eshte identifikuar menjehere, se i perkiste 17-vjecares Aida Balliu, qe rezultonte e zhdukur. Adoleshentja ishte nxenese e vitit te trete te shkolles se mesme “Pjeter Budi” ne qytetin e Burrelit. Ajo shkollohej ne kete qytet, duke e bere rrugen me furgona, qe nga fshati ne ardhje e kthim. Mesues te saj u shprehen se ishte nje vajze e urte, e sjellshme dhe qe mesonte dhe se ata nuk kishin vene re asnje shenje qe mund ta conte ate tek ky akt veteflijues. Policia ka ngritur disa pista per kete vetevrasje, duke hetuar kryesisht mbi konfliktin me prinderit per shkak te veshjeve te vajzes. Nderkohe, mesohet se eshte bere keqyrja e vendit te ngjarjes dhe ekspertiza e viktimes, mbi trupin e se ciles nuk jane konstatuar shenja dhune.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:10 pm

“Banda e Nikles”, prokuroria kerkon 91 vjet burg

E Marte, 20 Nentor 2007


Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon denimin me nje shekull burg te shtate te pandehurve te grupit, te cilesuar gjate procesit si “Banda e Nikles”. Dje organi i akuzes, i perbere nga kater prokurore, ka paraqitur edhe konkluzionet perfundimtare ne 47 faqe, duke permbledhur edhe veprimtarine perreth 11 ngjarje kriminale dhe ka kerkuar 91 vjet heqje lirie. Mes krimeve edhe atentati i deshtuar ndaj djalit te ish-biznesmenit Abaz Ulliri, i cili mbeti i plagosur dhe grabitja e tre biznesmeneve te tjere. Trupit gjykues te Krimeve te Renda u eshte kerkuar denimi me 16 vjet heqje lirie per Petrit Lleshin dhe Flamur Haken, 15 vjet heqje lirie per te pandehurin Kreshnik Berisha, kater vjet me pak per te pandehurin Mustafa Xheka. Per tre te pandehurit e fundit, akuza kerkoi 13 vjet heqje lirie per Edmond Sinen, nje vit me pak per Agron Tafnin dhe per te pandehurin Ervin Belba, u kerkuan 8 vjet burg. Te pandehurit e kesaj ceshtjeje akuzohen se kane nisur veprimtarite e tyre kriminale ne vitin 1998. Nderkohe qe, sipas dosjes hetimore, kane kryer vepra penale te ndryshme dhe me e renda eshte ajo e vrasjes me paramendim e mbetur ne tentative e djalit te ish-biznesmenit Abaz Ulliri. Nderkohe qe 7 anetaret e kesaj bande akuzohen edhe per vjedhje me dhune te tre kambisteve dhe armembajtje pa leje. Sipas organit te akuzes, te pandehurit u gjykuan per veprat penale te vrasjes, vrasjes se mbetur ne tentative, rrembim dhe mbajtje peng, mbajtje pa leje te municioneve luftarake. Prokuroria ne fund te konkluzioneve kerkoi qe grupi te vuante denimin ne nje burg te sigurise se zakonshme. Ne seancen e radhes, avokatet mbrojtes do te paraqesin edhe konkluzionet e tyre perfundimtare, duke kerkuar denime me te buta dhe pafajesi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:28 pm

--------------------------------------------------------------------------------

10:54:00
FIER. Bojaxhiu vjedh 48 mijė euro ne banesen e klientit Arrestohet 26 vjeēari Albert Koni nga Marinza. Ishte punėsuar si bojaxhi nė familjen Hoxha nė Marinėz tė Fierit, ku do tė lyente vilėn e re tė sapopėrfunduar, por ka rėnė nė pranga, pas vjedhjes sė 48 mijė eurove qė i zoti i mbante nė banesė. Ngjarja ka ndodhur pak kohė mė parė, por ėshtė bėrė publike vetėm dje, pas vėnies nė pranga tė hajdutit. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Fierit, shtetasi Albert Koni, 26-vjeē, ėshtė arrestuar me akuzėn e vjedhjes sė shumės sė eurove dhe 300 mijė lekėve, nė banesėn e Viktor Hoxhės nga Marinėza. Hetimet nisėn pas denoncimit tė bėrė nė polici nga vetė i zoti, i cili konstatoi me vonesė mungesėn e parave nė shtėpi. Paratė, sipas policisė, qė i referohet dėshmisė sė tė zotit, ishin frut i njė pune shumėvjeēare nė emigracion tė tij dhe pjesėtarėve tė tjerė tė familjes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:29 pm

Zjarr nė makinėn e oficerit, digjen edhe dy mjete tė tjera

TIRANĖ- Shpėrthen nė Tiranė makina e oficerit tė antiterrorit tė Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės, Ergus Lala. Ngjarja ka ndodhur ndodhur nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm nė zonėn e quajtur "Komuna e Parisit" nė kryeqytet. Rreth orės 02 e 20 tė mėngjesit, njė shpėrthim i fuqishėm ka alarmuar banorės e zonės dhe mė pas flakėt kanė pėrfshirė jo vetėm makinėn tip Benz me targa tė huaja N 818 TVK, por edhe dy makina tė tjera qėkanė qenė tė parkuaranė anė tė rrugės. Pėrveē makinės sė oficerit, janė shkatėrruarkrejtėsishtdhemjeti tip "Audi" me targė 6086 G, mjeti "Foristradė" me targė TR 2570 E. Menjėherė nė vendngjaraje kanė shkuar forca tė shumta tė policisė sė komisariatit nr.2, kugjatėhetimeve paraprake kanė dyshuar pėr vendosje tė qėllimshme tė zjarrit tė automjeteve. Fakti qėfillimisht zjarri ka pėrfshirėmakinėn e oficerit Ergys Lalaka bėrė qė grupi i hetimit tė dyshojėse ngjarja kishte lidhje me detyrėn e oficerit tė antiterrorit. Vetėm nė orėt e pasdites polica e kryeqytetit ka deklaruar se ngjarja ka qenė krejt aksidentale. Sipas burimeve tė policisė duhet tė ketė qenėnjė defekt nė baterinė eBenzit qė ka shkaktuar shpėrthimin dhe mė pas pėrfshirjen ngaflakėt tė tre automjeteve. Gjithsesi, materialethetimore i kanė kaluar pėr hetim tė mėtejshėmprokurorisė sė Tiranės, ndėrsa oficeri i antiterrorit nuk pranon tė flasė rreth kėsaj ngjarjeje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:30 pm

Tenton tė pėrdhunojė 16- vjeēaren, arrestohet

LUSHNJE- Tenton tė pėrdhunojė njė minorene por pėrfundon pas hekurave tė burgut. Ngjarja ka ndodhur dy ditė mė parė nė fshatin Ēermė tė Lushnjes dhe dje policia ka kryer arrestimin e 19- vjeēarit. Burimet e policisė pohuan se 19- vjecari Fatjon Sina, banues nė fshatin Ēermė- Shkumbin ėshtė arrestuar pėr veprėn penale tė marrėdhėnieve seksuale me dhunė me tė mitura e mbetur nė tentativė. Sipas denoncimit tė bėrė nga vajza dhe prindėrit e saj, autori pasi ka ruajtur momentin qė vajza nuk ka pasur njėri nė shtėpi gjatė orėve tė mbrėmjės ka hyrė brenda me qėllimin e vetėm qė ta pėrdhunonte. Por nuk ia ka arritur qėllimit pasi 16 vjeēarja me inicialet A. H ka nisur tė bėrtasė me tė madhe duke shpėtuar kėshtu veten nga njė pėrdhunim i mundshėm. Tė nesėrmenajo ka shkuar nė polici sė bashku me priondėrit dhe ka treguar gjithēka ka ndodhur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeSat Nov 24, 2007 4:04 pm

Bie nga tarraca e pallatit, vdes 32-vjeēarja / 24 nentor 2007

Majlinda Ponde, nėnė e dy fėmijėve, humbi jetėn pasi ra nga pallati 5-katėsh ku banonte

Gruaja kishte humbur ēelėsat dhe ra teksa tentonte tė hynte nė ballkon nga tarraca. Babai: S'e ndihmova dot

GJIROKASTĖR-Tentativa pėr tė hyrė nė shtėpi, duke u kacavjerrė pėrmes tarracės i ka kushtuar jetėn njė 32-vjeēarjeje nga Gjirokastra. Ngjarja e rėndė ndodhi pasditen e djeshme nė qytetin e gurtė, ndėrkohė qė viktima e aventurės sė rrezikshme ėshtė Majlinda Ponde. Pas marrjes sė dėshmive nga familjaret dhe tė dėshmitarėve qė kanė parė skenėn e tmerrshme, grupi i ekspertėve qė punon pėr kėtė ngjarja ka arritur nė pėrfundimin se vdekja ka qenė aksidentale.

Gruaja, nėnė e dy fėmijėve, ėshtė kthyer nga puna pėr nė banesėn e saj, nė lagjen "Puntore" tė Gjirokastrės. Sipas dėshmitarėve qė janė gjendur krejt rastėsisht nė vendin e ngjarjes ora shėnonte 16.35 minuta, kur gruaja ėshtė shfaqur nė tarracėn e pallatit ku banonte. Majlinda, sipas fqinjėve, banonte nė katin e pestė tė pallatit 5-katėsh dhe ishte nėnė e dy fėmijėve. Gruaja, mėsohet se kishte humbur ēelėsat e shtėpisė dhe pėr kėtė ėshtė kujtuar kur ka mbėrritur nė afėrsi tė hyrjes. Duke mos menduar tjetėr zgjidhje mė tė shpejtė pėr tė hyrė nė apartament, nuk e ka bėrė tė gjatė dhe i ėshtė ngjitur tarracės. Njė gjetje mė shumė se e guximshme, por duket se gruaja ka menduar t'ia hedhė fare lehtė. Me sy tė lirė, e ka menduar tė arritshme, qė tė hynte nė ballkonin e apartamentit, duke pėrdorur tarracėn. Kėshtu, pasi ėshtė ngjitur nė tarracė, sipėr katit tė pestė ėshtė munduar tė zvarritet poshtė, pėr tė hyrė nė ballkon. Pėr fatin e saj tė keq, gjėrat nuk shkuan si i kishte menduar. Ka qenė njė moment, kur ėshtė gjetur gati nė rėnie dhe ka kėrkuar ndihmė. Pėr disa ēaste ėshtė mbajtur nė kabllot qė gjendeshin nė kėtė anė tė tarracės, por kjo nuk ka zgjatur shumė. Pesha e trupit e ka tėrhequr poshtė, ndėrkohė qė duart nuk po mundnin ta mbanin tė varur. Gjithēka ka ndodhur sa hap e mbyll sytė dhe 32-vjeēarja nuk ka mundur dot tė presė tė tjerėt qė t'i vinin nė ndihmė dhe kėshtu ka pėrfunduar poshtė nga njė lartėsi e konsiderueshme. Dėshmitarėt kanė pėrjetuar momente tmerri kur kanė parė gruan tė binte poshtė dhe kanė konstatuar se fill pas rėnies ajo nuk kishte mė shenja jete.

Dėshmitar i ngjarjes sė rėndė ka qenė babai i 32-vjeēares si dhe shumė fqinjė tė gruas. Sipas burimeve zyrtare tė policisė dhe dėshmisė qė babai i Pondes dha pėr policinė, vajza e tij nuk ka pasur asnjė arsye qė t'i jepte fund jetės. Ai ka treguar se ishte menjėherė pas saj dhe ka parė me sytė e tij gjithēka, pasi ishte duke i shkuar sė bijės pėr vizitė. Madje ka tentuar t'i vijė nė ndihmė, por ka qenė e pamundur pasi situata rrodhi shumė shpejt. Tė njėjtėn gjė kanė dėshmuar edhe tė njohurit e gruas sė re, qė la jetimė dy fėmijė. E njoftuar pėr ngjarjen, policia dhe grupi i ekspertėve mbėrriti me shpejtėsi nė lagjen "Puntore" dhe nisi hetimet si dhe bėri ekspertizėn e rastit. "Nga veprimet e para hetimore si dhe nga dėshmitė e marra nė vendngjarje nga babai i saj, i cili po shkonte tek e bija dhe e ka parė tė gjithė ngjarjen si dhe tė komshinjve qė e kanė parė kėtė ngjarje, rezulton se vdekja ėshtė aksidentale",- ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i policisė, Gentian Mullai. Sipas tij, i ati i vajzės ėshtė pėrpjetur t'i japė ndihmė, nė momentin qė ajo rrėshqiti dhe mundi tė mbahej pėr disa sekonda nė njė kabėll tė tarracės, por s'ka mundur dot ta shpėtojė, pasi e ndjera nuk rezistoi dot dhe ra. "Kjo shtetase kishte humbur ēelėsin e shtėpisė dhe ėshtė pėrpjekur tė zbresė nga tarraca, pasi shtėpinė e ka nė katin e fundit. Nuk ka mundur dot pasi ka rrėshqitur dhe pėr pasojė ka rėnė nė oborrin e kėtij pallati, duke humbur jetėn menjėherė", - sqaroi ai. Trupi i pajetė ėshtė pėrcjellė menjėherė drejt morgut.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeSat Nov 24, 2007 4:05 pm

Zjarr nė maternitetin e Elbasanit, evakuohen nėnat dhe fėmijėt
24 nentor 2007

Panik nė spitalin gjinekologjik. Evakuohen rreth 60 paciente sė bashku me bebet e sapolindura
Elbasan-Njė zjarr i rėnė nė katin e parė tė godinės sė spitalit obstetrik-gjinekologjik nė Elbasan ka vėnė nė rrezik nėnat dhe foshnjat e porsalindura. Zjarri ėshtė regjistruar dje rreth orės 16.00 nė njė nga dhomat e katit tė parė, ku edhe kalonte njė kabėll i energjisė elektrike. Tymi ka pėrfshirė tė gjithė katet dhe ka vėnė nė alarm personelin mjekėsor. Menjėherė kanė mbėrritur nė vendin e zjarrit dy automjete tė zjarrfikėsve, duke ndėrhyrėpėr izolimin dhe shuarjen e tij.

Evakuimi

Pėr tė shmangur tė papriturat ėshtė bėrė evakuimi i nėnave dhe foshnjave nga kati i parė. Pėr kėtė nė ndihmė ka ardhur edhe policia. Ndėrsa zjarrfikėsit po pėrpiqeshin tė shuanin zjarrin, janė zbritur me shpejtėsi rreth 60 paciente dhe janė sistemuar nė pavijonet e spitalit kirurgjik, lokale dhe godina pėrreth maternitetit. Situata pėr rreth 30 minuta ka vėnė nė alarm tė gjithė spitalin pėr shkak tė rrezikut tė pėrhapjes sė zjarrit dhe tymit qė pothuajse kishte pėrfshirė tė gjithė godinėn. Pėrpjekjet e zjarrfikėsve kanė bėrė qė brenda njė kohe tė shkurtėr zjarri tė izolohet dhe situata tė normalizohet disi. Margarita Kogunja tregon e frikėsuar se kanė ndjerė erėn e tymit fillimisht dhe mė pas infermierėt i kanė thėnė tė zbresin pasi mund tė kishte probleme me zjarrin. " Ne filluam tė dalim njė e nga njė edhe pse ende nuk mund tė lėviznim tė paktėn disa prej nesh. Frika e zjarrit mund tė rrezikonte sidomos fėmijėt dhe infermierėt kanė nxjerrė pėrpara foshnjat duke i dėrguar nė pavijonin e kirurgjisė"- tregon ajo. Ndėrtesa 3 -katėshe, sipas saj, nuk ka shkallė sigurie dhe pėr kėtė duhet tė zbrisnin tė gjithė nga njė palė shkallė. "Ishte shumė e vėshtirė dhe fatmirėsisht qė zjarri u fik shpejt pasi nė tė kundėrt ne do tė rrezikonim tė asfiksoheshim. Situata ėshtė pėrjetuar keq nga tė gjithė dhe sidomos nga ne nėnat duke parė rrezikun pėr fėmijėt",- thotė ajo.

Shkaku

Sipas tė dhėnave paraprake nga hetimet, zjarri ėshtė shfaqur pas njė kontakti tė kabėllit elektrik pėr shkak tė ngarkesės dhe qė ėshtė shpėrndarė nė rrjet. Dėmet janė vetėm materiale dhe nga ana e specialistėve ėshtė punuar pėr riparimin e linjės sė furnizimit me energji elektrike tė spitalit. Pėr gati 30 minuta nėnat dhe foshnjat janė pėrballur me kaosin dhe panikun e zjarrit ndėrsa kishin sjellė nė jetė ose prisnin tė lindnin fėmijėn e tyre. Zjarri i rėnė nė njė dhomė tė katit tė parė tė godinės sė Maternitetit nxori edhe shumė probleme lidhur me sigurinė e kėtij institucioni ku mungojnė shkallėt e emergjencės, format e transportit tė pacientėve dhe po kėshtu elementėt pėr ndėrhyrjen e parė nė shuarjen e zjarrit. Drejtori i spitalit, Arben Parqalloi, u shpreh se menjėherė u morėn masa urgjente pėr tė shpėtuar jetėn e bebeve dhe nėnave tė shtruara nė spital. Ndėrsa shefi i repartit tė zjarrfikėseve, Aleks Hodo, pohoi se zjarri u izolua shpejt dhe nė kohė rekord u krye edhe evakuimi i spitalit. Nė vendngjarje kanė arritur ekspertėt dhe njė grup hetimor. Nga tė dhėnat e para rezulton se zjarri ėshtė provokuar nga ngarkesa nė rrjet si pasojė e vendosjes sė ngrohėsve nėpėr dhoma. Pas fikjes sė flakėve, personeli dhe mjekėt kanė ajrosur spitalin dhe janė kujdesur pėr jetėn e nėnave tė shtruara nė maternitet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeSat Nov 24, 2007 4:06 pm

Izolimi i monstrės sė Beratit, nė dorė nė gjykatės / 24 nentor 2007

Fėmija qė ka vrarė 47- vjeēaren Sinjari po mbahet pėrkohėsisht nė spital. Mangėsia ligjore mund t'i rikthejė lirinė
BERAT- Fėmija 13- vjeēar qė ka vrarė pak ditė mė parė njė 47- vjeēare nė Berat do tė vazhdojė tė qėndrojė i izoluar mė dhomėn birucė tė spitalit tė qytetit tė Beratit deri sa gjykata e apelit tė Vlorės tė vendosė pėr fatin e tij. Burime tė prokurorisė sė Beratit pohuan dje se gjenden pėrpara njė rasti tė paprecedentė pasi fėmija nuk mund tė burgoset dhe nga ana tjetėr mungojnė institucionet pėrkatėse pėr mbajtjen dhe izolimin e tij. Nė kėto kushte policia e Beratit ka gjetur tė vetmen zgjidhje duke mbajtur 13- vjeēarin nė spital nėn mbikėqyrje. Sipas burimeve tė organit tė akuzės, dosja ndaj fėmijės qė vrau dhe pohoi gjithė ngjarjen nga momentii takimit deri nė vrasjen e Engjėllushe Sinjarit, ka mbėrritur disa ditė mė parė nė gjykatėn e Vlorės.

Do tė jetė kjo gjykatė qė do tė vendosė se ēfarė do tė bėhet me tė miturin. Vendimi i kėsaj gjykate do tė pėrcaktojė vendin ku do tė qėndrojė 13- vjeēari pas marrjes nė shqyrtim tė njė raporti mjeko- ligjor qė ėshtė nėshtruar ndaj tij. Aktualisht 13- vjeēari ndodhet nė dhomės e sigurisė pranė spitalit tė Beratit. Avokati i pėrcaktuar pėrkohėsisht, Agron Mahmutaj, ėshtė shprehur rreth kėsaj ngjarjeje se kemi tė bėjmė me njė rast tė paprecedentė qė ka gjetur tė papėrgatitur organet e drejtėsisė. Sipas tij, zgjidhja qė ka bėrė policia pėr mbajtjen e fėmijės tė izoluar nuk ėshtė mė e mira, por ėshtė e vetmja. Tashmė sipas tij do t'i mbetet kėsaj gjykate pėr tė vendosur pėr fatin e tij. R, H u mor nė pyetje nė policinė e Beratit njė javė mė parė pėr njė vrasje tė ndodhur dhe pranoi gjithė krimin. Njė raport mjekėsor e cilėsoi atė si njė fėmijė me probleme ku nė momente tė veēanta bėhet tepėr i dhunshėm duke kapėrcyer caqet e moshės. Pasi ka kaluar vetėm dy ditė nė spitalinpsikiatrik nė Tiranė, 13- vjeēari u rikthye sėrish nė Berat pasi mosha e tij nuk lejon qėndrimin nė njė spital psikiatrie. Nė kėto kushte fėmija do tė vazhdojė tė qėndrojė nė spitalin e Beratit derisa Gjykata e Vlorės tė vendosė pėr tė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeThu Nov 29, 2007 8:11 pm

Ankimi i Sollakut: kushtetuesja shtyn shqyrtimin
Data e Publikimit: 26/11/2007

Eshte shtyre me 10 dhjetor shqyrtimi i ankimimit te ish-kreut te akuzes, Theodhori Sollaku ne Gjykaten Kushtetuese. Perfaqesuesi ligjor i Prokurorise se Pergjithshme, Artur Selmani ka kerkuar kohe per t‘u njohur me mire me dokumentacionin dhe faktet e ceshtjes, pasi e ka marre me vonese autorizimin per te perfaqesuar Sollakun ne Gjykaten Kushtetuese. Ish-kryeprokurori i ka kerkuar Kushtetueses qe te anuloje vendimin e komisionit hetimor parlamentar II te drejtuar nga Ferdinand Xhaferri si dhe anulimin e vendimit te Kuvendit qe ka miratuar shkarkimin e tij. Sollaku eshte hetuar edhe ne kohen e ish-presidentit Moisiu dhe Kushtetuesja e ka cilesuar antiligjore komisionin e asaj kohe dhe qe nuk u dekretua nga ish-kreu i shtetit, Alfred Moisiu.Por me ardhjen e ish-nenkryetarit demokrat Bamir Topi ne krye te shtetit, epoka e Sollakut mori fund. Presidenti i ri dekretoi kerkesen e Kuvendit per shkarkim te Sollakut dhe dekretoi Ina Ramen ne krye te organit te akuzes. Ish-gjyqtarja Rama mori pelqimin e Kuvendit duke u votuar me 83 vota si kryeprokuroja e pare femer ne Shqiperi. Burime konfidenciale bene te ditur per "Top News" se Kushtetuesja mund te mos e shqyrtoje ankimimin e Sollakut pasi kryeprokurorja e sapozgjedhur, Ina Rama ka te drejte te terheqe kerkesen pasi nuk perben me konflikt mes institucioneve me zgjedhjen e saj ne krye te organit te akuzes. Ish-kryeprokurori Sollaku mund t‘i drejtohet Gjykates Kushtetuese vetem si individ per shkarkim te padrejte nga detyra.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 5:29 pm

Policia ul ndjeshem trafikun e femijeve dhe te grave

Policia shqiptare ka mundur te ule ndjeshem trafikimin e femrave dhe femijeve. Ndersa vite me pare ky ishte nje nga fenomenet me shqetesuese te policise, viti 2007 ka sjelle rezultate krejt te ndryshme. Keshtu, gjate ketij viti vetem 11 femra jane trafikuar nga vendi yne. Se bashku me to, pre i trafikimit kane rene edhe 2 femije, edhe keto raste te dokumentuara nga policia. Shifrat u bene publike nga zyrtaret e policise gjate nje takimi te kryer dje me shoqata joqeveritare.
Takimi
Ne kete takim merrnin pjese drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, kryekomisar Ahmet Prenēi, zevendesdrejtori per Hetimin e Krimeve, kryekomisar Agron Kuliēi, zevendesdrejtori per Kufirin dhe Emigracionin, kryekomisar Pellumb Nako, perfaqesues nga Ambasada Amerikane, USAID-i, OSBE-ja, NGO-ja, ICITAP-i, IOM-i, si dhe perfaqesues nga shoqata te ndryshme. Ne takim u diskutua per te vendosur pikat e komunikimit dhe permiresuar bashkepunimin ne te ardhmen. U diskutua qe organizatat te vendosin punonjes te tyre ne te gjitha pikat e kalimit kufitar, ku numri i personave te deportuar eshte i madh, si dhe shtim te numrit te shoqatave qe te nenshkruajne marreveshjen e Mekanizmit Kombetar Referues (MKR). Drejtori i Pergjithshem i Policise, kryekomisar Ahmet Prenēi, beri nje permbledhje te shkurter te situates aktuale ne lidhje me bashkepunimin ndermjet Policise se Shtetit dhe shoqatave qe kane si veprimtari ne fushen e trafikimit. “U bene disa vjet qe Policia e Shtetit ka nisur bashkepunimin me aktore, institucione e organizata te ndryshme per ēeshtje qe kane te bejne me identifikimin e viktimave te trafikimit, referimit dhe mbrojtjes se tyre. Edhe pse per periudhen ne fjale ky bashkepunim mund te quhet i suksesshem, mendoj se ende ka probleme apo mangesi, eliminimi i te cilave do te na ēonte drejt nje bashkepunimi me te mire dhe efikas. Takime te tilla te perbashketa do te na ndihmojne jo vetem per te bere te mundur identifikimin e ketyre mangesive, por ajo qe mendoj si me te rendesishme eshte marrja dhe ndarja e pergjegjesive nga te gjithe aktoret”, - pohoi Prenēi.
Rezultatet
Pas drejtorit te Pergjithshem te Policise, fjalen e mori zevendesdrejtori i Departamentit per Hetimin e Krimeve, kryekomisar Agron Kuliēi. “Nese do te flasim me shifra, do te shohim nje reduktim te ketij fenomeni kriminal. Per vitin 2004 kemi evidentuar 66 raste te trafikimit te femrave dhe 17 raste te trafikimit te femijeve. Per vitin 2005 kemi evidentuar 30 raste te trafikimit te femrave dhe 10 raste te trafikimit te femijeve. Per vitin 2006 kemi evidentuar 25 raste te trafikimit te femrave dhe 4 raste te trafikimit te femijeve. Nderkohe qe per vitin 2007 kemi vetem 11 raste te trafikimit te femrave dhe vetem 2 raste te trafikimit te femijeve”, - deklaroj zevendesdrejtori i Departamentit per Hetimin e Krimeve.

1 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 5:29 pm

Parada ushtarake, bllokohet qarkullimi i mjeteve ne Bulevardin Zogu I

Policia publikon akset qe do te bllokohen per qarkullimin e mjeteve ne kryeqytet, ne kuader te pergatitjeve per Paraden Ushtarake te trupave dhe mjeteve te Forcave te Armatosura, me rastin e "95-vjetorit te Forcave te Armatosura te Shqiperise". Keshtu, duke filluar nga sot, date 30 nentor, deri me 1-2 dhjetor, do te zhvillohet, pergjate te gjithe bulevardit “Deshmoret e Kombit” stervitje dhe demonstrim i Parades Ushtarake, ku do te bllokohet ky segment nga ora 19:30 deri ne oren 24:00.
Nga dita e djeshme e deri me date 1-2 dhjetor nuk do te lejohet parkimi i automjeteve, duke filluar nga ora 19:30 deri me 24:00 ne sheshin ”Nene Tereza”, sheshi “Italia”, perreth Piramides deri ne Kendin e Lojerave ne Rrugen e Elbasanit. Nderkohe qe behet e ditur se, ne diten e zhvillimit te parades ushtarake, me 4 dhjetor, do te ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 10:00 deri me 12:00 ne keto akse rrugore, nga sheshi ”Nene Tereza” deri ne Bashkine e Tiranes. Po keshtu, duke filluar nga ora 20:00 e dates 3 dhjetor 2007, do te ndalohet parkimi i automjeteve perpara stadiumit ”Qemal Stafa” dhe Institutit te Larte te Arteve; ne rruge-kalimet e sheshit ”Nene Tereza”, "Italia”, bulevardi "Deshmoret e Kombit”, bulevardi "Zhan’ Dark" nga Piramida deri tek Ura e Lanes, bulevardi "Bajram Curri" deri tek Ura e ish-– hotel “Dajtit”.

1 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 5:30 pm

Ministri Alibeaj: “Prioritet do te kemi punesimin e te denuarve”

Te denuarit qe do te transferohen ne Burgun e Fushe-Krujes do te kene ambiente te pershtatshme per punesim. Gjate vizites ne kete institucion riedukimi, qe ende nuk i ka hapur dyert per te burgosurit, ministri i Drejtesise, Enkeled Alibeaj, u shpreh se punesimit te te denuarve do t’i jepet prioritet. “Qeveria shqiptare eshte e angazhuar qe te permiresohet trajtimi i te burgosurve, si nje nga parametrat e vleresimit te cilesise se demokracise se nje vendi. Ministria e Drejtesise do ta marre seriozisht kete angazhim”, - deklaroi dje per mediat ministri i Drejtesise, Alibeaj. Ky i fundit, gjate dites se djeshme kreu nje inspektim ne disa prej institucioneve te vuajtjes se denimit me qellim njohjen e drejtperdrejte te disa prej investimeve me te fundit qe jane ne bere ne sistemin e burgjeve ne vend. Ndalesa e pare e ministrit te Drejtesise ishte burgu i sapoperfunduar i Fushe-Krujes, i cili eshte nje investim i kryer me fondet e Bashkimit Europian dhe te qeverise shqiptare. Per ndertimin e ketij burgu eshte akorduar nje fond prej 3.8 milione eurosh dhe kapaciteti i tij eshte llogaritur per 350 te burgosur. Ministri Alibeaj u ndal veēanerisht te disa ambiente, te cilat do te sherbejne si studio profesionale per te denuarit. Ne keto ambiente ēdo i denuar do te kete mundesi te marre nje profesion dhe ta ushtroje ate duke i dhene nje tjeter vlere institucionit te vuajtjes se denimit. Disa dite me pare qeveria shqiptare miratoi disa ndryshime ne ligjin per trajtimin e te burgosurve, ne te cilin parashikohet e drejta e tyre per te punuar dhe aftesuar profesionalisht. Ministri i Drejtesise vijoi me tej me viziten ne institucionin e vuajtjes se denimit ne Lezhe dhe ne disa institucione te tjera te sistemit te burgjeve ne vend. Ne kuader te investimeve ne sistemin e burgjeve jane ne perfundim institucionet e vuajtjes se denimit ne Korēe dhe Vlore.

1 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Kronikat .... Empty
MesazhTitulli: Re: Kronikat ....   Kronikat .... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kronikat ....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: