AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 TENIS ***

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

TENIS *** Empty
MesazhTitulli: TENIS ***   TENIS *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:21 am

Nalbandiani "shkel me kembe" Nadalin ne Paris!

David Nalbandian vazhdoi formen e tij spektakolare ne kete fund sezoni, duke shkaterruar numrin 2 ne bote, Rafael Nadal 6-4, 6-0 ne finalen e turneut Masters te Parisit. Argjentinasi i shkaktoi Rafas humbjen me te thelle ne kryeqytetin francez, duke ngritur trofeun e dyte rresht ne turnete Masters, pasi atij te Madridit. Por si per t'i bere edhe me shijshme keto fitore, Nalbandian mundi Nadalin dhe Federerin, numrin 1 ne bote, ne te dy keta turne. Tashme 25-vjecari do te hyje serrish ne dhjeteshen me te mire te botes ne renditjen qe publikohet sot dhe ka shume shpresa per te marre pjese ne turneun Masters Cup te Shangait ne fund te vitit, turne ne te cilin marrin pjese vetem tete tenistet e pare ne bote, aq me teper qe ka zera se amerikani Andi Rodik mund te mungoje per shkak demtimi. Ne fakt, sezoni i argjentinasit kishte qene zhgenjyes, por ne turneun e Madridit ai gjeti formen e tij me te mire, duke thyer Nadalin, Federerin si dhe numrin 3 ne bote, Novak Xhokovic rruges drejt trofeut. Por ai e vazhdoi kete forme edhe ne Paris, duke mundur Federerin ne raundin e trete dhe duke "shkelur me kembe" Nadalin ne nje finale tejet te njeanshme. "David luajti me mire se une", tha Nadali pas takimit, "ndaj dua ta pergezoj per kete fitore". "Ishte nje tjeter turne endrrash per mua", u shpreh Nalbandian. "Pas asaj fitoreje ne Madrid e dija se isha ne forme shume te mire por te fitosh serish ndaj Federerit dhe Nadalit ne nje Masters eshte nje arritje shume e mire, ndaj dua ta shijoj deri ne fund kete triumf".


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat Dec 08, 2007 4:23 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

TENIS *** Empty
MesazhTitulli: Re: TENIS ***   TENIS *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:22 am

Sharapova-Henin, finalja e endrrave!

Zhustin Henin do te ndeshet me Maria Sharapoven ne finalen e sotme te Mastersit te Madridit, pasi tenistet dominuan ne gjysmefinalet e djeshme. Numri 1 ne bote, Henin arriti fitoren e saj te 24-t pas triumfit 6-4, 6-4 ndaj serbes Ana Ivanovic, ndersa Sharapova gjeti serish formen e saj te shkelqyer te ketij fund sezoni, duke mundur patrioten e saj ruse, Ana Cakvetadze 6-2, 6-2. Pasi fitoi te tri ndeshjet e saj ne grup Sharapova nuk tregoi serish shenja dobesie te demtimit ne shpatull, duke dominuar qe ne gejmet e para ndaj Cakvetadzes, qe u dorezua shpejt. “Eshte nje situate e pabesueshme, sepse nese dikush do te me kishte thene disa jave me pare se mund te luaja ne kete turne, do te isha kenaqur edhe me aq”, tha rusja. “Por fakti qe kam luajtur kaq mire, ndoshta me mire se kurre ne karrieren time dhe tani jam ne finalen e ketij turneu madheshtor, me ben edhe me krenare. Shpresoj qe ecuria ime te vazhdoje edhe neser, sepse nuk mund te kenaqem me me faktin qe jam ne finale”. As Henin nuk hasi veshtiresi ndaj Ivanovic, ndaj u shpreh: “Do te jete nje finale e veshtire, sepse Maria po luan mire dhe nuk ka asgje per te humbur. Shpresoj vetem qe te luaj ne nivelet e mia”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

TENIS *** Empty
MesazhTitulli: Re: TENIS ***   TENIS *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:23 am

Gonzalez shokon Federerin ne Kine!

Fernando Gonzalez shkaktoi nje surprize te madhe te Mastersin e Shangait, duke thyer numrin 1 ne bote, Roxher Federer 3-6, 7-6, 7-5 ne ndeshjen e pare ne Grupin e Kuq. Tenisti kilian i kishte humbur te dhjete takimet e meparshme me numrin 1 te botes, zviceranin Federer, te fundit ne finalen e Australian Open 2007 ne tre sete. Por te henen ne mesdite ai gjeti nje forme te pabesueshme ne tie?breakun e setit te dyte, duke barazuar ndeshjen ne 1?1. Dhe me pas Gonzalezi diti te ruante gjakftohtesine ne setin finale, duke e fituar ate serish me disa gjuajtje te pabesueshme dhe pse Federeri kishte pese mundesi per te fituar nje break me sherbimet e rivalit. Kjo eshte hera e pare qe prej kater vitesh qe Federeri humbet dy ndeshje radhazi, pas asaj ne raundin e trete ne Mastersin e Parisit ndaj argjentinasit David Nalbandian, si dhe hera e pare qe Roxher peson nje humbje ne ndeshjet e grupeve ne Mastersin e fund vitit, te cilin ai e ka fituar tre here ne karriere. Federeri tani duhet te thyeje Rodikun dhe Davidenkon ne ndeshjet e mbetura per te pasur shanse per kualifikimin ne gjysmefinalet e turneut te Shangait.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

TENIS *** Empty
MesazhTitulli: Re: TENIS ***   TENIS *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:24 am

Federer-Nadal, finale e parakohshme!

Roxher Federer dominoi dhe fitoi lehtė 6-4, 6-2 pėrballė Andi Rodikut, nė gjysmėfinalet e Masterit tė Shangait. Numri njė nė botė u kualifikua nė katėrshe si i pari nė grupin e tij, i ndihmuar nga fitorja e Davidenkos kundėr Gonzalesit dhe do tė pėrballet me spanjollin Rafael Nadal nė gjysmėfinale. Rodik, i cili kishte siguruar kualifikimin qė pėrpara ndeshjes, humbi ndeshjen e 15 nė 16 qė ka zhvilluar nė karrierė kundėr Federerit dhe nė asnjė moment nuk ishte nė gjendje t’i pėrgjigjej lojės sė zviceranit. Rodik, i cili do tė ndeshet nė gjysmėfinale me spanjollin Ferrer nuk mundi tė vendoste nė vėshtirėsi Roxherin as me shėrbimin e tij tepėr tė fortė, ndėrsa Federer ishte i shkėlqter nė tė gjitha drejtimet, por mbi tė gjitha, saktėsia e tij pranė rrjetės rezultoi shkatėrruese pėr kundėrshtarin. Nė pėrfundim tė ndeshjes, Rodik, i cili kishte premtuar qė do tė bėnte mė tė mirėn pėr tė eliminuar Roxherin qė nė grup, theksoi qė asnjė tenist nuk mund tė fitojė pėrballė Federerit, nėse ai ėshtė nė njė prej ditėve tė tij tė mira. “Zakonisht ai ėshtė nė formėn e tij mė tė mirė sa herė qė luan me mua dhe askush nuk mund ta mposhtė kur luan nė atė mėnyrė”.

Roxher: Mė befasoi niveli i lojės sime!

“U befasova edhe vetė nga niveli i lojės sime, por nuk duhet ta mbivlerėsojmė ndeshjen e sotme. Pas fitores sė Davidenkos, tė dy e dinim qė do tė kualifikoheshim, prandaj luajtėm lirshėm. Nė qoftė se jam nė formėn time mė tė mirė, sipėrfaqja e Shangait (ēimento) bėn qė tė jem favorit ndaj Nadalit, por do tė varet shumė nga forma qė tė dy do tė kemi ditėn e ndeshjes. Kam fituar kėtu nė Shangai nė tre edicionet e fundit dhe ėshtė me tė vėrtetė emocionuese tė fitosh kėtu, prandaj do tė bėj mė tė mirėn time qė t’ia dal pėrsėri”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

TENIS *** Empty
MesazhTitulli: Re: TENIS ***   TENIS *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:25 am

Federeri shtyp Nadalin!

Kampioni ne fuqi, Roxher Federer siguroi vendin e tij ne finalen e Mastersit te Shangait, sot ne mesdite, fale fitores se thelle 6-4, 6-1 ndaj rivalit te tij me te madh ne tenisin boteror, Rafa Nadal. Numri 1 ne bote fitoi nje break vendimtar me sherbimet e Nadalit ne gejmin e nente te setit te pare, para se te tregonte nje tenis fare te pabesueshem ne setin e dyte, duke realizuar fitoren e tij me te bukur me spanjollin, numri 2 ne bote, ne 14 takimet “koke me koke” me te. Numrat 1 dhe 2 ne bote ishin ndeshur edhe ne gjysmefinalet e vjetshme ne Mastersin e fund vitit ne Shangai, dhe edhe atehere fitorja i kishte takuar mjeshtrit zviceran. Ne fakt, ndeshja e djeshme filloi me ekuiliber te plote, teksa asnje nga tenistet nuk humbi sherbimin deri ne barazimin 4-4, por Federeri filloi te vinte autoritetin e tij, kur theu Nadalin ne sherbim per avantazhin 5?4, duke fituar keshtu setin e pare. Dhe me tej, ai dhuroi spektakel per publikun e shumte kinez, duke marre kryesimin 5-0 ne setin e dyte, teksa rezistenca e Nadalit shkoi ne minimum. Dhe pse arriti te fitonte nje gejm, ky ishte thjesht nje ngushellim per spanjollin qe u dorezua paq. “Jam shume i kenaqur me paraqitjen time ne setin e dyte, por dhe ne pjesen e dyte te setit te pare”, tha Federeri pas takimit. “Deri ne ate cast ndeshja ishte e barabarte, madje per mua Rafa ishte pak me mire. Por pas atij casti une gjeta ritmin tim me te mire dhe luajta ne menyre te pabesueshme. Kur jam ne nje forme te tille eshte shume e veshtire te me ndalesh. Do te doja te luaja me shpesh ne kete menyre, kur perballem me Rafan, por kjo nuk eshte aq e lehte, sepse edhe ai nuk te le te dalesh ne lojen tende me te mire”. “Kur eshte ne maksimumin e tij, eshte ne nje tjeter planet nga tenistet e tjere”, tha Nadali per rivalin e tij. “Ne kete forme eshte e pamundur ta ndalesh. Une tentova me te gjitha forcat e mia te luftoja per cdo pike, ndaj nuk kam asnje pishman, por sot me mbetet vetem ta pergezoj per kete paraqitje fantastike”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

TENIS *** Empty
MesazhTitulli: Re: TENIS ***   TENIS *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:26 am

"Mbreti" quhet Federer!

Turneu i fundit i sezonit 2007, Masters Cup ne Shangai, perfundon serish ne duart e Roxher Federerit, qe ka nisur sot javen e tij te 198-te radhazi si numri 1 ne bote. Zvicerani, duke luajtur prane potencialit te tij te jashtezakonshem, shkaterroi ne 98 minuta loje spanjollin David Ferrer 6-2, 6-3, 6-2, duke arritur keshtu fitoren e katert ne pese vjet ne turneun qe, per nga rendesia, vjen pas kater turneve te Grand Slemit. Federeri shleu keshtu me se miri ate fillim jo shume te mire te Mastersit, pasi humbi ne debutim ndaj kilianit Fernando Gonzalez, dhe luajti, dhe pse fitoi, ndeshjen e tij me te keqe si numri 1 ne bote ndaj Nikolai Davidenkos. Por dje Federeri ishte ne lartesine e duhur, ne lartesine fale se ciles ka fituar 12 Grand Sleme ne kater vitet e fundit, duke dominuar ne menyre absolute takimin. Federeri ishte fantastik ne gjuajtjen e tij me kyc, qe e lejoi te fitonte shume pike. Zvicerani shpetoi nje pike per break ne gejmin e dyte te setit te pare, por me pas futi marshin e larte, duke e fituar ate 6-2. Ne te dytin Federeri ishte i zoti qe qendroi ngjitur me Ferrerin deri ne 3-3, por me pas ai tregoi gjithe repertorin e tij, duke thyer spanjollin ne sherbim. Dhe, pasi mori avantazhin e dy seteve, Federeri nuk e ktheu me koken pas, duke e mbyllur takimin ne 1 ore e 39 minuta.

Roxher: Nje tjeter vit fantastik!

Roxher Federeri ishte ne qiellin e shtate pas Mastersit te katert ne pese vitet e fundit. "Jam shume i lumtur", tha ai pas finales. "Ky eshte turneu i fundit i sezonit dhe vetem tete tenistet me te mire ne bote luajne ne te, prandaj fitimi i tij eshte gjithnje fantastik. Ne finalen e sotme dita te kombinoj tenikat e mia te mbrojtjes me ato te sulmit, duke dhuruar nje paraqitje shume te mire, por dua te pergezoj edhe Davidin, qe ne Shangai tregoi gjithe forcen e tij, duke thyer thuajse te gjithe tenistet me te mire. Tani do te bej nje muaj pushim dhe me pas do t'i perqendroj te gjitha energjite e mia per Australian Open, pasi dua te mbroj me cdo kusht titullin e fituar vjet ne Melburn".


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

TENIS *** Empty
MesazhTitulli: Re: TENIS ***   TENIS *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:27 am

Sampras i jep nje mesim “nxenesit” Federer!

Pit Sampras eshte rikthyer. Ne moshen 36-vjecare, amerikani arriti te mundte numrin nje ne bote, ne tentativen e tij te trete. Ishin pikerisht tre, miqesoret spektakel te organizuar ne Azi, midis dy tenisteve qe konsiderohen gjeresisht si me te medhenjte e te gjitha koherave. Ne dy te parat Roxher ishte ai qe fitoi. 64-63 ne Seul, “tie?break” i dyfishte ne Kuala Lumpur, por me ish?numrin nje te botes ne rritje te dukshme. Ne Makao, Federer toleroi ne disa topa ne fillimin e ndeshjes dhe kjo i mjaftoi Samprasit per te marre zemer dhe per te treguar qe dikur ishte ai qe dominonte boten. Ne setin e pare, amerikani e coi lojen ne “tie?break”, te cilin e fitoi 10-8. Ndersa ne setin e dyte, duke perfituar nga disa gabime te pazakonta te Federerit prane rrjetes, dominoi dhe fitoi 6?4. Ishte nje ndeshje spektakel, eshte e vertete, por ata qe njohin Federerin e dine qe ai nuk eshte i gatshem te humbe asnje ndeshje, as ato qe zhvillon per qellime bamiresie apo ndaj miqve te tij. Eshte e qarte qe sfida me dominuesin absolut te tenisit ne vitet 1990 ishte shume e rendesishme per Federerin, dicka me shume per te se sa thjesht nje miqesore spektakel. “Siperfaqja e gomuar e pistes me ndihmoi, pasi ajo i bente sherbimet e mia me te shpejta”, deklaroi Sampras, fitues i 14 Grand Slemeve gjate karrieres se tij. “Une dola shume shpesh prane rrjetes ne setin e pare dhe mendoj qe rrezikova shume, pasi Federeri ka nje saktesi te pabesueshme ne gjuajtje dhe i dergon topa shume prane vijave anesore”. Ndersa Federer, deklaroi: “Zhvilluam nje ndeshje te nje niveli shume te larte. Fatkeqesisht, nuk munda te fitoja, por siperfaqja ishte shume e shpejte, ndersa Pete luajti shume mire dhe beri shume pak gabime”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

TENIS *** Empty
MesazhTitulli: Re: TENIS ***   TENIS *** Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:28 am

Sampras: Federeri do t’i thyeje rekordet e mia!

Pit Samprasi eshte i bindur se Roxher Federeri do t’i thyeje vitin e ardhshem rekordet qe i perkasin atij vete. Amerikani, ish-numri 1 ne bote dhe zvicerani, numri 1 aktual, u perballen tre here kete jave: Federeri, dominuesi absolut ne renditjen ATP, fitoi dy sfidat e para, para se t’i dorezohej Samprasit ne te treten 7-6, 6-4. Por Samprasi u shpreh i sigurt per faktin qe Federeri, fitues i 12 Grand Slemeve, do ta thyeje rekordin e tij me 14 suksese ne turnete madhore. Sampras, tashme 36?vjecar, ishte numri 1 ne bote per 286 jave, duke u renditur per gjashte sezone rresht ne vendin e pare. “Federeri e ka te gjithe kohen e duhur ne dispozicion per te thyer rekordet e mi, eshte vetem 26 vjec dhe ne kater vitet e ardhshme do te arrije pikun e karrieres se tij”, tha Samprasi. “Besoj se ai do t’i thyeje rekordet e mi vitin e ardhshem”. Per sezonin e katert radhazi Federeri u rendit ne krye te renditjes boterore. “Nuk them gjera te tilla thjesht per faktin qe po flas ne publik”, shpjegoi me tej Samprasi. “E njoh mire tenisin dhe e kuptoj qe Roxheri ka dicka me shume se te tjeret. Kundershtaret nuk i mungojne: Rafael Nadal, Novak Xhokovic apo Andi Rodik. Por Roxheri di ta ngreje gjithnje nivelin e tij te lojes, sidomos gjate turneve madhore”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





TENIS *** Empty
MesazhTitulli: Re: TENIS ***   TENIS *** Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
TENIS ***
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: SpoRtE Te TjeRa-
Kėrce tek: