AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ciklizmi ......

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ciklizmi ...... Empty
MesazhTitulli: Ciklizmi ......   Ciklizmi ...... Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 5:46 pm

Ciklisti zvicerian Beat Zberg terhiqet nga sporti

Data e Publikimit: 04/10/2007

Ciklisti zvicerian Beat Zberg i ka dhene fund karrieres se tij sportive. 36 vjecari garon prej rreth 17 vjetesh si profesionist, por nuk ka qene asnjehere pretendent ne turet e zhvilluara ne shtete te ndryshme. Zberg ka qene per disa vite rresht shok skuadre me Marco Pantanin, ndersa me pas me italianin Davide Rebellin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ciklizmi ...... Empty
MesazhTitulli: Re: Ciklizmi ......   Ciklizmi ...... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:05 am

Ciklizem

Kapriciot e UCI?t lene jashte shqiptarin
5 Tetor Skandali me i fundit ne Kampionatin Boteror te Ciklizmit, qe u zhvillua javen e fundit ne Shtutgart, ishte perjashtimi i shqiptarit Ervin Haxhi nga gara e rruges. Ne fakt, Haxhi eshte bllokuar nga nje prej komisionereve te UCI?t (Federata Boterore e Ciklizmit) per shkak te nje problemi burokratik. Historia filloi ne Qershor, ne Shqiperi kur, si ne shume vende europiane, edhe atje u mbajt kampionati ciklistik ne rruge. Ne kete aktivitet, Ervin Haxhi eshte klasifikuar i dyti. Me kete rezultat, Federata Shqiptare e Ciklizmit i dergon Federates Boterore, ashtu sic dhe parashikohej ne rregulloren e Kampionatit Boteror, nje imel me emrat e fituesve te gares dhe te atyre qe kane marre cmimet. Dhe ne keto kushte, Haxhi nis te pergatitet per ne Boterorin e Shtutgartit

Firma ne ciklizmin profesionist dhe stervitja

Ervin Haxhi ka kaluar nje vere te qete, aq me teper qe pat hedhur dhe nje firme ne kontraten me skuadren “Amore&Vita McDonald”, qe do te thote se u be ciklist profesionist. Me kete skuader ka vazhduar stervitjen, gjithnje me synimin per t’u pergatitur per Boterore. Gjithcka duket normale deri kur Haxhi niset drejt Shtutgartit, atje ku po zhvillohej Boterori i Ciklizmit. Haxhi ishte i pari ciklist shqiptar, i cili do te perfaqesonte ngjyrat kuq e zi dhe do te garonte se bashku me profesionistet. Ne rregjistrimin zyrtar per garen e rruges ndodh e paparashikueshmja.

Shevalier kundershton Mekkeidin, e peson Haxhi

Federata Boterore e Ciklizmit, nepermjet pergjegjesit te gares Filip Shevalier, ka lajmeruar se mberritjen e shqiptarit Ervin Haxhi per te garuar ne Shtutgart e ka marre vesh vetem nepermjet imelit te ardhur nga Federata Shqiptare e Ciklizmit. Pretendimi i Shevalierit ka qene i tille qe duhet ta merrte ardhjen e Haxhit per gare zyrtarisht me faks. E ne keto kushte i ka mohuar Haxhit mbrojtjen e ngjyrave kuq e zi ne kete Boteror. Shfajesimi ishte teresisht banal, por, per fat te keq te Haxhit, nuk u be asgje. Ndonese presioni i presidentit te Federates Shqiptare te Ciklizmit, Skender Anxhakut, pasi “OK?ut” te marre prej presidentit te UCI?t, Pat Mekkeid, perseri asgje nuk ndryshoi. Madje Shevaljer i ka bere te ditur dhe Mekkeidit se: “rregullat jane rregulla e jane te njejta per te gjithe. E nese ju do te lejoni Haxhin te hyje ne gare, atehere po iki une”. Nje paradoks qe per Haxhin do te thote prerja ne mes e nje endrre per te cilen kishte kohe qe punonte. per rrjedhoje si Haxhi, ashtu dhe presidenti i kompanise “Amore&Vita McDonalds”, Fanini kthehen “bosh” ne shtepi

Revolta e Faninit dhe e Haxhit

“Jam jashtezakonisht i indinjuar”, komenton Fanini ne nje prononcim per HermesNews. “Per k-te vendim te jashtezakonshem te UCI?t nuk ka komente, sepse eshte paturpesi. Mbi te gjitha tregon se UCI po punon jo per te miren e ciklizmit, por per ta shkaterruar ate. Ne vend qe t’i ndihmojne keto djem dhe vende si Shqiperia, qe jane akoma ne fazen e zhvillimit ne ciklizem, ua presin kembet menjehere. Me thoni ju, nese kjo eshte e drejte, apo e gabuar.

UCI ka per detyre t’i mbroje keto djem, por, ne vend te kesaj, i lan duart dhe i demton ata. Ky eshte nje rast i turpshem. Eshte nje dem i madh si per Shqiperine, ashtu dhe per shoqerine tone, meqe Haxhi, duke pare gjendje e tij, do te lufonte per te marre nje medalje ne kete gare. Ne vend qe te merren me problemet e dopingut, UCI mendon per nje faks relativ dhe nje urdher mberritjeje (qe i kishte ardhur dhe nepermjet imelit). Jam i shperqendruar, jemi para nje situate te turbullt dhe, mbi te gjitha, e turpshme. Tani, se bashku me presidentin e Federates Shqiptare te Ciklizmit, Skender Anxhaku, po mendojme per te gjetur rruget e ndjekjes se ceshtjes nga ana gjyqesore, sepse duhet te na demshperblejne per kete frenim te pallogjikshem”, ka mbyllur Fanini, ne nje kohe qe ne te njejtin mendim ka qene dhe vete Ervin Haxhi.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ciklizmi ...... Empty
MesazhTitulli: Re: Ciklizmi ......   Ciklizmi ...... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:06 am

Betini konfirmohet “mbret” i ciklizmit ne rruge!

Per here te dyte radhazi Paolo Betini fiton titullin boteror te ciklizmit ne rruge, ne turneun e zhvilluar ne Shtutgart, duke perseritur keshtu arritjen e legjendarit Xhiani Bunjo ne vitet 1991 e 1992. Pas medaljes se dyte te arte boterore, pa harruar ate te arte Olimpike ne Athine 2004, Paolo Betini hedh pas shpne gjithe tensionet dhe polemikat e ketyre diteve per mos ftesen e tij ne Boteror nga ana e organizatoreve gjermane. Me pak terbim me shume ai diti te bente edhe nje here ndryshimin ne itinerarin e veshtire te Shtutgartit. Por kjo fitore nuk i takon vetem Betinit, por te gjithe skuadres se Italise, e cila diti te punonte shume mire per kapitenin e saj dhe ne fund ai nuk e zhgenjeu, duke e ngjitur serish ne fronin boteror, dhe pse shume njerez nuk e donin kete. “Ishte nje fitore zemerimi sidomos pas kritikave qe kam marre ne ditet e fundit nga njerez qe nuk kuptojne asgje nga ciklizmi”, tha Betini pas triumfit. “Per nje cast kujtova se nuk do te me lejonin te mbroja titullin tim, por kur kuptova se do te zbrisja ne rruge bashkova te gjitha forcat dhe dhashe maksimumin tim per t’i dhene nje pergjigje te denje te gjithe atyre qe nuk me duan te miren”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ciklizmi ...... Empty
MesazhTitulli: Re: Ciklizmi ......   Ciklizmi ...... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:07 am

MekKartni habit tėrė favoritėt!

Xhejzon MekKartni fitoi etapėn e 14?tė tė Vueltės sė Spanjės prej 207 kilometrash. Ēiklisti amerikan i skuadrės “Discovery Channel”, kampione kombėtar nė vitin 2004, por pa asnjė fitore nė Europė, e mbylli fraksionin me kohėn 5’21"21, me njė avantazh prej 28" ndaj Luvkvist dhe 50" ndaj Shumaker, qė fitoi sprintin e grupit tė tė arratisurve. Rusi Denis Menēov ruajti kreun e renditjes sė pėrgjithshme edhe pas etapės sė 14?tė, qė pėrfshinte 4 maja tė kategorisė sė tretė, me 2’01" avantazh ndaj patriotit tė tij Vladimir Efimkin. Sot do tė zhvillohet njė tjetėr etapė malore, e e 15?ta, nga Villakarrilo nė Granada, prej 200 kilometrash, e cila gjithashtu mund tė sjellė tronditje nė renditjen e pėrgjithshme, dhe pse pėr momentin Menēov, fituesi i Vueltės sė Spanjės nė vitin 2005, duket nė pozita shumė tė forta pėr tė fituar titullin e dytė.

Rezultatet e etapės sė 14?tė

1.MekKartni 5h21’21"

2.Luvkvist + 28"

3.Shumaker + 50"

4.Garate + 50"

5.Vanoti + 50"

6.Garsia + 50"

7.Zanido + 50"

8.Vanderverde + 50"

9.Zubeldia + 50"

10.Deignan + 50"

Klasifikimi i pėrgjithshėm

1.Menēov 57h45’47"

2.Efimkin + 2’01"

3.Evans + 2’27"

4.Sastre + 3’02"

5.Moskera + 4’35"

6.Sanēez + 4’42"

7.Karpets + 5’49"

8.Beltran + 5’56"

9.Devolder + 6’28"

10.Barredo + 6’39"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Ciklizmi ...... Empty
MesazhTitulli: Re: Ciklizmi ......   Ciklizmi ...... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:08 am

Denis Mencov, "ve veton" ne Vuelten e Spanjes!

Rusi Denis Mencov fitoi etapen e dhjete te Vueltes se Spanjes, 214 kilometra ne Pirenej nga Benaske ne Andorra. Lideri i renditjes se pergjithshme fitoi ne 5 ore e 47'05", duke e prere finish perpara australianit Kadel Evans dhe spanjollit Samuel Sancez. Ne vendin e katert spanjolli tjeter Manuel Beltran dhe me tej Karlos Sastre. Rusi tjeter Vladimir Efimkin u rendit ne vendin e peste perpara italianit, fitues i malores se te dieles, Leonardo Piepoli. Pas kesaj fitoreje Mencov ruajti avantazhin e tij prej 2'01" ndaj Efimkinit, Evansit dhe Sastres, qe dje nuk iu shkeputen dot.

Rezultatet e etapes

se dhjete

1.Mencov 5h47'05"

2.Evans "

3.Sancez "

4.Beltran "

5.Sastre "

6.Efimkin "

7.Piepoli "

8.Anton + 7"

9.Moskera + 33"

10.Moreno + 33"

Klasifikimi i

pergjithshem

1.Mencov 39h41'51"

2.Efimkin + 2'01"

3.Evans + 2'27"

4.Sastre + 3'02"

5.Moskera + 4'35"

6.Sancez + 4'42"

7.Karpets + 5'49"

8.Beltran + 5'56"

9.Piepoli + 6'06"

10.Devolder + 6'28"


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Ciklizmi ...... Empty
MesazhTitulli: Re: Ciklizmi ......   Ciklizmi ...... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ciklizmi ......
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: SpoRtE Te TjeRa-
Kėrce tek: