AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tre ceket e humbur, dyfishohet shperblimi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Tre ceket e humbur, dyfishohet shperblimi Empty
MesazhTitulli: Tre ceket e humbur, dyfishohet shperblimi   Tre ceket e humbur, dyfishohet shperblimi Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:35 pm

Tre ceket e humbur, dyfishohet shperblimi
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Deshperimi per deshtimin e joshjes se informatoreve per te zbardhur misterin e zhdukjes se tre studenteve ceke ne malesine e Shkodres, gjashte vjet me pare, nuk e ka penguar policine qe te rrise shperblimin. Dyfishohet shuma e valutes se ofruar per njeriun qe do te informoje saktesisht se ku "prehen" tre te rinjte, Mihal Pavleka, Jan Pavleka dhe Lenka Tuckova, 22 dhe 23 vjec, qe u nisen per alpinizem nga Cekia, gushtin e vitit 2001, me qellim te pershkonin edhe malesine e Dukagjinit. Policia e shtetit ofron 100 mije USD ne kembim te te dhenave se ku ndodhen te zhdukurit dhe autorin e mundshem te vrasjes se tyre. Gjashte muaj me pare, Ministria e Brendshme deklaroi 50 mije euro shperblim, por pas kerkimeve dhe hetimeve te kryera, nuk jane mbledhur informacione te sakta. Kryeministri Sali Berisha, gjate nje vizite ne Prage, gjate ketij viti, deklaroi per autoritetet vendase se do te nxiste hetimet per zbardhjen e ceshtjes. Tri dite me pare, Krimi i Organizuar nisi hetimet e tjera dhe nje operacion zbulimi po zhvillohet ne Malesine e Madhe, Puke, Shkoder, Kukes e Tropoje.

Tre studentet ceke kishin ardhur ne Shqiperi per te bere nje ekspedite ne alpet e vendit tone. Ata ishin te pasionuar pas alpinizmit dhe kishin deshire qe te ngjiteshin ne alpet shqiptare. Dy djem dhe nje vajze, Michal Pavelka, 23 vjec, Jan Pavelka, 22 vjec, Lenka Tuckova, 23 vjece, kane hyre me 7 gusht 2001 nga Mali i Zi, ne vendin tone dhe qe nga ajo kohe nga ta nuk ka asnje lajm. Te tre mbanin canta jeshile ne gri dhe kishin veshur kepuce lekure te forta alpine. Vellezerit Pavelka kishin me vete nje aparat te madh fotografik. Por, me daten 16 gusht, kane folur per here te fundit me familjet e tyre ne Ceki. Sipas familjareve te te humburve, ishin shprehur se gjendeshin ne Shqiperi, zonen e Malesise se Madhe. Kerkimet per tre te zhdukurit kane vazhduar deri ne muajin mars te vitit 2002, por nuk eshte gjetur asnje shenje nga te humburit. Per kerkimin e tyre jane bere shume ekspedita, por asnjera nuk ka pasur rezultat.

Policia e Shtetit, nje dite me pare, ka vene ne dispozicion te informacioneve te sakta per gjetjen e tre studenteve, shumen prej 100 mije dollareve. Burime nga ky institucion bene te ditur per "Koha Jone", se rihetimi i kesaj ceshtjeje ka nisur disa dite me pare nga Sektorit te Krimeve kunder Personit. Hetimet drejtohen nga shefi i ketij sektori, Tonin Vocaj, ekspert ne kete fushe. Por, duket se kerkimet nuk kane pasur shume rezultate dhe per kete gje policia ka kerkuar ndihmen e banoreve ne rrethet Shkoder, Malesi e Madhe, Tropoje dhe Puke, dhe fshatrat ku dyshohet se kane kaluar te rinjte dhe mund te kete ndodhur krimi.

129 dhe 0428098

Telefonat

Policia ka vene ne dispozicion te informatoreve dhe disa numra telefoni, duke garantuar anonimatin dhe sekretin per personin, i cili do te jape informacionin e sakte per gjetjen e tre te rinjve. Keshtu, kush ka dijeni ne lidhje me kete ngjarje te ndodhur gjashte vjet me pare ne vendin tone, mund te njoftoje ne numrat e telefonit 129 dhe 0428098, numra jane ne dispozicion te qytetareve.

Kronologjia:

16 gusht 2001

Eshte regjistruar telefonata e fundit, qe tre studentet ceke kane bere me prinderit e tyre ne Ceki

8 shtator 2001

Tre studentet jane pare nga njerez te shumte ne fshatin Mes, 6 kilometra ne veri te Shkodres

15 shtator 2001

Ambasada ceke, i ben nje kerkese zyrtare policise shqiptare, per te nisur kerkimin e te humburve

8 tetor 2001

Nga Cekia vjen ne Shkoder, nje ekspedite kerkimi ne zonen e Dukagjinit, derisa humbasin gjurmet. Kerkimi vazhdon deri me 20 tetor, duke marre fund pa dobi

9 tetor 2001

Ne Shkoder vjen nga Cekia, nena e dy vellezerve te humbur, e cila organizon nje ekspedite private, por edhe kjo nuk dha rezultat

15-30 tetor 2001

Organizohet nje ekspedite kerkimore nga policia, ushtria, ku eshte perdorur edhe helikopteri, duke kontrolluar zonen, nga Shkodra deri ne Tropoje, si dhe ne zonen e Dukagjinit. Por edhe ky kerkim nuk solli rezultat pozitiv

1-10 mars 2002

Nje grup murgeshash, te kryesuara nga Suora Niki, organizojne nje tjeter ekspedite po pa asnje rezultat

Mihal Pavelka

Eshte 23 vjec, ka floke te ndritshem kafe, te shkurter dhe me sy blu. Eshte i gjate 190 cm dhe jo shume i shendoshe. Studenti 23-vjecar kishte ne kurriz nje cante jeshile ne gri dhe kishte veshur kepuce lekure te forta. Kishte me vete aparat te madh fotografik

Jan Pavelka

Jo me shume se 22 vjec ne kohen kur u zhduk. Ka floke kafe ne gri dhe i ka te prere shkurt. Syte i ka kafe dhe eshte i gjate 185 cm. Studenti 22-vjecar mbante syze. Kishte ne kurriz nje cante jeshile, aparat fotografik dhe kishte veshur kepuce lekure te forta

Lenka Tuckova

Vajza 23-vjecare kishte floke kafe te drejta, te cilat i arrijne deri ne shpatulla. Syte blu dhe nje gjatesi 175 cm. Studentja 23-vjecare kishte ne kurriz nje cante jeshile ne gri dhe kishte veshur kepuce lekure te forta te posacme per alpinizem

Zhdukja e 3 cekeve, u dyshua Mican Carku

Policia dhe Prokuroria e Shkodres ngriten dyshime te forta se ne zhdukjen e mistershme te 7 gushtit 2001, te studenteve ceke, ka gisht njeriu qe u arratis pas arrestimit nga qelite, Mican Carku. I riu u ndalua si autor i vrasjes se kusherires se tij, mesueses Mira Carku, vajzen e xhaxhait, e cila ishte dhe strehuesja e tre studenteve. Sipas policise, njihej si njeri problematik ne zone dhe ishte ne ate kohe vetem 23 vjec.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tre ceket e humbur, dyfishohet shperblimi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A mund te kthehet nje dashuri e humbur ne miqesi?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: