AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Atletika ***

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Atletika *** Empty
MesazhTitulli: Atletika ***   Atletika *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:16 am

Xhons kthen medaljet. SHBA kerkon falje!

Sprintieria amerikane Merion Xhons dorezoi medaljet qe fitoi ne Lojrat Olimpike te Sidneit ne vitin 2000, njoftoi dje Agjensia Amerikane Anti?Doping (USADA). Xhons pranoi ndeshkimin me dy vite pezullim, edhe pse beri te qarte javen e shkuar qe nuk do te rikthehet perseri ne atletike, pasi pranoi perpara Gjykates qe arritjet e saj sportive u ndihmuan nga perdorimi i substancave te ndaluara. Xhons pranoi qe perpara Sidneit ka marre steroide dhe tetrahidrogestrion (THG) midis shtator 2000 dhe korrikut 2001. 31?vjecarja fitoi tre medalje te arta dhe dy te bronxta ne Sindei. Medaljet e arta u fituan ne 100 metra, 200 metra dhe stafeten 4x400 metra, ndersa bronxi ne kercim se gjati e 4x100 metra. Xhons pranoi qe THG qe ajo perdori, ose e njohur ndryshe si “e pastra”, per shkak te veshtiresise qe paraqet substanca per t’u dalluar ne kontrollet antidoping, iu furnizua nga laboratoret famekeq “Balco”, ne San Fransisko. Laboratoret ne fjale u bene te njohur kur Tim Montgomeri, ish?rekordmeni i botes ne 100 metra rezultoi pozitiv dhe u bene protagonist te skandalit me te madh ne historine e dopingut amerikan, pasi u vertetua qe laboratori prodhonte substanca te ndaluara per atletet. Komiteti Olimpik Amerikan i ka kerkuar atleteve te tjere qe garuan ne stafete me Xhonsin qe gjithashtu te kthejne medaljet e tyre. “E gjithe kjo histori duhet te na beje qe te kuptojme edhe nje here qe arritjet atletike te para nepermjet mashtrimit te dopingut jane vetem nje cmenduri”, deklaroi shefi ekzekutiv i “USADA”?s, Trevis Tigart. Sipas rregullit, atletja qe perfundoi pas Xhonsit perfiton medaljen e saj, por Komiteti Olimpik Boteror (IAAF) duhet ende te vendose ne rastin e 100 metrave. Grekja Katerina Thanu u rendit e dyta ne Sidnei, por ajo vuajti nje pezullim 2?vjecar pasi rezultoi gjithashtu pozitive, ne Lojrat Olimpike te “Athine 2004”?s. Xhamajkania Tajna Laurens fitoi medaljen e bronxte. Presidenti i IAAF, Lamin Diak, deklaroi qe Xhonsi do te mbahet mend si nje prej mashtrimeve me te medhenj ne historine e atletikes. “Ne qofte se do te kishte besuar ne cilesite e saj natyrale, me shume pune dhe sakrifice, Merion mund te ishte shpallur kampione e merituar ne Sidnei. Tani ajo do te mbahet mend si nje prej mashtrimeve me te medha te historise”, deklaroi Diak. “Komiteti Olimpik Amerikan i ka derguar nje leter faljeje IAAF?it dhe nje leter edhe me te zgjeruar organizatoreve, vullnetareve dhe te gjithe australianeve”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Atletika *** Empty
MesazhTitulli: Re: Atletika ***   Atletika *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:17 am

Fiqiri Rama: Na iken dy medalje!

Delegacioni sportiv i Shqiperise, i cili, nga 14?21 tetor 2007, ka marre pjese ne Lojerat e Europes Juglindore, qe u bene ne Selanik te Greqise, tashme eshte kthyer ne atdhe. Jane plot nente medalje, te marra kater bronzi nga mundja, 1 ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi nga atletika dhe ne fund nje bronz nga taekondoja. Pra shume me mire se sa ne Lojerat e Detit te Zi, aq me teper qe edhe ekipi i gjimnastikes per meshkuj perbere nga Pandeli Kondi, Ermal Berberi dhe Gesti Lici, arriti te dale deri ne finale. La per te deshiruar konkurrimi i notareve dhe mbetet nje “kapitull” me vete deshtimi “dore per dore” i lojerave me dore ne grupmoshen deri 17 vjec. Megjithate duke i hyre me ne detaje ketij konkurrimit, njeri prej trajnereve te ekipit perfaqesues te mundjes, figures se ketij sporti ne Diber, Mjeshteri i Merituar i Sportit, Fiqiri Rama, eshte treguar teper i kenaqur me garimin. Madje sipas Rames, i cili ka pranuar te flase per gazeten “Sport Ekspres”, Shqiperia mund dhe duhet te kishte edhe dy medalje te tjera po ne mundje

“Na bene me hile”

Ky eshte perfundimi i te gjithe asaj qe ka treguar Fiqiri Rama per mundjen shqiptare ne Lojerat e Europes Juglindore ne Selanik te Greqise. “Kemi bere nje paraqitje shume te mire, kurse kater medaljet e bronzta te marra nga Ditmar Baro, Erion Shyti, Ardian Kaceli e Aurel Thanasi ishin plotesisht te merituar. Por kemi dhe ne rezervat tona”. Sepse sipas Rames gjyqtaret nuk jane treguar korrekt perballe shqiptareve. “Ne peshen 42 kg te mundjes se lire, dibranin Zajmi nuk e lane te hynte ne finale me turkun, sepse na e dogjen ne peshim. Ishin vetem dy veta dhe aty medalja per ne ishte shume e sigurte”, nenvizon Rama. Por me flagrant ka qene momenti i Sinametes se Teutes, ne peshen 85 kg, kur gjyqtaret nuk i dhane hakun. “Ai e vuri tuc bullgarin dhe po te jepej pike per tonin, Sinameta dilte direkt ne finale me rumunin, kur mund ta merrte me siguri medaljen. Kjo ishte e gjitha, sepse, ne teresi, paraqitja e sportisteve tane ishte shume e mire”, ka perfunduar Rama, qe ka mbetur shume i kenaqur me faktin se, per here te pare, e kane vene trajner te mundjes shqiptare.

Nente medaljet e taneve

Atletike

400 metra me pengesa

Eusebio Haliti 54"46 Medalje ari

Kercim trehapsh

Kristian Cuku 13.10m Medalje argjendi

Hedhje gjyle

Manfred Koleci 18.30m Medalje bronzi

Kercim se gjati

Laureta Bekteshi 5.05m Medale bronzi

Mundje e lire

Pesha 50 kg

Erion Shyti Medalje bronzi

Pesha 69 kg

Ditmar Baro Medalje bronzi

Mundje klasike

Pesha 46 kg

Ardian Kaceli Medalje bronzi

Pesha 63 kg

Aurel Thanasi Medalje bronzi

Taekondo

Pesha 59 kg

Bruno Dudcia Medalje bronzi


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Atletika *** Empty
MesazhTitulli: Re: Atletika ***   Atletika *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:17 am

Pauelli s’njej limite: Arin ne Pekin, nen 9"70!

Asafa Pauell u detyrua te perulej ne Boterorin e Osakes nga rivali i tij i madh, Tajson Gei, i cili fitoi tre medalje te arta ne 100, 200 dhe 4x100 metra. Madje, xhamajkani perfundoi pas kusheritrit te tij te dyte, Derrik Atkins, ne garen e sprintit. Megjithate, Pauelli kishte nje “karte” te fshehur pas Boterorit. Keshtu, ne garen e pare pas Osakes, ne Rieti, vendosi nje kohe te shkelqyer pa ere, prej 9"78. Ndersa kur era e ndihmoi te nesermen me 1,7 metra ne sekonde, Pauelli u shnderrua ne atletin me te shpejte te te gjitha koherave dhe vendosi rekordin e pabesueshem 9"74. Tre te dhjetat me pak se rekordi i meparshem, i vendosur nga vete Paulli ne 14 qershor te 2005?s ne Athine. Brenda disa oreve, Asafa troditi boten e atletikes dhe u hakmorr ne menyren me te mire per humbjen ne Boteror. Xhamajkani ishte perseri i mrekullueshem me kohen 9"83 ne 22 shtator ne Shtutgart. Keto arritje kane mbushur me besim Asafen, qe pergatitet per sfidat e tij te ardhshme i mbushur me ambicje. “Kam besim qe 2008?a do te jete nje vit i shkelqyer per mua. Do te bej me te miren, ne menyre qe te mos humb asnje stervitje te vetme, pasi dua te fitoj medaljen e arte ne Pekin”, deklaroi Pauell. Ne qofte se ka dicka qe mund te pengoje xhamajkanin ato jane demtimet. “Gjeja me e rendesishme eshte te shmang demtimet fizike. Ne qofte se arrij ta bej kete, besoj se asnje prej kundershtareve te mi nuk do te jete ne gjendje te me munde”. Rekordmeni i botes beson qe mund te vrapoje edhe me shpejt se 9"74. “Diten e rekordit tim ne Rieti nuk kisha ndjesine qe po vrapoja shume shpejt. M’u duk shume me e thjeshte se sa hera kur vendosa per here te pare rekordin e botes ne Athine, ne vitin 2005. Kur pashe ne tabelen elektronike kohen time nuk mund t’i besoja syve, pasi ne ate gare nuk ndieva se po beja me te miren time. Tani mund t’iu them qe mund ta fshini nga lista kete 9"74. Ne fillim thashe qe do te arrija te vrapoja 9"77 dhe ia dola mbane. Me pas thashe qe do te permiresoja ate koha dhe e bera kete me tre te dhejtat. Tani, ju premtoj qe do te permiresoj edhe me teper rekordin tim boteror, pasi ndiej qe mund te jem edhe me i shpejte nga sa jam”, deklaroi xhamajkani. Pauelli nuk deshiron te vendose limite konkrete per shpejtesine e tij, por pranon pa problem ambicjet e tij te medha. “Objektivi im eshte qe te arrij te zbres ne 9”6 e disa te qindtat. Mendoj qe nese vazhdoj te permiresohem me keto ritme, shume shpejt mund te zbres nen kuoten e 9"70. Ky eshte objektuivi im me i madh, se bashku me medaljen e arte ne Lojrat Olimpike te Pekinit”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Atletika *** Empty
MesazhTitulli: Re: Atletika ***   Atletika *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:18 am

Klodiana Shala e Admir Bregu sportistet e vitit 2007

Tirane : Dje ne mbremje, ne ambjentet e Bar Piceri “Loro Borici”, klubi shumesportesh Tirana ka shpallur atletet me te mire te vitit 2007. Ne prani te shefit te klubit shumesportesh Tirana, Vladimir Rada, por dhe kryetrajnerit te atletikes bardheblu, Granit Skenderi, eshte zhvilluar kjo ceremoni. Te ftuar kane qene dhe presidenti i Federates Shqiptare te Atletikes, Fatos Shehaj, sekretari i pergjithshem Nikolin Dionisi dhe disa nga anetaret e kryesise. Mbi bazen e votimeve te trajnereve, atletet me te mire te vitit 2007 ishin Klodiana Shala si rekordmene e 100, 200, 400 dhe 400 metrave me pengesa dhe Admir Bregu, i cili arriti pas 23 vjetesh te thyeje rekordin kombetar te kercimi se gjati me 7.74 metra. Festa e atleteve bardheblu ka vazhduar gjate ne ambjentet e Bar Piceri “Loro Boricit”, kurse Klodiana Shala dhe Admir Bregu ishin atletet e vitit 2007. Bie ne sy mungesa e dy trajnereve bardheblu Sabri e Liljana Bejlerit, qe serish e mban Tiranen ne atletike te ndare me dysh. Dhe kjo nuk i shkon fort per shtat Tiranes se sportit te “mbretereshes” per traditat qe ka. Ndonese vete tekniket bardheblu kane votuar dhe Klodiana Shala e Admir Bregu, me merite, jane shpallur atletet e vitit per klubin bardheblu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Atletika *** Empty
MesazhTitulli: Re: Atletika ***   Atletika *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:19 am

Xhons nuk ka “ekzistuar” kurre! IAAF “e zhvesh” nga cdo arritje!

Federata Nderkombetare e Atletikes (IAAF) aprovoi kete te premte s’kualifikimin e atletes amerikane Merion Xhons, qe pranoi te kishte marre substanca te ndaluara per Lojrat Olimpike Sindei 2000. IAAF i hoqi Xhonsit te gjitha rezultat e arriturapas 1 shtatorit 2000 dhe i kerkoi kthimin e te gjithe cmimeve (monetare) dhe medaljeve te fituara pas asaj date. Njekohesisht, sprintierja u ndeshkua me dy vite pezullim, mase qe ka hyre ne fuqi qe prej 8 tetorit 2007. 32?vjecarja nuk do te mund te garoje ne nje kompeticion zyrtar deri me 7 tetor 2009, edhe pse dicka e tille nuk do te kete rendesi per ta, pasi ka deklaruar terheqjen e saj perfundimtare nga atletika. Xhonsit nuk do t’i njihet asnje medalje e fituar ne Sidnei dhe ato do t’i kalojne atyre qe u renditen pas saj ne garat e caktuara. Njekohesisht, IAAF?i i ka kerkuar Federates Amerikane te Atletikes qe te ktheje medaljet e arta te gjitha pjestareve qe fituan ne stafetat 4x100 dhe 4x400, ne te cilat Xhons ishte pjesemarrese. S’kualifikimi i Xhons, e cila fitoi tre medalje te arta dhe dy te bronxta ne Lojrat Olimpike ne fjale, shkakton edhe ndryshimin e renditjes perfundimtare te Lojrave Olimpike te Sidneit, por SHBA nuk rrezikon vendin e pare, pas fitores se thelle qe arriti. Merion Xhons pranoi ne Gjykate, ne 8 tetor, se kishte perdorur substanca te ndaluara per te permiresuar rendimentin e saj sportiv. Nepermjet avokatit te saj, Henri DePipos, ajo informoi atehere qe do te ktheje te pesta medaljet e fituara ne Sidnei, por pa specifikuar asnje date se kur do te ndodhe dicka e tille.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Atletika *** Empty
MesazhTitulli: Re: Atletika ***   Atletika *** Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Atletika ***
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: SpoRtE Te TjeRa-
Kėrce tek: