Vazhdimi ...... Tim Shkupi: Mediat perendimore, sidomos BBC, ne fillim te karrieres suaj, ne fund te viteve 90, te kane quajtur The Kosova Kid, qe e ke perdorur boksin te zgjosh interesimin e amerikaneve per luften e drejte te shqiptareve dhe te UCK-se ne Kosove. Deri sa baba yt Ramizi dhe motra kane lene biznesin ne New York dhe jane kthyer dhe kane ndihmuar luften e UCK-se ne Kosove. Si e ndieni veten tash pas 7 vjeteve? Keni deshire qe edhe sot te ju quajn njejte sikur atehere The Kosova Kid
Elvir Muriqi: Nuk eshte me rendesi si do te me quajne. Atehere ka qene kohe tjeter. Sot tjeter. Atehere Kosova ka qene ne lufte me serbet, kurse sot Kosova pret te behet shtet dhe shqiptaret bashke me amerikenet presin te njejten. Une do te kisha pas qejf te me quajne sic me kane quajtur atehere, The Kosova Kid. Por, Im proud to be albanian, ashtu sic eshte edhe kenga e Etno Engjujve Une jam ndier keq kur baba im eshte ndare prej meje dhe ka marr rugen e kthimit per ne Kosove, ne lufte. Mua me kane bindur qe te mbes ne New York se Kosoves edhe ndryshe mund ti ndihmohet. Kosova ka nevoje edhe sot per ndihme. Lufta jone nuk ka perfunduar. Ajo vazhdon deri ta bejme Kosoven nje vend te mire dhe shume te perparuar.
Tim Shkupi: A eshte Elvir Muriqi edhe politikan ne New York?
Elvir Muriqi: Jo, jo
nuk jam politikan. Nuk eshte profesion i imi. Une sot jam vet sportist dhe dua qe ne ring te tregoj se kush jam. Une jam shqiptar dhe bej boks me flamurin tim kombetar. Kjo nuk eshte politike. Amerika neve shqiptareve na ka hapur dyert dhe ne jemi mirenjohes. Keto dyer i kane hapur shume shqiptare para nesh, me dekada dhe bile edhe shekuj. Ne vec po vazhdojme nje pune qe disa shqiptare e kane nisur shume heret para nesh.
Tim Shkupi: Ku e kalon kohen e lire Elvir Muriqi?
Elvir Muriqi: Kohe te lire ka pak, por kur ka, jam ne shoqeri me shoke dhe vellezerit e mi shqiptar. Por shpesh marr pjese edhe ne jeten e show biznesit ne New York. Jam ne shoqeri me njerez te ndryshem te sportit, muzikes dhe filmit. Ju e dini se jeta ne New York eshte e gjalle dhe me plote argetim.
Tim Shkupi: Ka kohe Elvir per Argetim?
Elvir Muriqi: Me ju thane te drejten jo edhe aq shume, por disi argetimin dhe jeten e kam pak si qejf. Atje takon njerez te ndryshem, njerez te profileve te ndryshem, keshtu qe kjo eshte mire.
Tim Shkupi: Ka te dashur apo ndonje goce qe kalon kohen e lire Elvir Muriqi?
Elvir Muriqi: Tim Shkupi e leme kete bisede per ndonjehere tjeter. Jam para mecit. Jam i koncentruar me mendje dhe me shpirt ti pergezoje shqiptaret me fitore te premten ne Paradise Theater ne New York. Ndonjehere tjeter per kete.
Tim Shkupi: Cili eshte pra koncentrimi shpirteror i Elvir Muriqit para mecit?
Elvir Muriqi: Besimi. Besimi ne Zot ne te cilin une besoj. Kam nje Kuran shqip dhe e lexoj shpesh kur jam vetem. Me pelqen. Gjej nje qetesi shpirterore. Tani e kam kuptuar pse legjenda e boksit Muhamed Ali e ka pasur kete besim. Me siguri se ka gjetur qetesi. Prej ku ka marr fuqi per te luftuar ne ring, ne jete per te drejtat dhe lirite e njerzve, per te qene promoter i barazise dhe drejtesise per vlera jo vetem ne amerike por kudo ne bote.
Tim Shkupi: Elvir ne ju bejme me dije se Dashuria dhe AlbaNuri kane venduar reklamen e juaj ne faqet e tyre dhe ju garantojne se Paradise Theater ka me qene krejt Red and Blck. Te gjithe ne kemi me pasur syte te premten ne ty, ne fitoren e Elvir Muriqit.
Elvir Muriqi: FLM nga ju Tim Shkupi dhe FLM Sadik Vatovcit, pronarit te Dashuria.Com. Une ju pershendes sic ju pershendet cdo shqiptar per punen e juaj. E une permes faqeve te juaja i pershendes te gjithe shqiptaret ne planet. Se jemi ghithkah te shperndare.
Tim Shkupi: ELVIR MURIQ ZOTI TE NDIHMOFTE DHE FITORE TE PREMETEN NE PARADISE THEATRE NE NEW YORK