AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 BokS....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

BokS.... Empty
MesazhTitulli: BokS....   BokS.... Icon_minitimeWed Sep 26, 2007 8:16 pm

Luani” dhe “Bisha”: Ēdo ndeshje ėshtė si ndeshje e fundit


“Nata e kampionėve tė universit” tė shtunėn nė “Hanns-Martin Schleyer-Halle” nė Shtutgart do tė sjellė pėrveē shumė evenimenteve tėtjera edhe njė ndeshje boksi krejt tė veēantė: Nė shtėpinė e tij boksieri i peshės sė rėndė Luan Krasniqi, alias “der Löwe” (“Luani”) do tė ndeshjet nė kategorinė ndėrkombėtare WBO kundėr amerikanit Brian Minto. 32-vjeēari nga Butler shtetit tė Pensylvanisė me emrin e boksit “The Beast” (“Bisha) u bė i njohur para katėr muajsh pas fitores sė qartė kundėr Axel Schulz nė Gjermani. Sigurisht Luan Krasniqi, “matadori” nga Rottweil, i cili lėshoi shumė terren me humbjen dramatike nė ndeshjen pėr titullin botėror nė 2005-ėn kundėr Lamon Brewster, pikėrisht ditėn e 100 vjetorit tė Max Schmeling, ka sqaruar nė njė intervistė ekskluzive pėr redaktoren e “GEA”, Gabriela Thoma, se me njė fitore ndaj Mintos, ai do tė synojė sėrish ngjiten drejt luftės pėr titull.

A jeni i befasuar nga interesimi i madh i tifozėve? Mbi 5 000 bileta pėr ndeshjen tėnde janė shitur tashmė. Po shiten thuajse tė gjitha.

Luan Krasniqi: Jo, ju dihet ta dini qė “Schleyer-Halle” ėshtė shtėpia ime. Sa herė qė unė kam boksuar kėtu ajo ka qenė gjithmonė plot. Unė jam shumė i gėzuar, qė rikthehem sėrish nė Shtutgart pas humbjes dhe pas dėmtimit. Sigurisht qė unė shikoj pėrpara: mė nė fund dhe njė ndeshje!

Si duket pėrgatitja juaj pas njė pushimi prej rreth 11 muajsh pa u ngjitur nė ring?

Gjatė gjithė kohės jam stėrvitur, gjithnjė e mė shumė me fuqinė, shpejtėsinė dhe rezistencėn. Si para ēdo ndeshjeje, nė tre javėt e fundit tė pėrgatitjes unė ka zhvilluar njė stėrvitje tė ashpėr nė sparing me dy tipa boksierėsh tė ngjashėm si Minto. Gjatė kėsaj kohe kam rigjeneruar ndjenjėn time tė agresivitetit. Gjatė kėsaj jave unė po stėrvitem vetėm njė herė nė ditė deri nė ditėn e ndeshjes.

Ēfarė strategjie taktike keni planifikuar tė pėrdorni kundėr Mintos?

Minto ka njė vullnet tė fortė dhe sigurisht njė kundėrshtar pėr t’u patur nė konsideratė, i cili nga 28 ndeshje, 27 i ka fituar. Unė duhet tė jem i kujdesshėm, dhe ta ndėrtoj boksitin tim hap pas hapi.

A ndiheni i karikuar veēanėrisht pas kėtij pushimi tė gjatė?

Unė jam i karikuar para ēdo ndeshjeje, dhe karikimi nė vetvete ėshtė njė lloj nervoziteti normal. Dhe nėse unė nuk do ta kisha kėtė lloj ndjenje, nėse frika nuk do tė ekzistonte, atėherė do tė duhej tė hiqja dorė nga boksi.

A ėshtė Brian Minto kundėrshtari qė ju do tė dėshironit?

Nė tė vėrtetė unė do tė doja kisha si kundėrshtar Lamon Brewsterin. Sigurisht qė skena e boksit nuk ėshtė njė koncert i dėshirave. Unė nuk mund tė zgjedh vetė kundėrshtarėt e mi. Megjithatė Minto nuk ėshtė njė boksier i lehtė. Ai mund tė jenė njė kockė e fortė. Kjo do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė, pasi edhe ai ka shanset e tij, pėr tė synuar drejt ngjitjes nė renditjen botėrore. Ai do t’i kėrkojė tė shfrytėzojė shanset e tij kundėr meje.

Nė kėto momente njė ndeshje e peshave tė rėnda po ndjek tjetrėn. Si do ta gjykonit ju njė situatė tė tillė?

Pėr mua si sportist profesionist ėshtė e vėshtirė, pėr t’u pėrgjigjur, pasi edhe unė i pėrkas kėsaj skene. Por unė mendoj se mund tė them, qė pėr momentin nė botė nuk ekzistojnė kampionė absolutė tė peshave tė rėnda si pėr shembull nė kohėt e Tajsonit, Lennox Lewis apo Evander Holyfield. Por Vladimir Klitschko ėshtė tashmė pėr mua njė nga mė tė mirėt. Se sa i shpejtė dhe i rafinuar ėshtė kėtė e tregoi edhe ndaj Ray Austinit tė shtunėn e fundit.

A do tė ishin ju i kėnaqur nėse Don King do t’ju ofronte njė ndeshje pėr tė sfiduar kampionin e botės?

Natyrisht, por do tė doja tė bėjė njė premtim, nėse unė nuk do tė mund tė bėj asnjė marrėveshje pėr ndeshje tė tjera, nėse unė nuk do tė duhet tė nėnshkruaj asnjė dhe pėr kėtė as tė mos fitoj para. Qėllimi im ėshtė shumė herė mė i madh, dua tė sfidoj kampionin botės nė WBO, Shannon Briggs. Atėherė unė do tė mund tė lirohem nga promotori im Klaus-Peter Kohl dhe do tė duhet tė paguaj njė tjetėr menaxher.

E marrim tė mirėqenė fitoren ndaj Mintos, a do t’ju bėnte kjo nė mėnyrė automatike numrin “Njė” tė federatės sė boksit ĖBO dhe kėshtu tė keni shanse pėr t’u bėrė sfidanti pėr titull?

Pėr mua sė pari ėshtė rėndėsishme vetėm njė fitore pėr dua tė bindur nė kėtė ndeshje qė e meritoj atė. Pastaj do tė pėrzihen sėrish kartat e federatės, dhe do tė shikohet, ēfarė do tė dalė nė treg. Unė jam sportist dhe besoj, mbėshtetem te suksesi dhe tė njerėz tė pėrgjegjshėm dhe tė rėndėsishėm. Qė unė do ta marr dhe njė tjetėr shans pėr tė sfiduar kampionin si kundėr Brewsterit, ky ėshtė qėllimi im i madh, pasi unė dua tė bėhem kampion bote. Kjo ėshtė ajo qė unė besoj me siguri.

Por a kishte nė vjeshtė njė atmosferė shqetėsuese, tė turbullt mes teje dhe promotorit tėnd, tė kushtėzuar nga dėshtimi i mbrėmjes sė boksit nė “Porsche-Arena”?

Unė nuk dua ta thelloj mė tej kėtė temė, pasi kjo i pėrket njė kaluare tė largėt. Por ajo qė vlen ėshtė, qė ne sėrish vazhdojmė pėrpara bashkė. Nėse unė do tė fitoj tani, besoj se Klaus-Peter Kohl, do tė ketė argumente tė mira pėr tė vazhduar tratativat. Ai zotėron njė industri tė madhe dhe do tė mė japė mua njė shans tė ri pėr tė luftuar pėr titullin kampion bote, pasi njė gjė e tillė ėshtė edhe nė interesin e tij.

A ju duket e hidhur zhurma pėr rikthimin e Henry Maskes, i cili mund tė ndikojė nė mos zhvillimin e ndeshjes sė ardhshme nė Gjermani?

Unė mund tė flas vetėm pėr vete. Unė do tė provoj tė ofroj sportin e bukur. Qė Maske po rikthehet, nuk ėshtė pikėrisht vetėm faji i tij. Shpresa duket se e ka forcuar atė. Por, qė ai ka humbur njė ndeshje para 10 vjetėsh dhe kėtė llogari kėrkon tė hakmerret pas njė kohe kaq tė gjatė, duket sikur nuk ėshtė linja e duhur. Unė dyshoj qė ai ėshtė rikthyer pėr shumė prej 500 000 eurosh. Nėse ai do tė thoshte, se e provokon shuma prej 3,5 milionėsh, sepse dėshiron tė pėrmirėsojė konton e tij, atėherė do tė ishte mė i sinqertė dhe mė i qartė. Gjithsesi pėr tė shtuar kėtu, sipas meje Maske e ka bėrė boksin mė tėrheqės dhe atij i duhet dhėnė njė identitet. Pėr kėtė unė i jam mirėnjohės.

Ta marrim njėherė tė mirėqenė, qė ju e humbni ndeshjen kundėr Mintos, a do tė ishte ky fundi pėr ju? Tani ju gjithashtu jeni 35 vjeē ...

(Qesh) Pėr njė boksier tė peshave tė rėnda ėshtė gjithmonė ēdo ndeshje, si ndeshja e fundit. E zėmė se unė do tė bie “Knock-out”, megjithatė ky nuk ka pse tė jetė fundi pėr mua. Unė kam nė karrierėn time plot 32 ndeshje si profesionist dhe vetėm dy humbje nė tė cilat nuk kam ngrėnė shumė grushta. Unė dėshiroj tė qėndroj edhe pėr disa kohė nė boks. Jam akoma i freskėt dhe dua tė shkoj akoma dhe mė pėrpara. (GEA)


Axel Schulz: Nuk e kam ndjenjėn e hakmarrjes

Ai nuk dėshiron tė ngjitet nė ring, por nuk ėshtė e thėnė qė ai nuk ka asnjė interes, pasi ėshtė krejt normale qė ai tw shtunėn tė gėzohet bashkė me gruan e tij Patricia. Ky ėshtė Axel Schulz qė tė shtunėn nė mbrėmje do tė ndjekė, se si Luan Krasniqi do tė provojė tė marrė hakun e tij, ku do tė ndeshjet me Brian Minton, pikėrisht njeriun qė ka ndėrprerė nė mes karrierėn e Axel Schulz mė 25 nėntorin e vitit tė kauluar. Schulz nuk eka haruar atė ditė, kur do tė binte “Knock-out” nė raundin e gjashtė. “Por nuk ėshtė e vėrtetė qė unė dua tė hakmarrje nė kėtė ndeshje, - shton Schultz. - Unė e di qė Minto ka dobėsi tė mėdha. Mbrojtja e tij ėshtė e mangėt dhe nuk ka teknikė tė mirė. Prandaj Krasniqi ka shanse ta mundė".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

BokS.... Empty
MesazhTitulli: Re: BokS....   BokS.... Icon_minitimeWed Sep 26, 2007 8:28 pm

Boks: Tre boksiere prishtinas nė turneun ndėrkombėtar nė Shkodėr


Tre boksierė tė klubit Prishtina, do tė marrin pjesė nė turneun ndėrkombėtar qė do tė mbahet nė Shkodėr, mė 20 prill. Ismet Dobratiqi nė kategorinė deri nė 75 kilogram, Jeton Plakaj dhe Besim Brahimi nė 81 kilogram, do tė jenė pasqyrė pėr kombėtaren e Shqipėrisė qė tė marrin pjesė nė pėrgatitjet e pėrbashkėta me boksierėt nga Shqipėria qė do tė mbahen nė Kinė.
Nė Kėto pėrgatitje qė janė financuar nga shteti kinez mund tė pėrfitojnė edhe boksierėt nga kryeqendra e Kosovės. Nė ekspeditėn e klubit Prishtina do tė udhėtojnė trajneri Qamil Pajaziti, shefi i shtabit profesional Aziz Salihu, gjyqtari ndėrkombėtar Ajet Rreci si dhe i ftuar special do tė jetė edhe Sabit Geci, kryetari i klubi Prishtina. Kjo garė do tė jetė njė shpresė pėr boksierėt e klubit Prishtina qė do tė marrin pjesė nė pėrgatitje e pėrbashkėta tė kombėtare sė Shqipėrisė pėr Olimpiadė qė do tė mbahet nė vitin 2008 nė Kinė. Nė Olimpiadė pritė qė Shqipėrinė tė pėrfaqėsojė edhe Ajet Rreci gjyqtarė me licencė ndėrkombėtare (EABA), qė njėherėsh ėshtė edhe drejtori i klubit tė boksit Prishtina.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
BokS....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: SpoRtE Te TjeRa-
Kėrce tek: