AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 The Dreams u kthyen!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

The Dreams u kthyen! Empty
MesazhTitulli: The Dreams u kthyen!   The Dreams u kthyen! Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 3:35 pm

The Dreams u kthyen!
E Shtune, 29 Dhjetor 2007


Jo me Ermal Mamaqin por me lider te grupir Flor Mumajesin. Ashtu sic kishin qene qe ne fillimet e tyre.
E kur u ndane per ca arsye qe ata i rrefejne sot per here te pare. Sepse tani nuk ka me te fshehta. Flori, Soni dhe Eriosti zbulojne pse jane u bene perseri bashke

Qe Flori Mumajesin ta shohesh shpesh here te ngjise e te zbrese shkallet qe te cojne ne studion e tij ne ambientet e Nrg Radio, kjo nuk eshte ndonje gje e jashtezakonshme.
Sepse ai kalon atje pjesen me te madhe te dites. E ndonjehere edhe te nates. Kete e dine te gjithe. Qe te shohesh teksa edhe Soni hyn e del shpesh aty, as kjo nuk perben habi.
Bashkepunimi i tij me Florin dhe radion Nrg eshte i hershem. Ndersa te shohesh edhe Eriostin qe se fundmi ben te njejten gje, kjo po, te ben te dyshosh. Cne tre djemte e ish-grupit The Dreams, te ndare prej kaq shume vitesh, te shihen kaq dendur se bashku? Mos valle…?
Ne fakt po. Eshte e vertete. The Dreams u ribashkuan! Pas shtate vjetesh te ndare...

Atehere ishte data 31 dhjetor e vitit 2001, ora dymbedhjete e pak minuta. Ishin te ftuar ne koncertin e Vitit te Ri ne sheshin para Teatrit te Operes dhe Bletit. Menjehere sapo shijuan edhe te fundit duartrokitje dhe lane skenen, Flori, Soni dhe Eriosti do te vendosnin pikerisht ne ate moment qe te ndaheshin. Ajo ishte hera e fundit qe The Dreams kenduan se bashku. Kishte ardhur koha qe te vinin ne jete ate plan qe prej kohesh e bluanin ne mendje. E kishin ditur qe kjo nuk do te zgjaste pergjithmone. Dhe ja momenti per t’i dhene fund kishte ardhur. Tani qe kane kaluar shume kohe, ata per here te pare tregojne se nuk ka qene aspak e lehte, se sa shume e kane ndjere ndarjen e sa te veshtire e kishin qe te zhbenin nje cast te vetem endrren e tyre. E dinin edhe qe nuk do te mund te rezistonin gjate. Ndaj edhe qe nga ajo dite e deri shume kohe me pas, te tre djemte do te gjenin shume here rastin per te thene se kjo ishte nje ndarje e perkohshme. Se do te vinte dita kur ata te tre te ishin serish bashke. Por se kur do te ndodhte kjo, as njeri e as tjetri nuk dinin ta thoshin. As ata vete nuk kishin me te voglen ide se kur mund te bashkoheshin serish si me pare. Ne ate kohe dinin vetem kaq: qe ndarja ishte e pashmangshme. Arsyet? “Sepse une kisha nje tjeter vizion, kisha menduar nje tjeter rruge. Doja te ndiqja endrren time”, rrefen Flori shkaqet qe e cuan te largohej nga The Dreams. E ndersa ai menjehere pas kesaj do te fillonte nje karriere te tijen, qe shume shpejt do te deshmonte se vendimi qe mori ne ate kohe per te mos qene me pjese e grupit nuk kishte qene aspak nje kaprico, aspak mendjemadhesi, sic shumekush nxitoi te hamendesonte, dy djemte e tjere do te vazhdonin ta mbanin edhe per pak kohe grupin. Vendin e Flori Mumajesit asokohe do ta zinte Ermal Mamaqi dhe grupi edhe pse me nje fryme tjeter do te vazhdonte serish te prodhonte hite. Derisa pas nje fare kohe nuk do te shiheshin me ne skene bashke.

Nderkohe, menjehere pasi u nda nga grupi, Flori vijoji nje karriere prej solisti, duke krijuar kenge per veten e te tjeret, Soni duke vazhduar bashkepunimin me Nrg Radio e Eroisti me te tjera bashkepunime muzikore. Ama kjo nuk do te thoshte aspak se miqesia me njeri-tjetrin kishte marre fund njehere e mire. Ata nuk ishin me pjese e nje grupi, por vazhdonin te ishin miq te mire. E jo vetem kaq. Vazhdonin edhe te bashkepunonin me njerit tjetrin per projektet muzikore personale. Pikerisht i tille ishte edhe ky i fundit qe do te shenonte kthesen e madhe. Flori ishte duke kompozuar nje kenge per Eriostin. “Deri ne ate cast Flori me kishte dhene shume ide dhe variante. Te gjitha me pelqenin, por per asnjeren nuk isha e bindur. Kerkoja dicka tjeter dhe nuk po arrija te vendosja, deri ne momentin kur Flori vuri duart mbi tastiere dhe krijoi ate muzike qe te dy do te na trondiste dhe aty do te merrte fillin nje kenge per nenen”, tregon Eriosti. Por ndersa te dy punonin, e ndersa kenges do t’i shtohej edhe zeri i Florit, te dy kishin filluar ta ndjenin se The Dreams sapo kish filluar te rikrijohej, se ajo kenga ishte 100 per qind The Dreams. Pas nje telefonate, ne studio do te mberrinte menjehere Soni dhe… kaq ishte: The Dreams-at u bashkuan serish. Por nese i pyet, te pergjigjen qe te tre njezeri se e gjitha kjo ishte thjesht nje rastesi. Ata kthimin e kishin menduar here pas here. Por vetem kaq. Nuk kishin bere asnje plan. Nuk kishin menduar asnje kohe e as nuk kishin shenuar ndonje takim per te folur rreth kesaj. “Ndodhi sepse The Dreams per ne eshte nje dashuri e madhe qe veshtire se do te rezistonte gjate pa shperthyer”, thote Soni.

Kane kaluar shtate vjet. Qe nga dita kur u ndane e deri shume kohe me vone, me gjithe ndarjen e grupit, te tre djemte u identifikuan gjate si Flori i The Dreams, Soni i The Drams, Eriosti i The Dreams. E pikerisht kur kjo lidhje kishte filluar pak e nga pak te mos behej me, kur qe te tre kishin filluar te therriteshin Flori Mumajesi, Soni NRG dhe thjesht Eriost, ja ku vjen permbysja qe i vendos serish te tre nen logon e grupit qe cmendi te rinjte. Sepse tani gjithcka eshte vendosur: ata jane serish bashke. Vecse me shume ndryshime nga koha e shkuar. Tani jane me te rritur, por edhe me te pjekur profesionalisht, kane me shume eksperience sesa atehere kur ishin thjesht tre cunake te talentuar qe krijuan hite njeri pas tjetrit e qe deshmuan se nuk kjo nuk ishte aspak nje loje qe behej per t’u dukur. Ata e kishin seriozisht. Aq seriozisht sa nuk do ta linin me aq, thjesht me nje kenge te bukur qe incizohej sa ne nje kasete ne tjeter. Sepse nuk do te vononin te pushtonin festivalet serioze e do te ktheheshin ne grupin me te preferuar. Edhe pse pastaj do te ndaheshin. Tani ata jane ne gjendje te marrin edhe vendime te rendesishme per karrieren e tyre. E nje nder ta eshte edhe ky: te rikthehen serish bashke.

Serish 31 dhjetor

Ka pak dite qe jane kthyer nga Maqedonia, ku kane xhiruar videoklipin e kenges “Dedikuar nenes”, qe mban firmen e The Dreams, me tekst te Getoar Selimit. Kjo eshte kenga e pare qe ata kane realizuar te tre bashke pas kaq kohesh. Gjithcka eshte bere me shpejtesine e eres. Shpejt e shpejt udhetimi (qe sigurisht u ka kthyer edhe njehere ne cmendurite e dikurshme e batutat ne pune e siper), shpejt e shpejt xhirimet, shpejt e shpejt kthimi. Klipi eshte realizuar brenda nje studioje te ftohte, ndersa jashte bora kishte shtruar. Por nuk kishte kohe per t’u kujdesur per ngrohjen e per kushtet. Klipi duhej mbaruar sa me shpejt. Po pse? Ata pergjigjen me nje fryme: “Qe te transmetohet me 31 dhjetor. Diten kur plot shtate vjet me pare ne vendosem te ndaheshim”. Ndaj edhe gjithcka nisi e perfundoi brenda nje jave. Dhe me 31 dhjetor, kur ky vit te jete duke perenduar, ata do te jene serish nje nder grupet me te preferuar ne Shqiperi. Vecse nuk e dine se c’do te behet me tej. Nuk e dine nese do te ndahen serish. Ende nuk kane menduar per ndonje kenge tjeter. As nese do te kene nje album nuk dine te te thone. Per momentin jane duke pritur me qetesi kengen e pare. Te tjerat ia kane lene kohes. Ama nje gje e dine me siguri: The Dreams u kthyen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
The Dreams u kthyen!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: VIP ZONE :: LajMe DhE ThaSheTheMe ViP-ash-
Kėrce tek: