Bezhani: Duhet me shume cilesi
Ne Federaten Shqiptare te Mundjes, diten e merkure, eshte zhvilluar nje mbledhje e gjere me trajneret e ekipit kombetar. Ne qender te vemendjes kane qene dy veprimtari, Kampionati Europian i te rinjve dhe Lojerat e Detit te Zi. Veprimtaria e pare eshte zhvilluar ne Beograd te Serbise, nga 26 qershor?1 korrik, ndersa Shqiperia eshte perfaqesuar si ne mundjen e lire ku trajner ka qene Ylli Agolli, ashtu dhe ne ate klasike me tekniket Avni Hasa e Sajmir Loshi. Nderkaq ne Trabzon, per llogari te Lojerave t` Detit te Zi, trajner ka qene Fuat Brahi. Ajo qe eshte per tu theksuar eshte fakti se ne te dy keto veprimtari, mundja shqiptare, ndonese eshte perpjekur, nuk ka arritur te marre medalje. Per rrjedhoje, kur perpara jane kampionatet Boterore si per te rritur, ashtu dhe per te rinj, veprimtarite jane analizur ne menyre te tille qe te dalin te metat per ti korrigjuar sa me pare ato. Trajneret kane bere raportet e tyre per keto veprimtari, duke treguar te gjithe rrugen e pergatitjeve perpara aktivitetit e deri ne realizimin e tij. Sigurisht qe kane pranuar dhe gabimet, ndersa kane dale dhe perfundimet e duhura. Ne te ardhmen kerkohet me shume cilesi jo vetem nga trajneret, por dhe mundesi, sepse i kane te gjitha shanset per te dhene me shume. Ndaj ne jemi te bindur qe, pas kesaj analize, gjithcka do te ndryshoje per mire, ka perfunduar Bezhani, ndersa aktivitetet e ardhshme nderkombetare te mundjes jane Kampionati Boteror i te rinjve, qe do te behet ne Pekin me 21?26 gusht, si dhe ai i te rriturve, i cili do te jete i vlefshem dhe per tu kualifikuar ne Lojerat Olimpike Pekin 2008, ne Baku te Azerbajxhanit me 18?23 shtator