AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Muzeqe , harresa con drejt zhdukjes ,monumentet e kultures

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Muzeqe , harresa con drejt zhdukjes ,monumentet e kultures Empty
MesazhTitulli: Muzeqe , harresa con drejt zhdukjes ,monumentet e kultures   Muzeqe , harresa con drejt zhdukjes ,monumentet e kultures Icon_minitimeFri Sep 28, 2007 8:01 pm

Myzeqe, harresa ēon drejt zhdukjes monumentet e kulturės
20 monumente tė harruara nėn kėrcėnimin e banorėve dhe natyrės

Rreth 20 monumente kulture vazhdojnė mbijetesėn e tyre nė Fierin e ditėve tė sotme. Vendimet pėr t’i shpallur kėto objekte si tė tilla e kanė zanafillėn qysh nga viti 1948-1963 dhe mbajnė firmat e Ministrisė tė Kulturės sė atyre viteve. Kėto monumente vazhdojnė tė mbajnė edhe tabelat “Monumente qė ruhen nga shteti”, por vetėm kujdes qė nuk shohim nėse do tė flisnim pėr to.
Kryesimin ndėr monumentet e kulturės tė rrethit tė Fierit sigurisht qė nuk mund ta mbajė kurrkush tjetėr para qytetit antik tė Apolonisė. Pas tij vijnė e renditen sipas rėndėsisė, por edhe viteve kur janė emėruar si monumente kulture, Kalaja e Margėcillit nė Patos, Mashkieza, Gurėzeza, Tempulli antik nė fshatin Shtyllas, Nekropoli, ose tuma nė fshatin Kryegjatė, Vila Rustika, mozaiku nė fshatin Levan, mozaiku nė fshatin Libofshė, manastiri i Shėn Mėrisė Pojan, manastiri i Shėn Kozmait nė Kolkondas, kisha e Shėn Gjergjit nė Libofshė, ajo e Shėn Gjergjit nė Strum, Shėn Kolli nė Vanaj, Libofshė, banesa 400-vjeēare e Longarėve nė fshatin Kryegjatė etj.
Ne takuam ndoshta tė vetmit vizitorė qė i kanė bredhur me kėmbė tė gjithė kėto monumente njė pėr njė, specialistėt e Muzeut Historik tė Fierit Maringlen Panda dhe Nuri Plaku. Kėta dy specialistė tė vjetėr tregojnė se historianėt zakonisht merren me hulumtime tė dosjeve qė janė mbushur pėrgjatė viteve mbi kėto monumente dhe ata nuk marrin mundimin qė tė shkojnė e t’i vizitojnė nga afėr monumentet e kulturės, tė cilat sot pėr sot, fatkeqėsisht janė nė njė gjendje tė vajtueshme.
Kėtu nuk do tė ishim tė gabuar nėse do tė thoshim, qė kujdesi i institucioneve pėrkatėse, Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės, apo Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ka qenė dhe mbetet nė gradėn zero, pra inekzistent.
Harresa ėshtė e vetmja gjė konkrete qė ėshtė bėrė si nga pushteti lokal, ashtu dhe ai qendror, pėrsa i pėrket mirėmbajtjes dhe restaurimit tė kėtyre monumenteve tė kulturės me vlera jo vetėm pėr Fierin, por mbarė Republikėn, e pse jo edhe mė gjerė, nė rang rajonal. Madje specialistėt tregojnė se kjo harresė ka bėrė qė gjysma e monumenteve tė lartpėrmendura tė shkojnė edhe drejt shkatėrrimit tė tyre tė pariparueshėm. Dėmtimet fillojnė qė nga veprimet e atyre banorėve tė pandėrgjegjshėm, tė cilėt kanė pėrdorur elementėt e monumenteve tė kulturės si materiale ndėrtimi, apo sheshet e kėtyre monumenteve si truall sėrish pėr tė ndėrtuar. Ēka tė ēudit dhe indinjon mė tepėr ėshtė fakti se gjatė gjithė kėtyre viteve, shkatėrruesve tė monumenteve tė kulturės nė rrethin e Fierit jo vetėm qė nuk u ka hyrė njė gjemb nė kėmbė, por askush nga institucionet pėrkatėse nuk ėshtė kujtuar tė japė minimalisht alarmin e asaj qė ndodh. Vetėm Muzeu Historik ka qenė ai qė shpeshherė ju ka kujtuar kėtyre drejtuesve se kultura dhe historia e tė gjithėve dhe ruajtja e monumenteve tė rralla tė kulturės ėshtė pjesė e detyrės sė tyre. Megjithatė, injorimi i kėtij shqetėsimi nga strukturat pėrkatėse ka vazhduar njėsoj si mė parė.
Gjendja mė alarmante ėshtė nė Margėllic, Vila Rustika, si dhe te prita e Krapsit. Sipas specialistit tė Muzeut Historik tė Fierit, z. Nuri Plaku, rrezik serioz shkatėrrimi parqet Kisha e Shėn tė Premtes nė Sop, Kisha e Shėn Gjergjit nė Strum, Kisha e Shėn Kollit nė Kurjan e veēanėrisht, Shtėpia e Longarėve nė Kryegjatė nėn kėmbėt e qytetit tė lashtė tė Apolonisė.
Vila Rustika, nė vendin e quajtur Plyk, ka “vdekur”. Heshtja pushtetare e zhduku tėrėsisht nga faqja e dheut ish-ndėrtesėn romake, e cila kish ekzistuar pėr rreth 2000 vjet, por qė mjaftoi tė zhdukej brenda njė dekade kur toka u kthye nė “tokė buke”.
Sipas shkrimeve tė zotit Plaku, nė ish-vendin e dikurshėm ku ngrihej kjo kėshtjellė e ardhur nga thellėsia e viteve antike, tashmė kanė ngelur vetėm disa copėza gurėsh dhe tullash. Mbi atė truall tani punohet dhe mbillen tė korrat e stinėve shqiptare, ndėrsa nė vendin ku dikur ka qenė njė pllakė e identifikimit tė saj shtrihet njė “gardh kufitar” prej ferrash qė ndan parcelėn e njėrit pronar nga tjetri.
Tė njėjtin fat tė kulturės sė harruar shtetėrore dhe kolektive e ka pasur edhe diga 2000-vjeēare e Krapsit. Mė parė diga ka qenė 50 metra e gjatė, ndėrsa tani ėshtė vetėm njė fragment nė formė pirgu, i mbuluar me bimėsi, ferra dhe shkurre. Aty kalon dhe rruga automobilistike qė tė ēon nė fshatin Plyk, por syri nuk tė zė ndonjė shenjė apo tabelė orientuese. Vetėm ndonjė fermer tė moshuar nėse e pyet, do tė tė pėrgjigjet se “...janė disa gurė tė mėdhenj atje te njė kthesė nė lumin Gjanicė, por se ēfarė janė s’di t’ju them...”. Gurėt e pritės 2000-vjeēare sot mund t’i gjesh nė zonėn rrotull nėpėr dhjetėra themele shtėpish tė ndėrtuara dhjetėvjeēarin e fundit. Por, nėse disa fshatarė tė papėrgjegjshėm i bėjnė njė flijim tė tillė historisė dhe vlerave monumentale tė kulturės, ėshtė e pafalshme qė e njėjta gjė tė ndodhi edhe me pushtetin lokal dhe qendror. Sipas specialistėve qė flasin pėr gazetėn “Albania” duket se koha po pėrsėritet. Historitė e dhimbshme por tė vėrteta tė 70 karrocave tė Ibrahim Pashės qė gati 200 vjet mė parė rrėmbyen gurėt dhe veprat tona antike pėr t’i murosur nė njė qerpiē tė ri pėr nder tė pashait janė shfaqur nė trajta jo fort tė ndryshme edhe gjatė viteve tė tranzicionit.
Paradoksal mbetet edhe hartimi de jure i njė liste qė shteti ka bėrė pėr disa monumente, tė cilat thuhet se merren nė mbrojtjen e tij me ligj, ndėrkohė qė nė anėn tjetėr, ēdokush mund tė bėjė ēfarė t’i dojė qejfi me kėto monumente kulture pa u pėrballur me ndonjė masė administrative.
Nė tė njėjtėn gjendje si diga dhe si kėshtjella janė edhe kishat e Strumit dhe Kurjanit. Nga ēasti nė ēast, nė kėtė zagushi stresesh dhe krizash kishat rrezikohen qė tė marrin flakė. Barėrat e thata dhe hithrat e shkrumbuara nga zagushia natyrore mund ta shfryjnė mllefin pikėrisht nė kėto objekte kulti tė papėrsėritshme pėr nga vlerat dhe historiku i tyre.
Nėn ēatitė e vjetėruar dhe herė-herė tė rikonstruktuara tė kėtyre kishave gjendjen gjurmė qirinjsh tė besimtarėve qė shkojnė aty duke u munduar tė gjejnė paqen shpirtėrore.
E fundit qė po vrapon drejt shkatėrrimit ėshtė Shtėpia e Longarėve. Njė ndėrtesė dykatėshe qė ekziston si njė monument etnografik i vetėm dhe ndėr mė tė rrallėt e krahinės sė Fierit. Kjo duke pasur parasysh mėnyrėn e ndėrtimit tė banesave nė Myzeqe, tė cilat kanė qenė njėkatėshe, pa oxhak dhe me dritare tė vogla. Gozhdėt dhe muret e saj janė drejt shkatėrrimit. Parmakėt e ballkonit tė katit tė dytė, tė cilėt ishin bėrė me punime druri ornamental me origjinalitet autokton myzeqar janė zėvendėsuar nga betoni i fortė pėr tė ruajtur qėndresėn e kėsaj shkallareje.
Ēdo vit organizohen takime dhe simpoziume nė mbrojtje tė kėtyre vlerave historike. Sa ironi! Ndoshta ato miliona lekė qė derdhen pėr takime pafund mund tė hidheshin pėr ruajtjen reale tė monumenteve tė Fierit, nė mėnyrė qė sė paku, disa prej tyre tė mos shkonin sot drejt zhdukjes sė plotė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Muzeqe , harresa con drejt zhdukjes ,monumentet e kultures
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse shkojme drejt modes ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARTI & KULTURA :: ArTi FiGurAtiV-
Kėrce tek: