Franc Ashiku, talenti i katroreve
Shkoder : Shahu shkodran vazhdon te kete arritje mjaft te mira, sidomos ne veprimtarite kombetare, ndersa keshtu, ne qytetin me te madh verior, eshte duke u kthyer tradita e hershme e katroreve bardh e zi.
Per zhvillimin e masivizimin e ketij sporti ne Shkoder nje merite te vecante ka dhe shefi i klubit shumesportesh Vllaznia, Gezim Mema, si dhe trajneri i skuadres Benard Leka. dhe suksesin e sportit te shahut ne SHkoder, nje merite kryesore ka klubi shumesportesh Vllaznia nen drejtimin e shefit te klubit Gezim Mema, por dhe punen mjaft te mire qe ben trajneri Benard Leka.
E ne klubin kuq e blu, duke verejtur zhvillimet me ritme te shpejta te shahut, prane skuadres se skakieres eshte afruar dhe nje trajner tjeter si Muhamet Gradeci.
E, duke llogaritur punen e palodhur te dy trajnereve shkodrane Leka e Gradeci, rezultatet ne shahun shkodran vazhdojne te jene ne rritje. Mjafton te permenden dy aktivitetet e fundit, ku shahistet shkodrane bene nje paraqitje te pelqyeshme. Keshtu ne kampionatin kombetar individual per meshkuj Elvis Pjalmi, mes 70 shahisteve, arriti te renditej nder te paret dhe me 6.5 pike u kualifikua per ne finale.
E Federata Shqiptare e Shahut, po ne Tirane, zhvilloi dhe kampionatin kombetar individual per te rinj. Dhe i riu shkodran Franc Ashiku, pas nje lufte te forte sportive, duke u renditur i dyti ne kete aktivitet ka lene gjurme ne aktivitetin e te rinjve.
Arritja e shahistit Ashiku, i cili eshte nenkampion per te rinj, eshte nje sukses i madh jo vetem per te si individ, por, ne teresi, edhe per shahun shkodran.
Madje nje sukses eshte dhe per trajnerin e tij Bernard Leka, i cili me shahistin 14-vjecar Franc Ashiku jep garanci per nje te ardhme te mbare te shahut ne klubin Vllaznia. Duke lene menjane shahun, Ashiku eshte zoterues i mire i dy gjuheve te huaja, anglisht dhe italisht.
Duhet theksuar dhe zgjuarsia e tij ne shkolle, teksa Ashiku, qe nga klasa e pare e deri ne perfundim te nentevjecares, nuk i eshte ndare notes dhjete.
Pra nje nxenes shembullor, por mbi te gjitha dhe nje shahist i talentuar, sukses i madh per Vllaznine. Nikolin Gjuraj (32)