AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Apolonia Festival ' 07

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Apolonia  Festival ' 07 Empty
MesazhTitulli: Apolonia Festival ' 07   Apolonia  Festival ' 07 Icon_minitimeMon Sep 24, 2007 7:46 pm

Apolonia  Festival ' 07 Apollonia

Apolonia Festival ‘07 – Festivali Nderkombtar i filmit dokumentar “Kinema e se drejtes”


Eshte mbyllur Festivali Nderkombetar i Filmit Dokumentar “Kinema e se Drejtes”, zhvilluar ekluzivisht ne Apolloni dhe per here te pare ne Shqiperi, pergjate fundjaves se 31 gusht – 2 shtator.

Festivali i Filmit, ndryshe nga edicioni i vitit te kaluar, ku karakteri i kinemase perqendrohej tek Filmat e Autorit (sikurse quhen ndryshe, Filmat Esse), eshte prezantuar kete vere me kinemane e dokumtarit tematik. Pikerisht per te promovuar vleren e kinemase dhe filmit jo vetem si vlere te pamohueshme artistike e katalizator te qendrueshem idesh e mendimesh, por edhe si menyre madje deri diku edhe si “mjet” per denoncimin e padrejtesive dhe shfaqjen e realitetit problematik. Konkretisht temat per kete edicion kane qene diktatura dhe emigracioni, dy plage qe prekin drejtpersedrejti ndergjegjet dhe jetet e shqiptareve, por jo vetem.

Festivali u hap me prezantimin nga ana e perfaqesuesit te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve zotit Agron Xoxa si dhe presidentit te Institutit te Multimedias DerHumALC Julio Santucho, te cilet perveē rendesise se pranise te aktiviteteve te tilla promovuese, theksuan nevojen e diskutimit dhe aktivizimit ne temat qe kete vit trajtonte Festivali, rendesi qe nuk i kushtohet vetem Shqiperise, por te gjitha shoqerive ne te cilat duhet luftuar pa u dorezuar per te drejtat e njeriut dhe per drejtesine (mbi te gjitha qe te mos kthehen ne nje te ardhme, ne nje utopi qe thjesht studiohet ne bankat e shkolles). Filmi i pare i mbremjes inauguruese ne Manastirin e Shen Merise, ishte dokumentari i regjizorit Esat Musliu, Pavioni 1. Rrenqethes dhe mjaft i drejtperdrejte, nje dokumentar-film, kryesisht mbi te perndjekurit politike te diktatures, te cilet, me justifikimin e paqendrueshmerise mendore, dergoheshin (edhe) neper spitalet psikiatrike, perveēse te perndiqeshin penalisht e fiserisht. Deshmite e disa prej viktimave te kesaj politike “reformuese” diktatoriale shfaqen ne dokumentar, por ne rastin ne fjale, fjalet JANE te pakta…

Dokumentari u prit me mjaft kuriozitet, dhe dua ketu te theksoj qe pjesa me e madhe e auditorit ishin te rinj, adoleshente, kjo ndoshta edhe per te pasur nje fragment me teper te historise qe ndonese (fatmiresisht) s’kane jetuar vete, prinderit e tyre kane perjetuar drejtpersedrejti. Nuk mungoi edhe fjala e vete zotit Esat Musliu mbi rendesine e shfaqjes se te gjitha materialeve ekzistuese te asaj periudhe, jo vetem per te kujtuar, por sidomos per te kuptuar qe e kjo e kaluar te mos perseritet kurre me. Eshte gjithashtu per t’u theksuar puna qe regjizori ka bere me kete dhe dokumentare te tjere. Pavioni 1 ka marre gjithashtu pjese ne konkurse te ndryshme dhe se fundmi eshte vleresuar me ēmim ne festivalin e Washington-it.

Filmi i dyte, Raymundo, nje veper vertete e arrire realizuar nga Ernesto Ardito dhe Virna Molina, qe njekohesisht anon nga dokumentari po aq sa nga filmi, shpreh mrekullisht pasur historine e diktatures argjentinase, etapat, momentet kyēe dhe sigurisht protagonistet. Kryesori nder ta eshte pikerisht regjizori dokumentarist argjentinas qe dha jeten per te perhapur fjalen e se drejtes dhe mbi te gjitha per t’iu kundervene shkeljes se te drejtes per te jetuar, per te marre fryme, per te folur, per te qene jomilitant, per te respektuar dinjitetin njerezor, per te thene: Hapni syte dhe mos rreshtni se luftuari!

Raymundo Gleyzer nuk ishte thjesht nje atdhetar, nuk ishte thjesht nje argjentinas, nuk ishte thjesht nje artist, nuk ishte thjesht nje “politikan”, nuk ishte thjesht nje kineast revolucionar, por ishte mbi te gjitha nje njeri qe dashuronte jeten, lirine, paqen dhe drejtesine, i cili e pagoi me frymen dhe shpirtin e tij rezistencen ndaj te fuqishmit/eve. 1976-a ishte nje vit qe te gjithe e prisnin me padurim, fundi i hegjemonise peroniane, fundi i diktatures militare, fundi i shtypjes se mases, fundi i viktimave, fundi i nje historie te paharueshme…por u pagua shume shtrenjte, u pagua me me teper se 30 000 jete, nder ta Raymundo, nder ta mijera desaparecidos, nder ta bij nenash te palodhura ne kerkim te drejtesise.

Mund te thuhet pafund gjithcka, por e perseris, perballe dhimbjes se skajshme, te cdolloji e forme, fjalet JANE te pakta…

Duke vijuar me tej, filmi i mbremjes se dyte, Orchestra di Piazza Vittorio me regjizor Agostino Ferrente, ishte nje sinteze mese reale e problemeve dhe veshtiresive qe has ēdo muzikant, ēdo muzikant emigrant, ēdo emigrant i shkulur nga rrenjet e tij (per nje arsye ose per nje tjeter), ēdo individ qe mundohet te socializohet ne nje toke te huaj, ēdo te huaj qe konsiderohet thjesht si emigrant nga vendi per te i huaj. Simbolizmi eshte mjaft i gjetur, por ajo ēfare te ben te buzeqeshesh vertete, eshte fakti qe historia e kesaj orkestre eshte e vertete, madje e fresket. Nje orkester e perbere nga nje larmi e lakmueshme kulturore te cilat “per ēudi”(por jo edhe aq) krijojne jo vetem nje orkester, por nje trup te vetem qe intepreton me ze te perbashket, PA HUMBUR ETNICITETIN E GJITHSECILIT. Madje jane nje orkester e bukur, pikerisht sepse secili prej instrumentisteve perēon mesazhin e tij kulturor perveēse ate te se gjithe formacionit. Ju duket utopike? Ndoshta duhet te ndiqni regjistrimet e koncertit te tyre te fundit ne Buenos Aires, vitin e kaluar apo interpretimet e tyre ne piazza Vittorio te Romes, aty ku filloi gjithēka; nga interpretimet e rendomta per te terhequr vemendje “monentare” duke interpretuar si artist i “rruges”, duke luajtur ne ate Piace ku bashkejetojne mese 60 etni, aty ku italianet jane nje minoritet, e deri me sot, kur pas nje “lufte” te gjate interpretimi i ketyre kulturave arrin te shprehet teknikisht per publikun e gjere, ne skene, pa harruar te terheqin edhe vemendjen “politike”. Arabe, tunizine, latino-amerikane, senegaleze, amerikane, italiane, etj…por muzika, natyrisht qe s’ka nevoje per fjale te teperta….

(sanremo 2007 – Orchestra di Piazza Vittorio - https://www.youtube.com/watch?v=zI6U-PYMqg4)

Mbremja e trete e festivalit, u mbyll me nje film shqiptar, te regjizorit Besnik Bisha, nen titullin Mao Tse Tung. Nje paraqitje mjaft interesante dhe e veēante e periudhes sone filo-kineze gjate dikatures.

Pra, Festivali ne kete edicion ka trajtuar dy tema mjaft te rendesishme sikurse jane diktatura dhe emigracioni me pasojat perkatese, dhe pikerisht per te qenderzuar rendesine e tyre ne aktualitet, u zhvilluan ne paraditet e kesaj fundjave, diskutime mbi filmat por mbi te gjitha mbi realitetin shqiptar. Pjesmarres perveē presidentit te Istitutit te Multimedias DerHumALC, i cili ka ekskluzivitetin e ketij festivali ne bote (Festivali Nderkombetar i Filmit Dokumentar per te Drejta e Njeriut), zotit Julio Santucho, zotit Maurizio del Bufalo, president i shoqates “Cinema & Diritti”, profesorit te Universitetit te Lecce-s per sociologji, si dhe specialist i ēeshtjes se Emigracionit Shqiptar ne Itali, Luigi Zą, ishin edhe publicisti e shkrimtari Agron Tufa, drejtori i pergjithshem ne Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Shaqir Rexhvelaj, piktori e drejtori i marrdhenieve me publikun ne Bashkine e Fierit Artan Marku, poeti Petraq Kote, drejtori i ALBAFILM Buron Kaceli, drejtori i Shtepise Botuese Enciklopedike Arben Xoxa, menaxher ne teatrin e Fierit Saimir Ahmeti, artisti i mirenjohur lirik Agim Duro, pedagog dhe koordinator i projektit Arben Llozi, publicisti Flori Slatina, aktori Dritan Boriēi, perfaqesuese e UNDP Evis Taska, perfaqesuese e Agenda Institute Enkeleda Suti, Drejtori i Parkut Arkeologjik te Apollonise Marin Haxhimihali si dhe disa te rinj.

Diskutimet perfshine sfera te ndryshme te Shqiperise se sotme, asaj te kaluar, shkaqe, pasoja, detaje e fakte historike, por njekohesisht u realizua nje persiatje mjaft e veēante ne ate qe konsiderohet periudha me e dhimbshme e historise Shqiptare, diktatura dhe sigurisht emigracioni. Kendveshtrimet ishin nga me te ndryshmet, duke filluar nga eksperienca argjentinase mbi diktaturen ushtarake deri tek nderthurja e kulturave dhe emigracioni qe ne Greqine e Apolonine antike.

Ky projekt u financua nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve, ne bashkepunim me Bashkine e Fierit, Prefekturen e Fierit, Qarkun e Rrethit te Fierit, UNDP ART GOLD si dhe Apollon TV; nga ana organizative dhe e te drejtave te autorit u mundesua nga Instituti DerHumALC si dhe shoqata Cinema&Diritti me koordinator zotin Arben Llozi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Apolonia  Festival ' 07 Empty
MesazhTitulli: Re: Apolonia Festival ' 07   Apolonia  Festival ' 07 Icon_minitimeMon Sep 24, 2007 7:48 pm

Apolonia  Festival ' 07 Manastiri-i-apollonise

Apolonia  Festival ' 07 Muzeu-ne-apoloni


Apolonia  Festival ' 07 Apollonia-mur
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Apolonia Festival ' 07
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: KiNemAtogRafiA DhE SpeKtaKli-
Kėrce tek: