AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Peshengritje ...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Peshengritje ... Empty
MesazhTitulli: Peshengritje ...   Peshengritje ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:20 am

Endri Haxhihyseni, i pafajshėm...!

Pėr Federatėn Shqiptare tė Peshėngritjes, por veēanėrisht pėr shtangistin e Tiranės, Endri Haxhihyseni, ka mbėrritur lajmi mė i mirė. Endri Haxhihyseni nuk figuron mė nė listė e shtangistėve shqiptarė me doping, sepse analiza B, e cila ėshtė ēelur ditėt e fundit, e ka nxjerrė negativ shtangistin tonė. Ka qenė kėmbėngulja e Haxhihysenit, kur shpenzimet prej 2000 dollarėsh i ka mbuluar vetė, pėr ta hapur kėtė analizė, duke thėnė gjatė gjithė kėsaj periudhe se ka qenė i pafajshėm. Dhe kėmbėngulja e tij u pėrshėndet dhe nga Komisioni anti?doping nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, veēanėrisht drejtori i sporteve Arjan Konomi. E tani, sportisti ndihet mė i lehtėsuar, madje kėrkon dėmshpėrblimin pėr nxjerrjen e emrit nga Federata Shqiptare e Peshėngritjes, sė bashku me atė tė Balės e Locit. Haxhihyseni ėshtė mė i ēliruar tani qė laboratori i Kėlnit, por dhe Komiteti Mjekėsor i Federatės Botėrore tė Peshėngritjes, kanė konfirmuar qė shtangisti ka dalė negativ nė analizat e tij. Informacioni ka ardhur me imel nga Kėshilltarja Ligjore e Federatės Botėrore tė Peshėngritjes, Monika Ungar, i cili i ėshtė komunikuar Haxhihysenit, por dhe Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. E mė pas ėshtė konfirmuar dhe nga Federata Shqiptare e Peshėngritjes. Haxhihyseni ka dhėnė kėtė intervistė pėr “Sport Ekspres”

Hapja e analizės B tashmė ju ka nxjerrė tė pafajshėm. Komenti juaj?

E para qė dua tė them ėshtė se isha i sigurtė qė do tė dilte negativ. Pėr mendimin tim, Federata Shqiptare e Peshėngritjes nuk ka vepruar drejt, kur ka nxjerrė emrat e shtangistėve qė kanė dalė pozitiv nė analizat antidoping, pėrfshi kėtu dhe timin. Duhet tė dini qė dhe nė faqen zyrtare tė Federatės Botėrore tė Peshėngritjes, aty ku ka dalė vendimi pėr daljen pozitiv tė tre shtangistėve, ėshtė thėnė tekstualisht qė Federatat, deri mė 30 shtator, nuk ka tė drejtė tė nxjerrin emrat e pėrdoruesve tė substancave tė ndaluara. Sepse ata duhet tė konfirmonin deri nė 30 shtator, nėse duan tė bėjnė analizėn B, apo jo. Unė po them qė, nė kėtė rast, emri ėshtė i njollosur dhe, nė njė farė mėnyre, e ndjej veten ngushtė pėrpara opinionit sportdashės. Pasi nuk jam nga ato qė pėrdor substanca tė ndaluara.

Qė tė hapėsh analizėn B ka dhe shpenzime. Kush i mbuloi?

Tė gjitha shpenzimet pėr tė hapur analizėn B janė tė miat e kanė shkuar nė shumėn 2000 dollarė, tė cilat duhet tė mė kthehen nga Federata Shqiptare e Peshėngritjes pėr dėmtim tė imazhi. Madje me hapjen e analizės unė kam kėrkuar qė testosteroni, i cili ėshtė gjetur nga analizat e para, prodhohet nga trupi im, apo ka hyrė artificialisht. Dhe pėrgjigja ka ardhur, qė prodhohet nga trupi. Tashmė jam i lirė, sepse vėrtet e ndjeja veten tė pafajshėm

Tej kėtyre problemeve, ēfarė bėhet me krahun tuaj, aq mė tepėr qė ėshtė thėnė se substanca e ndaluar mund tė ketė ardhur dhe nga ilaēet?

Nė rastin mė tė parė do tė bėj dhe njė kontroll tjetėr mjekėsor pėr tė ditur se ēfarė gjendjeje jam. Shpresoj pėr mirė dhe t’i rikthehem stėrvitjes dhe veprimtarive kombėtare e ndėrkombėtare.

Sė fundi, tashmė njė kualifikim pėr Olimpiadė?

Eshtė herėt pėr tė folur pėr kėtė gjė. Duhet parė gjendja e krahut e mė pas fillimi i stėrvitjes, hyrja nė aktivitete. Gjithēka me rradhė, por jam i kėnaqur qė dola i pafajshėm.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Peshengritje ...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: SpoRtE Te TjeRa-
Kėrce tek: