AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Domain.al nje adrese e pamundur ...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Domain.al nje adrese e pamundur ... Empty
MesazhTitulli: Domain.al nje adrese e pamundur ...   Domain.al nje adrese e pamundur ... Icon_minitimeSun Nov 25, 2007 4:19 pm

TIRANĖ - Nuk mjafton tė dėshirosh njė faqe nė WEB tė tipit www.myname.al, nuk mjafton as tė paguash pėr ta patur. Madje, nuk mjafton as ta kėrkosh aty ku jepet, nė ERT-nė e Republikės sė Shqipėrisė. Privilegjin e adresės me .AL, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve ia ka njohur deri tani tre institucioneve tė kupolės shtetėrore, Parlamentit, qeverisė dhe Presidencės. Adresė tė shkurtėr, me .AL, kanė edhe Telekomi, AMC e Vodafone, qė sipas kreut tė ERT-sė, janė operatorė "backbone" ose potencialisht tė tillė. Veē kėsaj "elite" institucionesh, njė mori individėsh, kompanish e institucionesh shtetėrore, arsimore, private, joqeveritare, ushtarake a rajonale qofshin, nuk ēelin dot njė faqe nė WEB me .AL. Nė vend tė saj nė Entin Rregullator tė Telekomunikacioneve tė ofrojnė pėrkundrejt njė pagese 100$ vetėm regjistrimin e domain-ėve tė tipit www.myname.com.al, www.myname.gov.al, www.myname.edu.al, www.myname.org.al, www.myname.mil.al, www.myname.net.al.
.AL
Nė listėn e domain-ėve tė gjithė shteteve tė botės, ajo e caktuar pėr Shqipėrinė ėshtė .AL. Kjo bashkėsi e madhe pėrfshin edhe adresat e tjera me com.al, org.al, gov.al, mil.al, edu.al dhe net.al. Tė gjitha janė pėr t'u pėrdorur nga shqiptarėt ose tė huajt qė kanė pėrfaqėsinė e tyre nė Shqipėri. "Sot nė botė edhe Zimbabve po provon tė votojė me "Secure Servers"", - konstaton Vojo Spahiu, kreu i ERT-sė shqiptare. Fakt ėshtė qė adresa .AL ka mbetur peng nė Piza tė Italisė. Sado e ēuditshme tė duket kjo, Spahiu shpjegon se ende nuk janė siguruar fondet pėr tė sjellė serverin qė garanton mbajtjen e .AL-it nga Piza e Italisė ku gjendet, nė Tiranė. Arsyet? "Serveri nė fjalė po mbahet nė mėnyrė miqėsore, aty ku ėshtė vendosur qė nė fillim dhe ne ende nuk kemi grumbulluar fondet nga shteti shqiptar pėr ta sjellė atė nė Shqipėri. Ndėrkohė jemi duke i grumbulluar ato",- shprehet Vojo Spahiu. Ezauruese, bindėse ose jo, ky ėshtė shpjegimi qė do tė marrė cilido qė kėrkon njė pėrgjigje nė ERT-nė e Republikės sė Shqipėrisė pėr pyetjen : Pse nuk mund ta kem .al? Por vetė Vojo Spahiu beson se kjo nuk ėshtė njė ēėshtje shqetėsuese. "Nėse nuk mund tė kesh .al, com.al dhe njė sėrė recordesh tė tjera mund t'i kesh", - shpjegon ai. "Nė botė ka tepėr eksperienca qė aplikojnė me dashje modelin qė ne kemi zgjedhur, atė tė paraprirė nga com, org a net. Por, po tė ishte kollaj qė tė bėheshin recorde direkt
nėn .AL, ne do i kishim bėrė patjetėr sis Franca, Italia, Greqia, etj", - shpjegon mė tej ai.
Pse?
Ndėrkohė qė domain-i .AL nuk mbahet fizikisht nė Shqipėri pėr disa arsye ekonomike dhe mbahet miqėsisht nė Piza Itali, nė serverat e njė institucioni shkencor, Spahiu thotė se "qė tė bėhet njė server i ri doman-i duhet qė nė atė server primar, ku .AL mbahet, dikush tė shtojė edhe njė "record" qė do tė thotė tė shtypė disa 9 jo fare pak) katarkete nė tastierė. Kėtė gjė, ne qė merremi me domain-in .AL, kemi menduar se nuk mund ta kėrkojmė disa herė nė ditė nga ai profesori kalorės qė ka siguruar mbajtjen e .AL nė Piza. Pėr tė zgjidhur problemin, ne i kemi kėrkuar prej kohėsh atij krijimin e rekordeve com.al, gov.al, org.al etj. Kėto rekorde ne i mbajmė kėtu dhe poshtė tyre bėjmė regjistrime tė reja. Ndonjėherė qė ikin dritat, kjo gjė, fatkeqėsisht ngjet jo rrallė nė Tiranė, konektiviteti nė internet prishet, madje edhe disa domain-e pėsojnė avari. Kėshtu edhe tekat e energjisė elektrike do tė ishin njė pengesė pėr sjelljen e serverit nga Italia", - thotė Spahiu. "Megjithatė, ne kemi bėrė edhe ndonjė lutje, si pėr shembull, pėr presidentin, qeverinė e Parlamentin si edhe pėr operatorėt "backbone" (ose potenacialisht backbone) tė Shqipėrisė si Telekomi, AMC e Vodafone. Aktualisht jemi duke punuar pėr tė plotėsuar fondet qė tė transferojmė .al nė Shqipėri", - i jep fund shpjegimit tė vet, Spahiu.

Si tė krijosh njė faqe?
Po si mund tė krijosh njė faqe personale nė internet? "Nė radhė tė parė duhet tė kesh njė vend ku tė ankorohesh nė rrjet, dhe ky shpesh duhet blerė. Nė Shqipėri disa nga kompanitė kryesore, tė cilat mund tė tė sigurojnė kėtė vend pėrkundrejt njė pagese, janė ABISNET-i, ADANET-i, DRIARM, INTERALB-i, ICC-ja dhe Albania Online", - thonė specialistėt. Por ka edhe mėnyra tė tjera pėr ta siguruar atė vend. Mjafton tė vendosėsh nė faqen tėnde reklamat e detyruara prej kompanive qė tė sigurojnė vendin nė internet, qė hapėsira e kėrkuar tė tė jepet. Vetėm se duhet pritur ca, derisa faqja tė regjistrohet dhe tė bėhet e dukshme, nė kėtė mori faqesh qė ka pėrmbytur internetin. Cili ėshtė stafi qė duhet pėr krijimin e njė faqeje? Specialistėt thonė se do tė ishin tė mjaftueshme njė dizajner dhe inxhinieri.Mėsohet se ABISNET-i ka krijuar mė shumė se 15 "adresa" nė internet, tė kėrkuara kėto nga shoqata e organizata tė ndryshme, pėr tė ekspozuar nė web informacion rreth tyre. Por nė kryeqytet nuk janė vetėm kompanitė e internetit qė krijojnė faqe. Edhe studiot e shumta grafike merren me krijimin e tyre. Modelet e faqeve janė tanimė tė gatshme. Qė nga site-et mė tė mira tė VIP-ave tek ato tė mediave tė huaja e organizatave tė ndryshme, deri tek faqet e kosovarėve, tė cilėt kanė pėrfituar mė parė se shqiptarėt nga pėrparėsitė e internetit. "Kosova Press", "Koha Ditore", "KCC News", "Dardania Lajme", "Radio 21", "Prishtina", "Zėri i Kosovės", janė disa nga mediat qė kanė krijuar vende nė internet, ku prej kohėsh jepet informacion pėr Kosovėn.


Hollėsi
.com.al - pėr ISP, kompanitė, organizmat tregtare, persona juridikė e fizikė
.gov.al - pėr Institucionet Shtetėrore
.edu.al - pėr Institucionet Arsimore e Kėrkimore Shkencore
.org.al - pėr Organizatat joqeveritare
.mil.al - pėr Institucionet Ushtarake
.net.al - pėr ISP Rajonale e mė tė mėdha dhe pėr rrjete tė organizmave qė pėrfshijnė disa qytete apo tė gjithė vendin.

Historiku i internetit nė Shqipėri
Mė 1885, me ndihmėn e UNDP-sė(Pnudit) krijohet i pari "aksess point" nė Shqipėri, i cili u pėrdor kryesisht nga institucionet kėrkimore dhe qė ka funksionuar deri nė 1993-in
Mė 1995 riaktivizohet rrjeti akademik dhe i R&D si FreeNet i UNDP-sė, i cili mundėson hyrjen e E-MAIL NGO-ve dhe disa institucioneve shtetėrore e akademike. Zhvillime tė mėtejshme ishin tė pamundura pėr shkak tė legjislacionit tė kohės.
Mė 1997 hapet nga SOROS "aksess point" i dytė i internetit, qė mundėson lidhje tė plotė me internet pėr disa institucione.
Deri mė 1998 kishin shėrbim interneti qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencės, disa fakultete dhe njė numėr OJQ-sė, ndėrsa vazhdonte puna pėr lidhjen e fakulteteve tė tjera dhe Bibliotekės Kombėtare. Disa institucione kanė lidhje tjetėr.
Shėrbehen thuajse tė gjithė institucionet shtetėrore, pjesa mė e madhe e kompanive, rreth 4500 abonentė rezidencialė.
Nė shkurt 1998 hyn nė fuqi ligji " Pėr Telekomunikacionet nė Republikėn e Shqipėrisė".
Nė gusht 1998 krijohet ERT si institucion i pavarur dhe procedura e parė qe ajo e liēensimit tė ISP-ve.
Nė tetor 1998 ERT autorizon tė parėn ISP komerciale nė Shqipėri.
1998-1999 ERT-ja autorizon 11 ISP komerciale dhe 2 jokomerciale.
Mė 2000 vijon pėrpunimi i aplikimit pėr njė ISP kombėtare.
Nė Shqipėri ka kėta operatorė tė internetit:, Abissnet-i, Adaneti, Albania Online, Adn, At Bone, At Isp, Icc, San, Oic Soros, UNDP...Pėrveēse e krijuar vetėm nė Tiranė, ISP-tė janė grumbulluar kryesisht nė qendėr, zona e Bllokut. Penetrimi nė provincė ėshtė njė synim pėr ERT-nė
Materiali, ERT
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Domain.al nje adrese e pamundur ...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: INTERNET/PROGRAME/SHKARKIME :: InForMatiKe DhE InTerNeT-
Kėrce tek: