Lojerat e fatit, mbyllen 6 lokale
E Premte, 18 Janar 2008
Dhjetera aparatura elektronike qe sherbenin per organizimin ne lojerave te fatit jane sekuestruar gjate nje operacioni blic te policise se Fierit, ndersa 6 lokale jane bllokuar.
Uniformat blu kane prangosur Artan Vreko, 30 vjec, banor i lagjes Liri te qytetit te Fierit, Bledar Zahaj, 22 vjec, banor i lagjes Apolonia, Shefit Paja, 38 vjec, nga qyteti i Vlores, Besnik Murati, 26 vjec, banues ne Fier dhe Agim Hetemi, 35 vjec, nga lagja Kastriot e Fierit.
Gjithashtu i eshte vene kyci nje lokali me siglen Euro Best i cili organizonte lotari sportive.
Sipas policise, gjashte te ndaluarit ushtronin aktivitet te palicencuar, duke mbajtur ne lokale aparatura elektronike me xhetona.
Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bene te ditur se aksioni eshte koordinuar me policine tatimore te Fierit, e cila ka ofruar te dhena ne lidhje me subjektet e palicencuara.
Disa grupe uniformash blu kane kaluar dje ne site pothuajse te gjitha lokalet e qytetit te Fierit ne te cilet jane instaluar pajisje per zhvillimin e lojerave te fatit.
Behet fjale si per lotari sportive, ashtu edhe per pajisje elektronike me hetona te cilat hyjne ne kategorine e lojerave te fatit dhe per te cilat duhet licence e posacme per ushtrimin e aktivitetit.
Ne gersheren blu kane rene 5 persona, te cileve u jane sekuestruar lokalet ku ushtronin aktivitetin. Burime nga Sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar bejne te ditur se ne sekuestro konservative eshte vene nje siperfaqe e pergjithshme prej 260 metra katrore lokale, 66 pajisje kompjuterike me xhetona, nje kompjuter dhe nje printer.
Ne ditet e ardhshme pritet formulimi i akuzave dhe dergimi i tyre perpara togave te zeza per ti njohur me masen e sigurise.
Bilanci i operacionit :
*****************
Te ndaluar:
Artan Vreko, 30 vjec
Bledar Zahaj, 22 vjec
Shefit Paja, 38 vjec
Besnik Murati
Agim Hetemi
I bllokuar :
Lokali me siglen Euro Best
Te sekuestruara:
5 lokale me siperfaqe 260 m2
66 pajisje elektronike
1 kompjuter
1 printer
_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "