AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vrasja “per trafiqe”, shoku ne pranga

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Vrasja “per trafiqe”, shoku ne pranga Empty
MesazhTitulli: Vrasja “per trafiqe”, shoku ne pranga   Vrasja “per trafiqe”, shoku ne pranga Icon_minitimeMon Jan 14, 2008 7:31 pm

Vrasja “per trafiqe”, shoku ne pranga
E Hene, 14 Janar 2008

KORCE - Nje 30-vjecar nga qyteti i Korces eshte gjetur i vrare me arme zjarri mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne automjetin e tij, ne nje rruge dytesore ne dalje te qytetit.
Policia tha dje se viktima eshte Nikolin Sonellari, banor i lagjes numer 10 tek ish-blloku i ri i sportit ne qytetin e Korces.
Te njejtat burime bene te ditur se dyshohet per nje ekzekutim te tipit mafioz.
I riu eshte qelluar ne koke, ndersa nuk eshte percaktuar ende lloji i armes nga kane dale dy plumbat vrases.
Disa ore pas krimit, policia ka arrestuar te dyshuarin kryesor, Leonard Pasho, 30 vjec, i cili kishte shoqeri me viktimen.

Burime zyrtare te policise se Korces bene te ditur se sinjalizimi per kete vrasje eshte dhene ne komisariatin e qytetit rreth ores 18.30 te se shtunes.
Nikolin Sonellari eshte gjendur i pajete ne automjetin e tij te markes "BMW" me targa KO 0605 B ne afersi te ish-kampit te punetoreve, ne nje rruge dytesore qe te con ne fshatin me te afert, te quajtur Barc.
Kalimtare te rastit, qe kane degjuar krismat dhe kane pare automjetin ne rruge, kane njoftuar policine, e cila ka angazhuar forca te shumta per te bllokuar rruget kryesore te qytetit.

Vrasja e 30-vjecarit Nikolin Sonellari ka sjelle ne Korce edhe eksperte te Prokurorise se Krimeve te Renda, te cilet jane bere pjese e grupit hetimor, qe po punon per zbardhjen e kesaj vrasjeje.
Nderkaq, te paqarta mbeten rrethanat ne te cilat eshte arrestuar 30-vjecari Leonard Pasho, si autor i dyshuar i kesaj vrasjeje me paramendim.
Nje nga drejtuesit e policise se Korces tha se autori i dyshuar eshte arrestuar ne flagrance, ndersa ka qene ne levizje ne qytet, por nuk sqaroi se mbi cfare provash eshte vendosur prangosja e tij.
Rreth ores 10.00 te paradites se djeshme, trupi i pajete i 30-vjecarit iu dorezua familjes per ceremonine mortore, pasi iu nenshtrua ekspertizes mjeko-ligjore, ndersa ekspertet po ekzaminojne edhe provat e gjetura ne vendngjarje.

Pista policore, narkotrafiku me Greqine

Rreth 3 ore pas krimit, policia e Korces ka arrestuar ne flagrance 30-vjecarin Leonard Pasho, i njohur si nje nga shoket e viktimes, me akuzen paraprake te “vrasjes me paramendim” te bashkemoshatarit te tij Sonellari.
Ne njoftimin per shtyp te policise thuhet se motivi i kesaj vrasjeje dyshohet te jete ai i perfshirjes se viktimes ne trafiqe te paligjshme te trafikut te lendeve narkotike ne drejtim te Greqise. Policia ka aluduar se vrasja mund te kete lidhje me goditjen e nje grupi narkotrafikantesh jo shume kohe me pare ne kete qytet, qe coi ne arrestimin e 7 personave.
Ata akuzohen per trafiqe te lendeve narkotike me Greqine dhe ceshtjen po e ndjek Prokuroria per Krimet e Renda.
Por policia nuk u shpreh nese krimi mund te kete si motiv hakmarrjen per prangosjen e 7 anetareve te rrjetit dhe shkaterrimin e tij. Por burime nga grupi hetimor bejne te ditur se nje nga pistat me te mundshme, ku jane perqendruar hetimet, eshte ajo e lidhjeve miqesore, njohjeve apo hesapeve qe viktima mund te kete pasur me persona te tjere te arrestuar per trafik droge ne Greqi.

“Papunesia e shtyu drejt aktiviteteve te dyshimta”

Babai i viktimes, Anesti Sonellari, tha dje per “Koha Jone” se djali i tij kishte rreth nje muaj qe kishte ardhur nga Greqia.
Ai tregoi se Nikolini ishte i papune, duke aluduar se pikerisht nje gjendje e tille e ka shtyre ne aktivitete qe i moren jeten.
Babai i Nikolin Sonellarit tha se djali i tij kishte shoqeri me Leonard Pashon, por nuk ishte ne dijeni, nese ata kane qene bashke edhe diten e krimit.
Sipas tij, i biri nuk ka shfaqur shqetesime ne mesdite, kur hengri dreke dhe me pas doli rreth ores 15.00 per te mos u kthyer me i gjalle.
“Qe kur kam shkuar ne komisariat dhe pyeta nje punonjes policie, nese e kisha djalin gjalle, e kuptova se e kishin vrare, sepse polici uli koken dhe nuk m’u pergjigj”, tregon gjendjen qe ka kaluar pas marrjes se lajmit Anesti Sonellari.
Ai tha se e verteta per vrasjen e djalit te tij duhet te dale nga hetimet e policise, nderkohe qe beri apel per forcim te rendit nga ana e uniformave blu.

Viktima dhe i dyshuari, me precedente penale

Si viktima e kesaj vrasjeje, edhe personi i dyshuar si autor i krimit, sipas policise, rezultojne me precedente penale te meparshem. Keshtu, Nikolin Sonellari figuron ne regjistrat e policise si i denuar ne vitin 1999 per vepren penale te “vjedhjes me dhune”.
Ndersa 30-vjecari Leonard Pasho, banor i “Lagjes 4” ne qytetin e Korces, ka qene i denuar me pare per vepren penale te “kontrabandes”.
Ky i fundit, me arsim te larte, eshte njohur ne qytetin e Korces si nje djale i qete, por qe shoqerohej me viktimen.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Vrasja “per trafiqe”, shoku ne pranga
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arratisen skafistet, pranga organizatoreve
» Grabiten me dhune nxenesit, 2 ne pranga
» Abuzimi me thjeshtren, pranga pedofilit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: