|
|
| Basketboll Amerikan | |
| | Autori | Mesazh |
---|
PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Basketboll Amerikan Sat Dec 08, 2007 4:31 am | |
| Uejd: Majemi do tė kthehet shpejt nė nivelet e larta!
Duejn Uejdi nuk ėshtė shumė i shqetėsuar pėr formėn e skuadrės sė tij, Majemit, dhe pse Hitsat kanė njė rekord tejet negativ, 2-9, nė kėtė fillim sezoni. Sigurisht, gjėrat po shkojnė keq, por Uejdi pretendon se vetėm njė muaj nuk mund tė merret pėr bazė pėr ecurinė e Majemit kėtė sezon nė NBA. Tė tėrė lojtarėt tanė kanė tė paktėn dy vjet qė luajnė nė NBA, tha Uejd, MVP-ja i finaleve 2006. Dhe tė tėrė e dinė se ky vit nuk ka filluar mirė pėr ne. Por ēdokush di gjithashtu se sezoni i rregullt nė NBA nuk mund tė quhet i mbaruar pas vetėm njė muaji. Tani ne duhet tė punojmė sė bashku si skuadėr pėr ta dėrguar sa mė lart Majemin, duke e kthyer ekipin nė nivelet ku ishte dy vjet mė parė, pra nė majėn e NBA?sė. Nė fakt, vetė Uejni ka qenė njė nga arsyet pse Majemi nuk ka fituar shumė sivjet, pėr shkak tė dėmtimit nė gju qė e ka mbajtur larg fushave nė 8-9 ndeshjet e para tė sezonit, por tani ylli i trupės sė Pat Rajlit ndihet mirė dhe pretendon se shumė shpejt do tė kthehet nė formėn mė tė mirė. Unė pata njė dėmtim tė vėshtirė nė gju, nga i cili mu desh pak kohė pėr tė rikuperuar, vazhdoi mė tej Uejdi. Por tani jam rikthyer nė formėn time mė tė mirė fizike dhe shumė shpejt do tė gjej edhe formėn time mė tė mirė nė fushė. E di qė mund ti jap shumė skuadrės nė vazhdimin e sezonit, por nuk mund tė bėj asgjė i vetėm, pasi pėr tė fituar nė njė sport si basketbolli duhet qė e gjithė skuadra tė funksionojė mė sė miri. Megjithatė, jam optimist pėr vazhdimin e sezonit, sepse tė gjithė djemtė janė te aktivuar.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Basketboll Amerikan Sat Dec 08, 2007 4:32 am | |
| Bostoni fiton derbin e NBA-se!
Aroma e dramave te viteve 1980 ndihej. Selltiksat dhe Lejkersat ishin ne fushe dhe publiku i Bostonit qe therriste i teri: Thyeni Los Anxhelosin!, madje edhe guvernatori i Kalifornise, i famshmi Arnold Shvarceneger ne karriget prane parketit. Dhe dueli klasik i viteve 1980 u perserit edhe te premten ne mbremje. Mund ta shihja qarte ne fytyren e njerezve ne pallatin e sportit, tha Rei Alen pasi Bostoni fitoi 107-94 ne ndeshjen e tij te pare me Selltiksat ndaj Lejkersave. Ata ishin shume te emocionuar per kete ndeshje dhe historine qe ajo mbart me vete. Ishte nje kenaqesi qe u ndjeva per here te pare pjese e ketij rivaliteti klasik sportiv. Ne fakt, ishte Kevin Garnet qe udhehoqi Bostonin drejt fitores, me 21 pike e 11 topa ne tabele, ndersa Kendrik Perkins shenoi 21 pike e 9 topa ne tabele per Selltiksat, qe vazhdon te kete rekordin me te mire ne NBA me 10-1. Por Bostoni tregoi se ka nje skuader te kompletuar kete vit, teksa Pol Pirs shtoi 20 pike e 9 asist, Aalen 18 pike dhe Rajon Londo 10 asist. Dhe kjo paraqitje kolektive mjaftoi per te ndalur vrullin e yllit te Lejkersave, Kobi Brajant, qe shenoi 28 pike por pa marre ndihme nga shoket e tjere te ekipit. Rivalitetet krijohen ne plejof dhe ne finalet e NBA-se dhe Bostoni me Lejkersat kane nje histori shume te ndritur ne kete drejtim, me duelet e viteve 1980, tha Pol Pirs. Megjithate edhe fitoret ne sezonin e rregullt, si kjo e sotmja i kenaqin pa mase tifozet tane, te cilet duan me cdo kusht te fitojne ndaj Los Anxhelosit ne cdo takim.
Shaku shtyp Jaon ne duelin e gjiganteve
Shakil ONil u kthye per nje dite ne kohet e tij te arta, duke bere qe Majemi te thyente Hjuston Roketsat 98-91 te premten ne mbremje. Shaku dominoi ne duelin e gjiganteve te NBA-se ndaj Jao Mingut, duke shenuar 26 pike e 14 topa ne tabele, teksa kinezi nuk diti te bente asgje per ta markuar. Ishte nje fitore e bukur, por merita eshte e te gjithe djemve, qe me pasuan ne shume raste, tha me modesti Shaku. Por meritat e tij i nxorri ne pah vete Jao Mingu, duke thene: Shaku dominoi ne cdo drejtim, duke luajtur sic kishte bere ne dy ndeshjet e mia te para ndaj tij ne NBA, duke treguar se eshte nje basketbollist shkaterues ne zonen e rreptesise. Vjet nuk luajti kaq mire per shkak te demtimeve, por sivjet po tregon shenja ringjalljeje, ndaj te gjitha qendrat e NBA-se duhet ti druhen.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Basketboll Amerikan Sat Dec 08, 2007 4:33 am | |
| LeBroni fluturon me Toronton!
LeBron Xhejmsi vazhdon te dhuroje spektakel, duke i bere gjerat me te veshtira te duken fare te lehta. Ylli i Klivlendit shenoi 37 pike ne tripel-dopion e tij te trete te sezonit, teksa Kavaliersat fituan 111-108 ndaj Toronto Reptorsave te shtunen ne mbremje. Nese vazhdon te kete statistika kaq te pabesueshme, atehere me siguri ky sezon do te jete i mrekullueshem jo vetem per te, por edhe per ne, tha shoku i skuadres se LeBronit, Demon Xhons. Pervec 6 pikeve ne minuten e fundit, qe i dhane triumfin Kavsave, Xhejmsi kapi edhe 12 topa ne tabele si dhe dha 12 asist, ne tripel?dopion e tij te 13-te ne karriere, ne sezonin e rregullt. Ai eshte fenomenal, u shpreh trajneri i Klivlendit, Majk Braun. Ai i ben tripel?dopiot te duken teper te thjeshta. Aq sa ndonjehere duhet te qendroj me kembe ne toke, sepse po na meson keq. Ne fakt, ndeshja e se shtunes dhuroi nje tjeter paraqitje fantastike, kesaj here ne kampin e Torontos, nga Krish Bosh. Bosh shenoi 41 pike, duke barazuar rekordin e tij ne karriere dhe per pak desh i vodhi skenen LeBronit, por ne fund Mbreti diti te bente ndryshimin ne fushe pas nje takimi qe kenaqi tifozet e shumte ne Klivlend. Ishte nje ndeshje magjike per te dy skuadrat, perfundoi Braun. Edhe Toronto kishte shanse per te fituar, por ne fund LeBroni ishte i pabesueshem per ekipin tone.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Basketboll Amerikan Sat Dec 08, 2007 4:34 am | |
| Jao erreson Neshin!
Jao Mingu prodhoi piket dhe topat ne tabele, ndersa Stiv Frensis solli enerrgjine shtese nga pankina. Jao shenoi 31 pike e 13 topa ne tabele, duke ndihmuar Hjuston Roketsat te thyenin Feniks Sansat 100-94 te merkuren ne mbremje per fitoren e trete rresht. Jao ishte mbreselenes gjate gjithe takimit, duke shenuar 12 nga 19 gjuajtjet nga fusha, madje ai shenoi dhe 13 piket e fundit te Hjustonit, duke mos lejuar Feniksin te rikuperonte. Jao ishte agresiv gjate gjithe takimit, tha MekGredi per kinezin. Nese luan keshtu cdo nate per nate mendoj se mund te behemi nje ekip i frikshem. Forma magjike e Jaos erresoi paraqitjen e Stiv Neshit, qe udhehoqi Feniksin me 29 pike e gjashte asist. Ish?dy here MVP-ja i NBA-se, nderpreu edhe serine prej tete ndeshjesh me te pakten 10 asist, por te merkuren ai u detyrua te ndalej para forces se Jao Mingut. Sonte luajtem mire vetem ne pjesen e dyte, tha Nesh. Hjustoni eshte nje skuader e mire, qe di te fitoje ndaj kujtdo kur te gjithe lojtaret i ka ne forme te mire. Pastaj, Jao dominoi nen kosh, duke na hapur shume probleme. Ne tentuam me te gjitha menyrat ta ndalnim, por ai ishte ne nje nga ditet e tij me te mira, ndaj smund te benim me shume.
Demtohet LeBroni, humbet Klivlendi!
LeBron Xhejmsi u kthye ne pallatin e sportit te Detroitit si armik pas eliminimit te vjetshem ne plejof te Pistonsave, dhe mallkimet e tifozeve e zune, pasi ai demtoi gishtin ne perioden e dyte, duke lejuar Detroitin te merrte nje fitore te lehte 109-74 me Klivlendin qe deri ne ate cast kryesonte. Por demtimi ne gisht pas kontaktit me qendren e Detroitit Nazr Mohamed, nuk duket se eshte i rende dhe Mbreti Xhejms do te kthehet pas nje ose dy ditesh ne fushe. Nuk mendoj se eshte nje demtim i rende, tha tekniku i Klvlendit, Majk Braun. Ai mund te kthehet shume shpejt, sepse edhe analizat na e konfirmuan kete lajm te mire. Xhejmsi ka qene ylli numer 1 i ketij sezoni te rregullt te NBA?se, me nje mesatare prej 31,7 pikesh, 8,5 asistesh dhe 8 topash ne tabele per ndeshje dhe mungesa e tij ne Detroit e shperfytyroi fare Klivlendin, qe pas largimit te tij nuk ekzistonte thuajse fare ne fushe.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Basketboll Amerikan Sat Dec 08, 2007 4:35 am | |
| Mexhik Xhonsonit ne NBA
Ajaksi beri qe ai te shperthente ne futbollin e madh dhe ate konkurrues, Fabio Kapelo i dha me shume disipline, ndersa Roberto Mancini i ka lene ne dore celsat e asaj qe pergatitet te jete Interi i Madh, i mijevjecarit te trete: Zlatan Ibrahimovic, sot per sot, eshte ndoshta lojtari me i forte ne bote, me siguri nje lojtar ne sherbim te skuadres, ne te gjitha aspektet: Nje asist spektakolar me kenaq dhe me shijon aq sa nje gol, perserit prej kohesh gjeniu nga Malmoe. Me shume se sa fjalet, suedezi parapelqen faktet. Ne kampionat nuk shenon qe prej dy muajsh (edhe pse nderkohe ka shenuar pese gola ne Champions League), por megjithate eshte gjithmone putra e tij aty ku loja behet me e veshtire. Ashtu si te dielen pasdite, ne Firence. Dy asiste spektakolare, i dyti (per Kruzin), no look, i stilit Mexhik Xhonson, fenomeni i basketbollit ne vitet 80, qe e transformoi pasimin per shokun e skuadres ne nje puro magji. No look pass, qe do te thote nuk shoh fare nga nje ane, duke e cekuilibruar mbrojtjen kundershtare dhe duke sherbyer topin ne krahun tjeter, ku shoku i ekipit eshte krejtesisht vetem. Nje levizje qe Ibra e provon shpesh gjate ndeshjes, sepse futbolli i tij eshte ende edhe sot i perbere, ne pjesen me te madhe, nga instikti, ai i origjines, te fushave ne periferine e Malmoes dhe i atyre teknikave te mashtrimit, qe ai kerkonte te zbulonte qe kur ishte femije, per te befasuar gjithmone kundershtarin. Ne kete sezon i ka dhene mundesi Stankovicit (java e pare, 1-1 ndaj Udinezes), Sezarit (ne 2-0 e arritur ndaj Katanias), dy here Kruz (ndaj Napolit dhe te dielen e shkuar) dhe Himenezit (po ndaj Fiorentines): pra, pese topa me nje te shkruajtur mjafton ta shtysh ne porte. Ibra eshte ai qe ne momentet e veshtiresise tregon gjithmone gjoksin kundrejt kundershtarit, i sfidon nje kunder nje dhe keshtu i rikthen moralin te gjithe ekipit, tha Masimo Morati, presidenti i Interit. Pra, Zlatani eshte nje lider i vertete: me kembe, me zemer dhe me sjellje. Ashtu sikur se akuzoi shoket e skuadres dhe drejtuesit qe nuk e mbrojtjen Suazon, qe ne fund te ndeshjes Inter-PSV Eindhoven u perjashtua ne menyre te padrejte me karton te kuq. Merita i shkon edhe Roberto Mancinit, qe arriti te plotesonte pjekurine e talentit te tij. Ibrahimovic eshte nje futbollist i cili e ben gjithcka te lehte. Kur e ka topin ne kembe mund te ndodhe cdo gje dhe shoket e ekipit e dine kete. Eshte nje lojtar fantastik, qe sipas meje mund te beje edhe me mire se kaq, tha Roberto Mancini. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Basketboll Amerikan | |
| |
| | | | Basketboll Amerikan | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|